Kjo vërejtje e vonuar (shumë), shumë kujt, mund t’i duket e çuditshme, Ky reflektim i vonuar (shumë), shumë kujt mund t’i ngjajë, i pa pikë refleksi.
Në këtë botë të rrejshme, jallane, gjithçka është e mundur!
Është relative. Vetëm relativja është absolute!
Moti kohë kanë thënë kështu, mendjendriturit!
Por, siç na porositë një mençuri jona e moçme popullore, më mirë vonë se hiç!
Çështja e mungesës së Pianos në letërsinë (mbarë)shqiptare, le të shënohet diku, lë të regjistrohet e evidencohet diku!
Pastaj, pastaj, shohim e bëjmë, siç thuhet zakonisht!
Në thesarin e pasur të fjalëve të urta, me siguri se ka edhe motërzime tjera edhe më të goditura.
Por kjo është e vërtetë së letërsisë sonë i mungon një PIANO e madhe. Shumë e madhe!
Vjet më përpara, në një shkrim bajagi të gjatë, në një lloj eseje, jam gri e drobitë, në përpjekje, t’i rendis dhe t’i fus në varg, (si gështenjat e Vokshit!), se diçka-diçka ose, shumëçka që i mungon letërsisë shqipe, të re e të vjetër. Andej këndej Gardhit. Kurrqysh nuk me ka shkuar ndërmend PIANOJA!
Ja se, këtë harresë (të madhe), opinionit publik shqiptar, në rënd të parë,
shkrimtarëve bashkë me lexues, ua sjell ndërmend se artit tonë letrar, i mungon ky instrument muzikore. Mungon në letër(si) nga se, mungon në shtëpi! Mungon në jetë.
Ndoshta është e pa denjë, (e pavërtetë) të pohohet se nuk ka letërsi pa piano në shtëpi!
E pa justifikueshme, madje!
Ani, d’accord
Jo. por, sille kah të sillesh, del se ashtu është.
Gjeje, lexues i nderuar, (eventual) i këtij shkrimi, një shkrimtar shqiptar, të mirë a të keq, që ka piano, kudo në ambientin që punon: shkruan, vizaton, pikturon, skicon, projekton…, me një fjalë në ambientin ku punon e krijon!
Një si digresion: Shkrimtarët, krijuesit e artit përgjithësisht, nuk matën (gradohen), i madh e i vogël. Krijuesit nuk kanë as moshë. Krijues i ri, krijues i vjetër!
As amator, as veteran, jo!
Veprat e tyre të reja artistike, gjithmonë janë re reja. Me rastin e shfaqjes së tyre në publik, kuptohet!
Krijuesi ose është i mirë, i mesëm. Më pak i mirë. Nën mesatare e, deri të, i keq, dobët…, o kurrfarë!
Kështu është, sille nga të sillesh!
*
Cilindo prej atyre krijuesve tanë të letërsisë, qoftë shkrimtar i mirë, se jo i mirë, i ri ose veteran (sidomos veteran) i mungon piano në shtëpi.
S’ka kuptim të rreh ujë në havan!
Te sillem rrotull pas bregut!
Unë vetëm konstatova dhe e hedha në etër (publik) se letërsisë tonë, i mungon Piano. I mungojnë tingujt e saj.
E hodha gurin, nuk e fsheha dorën!
Për një çast, ndjeva (pikë në zemër), këtë mungesë!
Mbase sivëllezërit e mi, nuk e ndjejnë, nuk e përjetojnë kështu!
Ani!
Ndoshta e kanë mirë!
Tim për shpi, tabiat për njeri!
*
Post scriptum: miku im (Dinush) pasi i kishte këto radhë, me tha, i kë vë në siklet krijuesit. Jo, iu gjegja, shumica nga që nisen për të blerë Piano, në shtëpi kthehen më nga një Filikaqë, instrument frymor muzikor, shumë më i lehtë, për interpretim dhe transportim, i thashë!
(Gaillard, 13.2.2020)
Komentet