Ka mbaruar mbledhja e kreut të PD-së Lulzim Basha me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në rrethe.
Mësohet se kryedemokrati iu ka kërkuar angazhimin për protestën e së hënës. Protesta e Partisë Demokratike kundër zgjedhjet së Kryeprokurorit do të mbahet ditën e hënë në orën 9:30, raporton “News 24”.

Mbledhja me krerët nuk është një mbledhje e momentit të fundit por e planifikuar, raporton “News 24”. Po ashtu mësohet se kreu i PD-së Basha ka zhvilluar një takim mbrëmjen e djeshme me personat e ngushtë në Partinë Demokratike.
Seanca për Kryeprokurorin/ Zbulohet skenari i PD-së e LSI, ja çfarë do ndodhë të hënën
Zbulohet levizja e radhes e Partise Demokratike diten qe Kuvendi i Shqiperise ka percaktuar ne axhenden e punimeve dhe zgjedhjen e Kryeprokurorit te ri te vendit, qe do te pasoje ne detyre, Adriatik Llallen. Levizje qe i bashkohet edhe LSI-ja.
Para mbledhjes urgjente qe PD-ja do të mbaje sot në orën 18:00 me grupin parlamentar, mesohet se kryedemokrakti Basha do te mbledhe kryetaret e degeve, nje ore me pare, per t’u komunikuar vendimin e rendesishem qe lidhet pikerisht me diten e hene dhe seancen per kryeprokurorin.
Burime per “Panorama” bejne me dije se para seances, rreth ores 09:30, PD-ja organzion nje proteste masive para Kuvendit te Shqiperise, ne te cilen ka ftuar jo vetem anetaresine dhe mbeshtetesit, por edhe gjithe shqiptaret qe duan nje kryeprokuror sipas ligjit e Kushtetutes.
Po sot, LSI ben me dije se “Neser ne oren 11.00 LSI mbledh Komitetin Drejtues Kombetar per organizimin e proteses se dites se hene”.
Mesazhi i Spahos
“Panorama” zbulon mesazhin që kreu i grupit Edmond Spaho u ka dërguar deputetëve duke ju kërkuar të mos mungojnë nesër në mbledhje.
“Neser ne ora 18.00 zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar. Asnje nuk duhet te mungoje”, shkruhet në mesazhin e dërguar nga Spaho.
Kjo mbledhje vjen pas përzgjedhjes së tre kandidaturave për prokuror të përkohshëm nga Partia Socialiste e cila ka vendosur që të zgjedhe ditën e hënë njërin nga këta kandidatë për këtë post të rëndësishëm. Edhe më ,herët opozita e ka quajtur si antikushtetues vendimin për zgjedhjen e një prokurori të tillë.
Komentet