VOAL- Panairi Ndërkombëtar i Automjeteve në Gjenevë do të rikthehet në vitin 2024, pas një mungese katërvjeçare. “Në fakt është nënshkruar një kontratë me Palexpo-n në këtë drejtim”, ka bërë të ditur drejtori i saj, Sandro Mesquita, nga rubrikat e Tribune de Genève sot, të shtunë.
Pas tri anulimeve për shkak të pandemisë Covid-19, u anulua edhe edicioni i vitit 2023. Mbi të gjitha për shkak të pasigurive globale gjeopolitike dhe ekonomike, të cilat kanë penguar shumë marka të angazhohen në këtë event. Në vend të kësaj, organizatorët kanë planifikuar një shfaqje automobilistike në tetor në Doha, Katar.
Mesquita i tha gazetës se nuk ka konkurrencë midis dy vendeve. “Këto janë ngjarje plotësuese, nga suksesi do të përfitojnë të dyja. Në çdo rast nuk është folur asnjëherë për largim nga Gjeneva”, thotë ai, duke saktësuar megjithatë se “fjalën e fundit do ta thonë markat e makinave”. rsi-eb