USHTARIT
Të bëhesh dhe
kur je mish.
Të bëhesh gur
kur je kockë.
Të bëhesh bar dhe gjethe
kur je lis.
Të bëhesh lule
kur je frymë e ngrohtë.
Të bëhesh, zemër toke
kur s’je tokë!
SHOKËT E MI
Për dëshmorët, nis e shkruaj
Me mallë të largët, me mallë të ri
Si dy pëllumba me krahë të shkruar
Ulen mbi vargje shokët e mi.
Dhe vargjet keq më ngatërrohen
E humb mes tyre s’di se si
Po ja, nisen luftërat
Në udhë të gjata përsëri.
Për vëllezërit dëshmorë,nis e shkruaj
Me mallë të largët, me mallë të ri
Disa yje ndizen nëpër vargje
Ca të tjerë lindin përsëri.
Dhe shoh vogëlushët dritëndezur
Me fytyrë të buzëqeshur
Ushtarë të Kosovës janë
Kësaj nate, them me veten.
KUR NGRITET FLAMURI
Gjaku ngritët lart
Para nesh të rënët,
Retë bëhen shkëmb
Trëndafilat këngë.
Fusha bëhet mal
Mali nuk lëviz
Trupat tanë – shtizë!
Lulet bëhen pemë
Balta bëhet gur,
Kështjellë bëhet guri
Kur ngritët – Flamuri!
“FUSHË E TRIMËRIVE”, (POEZI) GJILAN, 1995
Komentet