Partia Demokratike fillon përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve të vitit që vjen me ekspertë amerikanë dhe britanikë.
Këta ekspertë të Institutit për Lidershipin, një think-tank i rëndësishëm konservator me qendër në SHBA, po marrin pjesë në trajnimin e të rinjve të Forumit Rinor Demokrat.
Ron Nehring, drejtues i Institutit të Lidershipit dhe një nga ekspertët më të mirë të republikanëve amerikanë për fushatat zgjedhore, e vuri theksin tek nevoja për të takuar njerëzit, ashtu siç ka kërkuar vazhdimisht lideri i PD, Sali Berisha.
“Duhet të keni një mentalitet shumice dhe jo një mentalitet pakice. Zgjedhjet kanë të bëjnë me besimin dhe të ardhmen. Pra, e ardhmja dhe besimi. Ne e krijojmë besimin duke investuar tek marrëdhëniet,” tha ai.
Kurse Peter Smallwood, ekspert i Partisë Konservatore britanike, tha se të rinjtë duhet të luftojnë për idetë.
Ekspertët amerikanë dhe britanikë nënvizuan se presin të shohin Sali Berishën si kryeministër pas zgjedhjeve.
“Nëse ju takoni njerëzit në Shqipëri, ata të sigurt do votojnë për ju. Njerëzit kanë shumë gjasa që të votojnë për ju vetëm se i keni takuar. Shumica e njerëzve nuk mendojnë gjithë kohën për politikën. Kështu që në momentin që arrini t’i kapni, të bëni përshtypje tek ata, të jepni një ide, një vlerë, ky është një moment shumë i rëndësishëm. E dyta, duhet të luftoni për idetë tuaja në vendet ku punoni. Uroj që ta realizoni këtë dhe ju uroj gjithë të mirat. Me kënaqësi do kthehesha dhe të shoh zotin Berisha si kryeministër,” tha Smallwood. sn