Ish-ekzekutivi i Google, Matt Brittin, do të marrë detyrën e drejtorit të përgjithshëm të BBC-së, u njoftua sot (25 mars). Ai do të zëvendësojë Tim Davey.
Brittin, 57 vjeç, do të zëvendësojë Tim Davey, i cili dha dorëheqjen në fillim të nëntorit pas një redaktimi kontrovers të një fjalimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili u transmetua.
Trump paditi BBC-në dhe kërkoi 10 miliardë dollarë dëmshpërblim. Presidenti amerikan akuzon transmetuesin britanik për shpifje për mënyrën se si kombinoi pamjet nga pjesë të një fjalimi që ai mbajti më 6 janar 2021, përpara se mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin.
“Ky është një moment rreziku të vërtetë, por edhe mundësie të vërtetë. BBC-së i duhet ritmi dhe energjia për të qenë aty ku janë problemet dhe aty ku është audienca”, tha Brittin në një deklaratë.
Për shkak të mungesës së përvojës editoriale ose transmetuese të Brittin, BBC tregoi se do të emëronte një zëvendësdrejtor të përgjithshëm. Panorama