Kjo eshte fotografia e fundit e Feim Ibrahimit, nje jave perpara largimit te tij.
Ndodhet ne Albenga, Liguria.
Eshte aq i qeshur e me nje nur te bukur.
Duket sikur vazhdon te flase me ne nje bisede te lene dikur ne mes.
Si per t’i plotesuar vetes nje deshire te paevitueshme, nisem me Redin nga Nica per te kerkuar “Rrugicen e fotos se fundit”.
Nuk kisha shprese se do ta gjeja, megjithese Etri me pat informuar mjaft mire.
Por, çuditerisht, kembet na çuan drejt e aty.
Ishte “Via Mariettina Lengueglia”.
Dukej e zbrazur dhe pa jetë.
Kane kaluar 26 vjet e gjerat ndryshojne.
Edhe guri mungonte.
Ndenja gjate aty…
Pastaj, fillova te ec neper rruget e qytetit te vjeter, sikur kerkoja diçka, ndoshta ndonje shenje.
Por, asgje!
Tek libraria “Quarta di copertina” blej librin e aktores dhe kengetares gjermane Marlene
Dietrich “Dizionario di buone manere e cattivi pensieri”.
Nis e shfletoj si ai qe ka gjetur Harten e thesarit.
Diku nga mesi lexoj “I suoni passano, le melodie restano” “Tingujt shkojnë, meloditë mbesin”.
Ne mbremje kthehemi ne Nice per te ndjekur koncertin tek Cloître du Cimiez.
Ne ketë qytet, gjate stines se veres, zhvillohen mbi 400 koncerte, nje pasurim i pa imagjinueshem.
Megjithate… diçka me mundon.
Ndoshta eshte ajo rrugica bosh, pa gurin.
Por jane guret e padukshem brenda nesh ato qe peshojne me shume; ato gure kane memorie, kane mesazhe, kane muzike.
“I suoni passano, le melodie restano.”
Dhe Feimi eshte melodia jone, nga ato qe rrijne pergjithmone.