Paul K. Davis Lindi ne Texas me 1952, i lauruar ne Historia e lufterave ne King’s College te Londres. Aktualisht jeton ne San Antonio, ne Texes, ku jep Histori ne universitet. Autor i shume teksteve te historise ushtarake.
200 vjet me pare
Waterlo
18 Qershor 1815–18 Qershor 2015
(Njera nga lufterat qe kembyen historine)
Forcat e impenjuara:
Anglo- hollandezet: 50.000 kembesore, 12.500 kavaliere dhe 156 topa. Komandant: Feldmareshalli Arthur Wellesley, duka i Wellingtonit.
Prusianet: 61.000 njerez. Komandant: feldmareshalli princi Gebhard von Blusher.
Francezet:49.000 kembesore, 15.570 kavaliere, dhe 246 topa. Komandant: Napoleon Bonaparti.
Rendesia: Mundja qe pesoi i dha fund karrieres se jashtezakonshme te Napoleonit dhe i dha fillimin e kater dhjetvjeçareve te paqes- Europes.
Kontesti historik! Edhe se ne vitin1814, mbas mundjes se pesuar ne Lipsia, luftoi shkelqyeshem ne mbrojtjen e Frances, Napoleoni ishte numerikisht shume me inferior per te mundur te mbante fuqine. Kombet aleate fituese Austria, Britania e Madhe, Prusia dhe Rusia restauruan monarkine franceze, vune ne fron Luigjin e XVIII-te dhe e eleminuan nga skena Napoleonin duke e aziluar ne ishullin e vogel te Elbes. Luigji filloi menjehere te shfuqizonte shume nga reformat e Revolucionit frances dhe nga Napoleoni dhe kjo e beri menjhere te urrejteshem nga populli. Nuk ka per tu habitur qe Napoleoni u ndje i inkurajuar nga ky fakt, dhe duke perfituar nga mungesa e perkoheshme e burgosesit te tije, vodhi nje barke dhe u drejtua ne France, ku arrijti me 1 mars 1815.
Javet e ardheshme u bene denjesisht te njohura, ndersa mijra njerez u mblodhen nen flamurin e tije. Luigji dergoi ushtri numerike per ta ndaluar, por te gjithe kaluan ne anen e Perandorit te tyre qe pa qelluar edhe nje te vetme kolpo, dhe u vune menjehere ne sherbim te Bonapartit qe filloi te riorganizoje nje ushtri te re. Duke e bere shpejt llogarine e rrezikut, me 18 mars, Luigji i XVIII-te iku ne Inghilterre; diten e mepasme Napoleoni u kthye ne fron.
Ne Vjene kombet aleate qe e derguan ne azil liderin francez, grindeshin mbi governimin e Europes, por lajmi i kthimit te Napoleonit i stimuloi qe te hyjne ne aksion. Duke i harruar, te pakten perkohesisht divergjencat, ata refuzuan oferten per paqe te Napoleonit dhe u betuan solemnisht per ta luftuar- rrezuar- perseri. Per ta bere kete, kater kombet- vendet- dispononin 500.000 njerez, por ne mars trupat ishin te shperndara ne gjithe kontinentin dhe do te duhej kohe per ti mbledhur. Forcat armike te ndara kishin prezantuar gjithmone situacionin e preferuar te Napoleonit qe ishte mjeshter ne pushtimin e pozicionit qendror dhe me pas te godiste kundershtaret e veçante. Ai do te levizte me shpejtesi me qellim per te mundur dy ushtrite me te aferta, nje armate prusiane nen komanden e feldmareshallit- princit Gebhard von Blusher dhe nje anglo-hollandeze te komanduar nga feldmareshalli Arthur Wellesley, duka i Wellingtonit. Napoleoni mendonte ti luftonte te ndara, pas kesaje do te ishte ne grade te negocionte me Austrine dhe Rusine. Pjesa me e madhe e ushtrise qe marshonin me Napoleonin ne fillimin e veres 1815 ishin veteranet e Grande Armée, edhe se kur kishin marre pjese ne fushatat e fundit te vitit te meparshem, shume nga ata ishin akoma rekrute- fillestare. Megjithate entusiazmi ishte i pacenuar, dhe Napoleoni nuk esitò. Sado qe- Edhe pse- kishte vene sebashku rreth 400.000 njerz, ai -u be- ishte i shternguar ti vendoste ne pika te ndryshme te Frances per te mbrojtur vendin nga levizjet impreviste- te pa parashikuara te armikut, per me teper per te keputur nje revolte eventuale te monarkise, per te perforcuar dhe mbrojtur dhe : per linjen e furnizimit per kete kur u nis drejte Belgjikes me Ushtrine e Veriut, kishte me pak se 100.000 ushtare.
Objektivi i Napoleonit ishte qyteti i kufitar i Sharleruase, i vendosur ne kryqezimin e rruges per ne Bruksel, ku ishte kuartieri i Pergjithshem- gjeneral- i Wellingtonit me ate per Namur, ku von Blusher kishte te tijet. Nga Sharlerua, Napoleoni do te kishte mundur, keshtu ti atakonte se bashku dhe, ti bente te shtyheshin perteje linjes se komunikacionit, ti largonte me tutje, njerin nga tjetri. Ai ishte edhe nje mjeshter per ta genjyer kundershtarin dhe do te mundej akoma edhe nje here ta mbante sekrete pozicionin, tashme shume vone. I bashkuar ne Sharlerua me 15 qershor, Ai u be padron- u be zot- i qytetit ndersa anglezet dhe prusianet, akoma nuk e dinin se a e kish lene Parisin. Garnizoni prusian u terhoq ne lindje drejte Namurit, por von Blusher levizi per te shkuar per tu rigrupuar ne Sombreffe. Pas okupimit te Sharleruase, Napoleoni nisi menjehere nje divizion mbi te dya rruget per te stabilizuar kontaktin me kundershtaret dhe te kishte informacionin e nevojshem per te vendosur, cilin nga te dy do te atakonte te parin.
Lufta.
Per ti ndare, per te pasur, keshtu, rezultat mbi armiqt e tije, Napoleoni duhej te shtynte von Blusherin nga Sombreffe drejte Namurit dhe te mos te lejonte Wellingtonin, ne veri, te afrohej me teper se Quarte- Bras, pasi pjesa finale e rruges qe lidhte dy ushtrite kalonte permes ketij qyteti. Me 16 qershor ai dergoi mareshall Ney ne Quarte- Bras, por, me sa duket, me urdhera jo shume te qarta qe mareshalli non ritene di doversi affrettare a ocuparla. Per kete, 25.000 ushtaret e tije nuk u treguan te kujdesshem, te thuash gati gjithe diten, nga nje brigate inghleze, ndersa Wellingtoni u afrua me shpejtesi me riforcime.
Ne te njejten kohe Napoleoni drejtonte 70.000 njerez siper gjate rruges Sharlerua- Sombreffe. Gjate rruges- marshimit, takoi ne Ligny 88.000 prusiane dhe i shtyri, por, ne kete pike, beri gabimin e pare: i bindur qe Ney do ta kishte çuar deri ne fund detyren e dhene, i nisi nje mesazh me urdherin qe te zbriste rrugen nga Quarte- Bras dhe te ngjitej ne krah te prusianev; sipas planit kjo levizje nga lindja ne perendim duhej te sherbente per ta shpartalluar armaten e von Blusherit, ose, te pakten ta shtynte drejte lindjes. Duke menduar qe ka ndodhur tamam kjo qe thame, Napoleoni nuk u leshua ne ndjekje: ai nuk beri llogari qe, ne vend qe te terhiqet drejte lindjes, von Blusher drejtohej per ne veri, gjate nje rruge paralele me drajtimin e marshimit te Wellingtonit. Qe vetem mengjesi i me pasme qe Napoleoni dergoi pas tyre nje kontigjent, qe humbi ca kohe drejtimin e gabuar, perpara se te kuptonte se pozicioni i vertete i prusianeve ishte ne qytetin e Wavre. Trupat ne ndjekje te komandes se mareshallit Emmanuel de Grouchy moren nga e majta dhe marshuan drejte prusianeve, atakuan anash praparojen e tyre me 18 qershor, ndersa Napoleoni luftonte per jeten e tije disa kilometra me ne perendim.
Ai e kaloi 17 qershorin ne marshim drejte Quarto- Bras, u bashkua me forcat e Ney dhe duke levizur keshtu drejte veriut ne rrugen e Brukselit. Wellington e kishte abandonuar Quarto- Bras nje nate me pare dhe kish zene pozicion kater apo pes kilometro ne juge te fshatit Waterlo. Avancimi i Napoleonit u pengua nga nje rrebesh shiu qe e ndaloi edhe per te mbledhur informacione te mjaftueshme mbi armikun: per kete, kur mberrijti afer pozicioneve te Wellingtonit, nuk iu versul me goditje te menjehereshme por priti deri me 18 qershor per te realizuar nje ide me te mire ne kamp dhe te thahej ndopak terreni, keshtu kavaleria dhe artileria do te mund te manovronin me mire. Terreni nuk u tha per asnje nga te dya qellimet, keshtu qe nga mesdita Napoleoni dha fillimin e luftes duke leshuar nje divizion nen drejtimin e te vellait Gerolamit drejte nje pozicioni britanik nga e majta e francezeve, ne fermen e Hougoumont. Manovra e tille do te sherbente per te impenjuar rezervat e Wellingtonit, pas saje Napoleoni do te ishte çzinxhiruar dhe do te kishte dhene goditjen kryesore- themelore kunder qendres inghleze. Wellingtoni e kishte rrjeshtuar mire ushtrine e tije qe qe e perbere nga 66.000 njerez nga te cilet 31.000 britanike dhe te tjeret trupa aleate te furnizuar nga Hollanda dhe nga disa principata gjermane. Me qendren te vendosur ekzaktesisht perballe fshatit Mont St. Jean, te ankoruar- te mberthyer krahun e djathte Inglez ne Hougoumont dhe renditur forcat e tije gjate nje linje nga perendimi ne lindje pas fshatit La Haye Sante, Papelotte e Smohain, Francezet mundeshin te shihnin vetem nje rradhe te ushtareve sepse Wellingtoni, siç ishte mesuar te bente, i kishte vendosur forcat e tjera ne derdhjen e fshehte te nje kreshte te gjate. Qe pare te beje te njejten gje precedente ne Spanje, Ney kishte ca medyshje- ngurrime- para se te sulmonte Quatre- Bras.
Sulmi i shfrenuar i Gerolamit kunder Hougoumont deshtoi nga nje difeze energjike e organizuar nga Garda skoceze dhe nga Garda e mbretereshes, te ndihmuar nga disa trupa aleate te Nassau dhe Hannover. Te tilla aksione duhej te ndertonte nje diversiv (per te larguar vemendjen e kundershtarit), por Gerolami i beri llogarite gabim ne vend qe te merrte masa qe ta nxirrte nga strofulla rezerven britanike, mbaroi per te impenjuar krahun e majte te ushtrise franceze. Pa njojtur esencen- madhesine- e forcave te Wellingtonit, Napoleoni vendosi te jape goditjen e tije kryesore mbas nje gjysem ore mbas zjarrit pengues te artilerise, qe e pati nisjen ne oren 13.30: efekti qe minimal sepse trupat e Wellingtonit, pas kreshtes, ishin jasht jo vetem nga shikimi por edhe nga linja e -qitjes- goditjeve. Ndersa vazhonte ky bombardim,, disa observatore te kuartierit gjeneral francez vene re ne distance nje levizje drejte lindjes. U vertetua se trajtohej trupa ne avnvcim, Napoleoni mendoi se ishte Gronuchy ne kthim nga ndjekja e tije: ne te kundert ishte pararoja e prusianeve tre La Haye Sainte. Napoleoni i nisi menjehere nje mesazh Grouchy per te atakuar praparojen e e von Blucher, por mesazhi nuk mundi te arrij ne destinacion ne kohe per te ndikuar mbi rezultatin e Waterlos. I bindur qe e kishte lene jasht loje Wellingtonin, perpara se te arrinin prusianet, ne 14 beri te hyje ne lufte kembesorine. Te penguar nga balta e madhe, kembesoret u shtyne- prapesuan- nga kundergoditja energjike angleze; nje mesymje e kavalerise pak me pas, nuk mundi te shkallmoje linjen armike, kembesoria e vendosur ne formacione kuadrate nuk u parmbajt nga atake te panumurta. Lufta u be e furishme per tre ore mbi terrenin e zbuluar perpara kreshtes, pa mundur asnjeri nga kundershtaret te nxjerri gje nga njeri tjetri. Ne oren 16-30 prusianet u hodhen ne krahun e djathte francez, dhe Napoleoni u shterngua ta dobesonte ofensiven ne qender per tu perballuar nje kercenimi te ri. Mareshall Ney udhehoqi nje sulm te ngjeshur te kavalerise ne mes Hougoumont dhe fshatit qendror te La Haye Sainte, por, i pa mbeshtetje nga kembesoria (megjithse u be tashme shume vone), njerzit e tije u masakruan.
Francezet munden me ne fund te marrin La Haye Sainte, megjthse me çmim te larte, dhe per nje çast ushtrite mbeten ne ekuiliber, Ney kerkoi perforcime per shfrytezuar suksesin- qe aqe gjate-me aqe veshtiresi u fitua, por te vetmet forca te rezerves te disponuara ishin vetem ato te Gardes Perandorake, qe ne raste te panumerta precedente, Napoleoni i kishte impenjuar per tu versulur per t’iu dhene goditjen vdekjeprurese, porse kete here, refuzoi ta impenjoje. I pa mundur te avancoje me kavalerine e tije tashme te pamundur, Ney nuk mundi te mbaje presionin mbi qendren e Wellingtonit, qe nderkohe po merrte perforcime. Duke bere llogarine e situacionit te veshtire te Ney-t, duka vendosi te luaj karten e tije te fitores- fituese- dhe i urdheroi forcat e fanterise- kembesore- dhe te kavalerise qe ishin gjithe diten te fshehur ne faqe te malit, ne kreshte, te plumbonin mbi fushen e luftes. Goditja bashke me presionin ne rritje te trupave te von Blucher e theu rrjeshtimin e trupave franceze. Per te shpetuar situacionin me pare se sa te mbaronte armiku ne mundje, ne oren 19 erdhi me ne fund dhe u impenjua Gardia Perandorake, por njerzit ishin shume pak dhe nderhyrja e tyre ishte shume e vonet; kur edhe ata u shemben- neneshtruan- rrezuan-, shikimi i ikjes se nje kampi deri ne ate moment dukej i patundur. Mbeti per ti shkaktuar goditjen e vdekjes (il colpo di grazia) ne te mbeturit e ushtrise franceze. Vetem nje grusht njerzish qendruan te forte per te mbuluar terheqjen e Napoleonit; Fteses qe iu be per te ulur armet, ata iu pergjegjen:”Garda vdes po nuk dorezohet”.
Konseguencat- pasojat-
Me ardhjen e papritur te mbremjes, ushtria franceze, u thye dhe ajo thyerje e beri Napoleonin te shpresonte per te ruajtur pushtetin. Forcat ingleze e aleate te Wellingtonit, paten 15.000 humbje dhe ato prusiane 7.000 ndersa francezet humben te pakten 30.000 njerez, 7.000 prej tyre rober lufte.
Napoleoni beri nje tentative te dobet per te mbajtur fronin, por, me 21 qershor 1815 abdikoi. Me pak se nje muaj me vone, u imbarkua ne nje anije ingleze dhe u çua ne ishullin e vogel Shen Helene, ne Atllantik afersisht ne mes te rruges ne mes Afrikes dhe Amerikes se jugut, nga ku nuk do ta kishte kurre mundesine te kthehej ne France, siç kishte bere nga Elba. Me mbretin Luigji i XVIII-te i kthyer ne fuqi, qevria e re franceze firmoi ne nentor Traktatin e Parisit, me te cilin Franca i linte territoret e tjere dhe hynte ne kufijt e saje te para 1789, kur shpertheu revolucioni. Vendet perberese te Aleances katershe Britania e Madhe, Austria, Rusia dhe Prusia rane ne ujdi per te respektuar paktin dhe te vinin ne jete te gjitha praktikat, policine e Europes per pesedhjet vjetet e ardheshem.
Ne se Napoleoni do te kishte fituar ne Waterlo, von Blucher do te ishte terhequr drejte lindjes ne vend te veriut, dhe shiu ne se nuk do te kishte qene aq i forte- me 17 qershor, çfare do te kishte ndodhur? Sipas gjases, me ushtrite prusiane dhe ingleze jasht lojes, austriaket dhe ruset do te kishin negociuar per nje paqe. Mund te diskutohej ne se kjo do te kishte vend deri ne fund te luftrave napoleonike, nga momenti qe Napoleoni dukej i pazoti per te mbetur pasiv; ai ne ankth siç ishte, do te qe formuar pa tjeter nje tjeter koalicion kunder tije per ta mundur ushtrine e tije siç kishte ndodhur ne Lipsia dhe ne vitin 1814. Ne se do te kufizohej te goverrnonte ne menyre paqesore, reformat nga ai te mirenjohura si Perandor do te kishin jete me te gjate dhe revolucionet e pesuar- vuajtur- nga Franca ne 1830 dhe 1834 mund te themi se nuk do te kishin shperthyer; megjithate kujtimet e demokracise nga e cila kishin gezuar perpara lufterave, mundet francezet nuk do te toleronin per te qene te qeversur nga dinastia Bonaparte pas asaje te Borboneve. Me Napoleonin paqesisht ne krye, Aleanca Katershe do te kishe mundur te ruante ekuilibrin e fuqive- pushteteve ne Europe, te evitonte lufterat per plot kater dhjetevjeçare?…Me gjase, per Napoleonin do te ishte e preferueshme ta konkludonte atehere karrieren e tije, per ti lene Frances nje trashegim te shtrirjes- madhesise- qe kurre nuk e kishte shijuar- me pare.
Waterlo
nga Viktor Hugo.
18 Qershor 1815.
A ishte e mundur qe Napoleoni ta fitonte ate beteje? Neve pergjigjemi qe jo. Perse? Per shkak te Wellingtonit? Te Blusherit? Jo. Per dashje te Zotit
Bonaparti fitimtar ne Waterlo; kjo nuk ishte me ne ligjet e shekullit te 19. Te tjera ngjarje pergatiteshin, ne te cilat nuk kishte me vend per Napoleonin. Vullneti i keq i ngjarjeve ishte, tashme, i lajmeruar qysh prej kohe.
Ishte koha qe ay njeri teper i madh (shume madheshtor) te binte. Pesha e jashtzakoneshme e atij njeriu mbi destinat njerzore turbulloi ekuilibrin. Ai individ i llogaritur vetem per vetem numeronte me teper se kompleksi universal. Ajo mbingarkese e gjith vitalitetit njerezor e koncentruar ne nje koke te vetme, bota nen pushtetin absolut te trurit te nje njeriu, per me tutje me shkuar, kjo do te ishte mortale e qyteterimit.
Per te mois prishur paansine supreme kishte arritur momenti i vendimit. Sipas gjases principet dhe elementet nga te cilat varen gravitacionet e rregullta si ne rendin moral ashtu edhe ne ligjet fizike filluan te luhaten. Gjaku qe avullote, varret e gerrmuara, lotet e nenave jane ligjerime te hatashme. Kur toka vuan e renkon hija ka gjemat misterioze qe e urrejne humneren.
Napoleoni qe denoncuar nga gjykimi i pafuntme dhe renia e Tij, tashme qe urdheruar.
Ai i jepte shqetesim, bezdste Zotin.
Waterloja nuk eshte nje beteje, fushate, lufte; eshte nje ndryshim i udhes se universit.”

E perktheu: Tahsin Xh. Demiraj
Komentet