VOAL

VOAL

Olten i Zvicrës: Sot Shqipëri-Serbi: Nuri Seferi përballë Dushan Krstinit

May 21, 2016

Komentet

Sylvinho: Jam i lumtur për 9 milionë shqiptarët. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në ndeshjen tjetër

Moment i bukur dhe historik”, Sylvinho në “qiellin e shtatë”: Të lumtur për këtë sukses, ju tregoj situatën e Brojës

Sylvinho ka folur për mediat pas fitores me Andorrën. Kuqezinjtë triumfuan 1-0 ndaj kundërshtarëve, me gol të Kristjan Asllanit.

Një triumf i cili na siguroi edhe kualifikimin për herë të parë në histori në një “Play-Off” të Kupës së Botës. Pas sfidës ka theksuar se:

“Situata me Brojën, çfarë folët në dhomat e zhveshjes? Një natë e mrekullueshme dhe historike për të shijuar arritjen në “Play-Off”. E pashë që ishte i mërzitur dhe kam folur vetëm pak me ekipin. Të gjithë kanë vuajtur ndaj Andorrës.

Pasi fituam, u ndalëm për një moment për të kuptuar edhe rezultatin e sfidës tjetër (i referohet fitores së Anglisë 2-0 ndaj Serbisë) dhe më pas festuam. Është natë e madhe.  

A mund ta luajmë “Play-Off”-in siç duhet? Të gjithë duhet të festojnë për këtë sukses. Është një moment i bukur dhe historik. Do të telefonoj edhe Hamdi Salihun, pasi e dua fort dhe për këtë do të festojmë.

Broja dhe energjia e tij? Jam i lumtur për 9 milionë shqiptarët. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në ndeshjen tjetër dhe me ruajtjet e energjisë.

Skoci, Çeki, Sllovaki dhe Hungari? Jam krenar për të gjithë futbollistët. Nuk mendoj për “Play-Off” pasi kemi dhe një ndeshje para. Më vjen keq për Pajazitin dhe Caken që ishin në tribunë. Tuci ishte një ndërrim taktik. Është një futbollist që na duhet dhe që krijon hapësirë. Jam i kënaqur me të gjithë futbollistët dhe ato të stolit”, ka përfunduar timonieri i kuqezinjëve.

Fitore historike në Andorrë, Shqipëria siguron “play off”-in e Botërorit

 

Mbrëmja e 13 nëntorit do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e futbollit shqiptar.

Kombëtarja kuqezi fitoi me rezultat 0-1 në transfertë ndaj Andorrës dhe siguroi për herë të parë në histori pjesëmarrjen në fazën play-off të Kampionatit Botëror 2026.

Në fitoren historike, formacioni titullar ishte ky: Strakosha (GK), Gjimshiti (c), Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi, Asllani, Hoxha, Broja, Manaj.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me dominim të plotë në pjesën e parë, duke kontrolluar lojën dhe qarkullimin e topit, edhe pse rastet e pastra për gol ishin të pakta.

Në minutën e 17-të, Kristjan Asllani ishte pranë golit pas një goditjeje dënimi ballore, por topi përfundoi pak mbi traversë. Shqipëria vijoi të kërkonte avantazhin me qarkullim të mirë të topit dhe presion konstant, por pa arritur konkretizimin.

Rasti më i mirë i kësaj pjese erdhi pas një goditjeje nga këndi, kur Berat Gjimshiti u ngjit më lart se mbrojtësit kundërshtarë dhe goditi me kokë, por topi u përplas në traversë. Në vijim të aksionit, përpjekja e Rey Manajt shkoi jashtë traverse.

Mbyllet pa gola pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë zhvilluan një lojë pothuajse perfekte, duke kontrolluar plotësisht ritmin dhe duke krijuar disa raste të rrezikshme për gol.

Në minutën e 47-të, pas një harkimi nga e djathta, Kristjan Asllani pason me thembër për Arber Hoxhën, por gjuajtja e tij devijohet në këndore nga mbrojtja kundërshtare.

Pak çaste më vonë, Armando Broja depërton në zonë dhe tenton të gjuajë, por portieri reagon duke larguar topin. Në vijim të aksionit, topi përfundon te Asllani, i cili provon nga jashtë zonës, por sërish portieri ndalet dhe mbrojtja e Andorrës pastron çdo rrezik.

Në minutën e 60-të, trajneri Silvinjo kryen dy zëvendësimet e para. Broja dhe Laci lënë fushën për t’i bërë vend Nedim Bajramit dhe Myrto Uzunit.

Asllani vazhdon të jetë protagonist me disa tentativa, por shpërblimi vjen në minutën e 67-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga Uzuni në krahun e djathtë, topi shkon te Asllani, i cili nuk gabon dhe e dërgon në rrjetë, duke kaluar Shqipërinë në avantazh.

Në minutën e 73-të, një tjetër rast i artë për kuqezinjtë. Bajrami gjuan fort nga jashtë zonës, tentativa e tij devijohet nga Rey Manaj dhe përfundon jashtë kuadratit.

Më pas, Silvinjo bën sërish dy zëvendësime, duke aktivizuar Indrit Tucin në vend të Rey Manajt për të freskuar repartin e sulmit.

Kuqezinjtë administruan në mënyrën më të mirë minutat e mbetura, duke mbajtur kontrollin e lojës deri në fund.

Andorra – Shqipëri përfundon me rezultatin 0-1 në favor të kuqezinjve, një fitore historike që vulos pjesëmarrjen e Shqipërisë në fazën play-off të Kampionatit Botëror 2026, për herë të parë në histori.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Anglia mposhti Serbinë me rezultatin 2-0.

Andorra “vishet” kuqezi, 75% e stadiumit me tifozë shqiptarë, ja sa bileta janë shitur

Shqipëria do të përballet me Andorrën në orën 20.45, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e botërorit.

Për shkak të rëndësisë së ndeshjes, interesimi nga tifozët shqiptarë për këtë takim ka qenë mjaft i lartë.

Në Estadi de la FAF (Encamp), 75% e stadiumit do të jenë tifozë kuqezi. Stadiumi ka kapacitet mbi 5000 vende, por është vendosur që 2100 të shiten. Me fjalë të tjera, 1600 mbështetës nga Shqipëria do të ndjekin sfidën nga afër.bw

Zbulohen zgjedhjet e Silvinjos për ndeshjen historike, ja cilët janë dy lojtarët që do jenë në tribunë në duelin e sotëm

Kombëtarja kuqezi e ka si finale me Andorrën për ëndrrën e Botërorit.“Panorama Sport” mëson se në tribunë do të jenë sot Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti.


Kjo për shkak se UEFA lejon vetëm 23 lojtarë të jenë të gatshëm për sfidën dhe në total Silvinjo ka 25 lojtarë në dispozicion.

PANORAMASPORT.AL

Interesim i jashtëzakonshëm nga tifozët, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri-Angli

Federata e Futbollit njofton se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri-Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.


Shitja e biletave u zhvillua përmes një procesi aplikimi për rezervim, që u hap më 15 tetor. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë tifozët kishin mundësinë të aplikonin për biletat, të cilat u shpërndanë më pas përmes një përzgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme.

Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe sa më pozitive.

Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve të Kombëtares, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin me pasion dhe krenari përfaqësuesen tonë.

PANORAMASPORT.AL

Ëndrra Botëror kalon nga Andorra, por duhet një asist edhe nga Anglia

Sot më shumë se kurrë Shqipëria beson, me kuqezinjtë që janë vetëm 2 hapa larg një arritje historike, janë shumë pranë sigurimit të vendit të dytë, çka do të thotë pjesëmarrje në fazën “play-off” në Botërorin “FIFA2026”. Në fillim, ky objektiv dukej i vështirë, por suksesi përballë Serbisë futi Shqipërinë në garë me kohë të plotë. Ai sukses në Leskovc do të bëhej “nul” nëse të besuarit e Sylvinho-s nuk dalin me pikë të plota të enjten përballë Andorrës, rivali ynë i radhës.

Vetëm fitorja ndaj Andorrës mund të mos mjaftojë, për këtë arsye në këtë fazë të kualifikueseve na duhet edhe një asist nga Anglia. Në të njëjtën natë, ekipi i Tuchel pret Serbinë. Tifozët kuqezi shpresojnë që Anglia të bëjë Anglinë, të vijojë ecurinë perfekte në Grupin K, të triumfojë sërish përballë Serbisë, ashtu siç bënë në Beograd. Një kombinim i tillë i dhuron Shqipërisë një biletë automatikisht për në fazën “play-off”.

Tre ditë më pas, Shqipëria pret Anglinë në “Air Albania”, ndërsa Serbia pret Letoninë. Të gjithë shpresojnë që fati i vendit të dytë të mbyllet të enjten në Andorra, për të luajtur më pas ndaj Anglisë, të çliruar dhe me objektivin për të argëtuar tifozët, apo për të synuar një pikë historike.

Dy xhiro përpara fundit, Grupi K kryesohet nga Anglia me 18 pikë të plota pas 6 ndeshjeve, të kualifikuar automatikisht për në Botëror. Me 11 pikë në 6 ndeshje, Shqipëria renditet në vendin e dytë, e ndjekur nga Serbia me 10 pikë. Me 5 pikë në 7 ndeshje, Letonia renditet në vendin e katërt, ndërsa mbyll grupin me vetëm 1 pikë Andorra. bw

Gjimshiti shndërrohet në legjendë të Atalantës, 300 paraqitje me skuadrën

Berat Gjimshiti ka hyrë në historinë e Atalantës, duke arritur kuotën e 300 paraqitjeve. Klubi nderoi mbrojtësin e kombëtares shqiptare para ndeshjes kundër Sassuolos, me Gjimshitin që i bashkohet legjendave si De Roon, Pasalic dhe Toloi.

Kujtojmë që lojtari erdhi në Bergamo në janar 2016, nga skuadra zvicerane e Zurich. Përveç faktit se mbetet një nga mbrojtësit më të mirë, ai mbetet i rëndësishëm edhe në fazën offensive.

Ndër momentet e tij më të paharrueshme janë dy golat kundër Olympiacos në Europa League dhe goli i tij i parë në Champions ndaj Shakhtar Donetsk në Gelsenkirchen. bw

Silvinjo publikon listën për duelet vendimtare të kualifikuesve të Botërorit. Ka një kthim në sulm, por edhe mungesa

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e fundit të nëntorit për kualifikueset e Botërorit. 

 

Sfida ndaj Andorrës do të luhet në datën 13 nëntor, duke nisur nga ora 20:45, teksa skuadra do të grumbullohet për këtë sfidë në Spanjë e pas ndeshjes do të rikthehet në Tiranë për takimin e 16 nëntorit. Me Anglinë luajmë në “Air Albania”.

Tekniku ka përzgjedhur emrat e zakonshëm në radhët e ekipit, duke ruajtur pjesën më të madhe të lojtarëve të grumbullimeve të kaluara, dhe pse ka emra si Nedim Najrami apo Armando Broja të cilët kanë luajtur me pikatore gjatë periudhës mes dy grumbullimeve.

Një kthim në radhët e Kombëtares është ai i sulmuesit Indrit Tuci, i cili po bën mjaft mirë në Turqi me Kajzerispor, ndërsa vazhdon të mbetet jashtë listës Ernest Muçi, ashtu si edhe Anis Mehmeti apo vëllezërit Shpendi të cilët po bëjnë mjaft mirë në skuadrat përkatëse.

Sa i përket mbrojtjes, Enea Mihaj ka humbur vendin në hierarkinë e lojtarëve pasi Silvinjo nuk e ka preferuar, duke i besuar një vend në grup Klisman Cakes.

LISTA

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci

asadsadas

PANORAMASPORT.AL

Erjon Bogdani: “Broja dhe Daku kanë karakteristika si unë”, ish-goleadori i Kombëtares: Botërori mund të na ndryshojë historinë

 

Erjon Bogdani ka lënë gjurmë që vështirë se mund të fshihen ndonjëherë nga historia e Kombëtares. Ish-sulmuesi kuqezi, vazhdon të udhëheqë listën e golashënuesve me fanellën e Shqipërisë, duke shënuar 18 gola.Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, Bogdani u shpreh se situatën e Shqipërisë e sheh pozitive, duke pranuar se fitorja në Serbi i ka dhënë më shumë shanse Kombëtares.

Edhe pak ditë kanë mbetur nga dy ndeshjet e fundit. Si e sheh situatën e Shqipërisë?

Situatën e Shqipërisë e shoh në mënyrë pozitive. Shumë e rëndësishme ishte fitorja që ne bëmë në Serbi. Megjithatë, duhet t’i japim vëmendje maksimale ndeshjes me Andorrën, sepse në përgjithësi, në ndeshjet që i luajmë me ekipet më të dobëta se ne, kemi më shumë vështirësi. Dua të them që përqendrimi dhe ritmi nuk janë ata të duhurit që mbajmë me skuadrat më të forta se ne. Ndërsa ndeshja kundër Anglisë, për sa i përket përqendrimit dhe rëndësisë që ka, është “më e lehtë” ta përgatitesh si ndeshje.

Cili mendon se është momenti që mund të ndryshojë historinë?

Duke parë ecurinë e Kombëtares, do të thoja që pjesëmarrja në Botëror do të ishte momenti që mund të ndryshojë historinë.

Mbetet i paprekur rekordi juaj i golave. A sheh një “Bogdani 2” në Kombëtare?

Bogdani është Bogdani, nuk dua t’i ngatërroj kohët dhe karrierën që unë kam bërë. Megjithatë, për sa i përket karakteristikave të lojtarëve, Broja dhe Daku…

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL

“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”- Iu nënshtrua testit të gjinisë, volejbollistja e Dinamos flet për DW

Një volejbolliste braziliane në Shqipëri është detyruar t’i nënshtrohet një testi për përcaktimin e gjinisë pas shqetësimeve të ngritura nga ekipe rivale. Nayara Ferreira thotë, se ndihet e tronditur dhe e shkatërruar.

 

Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira ka deklaruar se vendimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) për t’i bërë testin e gjinisë dhe për ta pezulluar nga loja e ka tronditur shumë. “Ndjej sikur jam shkatërruar, sikur po humbas mendjen, sepse mendoj shumë pse më ndodhi kjo, pse ma bënë këtë,” tha Ferreira, e cila luan në kategorinë e parë të volejbollit për femra në Shqipëri.

“Çdo ditë në dhomën time e pyes veten për këtë dhe deri tani nuk e di përgjigjen. Nuk e kuptoj pse jam në këtë situatë,” tha ajo për DW. “Më kërkuan të bëja një test gjinie. Kam luajtur në shtatë vende, përfshirë edhe Arabinë Saudite. Kurrë më parë nuk më është bërë një pyetje e tillë.”

Ferreira u pezullua në tetor nga FSHV pasi dy ekipe rivale paraqitën dokumente dhe kërkuan një rishikim të rastit. Në njërën nga kërkesat e FSHV thuhet se “analizat përkatëse do të kryhen për të verifikuar performancën fizike natyrore dhe për të përcaktuar gjininë e lojares së ekipit Dinamo, Estephanie Goulart Ferreira Nayara.”

Klubi i saj, Dinamo në Shqipëri, e ka quajtur vendimin absurd dhe një fyerje për një lojtare veterane me karrierë të spikatur. Brazilianja ka qenë e pezulluar për tri javë, duke humbur tri ndeshje, dhe thotë se është përballur me heshtje totale gjatë gjithë kësaj kohe. “Nuk kam fjalë ta përshkruaj saktësisht se si ndihem,” shtoi ajo. “Pse po ma bëni këtë [FSHV]? Vetëm sepse shikoni fytyrën time, vetëm sepse shikoni flokët e mi?”

Mbështetja nga ekipi
Ferreira konfirmoi se e bëri testin me dëshirë, por vetëm për të ndihmuar klubin. “Nuk kam nevojë t’i dëshmoj askujt që jam grua, sepse jam grua. Kjo është 100%.” Kapitenia e ekipit Dinamo, Elena Bego, tha se situata ka qenë shumë e vështirë për ekipin. “Ishte pjesërisht detyra ime t’ua komunikoja lajmin vajzave të tjera. Të gjitha mbetëm të tronditura – ky rast është tepër skandaloz,” tha Bego për DW. “Ne e kemi mbështetur Nayara-n gjatë gjithë kohës, sepse e dimë që ajo është vajzë.”

Trajneri i Dinamos, Orlando Koja, shtoi se mungesa e Nayara-s kishte pasur edhe ndikim të madh sportiv, pasi ekipi mbeti i mangët në ndeshje të rëndësishme pa një lojtare kyçe.

Për Ferreira-n, kjo situatë ka pasur ndikim personal, por ajo mendon se është edhe diçka më e madhe se rasti i saj individual.

“Mendoj se pas kësaj situate duhet të reflektojmë se çfarë do të thotë respekti. Sepse me gjëra të tilla ata i shkatërrojnë gratë në sport,” tha ajo. Çështja e identitetit gjinor në sportin e femrave është bërë një temë gjithnjë e më e ndjeshme vitet e fundit, veçanërisht pas polemikave globale rreth Imane Khelif, boksieres algjeriane që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike të Parisit verën e kaluar. Këtë vit, Federata Botërore e Atletikës vendosi gjithashtu që testet e gjinisë të jenë të detyrueshme për të gjitha gratë që konkurrojnë./DW

Futboll: Të përfshirë edhe presidentë klubesh, gazetarë dhe avokatë- Thellohet skandali i basteve në Turqi

Thellohet akoma më shumë skandali i basteve në futbollin turk, teksa ka arritur deri në nivelet më të larta, si presidentë dhe drejtues klubesh, por ajo që ka më shumë rëndësi është se në hetimet rreth këtij skandali janë përfshirë edhe komentatorë dhe avokatë sportivë, që dyshohet se janë të përfshirë në një rrjet të organizuar të basteve. 


Gjykatësi turk i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, Emin Ozkurt tha për të përditshmen spanjolle AS se këto hetime janë shumë më të thella nga sa mund të imagjinohet.  

Ekziston një rrjet shumë i gjerë dhe i organizuar i basteve ku janë të përfshirë jo vetëm arbitra, por edhe drejtues klubesh, futbollistë, komentatorë televizivë, specialistë të së drejtës sportve. 

Javën e ardhshme pritet të bëhen denoncimet në Komisionin e Disiplinës në Federatën Turke të Futbollit, ndërkohë që sipas një komunikate të kësaj të fundit, janë sanksionuar tashmë 152 arbitra, 7 nga të cilët gjyqtarë kryesorë dhe 15 asistentë të një niveli të lartë. 

Mes arbitrave të denoncuar janë edhe Zorbay Kuçuk, që është arbitër i FIFA-s. Por jo vetëm kaq, skandali basteve zgjerohet edhe më  shumë teksa përfshihen edhe 3.700 futbollistë aktivë si dhe presidentë dhe drejtues klubesh. 

PANORAMASPORT.AL

Forbes: Kush janë 10 atletët më të paguar në botë! Si renditen dy yjet e futbollit, Ronaldo dhe Messi

Për vitin e tretë radhazi, dhe të 5-tin në total, Cristiano Ronaldo është atleti më i paguar në botë.

 

Edhe pse 40-vjeç, superylli portugez i futbollit po arrin nivele të reja. Gjatë 12 muajve të fundit, duke llogaritur si pagën e tij si lojtar te Al-Nassr i Arabisë Saudite ashtu edhe fitimet në biznes jashtë fushës, Ronaldo siguroi rreth 275 milionë dollarë.

Në listën e të gjitha kohërave, Ronaldo është tejkaluar vetëm nga boksieri Floyd Mayweather, i cili fitoi 300 milionë dollarë në vitin 2015 dhe 285 milionë dollarë në vitin 2018.

Dhe kur bëhet fjalë për renditjen e vitit 2025, Ronaldo ka një avantazh prej 119 milionë dollarësh ndaj lojtarit që renditet në vendin e dytë, mbrojtësit të Golden State Warriors, Stephen Curry.

Së bashku, 10 atletët më të paguar fituan 1.4 miliardë dollarë, pak më shumë se 1.38 miliardë dollarë që ishte vitin e kaluar dhe totali më i madh që kur Forbes filloi të renditte të ardhurat e atletëve në vitin 1990.

Ky vit është gjithashtu vetëm hera e dytë, pas vitit 2024, që çdo anëtar i 10 më të mirëve fitoi të paktën 100 milionë dollarë.

Në fakt, kampioni i boksit në peshat e rënda Oleksandr Usyk (101 milionë dollarë) dhe lojtari i golfit Jon Rahm (100 milionë dollarë) arritën gjithashtu këtë moment historik, pa arritur të futeshin në këtë listë.

Lista e atletëve më të paguar për vitin 2025 – Panorama

  1.  Cristiano Ronaldo – 275 milionë dollarë
  2. Steph Curry – 156 milionë dollarë
  3. Tyson Fury – 146 milionë dollarë
  4. Dak Prescott – 137 milionë dollarë
  5. Lionel Messi – 135 milionë dollarë
  6. LeBron James – 133.8 milionë dollarë
  7. Juan Soto – 114 milionë dollarë
  8. Karim Benzema – 104 milionë dollarë
  9.  Shoei Otani – 102.5 milionë dollarë
  10. Kevin Durant – 101.4 milionë dollarë

Send this to a friend