Nuses së lirisë, dëshmores Ramizè Gjebrea (20 prill 1923 – 6 Mars 1944)
Një emër, një jetë, një ëndërr, një dert,
Ramizè Gjebrea: legjendë-realitet
Pulson vrullshëm historinë.
Ti ishe koha, ardhmëria,
Bota e femrës shqipëtare,
Intelekti brilant i paskaj,
Horizonti blu, cicërima,
Pafajshmëria më e pafaj.
Ti ishe malli i Atdheut,
Teuta e Dora d’Istria ishe,
Pushkë e mbushur për lirinë,
Sidoqoftë nuk mund të ishe ndryshe.
Gogoli i djallit të errët
E ndali kohën në mëngjes.
Në segmentin e mistershëm të ferrit
Herë zhdukesh, herë shfaqesh si vesë.
