Voal – Në Folie Méricourt, 40 të ftuarit e fotografit Martin Asbæk po fillonin të mbërrinin, kur shpërthyen të shtënat. Marty de Montereau, fotograf, dëshmon edhe ende nuk e beson atë që ka ndodhur: “Mbrëmja jonë kishte filluar me perspektivën e këndshme të takimit me Martin Asbæk në galeri tij. Jemi vetëm pak larg nga salla koncerteve Bataclan.
40 të ftuar në këtë darkë, të organizuar në lidhje me manifestimin tradicional të ‘Parisit Foto” në nëntor, ata po vinin, kur pamë disa të ftuar të nxiton tmerruar dhe të tronditur. Nuk kuptohej më asgjë, ata thonin se kishin parë të vdekur dhe të shtrirë në rrugë. Menjëherë, policia erdhi dhe ne përfunduam në oborrin e këtyre atelieve në këto pallatet larta”.
Ne jemi rreth dyzet persona, në afërsi të restorant Petit Cambodge. Lajmi i 30 të vdekurve, na e shton akoma edhe më shumë frikën për sigurinë tonë, zilet e telefonave nuk ndalet, policia na ndalojë që të dalim jashtë.
Të huajt, suedezë, anglezë, spanjollë, të cilët po vinin në atë kohë, nuk e kuptonin tensionin që ky qytet mund të shprehë. Dhe as ne. Mikpritësi ynë gjithashtu kishte frikë se në mesin e viktimave mund të ishin të ftuarit e tij, që ende nuk kishin ardhur në darkë”, përfundon Marty de Montereau.
Përgjegjësi i galerisë nga Copenhague, Frédérique, vjen në ato momente nuk jep garanci për asgjë: “Po dilja nga taksia, u ndala para një restoranti kamboxhian në rrugën ‘Fontaine au Roi’ dhe pashë të gjithë të dilnin duke bërtitur. Thonin: “Ecni, os rrini këtu, ikni” dhe qanin. Ne u fshehëm në oborret e shtëpive fqinje. Më pas, duke vrapuar nga një cep në tjetrin, arritëm të vijmë deri këtu”. / SYRI.net /
Komentet