Pa mbushur 24 orë që i quajti akuzat ndaj saj si “baltë e aludime”Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur 2 masa sigurie ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Deputetët e Partisë Demokratike dje e braktisën sallën në shenjë proteste, ndërsa deputeti i partisë Mundësia, Agron Shehaj, u përfshi në një debat verbal me Ballukun pasi nga vendi i kërkoi asaj që të jepte dorëheqjen dhe të përballej me drejtësinë.
Për këtë arsye Shehaj u përjashtua nga seanca me vendim të kryetarit të parlamentit Niko Peleshi.
Ai u tha mediave se opozita duhet të reagojë dhe nuk duhet të lejojë që “një e pandehur të dalë dhe t’u bëjë moral qytetarëve shqiptarë”.
Sot lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Mësohet se masa e marrë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, është pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
Ky urdhër është dhënë me pretendimin se Balluku mund të rrezikojë prishjen e provave, duke qenë afër detyrave të tyre.
Lala tha se nëse Balluku nuk zbaton menjëherë këtë urdhër, ajo rrezikon masë më të rëndë nga Gjykata e Posaçme.
Balluku është nën hetim për tunelin e Llogarasë, por prokurorët kanë marrë nën kontroll dhe dosje të të praktikave të tenderave të tjerë.
Ballukut i ndalohen dalja jashtë vendit për arsye politike, ndërsa mund t’i jepet leje vetëm për arsye të forta familjare, shëndetësore.