VOAL- Artisti i shquar Osman Mula, një nga emrat kryesorë me të cilët identifikohet Radiotelevizioni Shqiptar, ku ai ka qenë regjisor, drejtues i 20 Festivaleve të Këngës, i shumë Koncerteve të Vitit të Ri, i shumë spektakleve të tjera, autor i krijimeve të paharrueshme muzikore, ka folur në takimin e Drejtorisë së Përgjithshme të RTSH me Komisionin Parlamentar të medias, duke vënë gishtin në plagët e këtij institucioni mediatik e krijues dikur tejet i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm për rol e tij, tashmë, prej vitesh, në shkatërrim të pandalshëm.
Në një koment në fb, Osman Mula shkruan se fjalën e tij në këtë takim ua dedikon “të gjithë krijuesve që punuan me përkushtim atdhetar për një televizion kombëtar. Atyre vajzave qe erdhen te brishta, u martuan, u bene me femije dhe kurre nuk munguan ne pune
Atyre krijuesve qe xhiruan ne shi e debore me orare te zgjatura per te realizuar dokumentarë dhe telereportazhe. Atyre krijuesve qe sollen krijimet e tyre ne festivale e koncert te te Vitit te Ri me dinjitet, atyre
operatoreve dhe kameramaneve qe punuan ne terren ne mes te shiut, mirenjohje pa fund.