Nesër LDK do të tregojë kush është.
Do të shkojë tatëpjetës apo përpjetës.
Nëse shkon tatëpjetës, degradimi është përfundimtar, i fundëm . Nëse shkon të përpjetës, do të thotë se do të bëjë kthesën jo vetëm në të mirë të Kosovës, por sidomos për të shpëtuar fytyrën nga pështymja e madhe.
Të vihet në diskutim stabiliteti i Kosovës nga zgjedhja apo jo e Hashim Thaçit si president i Kosovës, një emër i përlyer nga një e shkuar e inkriminuar dhe nga një qeverisje e korruptuar, kompromenton tërësisht standartin e demokracisë në Kosovë.
Prandaj protestohet, si mjeti i fundit, sepse koalicioni qeverisës është i ngritur mbi themelin prej rëre të ilegjitimitetit.
Edhe deputetët e LDK-së në kuadrin e kësaj aleance nuk kanë legjitimitet, por gjithësesi nesër e kanë shansin e fundit.
Të ngrihen si formacion, apo të bien nën këmbët e Thaçit, duke dalë përfundimisht nga skena politike.
Nëse deputetët e LDK-së do të jenë nesër për kuorum, ata do të fundosin përfundimisht jo vetëm partinë, por emri i tyre do të jetë i damkosur si shkelës dhe keqpërdorues i vullnetit të Sovranit.
Qofshin kushdo qofshin!
E gjithë Kosova i ka sytë tek ata.
Fakti që rrinë si mumje, që nuk guxojnë as të shprehin mendimin e tyre, që heshtin, kjo vë në pozita shumë të padëshëruara.
Por nëse nesër do të bëhen pjesë e zgjedhjes së Thaçit, do të marrin si shuplakë neverinë e elektoratit që ia nëpërkëmbën besimin që ju dha.
Deputetët e LDK-së prej nëntorit 2014 njihen si vjedhës votash, mashtrues të elektoratit, gënjeshtarë, rezilë e faqezinj sepse tjetër gjë i premtuan atyre që u morën votat në qershorin e 2014.
Prej nëntorit 2014, ata janë pa identitet, si gurë shahu në duart e një kryeministri kukull.
E megjithatë fati nesër ju ka dhënë në dorë shansin e jetës së tyre, të respektojnë votën që i bëri deputetë të LDK-së!
Është obliguese!
Komentet