Pa koment… për ata që nuk e njohin mjeken Mimoza Boçari… ajo jetonte dhe punonte në Gjermani… I thanë eja se do bëjmë ndryshimin dhe ajo erdhi. Në protestën e 21 Janarit ajo morri pjesë aktive… Ju lutem sillni në mëndje momentin kur buzë trotuarit u godit për vdekje Hekuran Deda… ishte Mimoza që ia mbajti kokën dhe thërriste ndihmë… Nuk e di çka ndodhur me të dhe jam absolutisht kundra sjelljes së saj ndaj punonjësit të policisë… por s’e di se si ka folur ai polic me cilën gjuhë dhe me cilin fjalor. Por nëse ai do ta arestonte konform ligjit do isha plotësisht dakord ndërsa goditja alla tribalshe më la një shije shumë të keqe…! Atë polic nuk e njoh, Mimozën e njoh prej gati 35 vitesh, është një idealiste e pandreqshme. Ju lutem nuk dua komente për ngjarjen, e quaj të mbyllur… zona u rrethua me tela me gjëmba dhe do ndërtohet…!!! Një gjë është fakt, ata që e drejtojnë këtë vend për ajër të pastër jetojnë në vila në këmbët e malit të Dajtit….!!! Ne nuk ndërtojmë dot vila…!!!
22 shkurt 2016
Komentet