Tregu i ushqimeve dhe barnave në shtetet lindore të SHBA-së llogaritet në shifrat e 175 mild $. Panairet si ai “CHEXPO Fine Foods” në Rhode Island mundësojnë lidhjet e shitblerjes mes prodhuesit dhe konsumatorit përmes njësive të njohura tregtare që shtrihen në rajon.
Në prag të stinës së verës prurjet e larmishme të mallrave vijnë me njohje të tilla të përvitshme dhe ftesën për ta parë nga afër ma mundësoi një nga bashkëatdhetarët e mi, z. Argon Kosova ( bashkë-petroninas të brezit 1977-1981), që prej 19 vitesh merret me marketingun dhe tregtimin e produkteve ushqimore në SHBA me vendodhje në Çikago. Sanremo dhe Mantova ishin dy këndet që Agroni promovonte, por njohja dhe lidhjet në të tilla panaire dukeshin të hershme dhe plot përvojë pasi një pjesë e mirë e kohës dhe biznesit të tij i kushtohet ekspozitave në kontinentin e amerikës së veriut (SHBA, Kanada).
Në dy ditët e panairit të 27-të interesimi ishte i kënaqshëm dhe presidenti i “Chex Finer Foods”, Jeremy Isenberg shprehet se:-“Ky është një biznes i brezit të tretë i themeluar nga gjyshi im më 1965. Ne jemi importues dhe shpërndarës të produkteve ushqimore natyrore që mbulojmë lindjen e kontinentit sikurse kemi edhe produktet e prodhuara në vend. Të pranishëm në dy ditët këtu kemi rreth 160 firma shitëse dhe 600 kontraktues të shitblerjes me shumicë dhe pakicë. Shpirti i vërtetë i panairit është të ndërtojmë biznesin. Pra ne mundësojmë njohjen me prodhimet më të reja, ndihmojmë tregëtarët dhe prodhuesit për të rritur shitjet dhe zbulojmë prirjet në treg duke promovuar ç’ka është më e vlefshme për konsumatorin. Mes tyre është edhe firma Sanremo e ardhur si bashkëpunim mes familjes Mantova me familjen time dhe partnerët tanë tregëtarë. Këtë e them se sapo e kemi krijuar dhe prej një viti dhe kemi rritur njohjen me 20 artikuj sikurse edhe me mjaft produkte të tjerë që pritet të mbrrijnë. Ky ka qënë një kërkim nga ana jonë për të sjellë produktet nga më të mirat prej Italisë.
Pra e nisëm me kërkimin e pestos më të mirë në botë dhe Adriano Mantova na njohu me kompaninë Sanremo, një prodhues që i ka fillimet që prej njëmijë e nëntëqindës (fillimet e shekullit të kaluar),…Pestoja e selinosë është më e mirat në botë që ne mund të gjejmë. Pra ne u kapëm tek ky artikull dhe synuam që edhe familjet e tjera t’i bashkoheshin këtij misioni. Kështu Vaji i Ullirit të Adrianos është pjesë e lidhjes me linjën e Uthullës Balsamike të Vjetëruar, makaronat, petët me vezë nga familja De Luca, dhe të gjitha bënë të mundur njohjen me disa nga prodhimet më të mira italiane në brigjet e SHBA-së. Ky ka qënë një sukses i madh për ne prej një viti dhe me këtë panair ne shpresojmë që të arrijmë më shumë konsumatorë si dhe më shumë sasi prodhimesh tek shitblerësit për vitin që vjen. Ne shpresojmë në zgjerimin për vitet e ardhshme dhe jemi mjaft të kënaqur nga sa kemi arritur.
Pyetje AM: -Shohim prirjen tuaj drejt prodhimeve organike, si shkon kjo deri tek konsumatori?
Jeremy Isenberg: – Kjo është një anë interesante e zhvillimit të biznesit tonë. Me kalimin e kohës kemi parë se çfarë pëlqen konsumatori këtu në SHBA dhe prirja është drejt prodhimeve tërësisht natyrore, jo gjenetikisht të modifikuara dhe organike, pra ju shihni shumë nga këto në këtë panair. Më shumë se 80% e artikujve që ne shesim sot në treg futen në këto tre kategori që përmenda.(Ju faleminderit!). Ndërsa Adriano Mantova, përfaqësues i kompanisë së hershme italiane të vëllezërve Mantova, të njohur me prodhimin e vajit të ullirit, produkteve të tij thotë se:-“… me paraqitjen tonë të parë këtë vit kemi një vlerësim të mrekullueshëm, kemi patur mundësinë për t’u njohur me klientë të shumtë mes këtij përfaqësimi kaq të gjerë të interesuar për produket tona.Treguam disa artikuj të rinj të rëndësishëm, si vajrat e avokados, e të tjerë produkte të rëndësishëm. Ky panair i organizuar kaq mirë është një mundësi e madhe për ne për të bërë të njohur në treg gjerësinë e artikujve tanë.
Pyetje AM:-Ç’mund të themi mbi përbërsit organikë të prodhimeve tuaja?
Adriano Mantova: -” Në veçanti janë vlerësuar nga ne prodhimet organike, sidomos ato të zonës së Sanremos, qendrës së jugut të Italisë si edhe të veriut, por vlen të theksojmë se Italia zë vendin e parë për prodhimet organike-biologjike në Europë. Dhe siç e dimë prodhimet tona italiane çmohen në gjithë botën e veçanërisht këtu në SHBA. Vlerësohet se Chexpo ndihmon me dy panairet e përgatitjeve për sezonet Pranverë-Verës dhe Vjeshtë-Dimër mundëson rreth 30%-40% të volumit të shitblerjes në tregun e brigjeve lindore të SHB-së. Panairit i ardhëshëm do të zhvillohet me 7 Qershor, 2018 duke na krijuar mundësinë për njohjen e prirjeve të reja të tregut dhe prodhimeve në të.
Mijëra shqiptarë marshuan dje në rrugët e Manhattan-it, si pjesë e parades dedikuar diasporës sonë në Nju Jork.
Shqiptarët manifestuan kulturën dhe identitetin kombëtar me flamuj, . . .
Vendimit të Gjykatës Federale
New York, Qershor 2025
Më datë 27 shkurt 2025, Gjykata Federale e Shteteve të Bashkuara për Distriktin Jugor të New York-ut refuzoi kërkesën e individë . . .
Dritarja e shkollës
,,Arsimi është një diell e dytë për njerëzit,,(Platoni)
Po bëhet një shekull kur shqiptarët nga trevat etnike,për shkak të rrethanave të rënda historike t . . .
Këtë vit kam përfunduar një punë që shkëputet pak nga temat e mia të zakonshme. Kam shkruar një biografi të Prof. Dr. Ilia Maznikut, mjek e kirurg i shquar shqiptar, profesor i d . . .
Në kohën e globalizimit dhe letërsia,shkrimtari duhet të afrohet më lexuesin.Libri i botuar që ka dalë në dritë,bëhet pronë e lexuesve,thoshte poeti Dritëro Agolli.Libri,tevona,nis . . .
Under the leadership of legendary national activists Joe DioGuardi and
Shirley Cloyes DioGuardi, the Albanian American Civic League participated
in the annual Former Members of Congres . . .
Nën udhëheqjen e aktivistëve legjendarë kombëtarë Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane mori pjesë në Festën vjetore të Çmimeve për Politikë-bër . . .
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Dondal Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, konkretisht në Zyrën Ovale, familjen shqiptare Xhaferi.
Mësohet se kjo vizitë u mundësua . . .
Sot ne Nju-Jork, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencise shtetrore te Arkivave te RKS-se,z.Rame Manaj, e nderoj me mirenjoheje publicistin dhe gazetarin shumvjecar te “Zerit te Ameri . . .
Në vend të urimit
Figura e Mësuesit është mision për arsimin dhe shkollën shqipe(Profesor Eqrem Çabej)
Në Prishtinë,erdhën pas pesëdhjetë pranverave të udhës së jetës në mision të ars . . .
Në Ditëlindjen e 92-të Z. Ekrem Bardha
Xhemail Peci
Ekrem Bardha i takon brezit të atdhetarëve shqiptarë të cilët u larguan nga mëmëdheu të shtrënguar nga rrethanat e kohës, por që . . .
Komentet