Kjo kërkesë vjen në një kohë trazirash në radhët e aleancës transatlantike nga kërcënimet amerikane për të pushtuar ishullin e Arktikut dhe pasi Donald Trumpi refuzoi ftesën e presidentit francez për të marrë pjesë në takimin e liderëve të G7 në Paris për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
FRANCA- Franca i ka bërë thirrje NATO-s të mbajë një stërvitje ushtarake në Groenlandë dhe thotë se është “e gatshme të kontribuojë”, sipas një deklarate nga zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron të mërkurën.
Kjo kërkesë vjen në një kohë trazirash në radhët e aleancës transatlantike nga kërcënimet amerikane për të pushtuar ishullin e Arktikut dhe pasi Donald Trump refuzoi ftesën e presidentit francez për të marrë pjesë në takimin e liderëve të G7 në Paris për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Mediat e huaja shkruajnë se kur u pyet për kërkesën franceze të mërkurën, Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent tha se Macron duhet të përqendrohet në çështjet e tij të brendshme, ku “buxheti francez është në gjendje të keqe”.
Franca tashmë ka dërguar një kontingjent të vogël ushtarak në Grenlandë dhe ka plane për të dërguar forca detare, ajrore dhe tokësore, megjithëse detajet mbeten të paqarta.
Trupa nga vende të ndryshme evropiane tashmë janë vendosur në Grenlandë si pjesë e stërvitjes “Operacioni Arctic Endurance” të Danimarkës. Sipas raporteve lokale, Kopenhagen të hënën forcoi praninë e saj ushtarake në ishullin Arktik./Dosja.al