Na e shton krenarinë edhe fakti se Papa Klementi XI, Albani
konsiderohet Papë “i Madh”, që ka lënë gjurmë të thella në Kishën
Katolike dhe në jetën politike evropiane. Prandaj dhe portretet dhe bustet
e tij janë të shumta, në Romë, në Urbino dhe në vende të tjera.
Marrëdhëniet e shqiptarëve me Vatikanin
u gjallëruan edhe më shumë
kur në Shqipëri erdhi demokracia, ku Vatikani mbështeti fort Shqipërinë
demokratike,
mbështeti me përkushtim të plotë
popullin heroik të
Kosovës (Dardanisë) dhe tregoi me vepra një miqësi të madhe e të rrallë.
Më 25 prill të viti 1993, në Shqipëri erdhi
Papa Gjon Pali II, i cili pasi
përshëndeti të pranishmit me dorë, u ul në gjunjë dhe puthi tokën
shqiptare. Në Shkodër ai shuguroi katër ipeshkvë të rinj shqiptarë. E para
që u kungua nga Papa Gjon Pali II, nën tingujt e muzikës kishtare, ishte
humanistja shqiptare Nënë Tereza. Në mitingun madhështor të organizuar
në Tiranë, Papa Gjon Pali II iu drejtua popullit shqiptar me fjalët:
“Vëllezër
dhe motra shqiptarë dhe fort të dashur! Zoti e ruajtë atdheun tuaj. Zoti e
mbrojtë popullin shqiptar në mbarë botën. Në emër të Zotit ju përqafoj
dhe ju bekoj!”
Papa Françesku në Tiranë, më 22 shtator 2014
21 vjet pas vizitës së Papa Gjon Pali II, vendi ynë u vizitua nga Papa
Françesku, më 21 shtator të vitit 2014, vizitë kjo e cila ishte e para e Tij
në një vend evropian. Ai zgjodhi për vizitë Shqipërinë, sepse siç u shpreh
ai
“është ndër më të vuajturat e edhe ndër më të mbruajturat me gjak
martirësh, që dhanë jetën për fe, për liri, për demokraci, për bashkëjetesë
shembullore paqësore…”
Ngjarjet dhe lidhjet e ngushta të Vatikanit me shqiptarët do të
vazhdonin me shenjtërimin e Nënë Terezës, nëntëmbëdhjetë vjet pas
vdekjes së saj. Nga Nënë Tereza ajo u shndërrua në Shën Tereza.
Shenjtërimi u bë nga Papa Françesku në Vatikan, ku në atë ceremoni
merrnin pjesë dhjetëra mijëra njerëz.
Gjatë historisë së marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe Vatikanit, ka
pasur shumë vizita delegacionesh, ka pasur shumë takime të shqiptarëve
të Shqipërisë, të Kosovës, të trojeve shqiptare, si dhe të mërgatës
shqiptare në botë. Marrëdhënie të tilla të ngushta ka pasur edhe mes
shqiptarëve dhe Papa Franceskut, i cili gjithnjë e ka pasur në vëmendje
dhe e ka bekuar popullin tonë si rrallë kush.
Madhështinë e Papa
Françeskut e tregoi edhe funerali i Tij, ku morën pjesë mbi 400 mijë
njerëz, të cilëve iu bashkuan udhëheqës botërorë dhe anëtarë të familjeve
mbretërore. Në funeral morën pjesë 160 delegacione që përfaqësonin
shtete, familje mbretërore dhe organizata ndërkombëtare.
Shqipëria dhe Kosova e ndiejnë shumë ndarjen nga jeta të Papa
Franceskut. Të gjithë shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, në trojet shqiptare
dhe në mërgatë u dëshpëruan së tepërmi, teksa emrin dhe veprën e tij do
ta ruajmë në zemra gjithnjë të shenjtë.
Në ditën e funeralit të Papa Franceskut, shqiptarët të bashkuar,
Shqipëri e Kosovë dhe të gjitha fetë shqiptare në harmoni dhe në dashuri
mes tyre nderuan bashkërisht mikun e shquar, Papën e Madh, Françeskun,
njeriun e dashur dhe të mrekullueshëm, njeriun e paqes dhe të begatisë,
njeriun e thjeshtë, i cili ka qenë kurdoherë mbështetje për paqen dhe
harmoninë e dashurinë mes të gjithë popujve të botës, ai ishte Njeriu i
Madh, i cili
e vuri jetën e tij në shërbim të dashurisë për njeriun dhe të
vlerave humane kudo në botë.
I paharruar qoftë emri dhe vepra madhështore e Papa Françeskut!