VOAL vazhdon të botojë tregimet me personazhe reale nga vuajtjet në burgjet komuniste të autorit GËZIM PESHKËPIA përfshirë në librin “O njeri…” Sot po botojmë tregimin “Patër Aleksi”:
^
Patër Aleksi
Ecim me autoburgun prej disa orësh. Me sa nuhasim, po udhëtojmë drejt jugut. Jam i lidhur me Patër Aleks Baqlin, at françeskan, i cili vinte në kampin e riedukimit për të plotësuar dekadën e tretë të burgosjes. Kishim biseduar gjatë gjithë rrugës për at Viktor Volajn, mikun tim prej të cilit ruaja kujtimet më të bukura. E pyeta me merakun nëse e kishin arrestuar gjatë “fushatës” së fundit apo jo, po ai më tha se deri ditën e fundit të lirisë së tij, nuk kishte dëgjuar gjë. At Viktori bënte një jetë krejt të izoluar. Priftërinjtë katolikë, veçanërisht ata françeskanë, më kishin tërhequr gjithmonë me patriotizmin e tyre, me përkushtimin ndaj misionit që kishin, me dijet e tyre të thella dhe ndoshta të veshur me një lloj veli misterioz në organizimin e tyre. Kjo e fundit, si rezultat i gjithë asaj propagande të fuqishme që ishte bërë kundër klerit në përgjithësi, por në veçanti ndaj atij katolik, i cili kishte meritën si kultivues i patriotizmit dhe bartës i nacionalizmit shqiptar. Kisha dëgjuar për gjyqin e organizuar në Shkodër kundër patër Ndue Meshkallës duke zgjedhur si dëgjues studentët e institutit pedagogjik. Ky gjyq ishte kthyer në boomerang ndaj organizatorëve të tij. Megjithëse me agjentë të sigurimit dhe injorantë të atij kallëpi që ulërinin “Crucifige”, gjyqi dështoi dhe pati jehonë në mbarë Shqipërinë. Pater Meshkalla, me një fizik sa një grusht, kishte bërë zë si një titan i mendimit e i kurajës. Me erudicionin e tij të spikatur, të cilin nuk e kishin llogaritur persekutorët, ai i kishte vënë në pozitë të papëlqyer së bashku, aktorë e regjisorë.
Patër Aleksin e kishin arrestuar në vendin e punës duke shtyrë karrocën e dorës ngarkuar me tulla. Punonte në ndërmarrjen komunale punë të rënda, megjithëse me fizik të dobët e invalid. Arrestimin ia kishin bërë të bujshëm, ashtu si e kërkonte sëra e një “agjenti” të Vatikanit.
Ishim në mesin e kamionit autoburg. Dora ime e djathtë ishte e lidhur me të majtën e tij. Për të ndezur shkrepësen, unë mbaja kutinë e ai fërkonte kunjin në të, ritual ky që përsëritej shpesh, ngaqë cigaren unë e mbaja si diçka për t’u eglendisur.
-Mos kërko të falur, sepse kam qenë vetë zanatçi i këtij vesi,- më thoshte duke qeshur. Kishte një të folur të ëmbël e të ngadaltë, një i kuq i purpuronte fytyrën dhe shpesh dora e tij e lirë i shoqëronte me lëvizje fjalët. Më dhimbsej pa masë. Më ngjante sikur e kisha parë diku, por më kot rrekesha ta sillja ndërmend.
Përherë kam patur një dukuri amnezie në kujtimin e emrave dhe fytyrave. Së fundi, m’u ndriçua në mendje. Ai më ngjante si shëmbëlltyra e dikujt nga piktura e famshme “Deposizione” e Van der Weyden ku tregohej Krishti që hiqej nga kryqëzimi. I gjori patër! Ishte mishërim i vuajtjes. Të ngjallte një ndjenjë të atillë që gjithkush provon kur ndodhet para një viktime të pambrojtur. Por ai s’e ndiente vehten aspak të tillë . Ai e ndjente pranë “Atë” në çdo çast. Aty ishte burimi i qëndresës së tij e i shokëve të vet. Sa të fortë ndieheshin këta njerëz!
Ishte autori i dramës “Oso Kuka”, e shfaqur me sukses në kohën e pushtimit italian. Aludimi ishte mjaft i prekshëm. Autoritetet e ndaluan.
Patër Aleksi, së fundi, më rrëfeu një shqetësim. Komisari i burgut të Tiranës, kur i kishin dorëzuar sendet personale, i kishte dhënë në dorë rozaret që i kishin gjetur në momentin e arrestimit. Ishin rozare qelibari në sadef të bardhë. Në krye kishin një kryq afro tetë centimentra me statuetën e Krishtit të kryqëzuar. Çdo kokërr ishte e veshur në gjysmën e saj me një punim filigrami. Ishin vërtet të bukura. Këto rozare ishte i porositur t’ia dorëzonte komisarit të burgut. Inskenime të tilla që kishin qëllim poshtërimin e fesë dhe predikuesve të saj, ishin të njohura sidomos në vitin 1967 gjatë “Revolucionit kulturor”. Poshtë, në mes të këmbëve të mia ndodhej një vrimë nga e cila hidhja jashtë bishtat e cigareve dhe derdhnim ndonjë qese plastmasi me të vjellat e atyre që i zinte makina. I thashë t’i hidhnim aty duke e marrë fajin unë përsipër, sikur më kishin rënë padashur nga dora drejt e në vrimë. Patër Aleksi m’u përgjigj: – Ruejna zot! Jo, mor patër nuk due me qitë bela!
I thashë se veç ndonjë jave izolimi, s’do më bënin gjë tjetër, sepse nuk isha katolik, kështu që nuk do të merrej si kundërvënie e organizuar.
Rri, or patër,- më tha,- se ti i njeh ata shejtanët jashtë, kurse këta të brendshmit i njoh vetë ma mirë.
Ndërkohë, mbas një sfilitjeje të gjatë mbërritëm. Dera së fundi u hap dhe thithëm ajër të pastër. Mbas një udhëtimi afro shtatë orësh në një ambient ku nuk dalloje se çfarë lloj qelbësire kutërbonte, zbritëm ashtu si ishim, të lidhur dy e nga dy prej autoburgut në një oborr, para një dere të madhe me zgarë hekurash. Kisha afro shtatë muaj që s’kisha parë natyrën. Ishte maj. Sytë e uritur rrëshkitën nga gjelbërimi i pyllit tek kecat, tek lulet, tek gurët, te hardhucat dhe kuptova se jeta s’kish ndalur në vend, ashtu siç kishte ndodhur me ne në mes muresh të betonta, izoluar prej kaq kohësh. Vëzhgoja. Të gjithë soditnin ato që njerëzve të zakonshëm s’u tërheqin vëmendjen. Në distancë prej dhjetë metrash, gjashtë ushtarë me automatikë në duar na shikonin të vrenjtur, por jo pa kureshtje. Ne qëndruam në këmbë derisa shoqëruesi i dorëzoi oficerit të rojës dokumetacionin përkatës. Ai na verifikoi sipas kartelave shoqëruese. Patër Aleksi kishte pasur të drejtë, sepse shoqëruesi ynë nga Tirana diçka foli duke parë në drejtim të tij, ndërsa oficeri i rojës, financier, një vllah nga Selenica, u drejtua nga ne dhe i kërkoi priftit rozaret. I mori në dorë dhe i kundroi gjatë. Pastaj i lëshoi ngadalë në kutinë ku ishin kartelat dhe i vendosi mbi një bankë afër barakës së takimeve.
Ndërkaq, te dera afrohej një skuadër të burgosurish që ktheheshin nga puna. Tek porta qëndronte nënoficeri që e quanin Ali. Ai me një shufër të gdhendur me brisk, rrihte çizmet e sapo porta u hap, filloi të numëronte të burgosurit duke lëvizur thuprën për çdo çift, a thua se dirigjonte vazhdimisht me kohën 2/4. Nga zyrat e komandës u afrua komisari i burgut, një shtatmadh me fytyrë të vrenjtur. Ai qëndroi para nesh hijerëndë e duke na parë haptas me urrejtje.
– Cili është prifti katolik prej jush? – pyeti me ton.
– Unë zoti oficer, – u përgjigj patër Aleksi.
-Hëm! U bënë dhjetë vjet që populli rrafshoi kisha, teqe e xhamira, kurse ti vazhdon t’i biesh legenit për t’u prishur mendjen njerëzve me atë propagandën tënde të poshtër. Por sapo të kërkoni terren për atë veprimtarinë tuaj konseguente armiqësore, ta dini se këtu e kini vendin. Ju jeni të vendosur, por ne më shumë se ju dhe këtë besoj se deri më sot e ke marrë vesh. Çfarë i ke këto?
– …
-Fol, për çfarë i ke këto tespije?
-Për t’u lutur.
-Lutu sa të duash, këtu s’të bën dot derman as Zoti e as dreqi. Ali, merr një çekan dhe jepja këtij në dorë.
Të burgosurit e kthyer nga puna qëndronin në një oborr me ne pa hyrë ende në kamp. Shfaqja e organizuar i kishte rezervuar atyre rolin e publikut. Qëllimi diskreditues i shfaqjes si duket bënte pjesë mbas punës së lodhshme në procesin e riedukimit. Aliu u kthye dhe pruri nga kovaçhana aty pranë një çekiç të cilin ia dha patër Aleksit në dorë. Komisari nxori rozaret nga sirtari dhe i vendosi mbi një sofa guri.
-Bjeri!
– …
-Bjeri, të them, dëgjon? Thyeje!
-…
Asgjë s’pipëtinte. Shikoja profilin e patër Aleksit. Veshët i ishin skuqur. Gjaku i kishte hipur në fytyrë. Ai njeri që dukej i frikësuar në atë çast, u tendos dhe shikonte komisarin drejt e në fytyrë pa i lëvizur qepallat e syve. Ai dukej i prerë në qëndrimin e tij. Komisari me trup dy herë sa të priftit, papritur m’u duk si një liliput para tij, ndërsa patër Aleksi mori një dimension të stërmadh. Isha në botën e Swiftit… Sa përjetësisht realë janë David-i e Goliath-i!
Auditori u step i tensionuar. Komisari po vendoste se si do të reagonte…
Situatën e zhbllokoi nënoficer Aliu. Ai ia rrëmbeu nga dora çekiçin patër Aleksit dhe qëlloi mbi statuetën e Krishtit. Rruazat u shpërndanë duke fluturuar në të gjitha drejtimet, ndërsa statueta e Krishtit u thye në copëra. Aliu mori nishan dhe qëlloi me çekan përsëri duke i ulëritur priftit: – Hë more, ku është Krishti yt? Pse s’më vret dhe ai po të jetë vërtet Zot, si thua ti?
Komisari u gajas bashkë me disa fytyra servile, më pas ktheu kurrizin e u drejtua për nga zyra. Trimi Ali, duke u ngërdheshur, flaku çekiçin drejt kovaçhanës. Shikoja profilin e patër Aleksit. Shikoja buzët e tij që mërmërisnin… Kërkonte mëshirë për ata… që dinin se ç’bënin.
Disa ditë më pas më tha: – Ati ynë nuk ka nevojë për ulërima. Ai na e ndjen nevojën që kemi pë kemi për të edhe përmes rrënqethjes së shpirtit…
Kuzhina personale, Agimi, Beqiri e Nasi
Kur udhëtonim me autoburg, patër Aleksi më foli për at Zef Pllumin si një prift franceskan me karakter të fortë. Më tregoi se ç’kishte hequr nëpër burgje që i ri e deri më sot. Ai ishte më i ri se patër Aleks Baqli. Siç ishte zakoni, at Zefi më ftoi dhe mua për kafe meqë isha mysafir i ri e isha shoqëruar me mikun e kolegun e tij, për të cilin mbas mbërritjes në kamp, veç respektit për të, tashmë ndieja adhurim. Shkuam tek kuzhina personale, njëri prej vendeve më të këndshëm të kampit. Ky ishte prezantimi i parë me të. Kuzhina ishte një hapësirë 6 x 8m, e ndarë në mes prej një muri të trashë, të lartë një metër e që në të dyja anët kishte njëzet furnela ku përdorej pluhur briketi i përzier me hi e baltë, i bërë sa një top tenisi apo diçka më i madh, aq sa mund të formohej në mes të dy duarve. Para çatisë ishte një hapësirë nja dy pëllëmbë dhe e zënë me tel gjembaç të thurur nga ana e rrethimit. Që nga muri i kuzhinës e deri tek “kloni” ku ishin karakollet e rojave, ishin afro njëzet metra. Pak përpara se të vinim ne, një i burgosur kishte tentuar të mbërrinte telat e klonit, por roja i kish gjuajtur me breshëri para këmbëve dhe e kishte detyruar të shtrihej pa lëvizur. Nuk ishte marrë vesh nëse ishte tentativë arratisjeje apo vetëvrasje.
Biznesin kulinar e kanë bërë monopol disa vetë, shpjegoi me ironi at Zefi, ndërsa po i afroheshim kuzhinës. Ai iu afrua një meso burri me mustaqe të holla mbi buzë që i frynte zjarrit me një kompensatë të vogël të cilën e mbante nga një bisht gome e që i lehtësonte lëvizjet e shpejta pa lodhur kyçin e dorës.
Agimi e Beqiri
-Agim, të lutem a do më lejojsh të baj tri kafe se na kanë ardh do miq të rinj?
-Posi, patjetër patër Zef, baj pak gajret sa të marri mirë zjarri e mos të qisi tym se i jep erë kafes, – shtoi Agimi i cili nga dialekti shquhej se ishte shkodran. – Ou gërdalla!
-Ik zgërbythje, -u përgjigj një zë basi. Një shtatmadh me lëvizje të ngathta e pak i kërrusur ndali e puliste sytë në hyrje të kuzhinës.
-Jo për zotin, tash i zejë besë atij filmit që na shfaqën ku tregohesh se si u ba njeriu prej majmunit. Kur nxorri ato qaniet prehistorike… dinosaur a ça di vetë si quhen, kam kthye kryet e pashë Beqir Sadikun mbas meje e perimend m’u ba sikur ka dalë prej perdes së kinemasë.- Kaq foli Agimi pastaj i frynte zjarrit, skërmiste dhëmbët e duke qeshur ndër vete, thonte:- He, he, qe ….- Ndërsa Beqiri që nuk orientohej dot për ta rrokur, i rrokulliste një lumë të sharash, shumica zhargon burgu ku kishte kaluar afro tridhjetë vjet të jetës së tij, ndërsa kolegu i tij i kuzhinës aty tek njëzet… Por kjo “grindje” vazhdonte pak, sepse Agimi i dilte nga mbrapa, i lidhte duart në gjoks e i thoshte duke qeshur: – Jo mor Zot, se ty Gimi të ka arushë… -Kurse Beqiri ia priste me përkëdheli: -Ah qen o qen…!
Beqiri kish qenë me çetat e Ballit Kombëtar. Mbas luftës ishte arratisur dy herë në Jugosllavi dhe kishte shumë aventura me UDB-në së cilës i kishte ikur njëherë nga duart, kur po e shpinin me dy të tjerë për t’ia dorëzuar sigurimit në kufi. Të gjorit po i ikte drita e syve. -Vetëm kur ka diell, shoh diçka,- thoshte…
Një herë u rrëzua e u dërrmua tek çezmat nga një lartësi dy metra.
Agimi dukej më i shkathëti e më i suksesshmi ndër kuzhinierët. Pastaj vinin me radhë: Nasi, Hilmiu, Bajrami, Beqiri e të tjerë. Këta ishin të përhershëm, ndërsa shumë të tjerë përkohshëm; vinin e iknin, sepse kjo mjeshtëri kishte vështirësitë e veta. Tymi i katranit të merrte frymën, prandaj që të gjithëve u nxinin vrimat e hundës e qoshet e gojës. Secili kishte domenin e tij me kusi, tiganë e enë të madhësive të ndryshme. Po ashtu kishin edhe klientelën e tyre që formohej me bazë krahinore në të shumtën e rasteve. Si rregull i dorëzoje harxhet kuzhinierit e më pas, kur gjella ishte gati, i jepje një racion prej saj, të cilin ai e hante ose e konvertonte në cigare apo kafe. Pluhuri i briketit shitej nga komanda ose i jepej shpërblim të burgosurve si stimul për punë të mirë. Gjatë kohës së gatimit, kuzhinierët merreshin me punë të tjera, Agimi bënte shapka, Bajram Hoxha thurte me grep, Nasi qepte blloqe e i lidhte bukur si ato që shiteshin në treg, Beqiri lante ndërresa kundrejt cigareve e kështu me radhë. Kjo ishte një monotoni e përhershme, por që skëterrës brenda telave me gjemba i jepte nuancën e një jete vërtetë të dhimbshme e të shpëlarë, por prapë jetë…
Më vonë, kur u lirova nga burgu, mora vesh dy lajme të tmerrshme: Agimi ishte rrëzuar nga një pemë e kishte vdekur, kurse Beqirin të cilin farefisi nuk e kishte pranuar, flinte në kasollen e një bahçeje mollësh ku një natë e kishte therrur një grabitës kriminel, ngaqë ishte përhapur fjala se gjoja kishte shumë lekë.
Nasi…
Nasi kishte qenë shofer, por edhe harapçi i klasit të parë. Vëllain e kishin dëshmor, bile një rrugë në Elbasan mbante emrin e tij. Kishte qenë martuar dhe kishte një vajzë, por tani nuk kishte më lidhje me to. Gruaja e tij ishte dashuruar me të që kur ishte adoleshente, por me kohë, familja e saj e kishte shkëputur fare duke mos dërguar as mbesën tek gjyshja e vet. E ëma e Nasit, e pafuqishme, i vinte rrallë. Jetonte vetëm me pensionin e të birit të vrarë, e me këtë ndihmonte më të rrallë të birin, tjetër armik. Nasit i kishte rënë një herë në dorë gjatë punimeve në Uzinën e Përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, një enciklopedi e vogël italisht e viteve shtatëdhjetë. Ai kishte një kaligrafi të bukur. Enciklopedinë e kishte kopjuar me durim me një shkrim të imët. Kishte kujtesë të rrallë. Të gjithë përmbajtjen e kishte mësuar përmendësh si hafizët Kuranin. Ai kishte për borxh të thonte se sa popullsi kishte Kongo; sa kuaj kishte Argjentina; sa vetura e sa kamionë kishte Kanadaja dhe si quheshin dy tempujt që shpëtoi UNESCO kur u ngrit diga e Asuanit prej 130 miliard m/kub. Pra ishte kthyer në enciklopedi të gjallë. Në çdo kontroll që na bënte policia, Nasit nuk iu gjend ajo asnjëherë. Në revoltën e Spaçit ishte lidhur dorë më dorë me një zinxhir me ata që u ridënuan e u pushkatuan. Ai shpëtoi se e kishte ndihmuar një funksionar i sigurimit, shoku i vëllait-dëshmor të cilin e kishte edhe kushëri. Kur na vunë televizorin në kamp, ishte hapur fjala se Hoxha po vdiste. Nuk mbaj mend se me ç’rast e nxorën në tribunë. Nasi thirri: -Paska dalë lugat!
Menjëherë e futën në birucë. Mbas një muaji doli Nasi, meit i bardhë, i nxinin vetëm mustaqet nën hundë. Biruca në dimër ishte e vështirë. Ai ishte vizitor i rregullt i saj. Miqësi të veçantë kishte me Benzin, një maçok i zi që flinte me Nasin dhe që ishte më i pastër nga i zoti. Benzi nuk i afrohej kurrkujt, veç atij. Njëherë i pruri nga pylli një lepur të vogël të cilin Nasi e qëroi, e gatoi dhe e hëngri së bashku me “zagarin” e vet Benz. Nas-kumbari. Ai pagëzonte gjithë këlyshët e maceve me emra lojtarësh brazilianë ngaqë ishte tifoz i tyre. Njëri që ishte mjaft i shkathët, u quajt Kempes.
Edhe për Nasin e gjorë dëgjova më vonë se e kishin gjetur të vdekur në një kabinë makine…
Andrea
Bashkë me rojen, nga depoja ku lashë trastën me sendet ushqimore që prura me vehte, shkuam dhe morëm batanijet, një palë rroba bojë kafe, ndërresat dhe këllëfë jastëku e dysheku, për të cilët punëtorët e ekonomisë ndihmëse kishin shkarkuar në një qoshe të oborrit kashtë gruri, posaçërisht për t’i mbushur ne. Si ndihmës, roja më dha një burrë rreth të shtatëdhjetave i cili fliste një shqipe të masakruar. Ai ishte minoritar grek nga fshati Peshkëpi i Gjirokastrës. E quanin Andrea Valera. Më habiti shkathtësia e tij në formimin e dyshekut paralelopiped. Ai i qepi me shpejtësi brinjët, pra i dha formën duke e matur saktësisht me një shkop ku ishin shënuar gjerësia, lartësia e gjatësia 80 x 20 x 200 cm. Si mbaruam punë, ai zuri nga veshi jastëkun, ndërsa me dorën tjetër qoshen e dyshekut, kurse unë e zura nga ana tjetër dhe u nisëm. Andrea ecte mbi një palë shapka-sandale, model i panjohur në jetën e lirë. Tabani i tyre ishte gomë e nxjerë nga kopertonat e rrotave të makinës, ndërsa rripat, prej materialeve nga më të ndryshmet që qepeshin artistikisht me grep nga të burgosurit. I famshëm për to ishte Llazi Buba, një minoritar grek, trupimët, dënuar për tentativë arratisjeje. Ai ishte një saldator i shkëlqyer, i cili së bashku me Vasil Trenin, kishte kryer saldimet me më përgjegjësi të enëve nën presion në rafinerinë e Ballshit. Si duket të dy mjeshtëritë e Llazit kishin bazë të njëjtën dhunti, atë të qëndistarit, e cila funksiononte njëlloj në të dy rastet.
Duke ecur mbas Andreas, vija re se mbante një kasketë lecke borë të bardhë, poshtë së cilës i dalloheshin anash kokës dy veshë të mëdhenj. Duket që ishte një njeri shumë i pastër dhe i rregullt. Do flinim pranë. Më erdhi zor që ai më shtroi dyshekun, ma mbështolli me çarçafë dhe shtoi me të qeshur gjysma-gjysma shqip:
-Ke patur fat se të dielën që kaloi të gjithë të burgosurit zvogëluan dhjetë centimetra gjerësinë e dyshekëve, kurse ti nuk po e qep së dyti.
Ishte viti i “goditjeve të përqendruara” kundër armiqve kulturorë, ushtarakë, ekonomikë, njerëzve të veshur me pushtet, intelektualë e analfabetë. Çdo javë autoburgu sillte afro njëzet vetë. Kishte filluar ndërtimi i dy kapanonëve të rinj. Të burgosurit nga shifra katërqind, kishin kaluar mijëshin. Të gjithë prisnin me padurim postën që të merrnin vesh për rrethin familjar, kontigjentin më të mundshëm për mbipopullimin e burgut.
E ftova Andrean për kafe. Mezi e pranoi, sepse ishte me shumë sedër dhe i dukej se kafenë po ia qerasja si shpërblim të ndihmës. Gjatë bisedës vura re se ishte njeri me humor që i spikaste më shumë ngaqë e formonte frazën gjysmë greqisht e gjysmë shqip. Filloi të më thërriste “gjitoni”. E bënte këtë ngaqë ndoshta e kishte të zorshëm emrin tim shqip. Mirëpo gjitonë ishim jo vetëm me dyshekë, sepse, sipas Andreas, një familje myslimane (e vetmja shqiptare në fshat), kishte banuar pranë shtëpisë së tij. E fundit nga ajo shtëpi kish rrojtur një plakë e më pas shtëpia e braktisur ishte kthyer në rrënojë.
– Askush nuk ka ndërtuar mbi atë shtëpi. Jam i sigurt se nga Peshkëpia e ke origjinën edhe ti.
Iu përgjigja se origjina ime ishte nga qyteti i Gjirokastrës, por ai vazhdonte me të tijën…
Tora kalla, ishim gjitoni, jemi gjitoni.
Për çfarë të kanë dënuar Andrea?
Ai fryu gjoksin sikur e kishte plot medalje, shtrembëroi fytyrën në mënyrë komike e tha ashtu i ngrehur: -Për spiunazh!
Të them të drejtën instiktivisht më shkuan të rënqethura dhe ndjeva si ndrojtje që isha në shoqërinë e një spiuni, por kjo nuk zgjati më shumë se disa sekonda, e pastaj qesha bashkë me të.
-Ah, more gjitoni! Arrestimi im erdhi si rrufeja në qiell të kaltër. Më kishin një njeri të besuar se e kisha kufirin dyqind metra larg. Një javë para arrestimit tim kisha në shtëpi për drekë këtë këtu (tregonte me dorë Dashnor Mamaqin). Ende s’e di historinë tamam pse m’u vunë e më futën në felaqi. Gjatë hetuesisë, një ditë më nxorën nga burgu në kala, më veshën me xhaketën e një majori grek, më vunë një kapele në kokë e më nxorën në fotografi te oborri i burgut, herë duke qeshur e herë serioz. Në gjyq më thirrën gruan dëshmitare që të vërtetonte ikjen time në Athinë, siç kisha pranuar vetë. Ajo i drejtohej përkthyesit duke i thënë: “Ky ka luajtur nga mendja. Ky ka luajtur nga mendja. Ky ka qenë vetëm dy herë gjatë gjithë jetës së tij në Gjirokastër, po sa për Athinën s’e ka parë as në ëndërr.” Kam qenë, kam qenë, po ti nuk e di”, i thonja unë. “Po unë të kam patur çdo natë në krevat o ditëzi”, ngulmonte ajo.” Ç’të bësh, kërcen prifti nga belaja! Dy herë më dënuan me të “vdiqur”, por të them të drejtën, gjitoni, nuk do më vinte keq po të ishte e vërtetë ajo që pashë në gjyq. Prokurori nxori një foto të madhe ku unë isha oficer grek para një vile në breg të detit si në përralla! Desh zoti e dola i saktë e shëndoshë se shokut tim Sotiraq Kitës, i ranë nga skorbuti mishrat e dhëmbëve me gjithë dhëmbë në kala të Gjirokastrës. Na mbanin të mbyllur për inskenime agjenturore, po desh Zoti shpëtuam nga gjithë ato tortura e tmerre… Gjallë! I gjalli e ka dermanin. S’di kush del më i fituar, gjitoni: ai që mbyll sytë njëherë e mirë apo ai që vuan e vuan pa fund…
E mbylli bisedën Andrea duke rrahur gjunjët me pëllëmbët e mëdha se çanga lajmëronte dëgjimin e detyruar, terapinë e riedukimit: lexoheshin veprat e Hoxhës pa iman…
Ballina e botimit të parë të romanit “Don Kishoti i Mançes”
Don Kishoti i Mançes (El Ingenioso Hidalgo Don Quijote de la Mancha) është një roman spanjoll nga Miguel de Cervantes Saavedra, botuar në dy vëllime, më 1605 dhe 1615. konsiderohet jo vetëm si vepra më me ndikim e letërsisë spanjolle, por një kryevepër e letërsisë botërore në të cilën mund të konsiderohet romani i parë modern. Këtu, në mënyrë të çuditshme të përziera, takohen të dy elementët e zhanrit pikaresk dhe të romanit epik-kalorësiak, në stilin e Tirant lo Blanch dhe Amadís de Gaula. Dy protagonistët, Alonso Chisciano (ose Don Kishoti) dhe Sancho Panza, janë ndër personazhet letrarë më të njohur të të gjitha kohërave. Preteksti narrativ i ideuar nga autori është figura e historianit Cide Hamete Benengeli, për të cilin Cervantes pretendon të ketë gjetur dhe përkthyer dorëshkrimin arab, në të cilin tregohen ngjarjet e Don Kishotit. Përtej artificit letrar me një vlerë të fortë parodike, shpikja e këtij rrëfyesi jo të besueshëm dhe filtrave të tjerë narrativë që synojnë të krijojnë paqartësi në histori është një nga risitë më me fat të prezantuara nga Servantes. Vepra e Servantesit u botua më 16 janar 1605 kur autori ishte 57 vjeç. Suksesi ishte i tillë që Alonso Fernández de Avellaneda, pseudonim i një autori deri tani të panjohur, botoi vazhdimin më 1614. Servantes, i neveritur nga ky vazhdim, vendosi të shkruajë një tjetër aventurë të Don Quijote – pjesa e dytë – botuar në 1615. Me mbi 500 milion kopje, është romani më i shitur në histori.
Don Kishoti i Mances është një libër nga romancieri spanjoll, Miguel de Servantes. Ky libër flet për aventurat e Don Kishotit, i cili ishte një njeri idealist (me plote kuptimin e fjalës). I ardhur në shqip falë Fan Nolit, për t’u përkryer në pjesën e dytë të shqipëruar nga Petro Zheji.
Si lindi Don Kishoti?
Historitë mbi kalorësit legjendarë vazhdonin të ishin ende shume të lexuar në periudhën kur Servantesi shkroi Don Kishotin. Këto lloj historish e idealizonin kalorësin i cili vriste dragonj, monstra dhe ushtri të pafundme armiqsh. Gjithnjë heroi kishte një damë e cila betohej përjetësisht për dashurinë e tij pasi heroi e kishte shpëtuar nga një situate e pashpresë. Në Spanjë këto romane flisnin për komandante që kishin luftuar kundër hordhive arabe. Pas zbrapjes së arabëve shumë nga shtresa e mëparshme fisnikët ngelën me kujtimet që u vinin nga të tilla romane. Një pjesë e mirë e fisnikërisë spanjolle u largua për në kolonitë e përtej oqeanit ndërkohë që pjesa e ngelur jetonte me kujtimet heroike.
Don Kishoti
Pasi ka lexuar një sere librash kalorsiake Alonso Quixan arrin te bindi veten dhe te tjerët që është huhogj;një Don (titull nderi). Kështu ai shkon te marre armaturën e tij që është e gjitha e ndryshkur, si dhe merr për kalë një gërdalle. Optika e personazhit është krejt e ndryshme nga e te gjithë lexuesve pasi duket qarte që ai i sheh ne çdo ndodhi te jetës se tij mundësinë për tu bere personazh kalorësiak. Kudo që ai sheh, ka sfida dhe beteja. Ngjarjet zhvillohen ne një fshatë te Mances (një territor ne qendër te Spanjës).
Don Kishoti sapo del nga një botë imagjinare librash vendos që ta ktheje në realitet, sajon armaturat gjen një kalë dhe i vë një emër te kumbueshëm si Rosinant dhe e detyron hanxhiun që ta pagëzojë me emrin e nderuar të kalorësit të arratisur. Për të dashurën e zemrës si që donte zakoni zgjedh një fshatare të kolme dhe i ve emrin ”Dylqina e Tobozës” ndërsa për shqytar merr Sanco Pancon e si shpërblim do ta bënte guvernator në një ishull.
Rrugës ai ndeshet me mullinjtë e erës të cilët i pandeh për gjigante keqbërës por gjendet i përplasur në toke nga goditja e krahëve të mullirit.
Bemat vazhdojnë kur ai u del para një turme te burgosurish dhe nis te sulmoje rojet. Bamirësia kthehet ne çast kundër tij sepse u gabua ne atë që pandehu. Sikur këto te mos mjaftonin, ai sulmon edhe butet me vere duke pandehur se po përleshet me përbindësha. Derdhja e verës e bën atë te mendoj se është gjak. Demi që shkakton është i madh gjë që bën që pronari ta ndeshkoje paq. Ai ndeshet me bariun i cili e sakaton dhe e dhe e katandis si mos më keq. Pas kësaj përleshjeje kalorësi mendjeshkulur nuk e mori veten por zuri shtratin. Don Kishoti sërisht nuk zë mend dhe vendos që duhet të vejë drejtësinë. Ai pranon sfidën e Kalorësit të Henës së Bardhë që nuk ishte gjë tjetër veçse një bashkëfshatar. Djaloshi e mund pa shume vështirësi dhe i premton që do ja fale jetën me kusht që do të kthehej në shtëpi e do të hiqte dorë nga marrëzitë.
I dërrmuar shpirtërisht, moralisht dhe fizikisht Don Kishoti bën për të parën herë ashtu si i thonë dhe kthehet në shtëpi dhe zë shtratin për të mos u ngritur më. Me pikëllim të madh u flet të afërmeve për gabimet e veta, dhe në atë gjendje pafuqie urdhëron që i lë trashëgiminë mbesës vetëm nëqoftëse ajo nuk martohet me një që ishte kalores.
Gjatë mungesës së bletarit, një hajdut i hyri në shtëpi, i mori mjaltin dhe hojet. Pas kthimit, i pa kosheret bosh pronari dhe u ndal për t’i shqyrtuar ato; por bletët që nga kullotat ktheheshin, duke e gjetur atje, e sulmuan me thumbime dhe e katandisën sa më keq nuk kish ku të shkonte. “Bisha të egra,” iu thoshte “Ju lejoni që hajduti i hojeve tuaj të shpëtojë pa u ndëshkuar, dhe për mua që kujdesem për ju, rezervoni trajtim kaq të pamëshirshëm, të pamerituar!”
Kështu dhe disa burra që, nga pavetëdija, ata nuk ruhen nga armiqtë, dhe madje refuzojnë miqtë sikur të ishin ata shkaku i të këqijave.
Nuk janë shum shkrimtarët t´onë, emni i të cilvet të njifet aq mirë në shtresat letrare shqipe sá ai i Koliqit; të pakët janë atá, prodhimet e të cilvet të kenë marrë aq hapt në çdo kând të Shqipnís, sá ato qi emnin e tij në çfaqje kulturore gjithëfarësh, në botime nëpër fletore e revista të ndryshme, disá prej të cilavet themelue dhe mbajt prej tij vetë, në botime veprash qi janë të pacaktueme të zánë nji vend të dukshëm, dashtas e padashtas, në historín e letrave t´ona.[1]
Ernest Koliqi (Shkodër, 20 maj 1903 – Romë, 15 janar 1975) ishte mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, madje dhe dramaturg, ministër arsimi në qeverinë Vërlaci, botues dhe pedagog. Cilësohet bashkë me Mitrush Kutelin, si bashkëthemelues i tregimit modern shqiptar sa i përket krijimtarisë[2][3], ndërsa në punët politike e arsimore ka meritë për dërgimin e 200 arsimtarëve në trojet e Shqipërisë së Lirueme[4].
Jeta
Leu në Shkodër, i biri i Shan Koliqit dhe i Ages së Cuk Simonit, nga lisi i tamblit ishte nip Parrucejsh[5], familje reshpere shkodrane fort e kamur. Ndërsa lisi i gjakut i tij kishte origjinën prej Lotajve të Shalës së Dukagjinit, e rënë në krahinën e Anamalit rreth 1700ës së pari e mbasandej në Shirokë. Prej një të pari iu mbeti llagapi Kolaj, që iu mbrapavendos shtesa –iqi prej tregtisë të vazhdueshme me Malin e Zi[6]. Ishte i dyti ndër fëmijët, mbas Mikelit – që do të bëhej i pari kardinal shqiptar – dhe mbas tij vinin Leci, Guljelmi, Margerita, Viktori dhe Terezina[7].
Pas mësimeve të para të nxëna në Kolegjin Saverian të Jezuitëve, i ati e dërgoi për të studiuar në Itali më 1918[2]. Së pari në kolegjin jezuit “Cesare Arici” në Breshia dhe mbasandej në Bergamo. Bashkë me nxënës të tjerë hap gazetën “Noi giovani” (“Ne të rinjtë”), ku boton poezitë e para në italisht. Kthehet në Shqipëri pasi që gjendja futet në hulli pas Kongresit të Lushnjës, nxë shqipen dhe falë njohtësisë me L. Gurakuqin njihet me rininë premtuese: K. Thaçi, L. Ashiku, Sh. e K. Gurakuqi, Dom L. Shantoja, K. e L. Kamsi. Më 1921 mbahet një konkurs për himnin kombëtar, ku Ernesti merr pjesë me një poezi e cila fitoi çmimin e parë të dhënë nga juria e përbërë prej P. Gj. Fishtës, F. Nolit, M. Frashërit, L. Gurakuqit[2].
Në mars-prill merr pjesë si përfaqësues i shoqërisë kulturore “Rozafa” në një mbledhje me Z. Harapin nga shoqëria “Bogdani” dhe P. A. Harapin në takimin që formoi grupimin “Ora e Maleve” nën dorën e Imzot L. Mjedjës[8]. Mbas Lëvizjes së qershorit, L. Gurakuqi e thërret në Tiranë si sekretar personal. Aderon në shoqërinë “Bashkimi” të themeluar prej të shuarit A. Rustemi, e drejtohej tashmë nga Ll. Fundo. Kalon më pas si sekretar në min. e Mbrendshme, ku ministër ishte kol. Rexhep Shala[9].
Me Triumfin e Legalitetit shtrëngohet të dalë në mërgim, doli në veri drejt Mbretërisë SKS, ku studion gjuhën dhe kundron letërsinë serbo-kroate. Qëndron për dy vjet në Tuzla të Bosnjës me shumë nga krerët e maleve[1][10]. Më 1928 gjendet në Bari të Italisë mes B. Omarit, S. Pecit, Sheh Karbunarës dhe Kostë Paftalit. Në Zara të Dalmacisë botoi edhe përmbledhjen e parë me novela më 1929 ku ishte edhe miku i tij në ideale e në punë gjuhe, Mustafa Kruja[9]. Kthehet në atdhe dhe nis punë si mësues në Shkollën Italiane Tregtare në Vlorë dhe mandej në Gjimnazin e Shkodrës (1930-’33)[11], ku mes të tjerëve do t’iu jepte mësim P. Markos[12] dhe L. Radit gjegjësisht nëpër qytetet e përmendura. Nis të verojë ndër bjeshkët e Dukagjinit ata vite ku përpos ndodhive shënonte edhe kangët e buta – siç i thonë në Dukagjin këngëve erotike – kujtime të cilat do t’i shkruante mbas ’70 me pseudonimin “Hilushi”. Ndërkohë miku i tij M. Kruja i kërkon me mbledhë librat e bibliotekës së tij të cilat qenë shpërndarë ndër françeskanë e jezuitë mbas lëshuan Shqipërinë në dhjetorin e 1924[13].
Më 1933 jep dorëheqjen nga mësimdhënia për të nisur studimet universitare në Padova. Gjatë periudhës 1934-’36 ishte pjesëtar i grupit botues të të përkohshmes “Illyria” të I. Totos[14] ku do të botonte poemthin në prozë Quattuor. Në po të njëjtën të përkohshme më 1935 do të zbulohej Migjeni me vjershën “Të lindet Njeriu” me nxitje të Koliqit[15]. Më 1936 e emërojnë Lektor të Shqipes në katedrën e Albanologjisë të drejtuar nga gjuhëtari C. Tagliavini. Më 1937 doktoron po në Padova me tezën “Epica popolare albanese” (“Epika popullore shqipe”) falë mbledhjeve që kishte bërë P. B. Palaj, tezë doktorate e cila u vlerësua nga shumë albanologë si N. Jokli, M. Lambertz etj[2]. Transferohet nga Padova në Romë tetorin e 1937 si lektor i shqipes[15].
Më 1939 hapet në Universitetin Shtetëror të Romës Selia e Albanologjisë, ku Koliqi emërohet ordinar dhe qëndron i tillë derisa doli në pension. Ndërprerja e vetme disi e gjatë qe kur u emërua ministër Arsimi në vjetët 1939-’41.
Ministër Arsimi në qeverinë Vërlaci nën pushtimin italian
Pavarësisht rrethanave, Koliqi shfrytëzoi deri në skaj mundësitë që i jepte zyra e tij. Panë dritën e botimit tekste shkollore shqipe e libra më shumë se ç’qenë botuar prej vitit 1912 e deri atëherë: botimi i historisë së letërsisë në dyvëllimshin “Shkrimtarët shqiptarë” më, nën kujdesin e N. Resulit e K. Gurakuqit; vijoi botimi i përmbledhjeve të folklorit “Visaret e kombit” me v. IV prej H. Reçit, S. Çomorës e A. Palucës dhe shumë arsimtarëve të tjerë, duke e çuar deri në XIV vëllime – punim i patëdytë në aq pak kohë dhe me rëndësi për themelin e studimit të folklorit. Tok me M. Krujë dhe P. Zef Valentinin thirri në Tiranë Kongresin Ndërkombëtar të Studimeve Shqiptare në vitin 1940 prej ku lindi Institutin i Studimeve Shqiptare me qendër në Tiranë, pararendës i Akademisë së Shkencave. Themeloi e drejtoi të përkohshmen “Shkëndija” në korrik të 1940, e cila qe palestër e mendimtarëve dhe shkrimtarëve të kohës. Në shtatorin e vitit 1941 nis mbi 200 arsimtarë normalistë drejt Kosovës.[16] Në një letër dërguar më 16 tetor 1941 nga ministri i arsimit të Qeverisë së atëhershme shqiptare Ernest Koliqi konsullit shqiptar Nikollë Rrota në Vjenë thuhet se ka angazhuar N. Joklin si organizator të bibliotekave të Shqipërisë me një rrogë mujore prej 600 frangash ari. Përpjekje kjo, si shumë të tjera për ta shpëtuar studiuesin e shumëçmuar, që nuk dha rezultat[17][18].
Kryetar i Institutit të Studimeve Shqiptare
Ministria e Arsimit në qeverinë pasardhëse Kruja pati si pasues Xh. Kortshën. Duke dhënë dorëheqjen, Koliqi kësodore i përkushtohet drejtimit të Institutit, prej ku filloi botimi i vëllimeve “Studime e tekste”. Martohet me arsimtaren Vangjelije Vuçani dhe patën dy fëmijë: Markun dhe Elizabetën. Në zgrip e kapitullimit të Italisë fashiste, më 1942 zëvendëson Terenc Toçin në krye të Këshillit t’epërm korporativ fashist deri më 1943, gjë që do t’i kushtonte edhe më tepër në syzet e regjimit që do të vinte[19]. Në vjeshtën e 1943 prej portit të Tivarit shkon në Itali me familjen dhe të afërmit e tij[20].
Mërgimi i mbramë, BKI dhe “Shêjzat”
Më 1943 vajti në Romë të vazhdonte punën si ordinar në universitet dhe u emërua ambasador në Vatikan, i fundit para regjimit që do të vinte. Nga një telefonatë merr vesh për kapjen e P. Markos nga ana e gjermanëve, të cilit i shpëton jetën.[12] Më 6 nëntor 1946 krijohet partia Blloku Kombëtar Indipendent me bërthamën krijuese e drejtuese të përbërë nga vetë Koliqi, dr. Ismail Vërlaci, Gjon Marka Gjoni dhe Ndue Gjon Marku – duke i ndenjtur veprës së Mark Gjon Markut. Në mars të 1947 themelon dhe kujdeset të botojë të përkohshmen “L’Albanie Libre” që ndali më 1959, e më pas “Lajmëtari i të Mërguemit”[21].
Me dekret të Presidentit të Republikës së Italisë, më 2 shtator 1957, për njohje të prestigjit, Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e Universitetit të Romës, nderohet duke u bërë Institut i Studimeve Shqiptare dhe Koliqi u emëruar presidenti.
Themelon të përkohshmen “Shêjzat” (it. “Le Pleiadi”) që e drejtoi për 18 vjet, e përkohshmja kryesore letraro-kulturore e asokohe. Vijimësi e traditës publicistike që la n’atdhe me “Shkëndijat”, penat e hershme dhe ato të reja gjetën të satin log ku të kultivonin kulturën shqiptare në mërgim të pandotur nga ideologjia me të cilën përlyhej në atdhe. Ndihmon talente të shumë fushave të ikur nga ish-Jugosllavia duke iu dhënë hapsirë ndër faqet e revistës, ndër ta piktori L. Delija, shkrimtarët M. Camaj e F. Karakaçi dhe etnologu V. Malaj[20].
“Shêjzat shërbyen si tribunë dhe dritare informimi mbi aktivitetet shkencore albanologjike në botë. Ato regjistruen në kroniken e tyne edhe ngjarje shoqnore që në të ardhmen do të vlejnë sadopak si dokumentacion historik e kultural për nji periudhë rreth njizet vjeçare”. Martin Camaj
Më 4 maj të 1969 i vdes bashkëshortja Vangjelija. Zhdukja e saj i shkaktoi një mungesë të pazëvëndësueshme e ndoshta shpejtoi edhe humbjen e tij. 1975 – Vdes në shtëpinë e tij në Romë më 15 janar 1975 dhe u varros në qytetin e amshuar me datën 18, i nderuar nga i gjithë komuniteti shqiptar në mërgim, por i mohuar nga vendi i tij. Në ceremoninë e asaj dite kishin ardhur personalitete të ndryshëm, kolegë, shqiptarë, arbëreshë, miq të ardhur nga vende të ndryshme[2].
Vepra
Siç u përmend, qasjen e parë që pati me letrat e përshfaqi në revistën që hapën gjatë nxënjeve të para në Itali, të cilat i bëri në gjuhë italishte. Mbasi fitoi konkursin për himn kombëtar, Koliqi nxitet nga Gurakuqi të shkruaj atë që do të bëhej poemthi i tij i parë dramatik, “Kushtrimi i Skanderbegut” botuar në shtypshkronjën “Nikaj”, Tiranë më 1924 – e cila mbarështohej nga vëllau i Dom N. Nikajt.
Gjatë mërgimit të parë ndërsa bluante ndjesitë e përftuara nga kurbeti dhe malli për vatrën familjare dhe klimën morale që e rrethonte shkruan me pseudonimin Borizani në të përkohshmen e Omer Nishanit. Nxjerr përmbledhjen e dymbëdhjetë novelave “Hija e Maleve”, botuar në Zara më 1929. Përmbledhja pasqyron suazën mjaftueshëm harmonike të mjedisit me taban patriarkal, mesdhetar e oriental ku kishte kaluar fëmininë – trung ky që përshkohej nga një shije e hollë perëndimizimi. Fryma qytetare gjithnjë në dialog me atë malësore dëshmon tharmin e formësimit të autorit përmes prozës psikologjike të stilizuar me ëndje, e selitur me themelet dokësore të shpirtit shqiptar.
Boton më 1932 vëllimin e parë të antologjisë “Poetët e mëdhenj të Italisë” me parathënie të Fishtës, një antologji me 280 faqe që u përdor menjëherë si tekst letërsie në gjimnazin klerik të Shkodrës dhe përmban katër poetët më të mëdhenj të Italisë: Danten, Petrarkën, Arioston, Tason. Vjershat e veta i përmbledh në vëllimin “Gjurmat e stinve” më 1933, ku paraqiten me një frymë krejt të re skenat e jetës shkodrane. Ndërsa, autodafeja e vendosur në krye të këtij libri vlerësohet si një ndër aktet më të rëndësishme në fushë të mendimit estetik shqiptar. 1935, Itali – Pas suksesit të vëllimit të parë me tregime, boton një libër me 16 novela me titull “Tregtar flamujsh” me lëndë të nxjerrë nga mënyra e jetesës së popullit tonë, sidomos të atij të qytetit të Shkodrës. Ngjarjet dhe problematikat sociale që prekin veprën gjithnjë i nënshtrohen një analize të thellë psikologjike. Boton vëllimin e dytë të antologjisë “Poetët e mëdhenj të Italisë” me parathënie nga Tagliavini. Ky vëllim përfshin vjersha të përkthyera të katër italianëve të tjerë: Parini, Monti, Foskolo, Manxoni. Personalisht çmonte Giosuè Carducci, Giovanni Pascoli, dhe Gabriele D’Annunzio-n. Edhe vëllimi i tretë ishte i përgatitur por nuk u botua. Tregtar flamujsh (1935) dhe Pasqyrat e Narçizit (1936), Koliqi sjell një botë krejt unike shpirtërore shqiptare, ndërsa gjuha e tij dhe stili i japin frymëmarrje të re letrave shqipe.
Bashkëpunoi me revistat “Hylli i Dritës” e françeskanëve, “Leka” e jezuitëve, “Përpjekja shqiptare” e Branko Merxhanit , “Minerva”, “Besa” etj. Poezitë më të mira të këtij vëllimi janë ato të shkruara në formë të tingëllimit (sonetit).
Nis të botojë nga viti 1954 deri më 1961, studimin krahasues “Dy shkollat letrare shkodrane – e Etënve jezuitë dhe e Etënve françeskanë”. Në këtë studim të tij vërehet përpjekja për të hartuar një histori të mirëfilltë të letërsisë shqiptare, jashtë ngjyrimeve ideologjike. Në Firenze boton vëllimin “Poesia popolare albanese”(“Poezia popullore shqiptare”) ku spikat si studiues i merituar i traditave artistike dhe folkloristike të atdheut të tij. 1959 – Boton vëllimin “Kangjelet e Rilindjes” (“I canti della Rinascita”) me përkthimin në italisht, kushtuar arbëreshëve të Italisë, ku i nxit ata të ruajnë gjuhën e zakonet e të kenë besim në pavdekësinë e fisit. 1960 – Boton romanin “Shija e bukës së mbrûme” për të cilin Koliqi vetë shprehet: “Ky tregim parashtron edhe përpiqet imtësisht të hulumtojë dramin shpirtnuer të nji të riut shqiptar flakrue jashta atdheut nga pasojat e së dytës luftë botnore.” (Paraqitje në “Shija e bukës së mbrûme”, Shkodër, 1996) Boton studimin “Gabriele D’Annunzio e gli Albanesi” (“Gabriel D’Anuncio dhe Shqiptarët”). 1963 – Boton “Antologia della lirica albanese” (“Antologjia e lirikës shqiptare”) ku për herë të parë paraqiten në një gjuhë evropiane përkthimet e lirikat më të mira të autorëve shqiptarë të vjetër e të rinj ku theksohen autorët kosovarë me qëllim që të njihen më mirë. Riboton “Shtatë Pasqyrat e Narçizit” (që e kishte botuar së pari në fletoren Gazeta Shqiptare të Bari-t më 1936) ku paraqiten shtatë copa proze poetike që përshkruajnë gjendjen shpirtërore të shkrimtarit. 1965 – Del në dritë “Albania”, një monografi italisht, botuar në “Enciclopedia dei popoli d’Europa”, Milano ku paraqet një pasqyrë të gjërë mbi Shqipërinë si në pikëpamjen gjeografike, ashtu edhe letrare e historike. 1970 – Riboton poemthin “Simfonia e Shqipeve” (që e kishte botuar për herë të parë në fletoren “Gazeta Shqiptare” të Bari-t më 1936), që është si një testament poetik që nënvizon trashëgiminë kombëtare, lashtësinë dhe traditat e popullit. Kjo vepër ka për argument lartësimin e kohës së kaluar të fisit tonë. 1972 – Botohet vëllimi “Saggi di Letteratura Albanese”, Firenze. Një përmbledhje e mirë shkrimesh e konferencash përpunuar gjatë disa vjetëve. 1973 – Vazhdon të përkthejë në italisht pjesë nga Lahuta e Malcís, këngët II-III-IV-V (punë kjo e nisur që në vitin 1961 kur përktheu këngën XXVI; më 1971 këngët XII-XIII-XIV dhe XV). Më 1983 historia e letërsisë shqipe i referohet pasivisht si “Koliqi tradhëtari”.
Pasardhës të Koliqit, sidomos në këmbënguljen e gjetjes së veçantive vendore në gjuhë e në jetë, në letërsinë shqipe bashkëkohore para së gjithash konsiderohet Anton Pashku.
Mirënjohje
Medalje arit e Shoqnís “Dante Aligheri”.
Ylli i artë për Meritë të Shkollës.
Akademik ordinar i Akademisë Tiberiane.
Akademik Nderi i Akademisë Teatine të Kietit për Shkencat.
Antar i Akademisë së Abrucit për Shkencat dhe Artet.
Antar efektiv i Akademisë së Mesdheut.
Antar Nderi i Qendrës Ndërkombëtare për Studimet shqiptare.
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
Burime
^ ab Gurakuqi K., Ernest Koliqi, “Shêjzat”, VII, 1963, nr. 5-8, fq 163-172.
^ abcde Vuçani P., Jeta dhe veprat e Koliqit, “Shêjzat” – Numër përkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit, 1975. Fq. 14-18.
^ Hamiti S., Letërsia Moderne Shqipe, Tiranë: UET Press, 2009.
^ Krasniqi R., Ernest Koliqi dhe zhvillimi letrar në Kosovë, “Shêjzat” – Numër përkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit, 1975. fq. 36-42.
^ Camaj M., Fjala qet fjalën – Në rasën e gjashtëdhetëvjetorit të lindjes së Ernest Koliqit, “Shêjzat”,
^ Demo E., Viktor Koliqi i fshehti dhe i ndjeshmi vëlla shkrimtar: “Hylli i Dritës” rizbulon pas gjysmë shekulli vëllain shkrimtar të Ernest Koliqit, Tiranë: Shekulli. – Nr. 2529, 22 janar, 2009, f. 20 – 21.
^ Çefa K., Grupi “Ora e Maleve” dhe publicistika e tij, Tiranë: “Gjergj Fishta”, 2013. ISBN 978-9-92816-121-5
^ ab Oroshi J., Një pishtar i letërsisë e i kulturës shqiptare fiket, “Shêjzat” – Numër përkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit, 1975. fq. 57-65.
^ Hilushi, Kuleta e vjetër me guraleca të ngjyershëm, Romë: “Shêjzat” vj. XVI, nr. 01-04, fq. 89.
^ Koliqi E., Dante e ne shqiptarët (1950), Tiranë: Tirana observer. – Nr. 21, 27 janar, 2008, f. 9.
^ ab Marko P, “Intervistë me vetveten”, Tiranë: sh.b. “Omsca”, 2000.
^ Koliqi E., Mustafa Kruja si njeri kulture e si gjuhëtar, Romë: “Shêjzat” – botim përkujtimor për Mustafa Krujën, 1973.
^ Logoreci A., Ernest Koliqi, “Shêjzat” – Numër përkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit, 1975. fq. 142-144.
^ ab Koliqi E., Migjeni dhe unë, Romë: “Shêjzat”, v. XVIII nr. 1-10, 1974. fq
^ Letër nga Ernest Koliqi dërguar Karl Gurakuqit, Romë, 16–3–1951.
^ Maksuti I., Norbert Jokl – Figurë e shquar e albanologjisë, Illyria. – V. 12 Nr. 1150, 21-24 qershor, 2002, f. 30.
^ Ndreca A., Norbert Jokl dhe fati i një biblioteke që i përkiste Shqipnisë, Tiranë: Mapo. – Nr. 527, 8 mars, 2012, f. 10.
^ Muner P., Ku e lamë Koliqin?, Tiranë: Revista Klan, 24 qershor 2013.
^ ab Ndreca A., Në përvjetor të Ernest Koliqit, mapo.al, 18 maj 2013.
^ Gurakuqi R., Ernest Koliqi dhe Blloku Kombëtar Indipendent, Shkodër, 2004.
Në ditën e ikjes nga kjo jetë para 46 viteve, shkrimtarin e rëndësihëm Ernest Koliqi po e përkujtojmë me një kartelë dhe një paralelizëm letrar, të nxjerra nga libri i porsa botuar i Visar Zhitit “Kartela të Realizmit të Dënuar”.
Themeltar në letrat…
Ernest Koliqi
(1903 – 1975)
Do të ikte…
…mësues, poet, shkrimtar, përkthyes, ministër i arsimit… u lind në Shkodër, kur Shqipëria po përgatitej të dilte nga robëria e gjatë otomane, në vitin e tretë të shekullit të kaluar, në majin plot petale të ngrohta si puthjet, mes të cilave përzihet edhe ajo, puthja e Judës.
Do të merrte dije të gjera në Itali e Kroaci, mbartës i traditës dhe mbrujtës i risive letrare, themeltar i modernes në tregime, stilist dhe qëmtues i fjalës, aq sa duket sikur i mblidhte si bimët e rralla mjekësore maleve të Veriut, njohës i jetës, i mekanizmit të konflikteve, i brengave të moszgjidhjes, i muzgut dhe dritës në rrugët e njeriut, sidomos i rrugicave të Shkodrës, që e donte aq shumë, aq sa e bëri emblemë të këngës së vet…
Kur emërohet Ministër Arsimit (1939) është ai që çon institucionalisht në Kosovë arsimin shqiptar, dërgon 200 mësues nga më të përgatiturit, duke hapur të parën shkollë të mesme atje, më 1941, kur këtej, 200 të tjerë, jo mësues, por komunistë, me ndihmën jugosllave, sapo kishin krijuar një parti, e cila do të vendoste diktaturën më të rëndë, duke e braktisur Kosovën, që do të dënonte Koliqët dhe veprën e tyre…
Mbarimi i luftës do ta gjejë me punët e albanologjisë në Itali duke iu mbyllur përjetë rrugët e kthimit në atdhe, kur e dënuan në mungesë me vdekje.
Gjatë mërgimit të detyruar politik Ernest Koliqi nuk do të reshtë së punuari, themelon katedrën e albanologjisë në Romë, hap revista, bashkon diasporën, ringjall shpirtin arbëresh, harton antologji të poezisë mbarëkombëtare, ndjek me vëmendje jetën politike dhe kulturore në atdhe, shkruan poema, romane dhe do të ndikojë fshehtas edhe në vepra madhore të mëvonshme të letërsisë shqipe.
Vdes papritur në Romë. Ende atje prehen eshtrat e tij, në Varrezat e Monumentale.
PROFETË
TË KOMUNIZMIT QË S’E PËRJETUAN…
DY SHKRIMTARË MOSHATARË
– George Orwell dhe Ernest Koliqi
nën tmerrin e imagjinatës dhe mbi rrënjët e traditës –
“1984”- roman dhe “Rrajët lëvizin”- dramë. Dy vepra fantastike të së ardhmes… së shkuar tashmë. Romani është i famshëm, i përket gjuhës botërore, anglishtes dhe është përkthyer në shumë gjuhë të tjera dhe vazhdon të kujtohet, kurse drama është e vogël, pak fleta, e shkruar në gjuhën e një vendi të vogël, shqip, që harrohej me qëllim, duke e nxjerrë jashtë dhe nga letërsia e asaj gjuhe.
Të dy autorët e tyre, shkrimtari anglez George Orwell dhe shkrimtari shqiptar Ernest Koliqi kanë lindur në shekullin XX, në vitin e tij të tretë, 1903, e vetmja gjë e përbashkët, rastësi natyrisht. Ndërkaq Orwell-i lindi jashtë atdheut të tij, në Indi, perandoria angleze, mund të themi, kurse Koliqi lindi në Shqipëri, perandoria otomane, ndërsa Orwell-i do të bëhej i majtë ideologjikisht, deri dhe komunist, që shkoi dhe në Spanjë në luftën civile krah republikanëve, kurse Koliqi do të ishte i djathtë, madje dhe ministër nën pushtimin fashist.
Orwelli do të kthehej të vdiste në atdhe, në Londër, nga tuberkulozi në 1950, Koliqi kishte ikur për të vdekur jashtë atdheut, në 1975 në Romë. Për të vdekur për së dyti, se në atdhe e kishin dënuar me pushkatim fitimtarët, atë dhe veprën e tij
Orwell-i, shkrimtar dhe gazetar i njohur, mbas Luftës së Dytë Botërore, në 1949, boton romanin “1984”, një imagjinatë e frikshme, sipas së cilës në vitin e titullit të veprës, gati e gjithë bota dominohej nga një totalitarizëm i rreptë, mizor, udhëhequr nga një parti e vetme, sunduese me “Vëllanë e Madh” në krye (Big Brother). Policia shtetërore e pranishme kudo, e dukshme dhe e padukshme, kontrollonte dhe drejtonte gjithçka, jo vetëm veprimet, po deri edhe mendimet e ndjenjat, një nënshtrimin masiv kapitullues, një shoqëri “trushpëlarë”, aq sa hitleriane, po aq dhe staliniste, e të dyjave bashkë, si mos më keq.
Orwell e njihte romanin distopik “Ne”, të shkrimtarit sovjetik Evgenij Ivanoviç Zamjatin, të shkruar në vitet 1919-1921 dhe botuar për herë të parë në anglisht në 1924. Në Bashkimin Sovjetik s’ishte lejuar të dilte atëhere ajo satirë marramendëse e totalitarizmit të Bashkimit Sovjetik, e gjitha një utopi negative. Fundi i botës vërtet.
Kujtoj vitin 1984, më gjeti në burg.S’isha më i burgosur i ri, por as i vjetër, nga ata që kishin bërë mbi 15 vjet burg, 20, 25, 30, edhe 40 vjet, që kur kishte mbaruar Lufta, por s’kishte nisur ende paqja.
Në oborrin e burgut, në stendën ku vendosej gazeta politike “Zëri i Popullit” ishte një shkrim kritik për “1984”. Aty gjeta se paskësh një roman të tillë dhe gazeta e partisë në Shqipëri e bënte copë-copë, që ja erdhi dhe ky vit dhe alarmi që kishte dhënë autori borgjezo-revizionist se ç’ishte komunizmi dhe që në 1984 duhej të binte, ishin të rreme. Komunizmi do të triumfonte në të gjithë botën së shpejti, sipas gazetës së partisë, sidomos po të kishte një luftë të tretë botërore…
Bashkëmoshatari i Orwelli-t, shkrimtari Ernest Koliqi, që nuk besoj se njiheshin, shkruajti në Romë dramën me një dukë/akt, “Rrajët lëvizin”, titullin e së cilës e mori nga një varg i poetit Tomas Eliot. Ngjarjet e dramës ndodhin në vendlindjen e autorit, në Shkodër, në perspektivë, kanë ardhur vitet ’70, flitet për shekullin e kaluar, pra jemi një dhjetvjeçar para 1984 oruelliane dhe çudia është se aty parashikohet e kundertën e Orwellit, jo fitorja botërore, por rënia e komunizmit.
Unikale dhe largpamëse deri në mrekulli, e brishte, madje dhe lirike, trama e saj e ka forcën jo te konflikti i brendshëm, me fare pak personazhë e dialogë të zakonshëm, po te konflikti historik, i popujve, ndërkombëtari, te rënia e natyrshme e komunizmit.
Vepra, sa klasike është dhe risi, etj, por ajo mbetet profetike si asnjë vepër tjetër në të gjithë letrat në perandorinë komuniste. Koliqi ishte i pari dhe i vetmi shkrimtar që parashikoi rënien e asaj perandorie me një vepër letrare, kur totalitarizmi stalinist ishte në kulmin e vet, në mesnatën e rëndë në vendin e tij..
Autori si një orakull kishte parashikuar vdekjen e vet në ato vite dhe të diktaturës. Saktësia është tronditëse për parashikimin e parë, por ndodhi dhe parashikimi i dytë, pak më vonë se vitet e tij dhe i Orwellit, në vitet ’90, por krizat e tatëpjetës kishin nisur që në kohrat e tyre.
Koliqi si një AntiOrwell ose Orwell pozitiv me dramën e vet vegoi fitoren e njeriut në shoqërinë totalitariste.
Kuptohet që regjimi në Shqipëri e mori informacionin nga rrugët e fshehta diplomatike të saj, që shkrimtari i arratisur Ernest Koliqi, armik i betuar i popullit dhe i Partisë, që meriton plumbin ballit, ka botuar në Romë në revistën e tij reaksionare që del shqip, “Shejzat”, dramën më reaksionare “Rrajët lëvizin”…
Kritikës cinike dhe mediokre të realizmit socialist i vinte më për mbarë heshtja vrastare dhe ashtu bëri si zakonisht, por në leksionet e studentëve të letërsisë, i mbaj mend dhe i diskutonim me njëri-tjetrin, në njërën nga dispencat si e shaptilografuar, ishte dhe një fletë nga fundi që e godiste ashpër dramën e Koliqit, si frojdiste i cila kërkon të thotë se regjimi socialist në Shqipëri bëri ndryshime të mëdha, shkatërroi dhe vrau shumëçka dhe sipas autorit reaksionar, dmth Koliqit, vetëm përsipër, se nëntokë, rrënjët e jetës janë gjallë dhe lëvizin….
Me një ngazëllim djallëzor kritika socrealiste tha atëhere se Koliqi nga dy parashikimet që bëri, gjeti veç atë të vdekjes së vet.
Ne si studentë, rrethi më i ngushtë yni, i ngazëllehej kumtit koliqian, duke na pataksur që paskësh një drame të tillë, nga Koliqi, ja aty e ka shtëpinë, te rruga matanë, jo shumë larg institutit tonë, që ja, përtej vendit tonë, u folka për rënie të komunizmit, nuk qenka i përjetshëm dhe diskutonim që këtë pasazh lektori e kishte futur për të rroposur Koliqin apo me dinakëri, për të bërë me dije se ç’është shkruar. Gjethsesi ne i ishim mirënjohës për kritikën dhe shikonim se kishte shkrimtarë të tjerë shqiptarë më përtej, jo si tek ne…
Në dramën “Rrajët lëvizin” bien dhe kambanat e së dielës në kishat e qytetit të Ernest Koliqit, ku ishim studentë, se ndërkaq, sipas parashikimeve të dramës ishin ripahur kishat, që diktatura ateiste i kishte shtetëzuar bashkë me xhamitë duke i kthyer në kinema, ku shikonim filmat e socrealizmit, në pallate sporti, ku zhvillonim dhe mësimin e fizkulturës apo në magazina ushtrie, ku na jepnin uniformat dhe armën, që të stërviteshim për të luftuar imperializmin dhe revizionizmin botëror dhe nëse na sulmonin të dy njëherësh, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik, ne të fitonim..
Ndërkaq erdhi dita që “1984” të botohej dhe në Shqipëri, dhe jo vetëm me një përkthim. Rilexova atë të Çelo Hoxhës, pashë që kishte dhënë tmerrin dhe absurdin dhe në gjuhë.
Ndërsa drama “Rrajët lëvizin” vazhdon të jetë si një kambanë e madhe, bie dhe bie dhe harrojmë ta dëgjojmë… Me të do të mund të mburrej çdo skenë, nder për kulturën, për inteligjencën në të gjithë Evropës Lindore. Ishte dhënë kështu kumti i madh që atëhere dhe vinte nga letërsia shqipe, nga pjesa e dënuar e saj.
Profecia e shkrimtarit të arratisur Ernest Koliqi do të dilte. Do të shëmbej Muri i Berlinit në vitin 1989, pas tij do të binte dhe perandoria komuniste dhe diktaturat me radhë. Edhe kjo, jona. S’ishte e jona, por që na shtypte ne… Akujt e saj andej larg, përmbysnin dhe këtej…
Teatri, ku u prit gjatë se mos do ta vinin në skenë ndonjëherë, sa po e shëmbën brenda parashikimit oruellian dhe jashtë parashikimit koliqian. Me shpresë për në teatrin e ri.
Shkrimtari Hivzi Sulejmani i takon plejadës së krijuesve të brezit të Esad Mekulit, Martin Camajt, Sitki Imamit, Rexhep Hoxhës, Mark Krasniqit,Sinan Hasanit, Kapllan Resuli, A. Demaçit dhe të tjerëve, me të cilët, në rrethana të vështira shoqërore dhe politike çfarë ishin ata që solli sistemi ideologjik, fillon rrugëtimi i mundimshëm i krijimit të identitetit letrar, që do t’i hapë rrugë gjeneratës së viteve të gjashtëdhjeta dhe të shtatëdhjeta , atyre të moderniteti në prozën tonë (A. Pashkut, R. Kelmendit, N. Rrahmanit, R. Rexhepit, A. Shkrelit, R. Qosja për të ardhur te T. Dërvishi, B. Musliu, M. Ramadani, Y. Shkrelit, J. Buxhovit, Z. Rrahmanit, M. Krajës e të tjerëve), që i dhanë vepra të rëndësishme dhe të qëndrueshme prozës sonë.
Në plejadën e krijuesve që ishin pjesë e revolucionit dhe idealeve të tij, Hivziu, gjithsesi shfaqet më i veçantë, jo vetëm që me të shpejt u largua nga nomenklatura revolucionare, që solli diktaturën e re, me të cilën ai nuk u pajtua dhe nuk deshi t’i sherbejë, por edhe pse me veprën e tij (prozën “Njerëzit”, të ndaluar dhe të anatemuar), shfaqë shenjat e para të një disidence “të heshtur” kundër diktaturës.
Në vitet e shtatëdhjeta, kur pas Plenumit të Brioneve dhe ndryshimeve që solli, fillon një klimë e re shoqërore dhe politike edhe te ne, Shoqata e Shkrimtarëve, në shenjë nderimi për krijuesin e rebeluar në kohët më të vështira, themeloi çmimin letrar “Hivzi Sulejmani” për prozën më të mirë të vitit. Ndërsa, pas vdekjes së tij, themeloi edhe manifestimin “Takimet letrare Hivzi Sulejmani”.
Këto takime, po ashtu, ishin diçka të veçantë, meqë mbaheshin në trekëndëshin: Mitrovicë, Rozhajë dhe Novi Pazar.
Pjesë e këtyre takimeve ndër më reprezentativët e kohës, pas atyre të Mitingut të Poezisë në Gjakovë që kishin karakter ndërkombëtar, ishin orët letrare në Rozhajë dhe Sanxhak (Novi Pazar), si dhe vënia e kurorës në varrin e Hivziut në Majstir (në vendlindjen e tij në pjesën e Ribariqit) në Mal të Zi.
Takimi i fundit i kësaj natyre, në një hapësirë me etni kryesisht shqiptare të shpërndarë në Kosovë-Mal të Zi dhe Serbi, ishte ai 10 korrikut 1985, ku morën pjesë shumë shkrimtarë të rëndësishëm të Kosovës, bashkëkohanikë të Hivziut (Esad Mekuli, Vehap Shita, Hasan Mekuli, Pera Stefanoviqi) si dhe disa nga brezi i shkrimtarëve të modernitetit (Beqir Musliu, Musa Ramadani, Jusuf Buxhovi, Mehmet Kraja, Xh. Mustafa e të tjerë).
1. Nëpërmjet aktiviteteve, rrjeteve sociale, apo hapësirës së `cukëlt` mediative, përveç bla -bla-blave të llafologjisë politike, analistike, gjithfarëllojistike… kemi fatin ndonjëherë mes gjithë kësaj tymnaje të dëgjojmë, shikojmë dhe lexojmë edhe për ndonjë të re në art, letërsi, sport apo arritje të tjera të cilat na pasurojnë duke na dhuruar gjendje të mirë shpirtërore, shpresë dhe pritshmëri se mbase vërtet nesër… “do të bëhet më mirë”.
Ishte emisioni “Mirëmëngjes Shqipëri” në “RTSH” prill 2020, ‘Sirena e vogël’ që ka lexuar 180 libra “, i cili më tërhoqi vëmendjen, teksa e dëgjova dhe pashë që vajza dymbëdhjetë vjeçare nga Tirana, Aleksandra Pano, që ishte e ftuar në këtë emision, jo vetëm që kishte lexuar rreth 180-të libra, dhe fliste me aq pasion dhe kujtesë të detajuar dhe përvetësim të admirueshëm të asaj çfarë kishte lexuar, por ajo tashmë edhe kishte botuar librin e saj të parë, dhe pikërisht një roman të titulluar “ Lili dhe varësja e sirenës”.
Një libër ky, që m`u imponua edhe më shumë, (në kuptim të mirë të fjalës), nga ajo çfarë autoja përçoi gjatë këtij emisioni me çiltërsinë, oratorinë dhe aftësinë e saj, si një vjazë mendje hapur, shëmbull për tu ndjekur nga moshataret e saj, të rinjtë. Unë e mora librin, me dëshirën për t`ia dhuruar mbesës time 13- vjeçare, ndonëse pasi e lexova, nuk mund të mos e dëshiroja për bibliotekën time, por nuk hoqa dorë nga dhurata, duke menduar menjëherë për të marr edhe një tjetër libër si ky, për t`ia dhuruar mbesës, pasi tashmë jam e bindur se do i dhuroj vërtet një dhuratë shumë të çmuar siç është libri, por në veçanti edhe sepse do i dhuroj një libër të realizuar në mënyrë kaq të arrirë nga një moshatraja e saj.
2.
Autoja e romanit me titull: “Lili dhe varësja e sirenës”, Aleksandra Pano, ka lindur më 10 janar 2008, në Tiranë. Ajo është nxënëse në shkollën “Lidhja e Prizrenit”. Pasioni për të shkruar i ka lindur natyrshëm, pasi ajo është një lexuese e zellshme e letërsisë për fëmijë por edhe të rritur, duke filluar kështu me dedikime të bukura dhe të ngrohta në prozë për familjarët e saj, mamin, babin, vëllain e saj të vogël, etj. Ajo tregon gjithashtu, se ka shkruar edhe poezi, duke rimuar dhe vënë në dukje ndjesitë e bukura fëminore, fantazinë dhe shpirtin e pasur prej artistje.
E rritur në një familje artistësh, të cilët kanë ditur ta motivojnë dhe ta ushqejnë me dashurinë për librin dhe botën e mrekullueshme të leximit. Pa harruar shkollën dhe aktivitetet shkollore ku ka gjetur horizontet e dijes dhe shtysen drejt tyre. Në moshë fare të vogël, vetem dhjetë vjeçe, ajo pati frymëzimin dhe dëshirën që të ulet dhe të shkruaj; dhe më e rëndësishmja, të arrijë të fantazojë dhe të formulojë një roman duke renditur ngjarjet në një rrjedhë të kthjellët pa teprica fjalësh, të përmbledhur dhe të pasur njëkohësisht. E më pas të mësonte të shkruante në kompjuter, në `word`, të hidhte dorëshkrimin aty, që dalëngadalë libri të formësohej dhe të arrinte të rrëfente për Aleksandren dhe fantazinë e saj në duart e lexuesve. Duke arritur kështu hap pas hapi, të botohej në shkurt të vitit 2020-të.
3. “ Me urdhër të Poseidonit dhe lavdisë së tij, unë, Mbrojtësja e Princeshës Laguna, zotohem se do t`i mund Sirenat e Errësirës.”
Një zotim që bëhet nën një urdhër..!
Po a do mund të zbatohet urdhëri i Poseidonit sunduesit suprem të perandorisë së madhe detare? A do përmbushet zotimi nga Mbrojtësja e Princeshës Laguna? Ku zhvillohen ngjarjet? Kur? Kush janë personazhet kryesore? Kush është Lili? Ç`është kjo hajmali magjike…?
Ngjarjet zhvillohen në stinën e pranverës, në bregdetin e Sarandës. Aty personazhet (disa prej tyre) shkojnë kur kanë kohë pasi ata janë edhe në shkollë … Personazhet kryesore janë Lili dhe miqtë e saj Roksi, Moni, Oskari dhe Xhoi, të cilët janë adoleshent rreth moshës 15-vjeçare, si dhe plot personazhe pozitive dhe negative nga mitologjia e lashtë, të cilët akoma vazhdojnë misteret dhe fuqitë e tyre prej zotash…
Lili dhe miqtë e saj, një ditë krejt papritur gjetën në bregdet një varëse në dukje e zakonshme, por që rezultoi të ishte një hajmali misterioze dhe me aftësi magjike…
Autorja me penën e saj fëminore , ka kombinuar bukur kohën e hershme me të tashmën, vendet e lashta ku ekzistojnë ende edhe sot, duke mbartur histori botërore të përmendura edhe nga klasikët, elementet mitik të veshur me fuqitë të mbinatyrshme… kalon nga pergameni tek portali kompjuterik, hidhet më pas nga drejtoresha e shkollës, tek Troni, ndjellësi i së keqës, i lëvizë personazhet me makinën e kohës, ku për 30` i kthen pas 300-vjet në kohë , dhe të nesërmen përsëri i dërgon në shkollë, si njerëz të zakonshem. Sjell personazhe si Poseidoin, Princesh Laguna, që djemt u mrekulluan sa e panë, ndërsa vajazat u xhelozuan disi… Postierin e Heshtur që ishte në anën e sirenave të errësirës dhe që sillte lajme aq të këqija, saqë dhe korbat e mbyllnin sqepin nga frika… Sfinksi, gurët magjikë dhe vendet ku ata ndodhen, betejat dhe strategjitë e shumta nënujore e tokësore… etj. Fiksion, aventurë dhe fantazi të ndërtuara në mënyrë mjaft tërheqës.
4. Romani ” Lili dhe varësja e sirenës”, shtrihet në 64-faqe, të ndara në 28-të kapituj. Një libër i vogël, por që kapërcen kopërtinen e tij. Më befasoj kur e lexova, aq sa harrova për një moment që po lexoja një autore aq të vogël, teksa humbisja në kompaktësinë e ngjarjeve. Duke sjellë kështu një libër interesant dhe me vlera, si rezultat i talentin dhe njohurive të akumuluara nga lexueshmëria e admirueshme për moshën e saj, ku librat e lexuar gjer më tani kalojnë mbi 180-të.
Ngjarjet nuk ishte e nevoshme që t`i shtjelloja shumë, pasi autorja e ka sjellur librin vërtet mjaftë të qartë për fëmijët. Thjeshtë një këshillë për lexuesit e vegjël, por edhe për prinderit që do i shoqërojnë gjatë leximit – që kryesisht emrat e miteve, të mos i kalojnë thjeshtë si emra, si personazhe pozitiv apo negativ, por të rikujtojnë apo të lexojnë pak rreth tyre, pas ato nuk janë thjeshtë emra, por mbartin histori në vetvete, të ndërlidhur ndermjet tyre si heret në kohën klasike edhe tani në kohën e romanit të Aleksandres.
Rishikim i një libri, zakonisht përfundon duke dhënë rekomandime, sugjerime dhe shtysë lexuesve për ta lexuar librin, por me besoni , nuk do e beja një gjë të tillë nëse vërtet nuk do vëreja aftësitë e zhvilluara në të shkruar dhe të shprehur të autorës dhe lartësinë e romanit të saj.
Në këtë roman unë arrij të shoh shkëndijat e një shkrimtarje të madhe në të ardhmen, si një vlerë e shtuar që tani në letërsinë shqipe.
Ju ftoj të gjithëve ta bëni pjesë të bibliotekës tuaj këtë libër të realizuar me kaq botë dhe fantazi nga autorja e vogël Aleksandra Pano, në veçanti t`ua dhuroni fëmijëve si një dhuratë vërtet të çmuar.
“Ka shumë mënyra të vogla për të zgjeruar botën tënde. Dashuria për librat është më e mira nga të gjitha. ” ~ Jacqueline Kennedy
Urime dhe suksese Aleksanda! – Ishte kënaqësi për mua të shkruaja rreth librit tënd të parë, e bindur që do të keni vazhdimësinë e krijimtarisë së begatë dhe penës së ndritur.
Një lakuriq ra në tokë drejt e në dhëmbët e nuselalës, por ndërsa kjo ishte gati ta vriste ai iu lut asaj që ta falte. Ajo tha se do ta vriste atë sepse i urrente të gjithë zogjtë. Ai i tha nuk jam zog, por një mi i gjorë, dhe kështu ai jetën e shpëtoi.
Më vonë lakuriqi ra prap në tokë drejt e në dhëmbët e një nuselale tjetër qarjeve të tij ajo iu përgjigj duke thënë se të gjithë minjtë e botës i urrente. Pastaj lakuriqi i natës ia shpjegoj asaj se nuk ishte mi, por një zog, të shkretën, dhe kësaj radhe prapë e shpëtoi jetën.
Ju nuk keni pse të përdorni gjithnjë të njëjtat mjete por përshtatini ato me rrethanat e jetës.
Mihal Grameno, (13 janar 1871 – në Korçë më 5 shkurt 1931), ishte publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike, Hero i Popullit.
Jeta
Lindi në Korçë në një familje atdhetare nga shtresa zejtare dhe tregtare. Luftëtar dhe intelektual i shquar i Rilindjes. Mësimet e para i mori në vendlindje. Në moshë të re mërgoi në Bukuresht, ku u lidh me shoqërinë “Drita”. Aty u lidh me lëvizjen atdhetare dhe më 1889 u zgjodh sekretar i shoqërisë “Drita”. Me vullnet dhe këmbëngulje punoi për të zgjeruar horizontin e tij kulturor. Hyri në lëvizjen kombëtare që nga fundi i shek. XIX. Botoi vjersha dhe artikuj në shtypin e kohës. Në vitet 1907-1908 luftoi në radhët e Çetës së Çerçiz Topullit, më 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Për veprimtarinë e tij u dënua disa herë me burgim prej qeverisë osmane. Pas shpërthimit të Luftës I Botërore u detyrua të largohej në SHBA, ku vazhdoi të punojë për çështjen kombëtare deri më 1920, kur u kthye në atdhe. Përfaqësoi shqiptarët e Amerikës në Konferencën e Paqes në Paris. Në vitet 1921-1924 ishte një nga veprimtarët në zë të lëvizjes demokratike. Në vitet 1921-1924, si publiçist mbrojti idealet demokratike. Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit, i sëmurë, e i dëshpëruar, u tërhoq nga lëvizja shoqërore. Vdiq në Korçë më 5 shkurt, 1931. Për meritat e shquara në dobi të atdheut, i është dhënë titulli “Hero i Popullit”. Krijimtaria
Krijimet e para letrare e publicistike të Mihal Gramenos panë dritën e botimit në fillim të shek.XX. Hartoi këngë patriotike, disa prej të cilave, si “Për mëmëdhenë”, “Lamtumirë”, “Uratë për liri” u përhapën gjerësisht në popull. Është ndër nismëtarët e dramaturgjisë e të prozës (sidomos novelës) së gjatë shqipe. Shkroi novelat Oxhaku (1904-1905), Varri i pagëzimit (1909) dhe E puthura (1909), në të cilat gjeti pasqyrim me nota sentimentaliste jeta e përfaqësuesve të vegjëlisë, me brengat e saj të përditshme.
Fusha ku spikati talenti i Mihal Gramenos është publicistika. Bashkëpunoi me disa organe, por shumicën e shkrimeve e botoi në gazetat Lidhja ortodokse (1909-1910) dhe “Koha” (1911-1926), të cilat i drejtoi vetë. Shkrimet e tij publicistike shquhen për idetë demokratike dhe frymën luftarake. Mihal Grameno luftoi me këmbëngulje kundër shovinizmit fqinj dhe politikës osmanizuese të xhonturqve. Në përgjithësi novelat e tij kanë natyrë sentimentale. Tek ato gjejmë përpjekje për të krijuar mjedise të besueshme shqiptare dhe personazhe nga klasat e shtresat e ndryshme të shoqërisë sonë të asaj kohe. Ka botuar dy vepra dramatike: komedinë “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905) dhe dramën “Vdekja e Pirros” (1906), të dyja të shkruara në vargje. Komedia “Mallkimi i gjuhës shqipe” trajton luftën e atdhetarëve shqiptarë kundër klerit reaksionar grek dhe elementëve grekomanë; te “Vdekja e Pirros” trajtohet kthimi i Pirros fitimtar nga Italia dhe vrasja e tij me të pabesë. Veprat dramatike të Gramenos vuajnë nga fragmentizmi dhe mungesa e veprimit. Megjithatë së bashku me veprat dramtike të Çajupit e të Fan Nolit, ato i çelën rrugën dramaturgjisë shqiptare. Grameno shkroi edhe vjersha të cilat i botoi më 1912, të përmbledhura në librin me titull “Këngëtore shqipe – Plagët”. Poezia atdhetare e Gramenos u bëri jehonë të drejtpërdrejtë ngjarjeve të vrullshme që do të sillnin Pavarësinë e Shqipërisë. Vjersha “Për Mëmëdhenë” u bë një këngë e famshme atdhetare. Është nga publiçistët në zë të Rilindjes e të periudhës që pasoi, i cilësuar si një nga pamfletistët më të njohur të së kaluarës. Shkrimet e tij publiçistike u vunë drejtpërdrejtë në shërbim të çështjes kombëtare. Drejtoi gazetat “Lidhja orthodhokse” (1909-1910) botoheshin në Shqipëri dhe diasporë, si “Lidhja ortodokse” në Korçë, “Përlindja e Shqipërisë” në Vlorë dhe “Koha” në SHBA (1911-1926), me disa ndërprerje, “Drita” në Sofje, në të cilat botoi artikuj, prozë, poezi dhe drama. Shkrimet publiçistike të Mihal Gramenos shquhen për frymën popullore, për patosin luftarak, ironinë e sarkazëm therëse. M.Gramenoja mbetet në letërsinë shqiptare, në radhë të parë, si publiçist. Shkrimet e tij dhanë ndihmesë në krijimin e novelës e të dramës. Është ndër autorët e parë që solli në letërsi në mënyrë të gjerë, personazhe nga shtresat e varfëra të shoqërisë shqiptare[1]. Gjithashtu, për t’u vlerësuar, është edhe puna studimore e Piro Takos në dekadat e fundit të shekullit që lamë pas. Ai ka meritën se përmblodhi një pjesë të mirë të veprës së Gramenos dhe e ribotoi atë në vëllime më vete. Veprimtaria publicistike e Mihal Gramenos ndahet në katër etapa:
1) Etapa e parë: Krijimtaria publicistike, që përfshin harkun kohor të viteve 1905-1912, ku përqendrohen lëvizjet për çlirim kombëtar 2) Etapa e dytë: Përfshin shkrime publicistike të viteve 1913-1920, boshtin e së cilës e përbën problemi i ruajtjes së tërësisë tokësore të shtetit shqiptar dhe ai i rifitimit të pavarësisë së humbur gjatë kohës së pushtimit të ushtrive ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore 3) Etapa e tretë: Përfshin veprimtarinë publicistike të viteve 1921-1924, në qendër të së cilës trajtohet tema e demokratizimit të shtetit shqiptar si dhe konsolidimi i tij 4) Etapa e katërt: Përfshin shkrimet publicistike të viteve 1925-1930, kohë në të cilën Grameno hedh bazat e letërsisë dokumentare dhe shkrimit të kujtimeve me shkrimin dhe përgatitjen për botim të vëllimit “Kryengritja Shqiptare”, gjithashtu kjo mund të quhet edhe etapa e rënies ideore të Gramenos.[2]
Veprat
Publikimet në vijim kanë mbetur nga Grameno [3]
Vdekja (anglisht: The Death), a patriotic poem published in 1903; Mallkimi i gjuhës shqipe, (anglisht: The curse upon the Albanian language), a comedy published in Bucharest 1905 , Vdekja e Piros (anglisht: The Death of Pyrrhus), a historical tragedy published in Sofia, 1906. Oxhaku (anglisht: The Hearth), E puthura (anglisht: The Kiss), and Varr’ i pagëzimit (anglisht: The Tomb of the Baptism), Korçë 1909, short stories. Plagët (anglisht: The wounds) Manastir 1912, a volume of poetry; Kryengritja shqiptare, Korçë 1925 (anglisht: The Albanian Uprising), memoirs of his experiences as a guerrilla fighter against the Turkish and Greek troops.
Njëri kishte një pulë që bënte vezë të arta, dhe ai mendoi se duhet të kishte në zorrë shumë flori. Kështu që, për ta pasur të gjithin, ai vendosi ta vriste, por ai duhej ta dinte se, si çdo pulë, kishte vetëm rropulli. Pra, me shpresën e gjetjes së pasurisë njëherë e përgjithnjë, ai humbi edhe atë që kishte në dorë dhe mbeti krejt pa gjë.
Jini të kënaqur me atë që keni, o njerëz, dhe mos u tregoni të pangopur asnjëherë.
Fllad i majit, kërcimtar deti! Rruga që kërcen nga brazda në brazdë Vallëzimi rrethor i gëzueshëm, ndërsa ngjitesh lart E larton shkumën për ta bërë kurorë Me harqe argjendi të hedhura në ajër, a e shikon të dashurën time diku? Mjerisht! Oh! Fllad i majit! E dashura është e mjerë nëse i dashuri i tij i mungon!
Can i buy viagra online in australia hopeviagrin.com sildenafil tablets 100mg
Order viagra online india https://miraclevigra.com/ best generic
viagra in india
Australia viagra over the counter lightvigra.com viagra for women pills
Generic 100mg sildenafil https://mygoviagar.com/ best generic viagra
prices