Pater Gjon Shllaku – Lindi në Shkodër, më 27 korrik 1907.
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu tek françeskanët (Shkodër).
Vazhdoi studimet në universitetin e Lovanios në Belgjikë, për shkenca; për filozofi e teologji në Hollandë dhe në Sorbona të Parisit, ku mori doktoratin.
U shugurua meshtar më 15 mars 1931.
Kur u kthye në Shqipëri, qe profesor i filozofisë në liceun “Illyricum” të françeskanëve (Shkodër).
U arrestua para studentëve të tij gjatë orës së mësimit, në janar të vitit 1945 dhe u pushkatua më 4 mars 1946 së bashku me Atë Faustin, Atë Dajanin, me seminaristin Mark Çuni, dhe me laikë të tjerë.
Fjalët e tij të fundit, siç del nga aktet, qenë: “Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë!”
Beniamin Bakalli
(Marrë nga faqja në fb ‘Gjenocidi Shqiperi’)
Komentet