VOAL

VOAL

Obama-Putin, takim 30 minutësh kokë më kokë (video)

November 15, 2015

Komentet

VIDEO- Dëgjohen të shtënat dhe britmat e njerëzve, Trumpi rrëzohet në podium – pamjet e momentit të atentatit

Publikohen pamjet që tregojnë momentin e atentatit ndaj Donald Trump. Të shtenat me armë zjarri dhe britmat e njerëzve në tubimin elektoral të ish-presidentit amerikan në Pensilvani. Kandidati për President të SHBA merr një plumb në vesh i cili i shkakton një plagë të dhe gjakderdhje. Trump rrëzohet në podium, ndërsa forcat e sigurisë ndërhyjnë menjëherë.

Pas pak çastesh Trump ngrihet në këmbë dhe përshëndet mbështetësit me dorën e bërë grusht. Ai evakuohet me shpejtësi nga truprojat e tij mes kaosit dhe panikut të shkaktuar.

Kandidati për President u dërgua në një klinikë lokale për trajtim mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Img 2099

Atentatori u ekzekutua nga shërbimet sekrete. Gjithashtu u vra edhe një nga simpatizantët e Trump në mesin e turmës.

(BalkanWeb)

VIDEO- Kalaja: SPAK po mbyll shpejt e shpejt dosjen 5D që të shpëtojnë Veliajn, me 11 korrik të gjithë në shesh

Në protestën që po zhvillohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita përpara Bashkisë së Tiranës, Adriana Kalaja është shprehur se SPAK është një institucion që po drejtohet nga Rama dhe Veliaj.

Kalaja ka theksuar se SPAK po tenton të mbyllë sa më shpejt dosjen e aferës 5D që të shpëtojë nga burgu Erion Velinë.

“Në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, mediat, të cilat paguhen nga inceneratorët, nuk pasqyruan protestën, se si një bastard dhunon aktorët. Ne nuk kemi nevojë të ankohemi dhe viktimizohemi sepse kemi bërë aleancë më të drejtën.

Ju prandaj vini sot këtu, sepse vetëm me të drejtën keni bërë marrëveshje. Edhe ato lëvizje shumë të vogla që bën SPAK, janë me regji të Ramës dhe Veliajt, është reale që SPAK është ndarë në dy grupe dhe po luftojnë mes Veliajt dhe Ramës.

Përse po mbyllet kaq shpejt dosja 5D kur nuk po heton Veliajn, i cili është përgjegjësi kryesor. Dhëndrri i Fatmir Xhafajt mbushi çantat me lek dhe paguan dhomën 1 mijë euro në Spanjë,” tha Kalaja.

Në fund të protestës, Kalaja bëri thirrje për pjesëmarrje masive më 11 korrik në protestën kombëtare të PD. sn

 

(Video) Marius Dobresku studenti & përkthyesi i veprës së Kadaresë në rumanisht:“Kollos i letërsisë botërore – Kishte veshur maskën e vdekjes”

Marius Dobrescu, përkthyesi rumun i veprave të Ismail Kadaresë dhe miku i tij që nga koha kur ishte student tregoi në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania takimin e fundit me gjeniun e letrave shqipe.

 

Ai rrëfeu se në takimin e fundit me shkrimtarin e madh, në fundmars të këtij viti, e kishte parandjerë se ai nuk do të ishte edhe shumë gjatë mes nesh, pasi i ishte dukur shumë i largët dhe i heshtur, sikur të kishte veshur maskën e vdekjes.

 

“Takimi i fundit ka qenë në 29 mars të këtij viti, isha në Tiranë, e çuditshme, është se nuk më tha asgjë, ishte i heshtur, pak i largët, pak i huaj dhe thashë me vete se Kadarenë s’do ta kemi për shumë kohë më. Siç i vuri diktatorit maskën e njerëzimit ashtu e kishte vënë edhe ai maskën e vdekjes, ishte shumë i largët, besoj se as nuk më njohu dhe kjo më ka prekur shumë

Humbi një kolos i letërsisë botërore, shkrimtari më i madh i letërsisë shqipe, më konsideronte si përkthyesin e tij më besnik dhe unë e konsideroj si model i jetës sime, i papërsëritshëm. Për mua vepra e Kadaresë është një ushtrim matematike, secila frazë është një problem, tani kam arritur tani ta përkthej Kadarenë pa fjalor dhe pa pyetur njëri tjetër.

Mesazhi im është ta lexojnë Kadarenë sepse kështu mund ta gjykojnë dhe kuptojnë më mirë historinë e vendit të tyre dhe të Ballkanit dhe mund ta njohin më mirë popullin shqiptar”, tha ai.

 

VIDEO/ Shqipëria në zi, mbahen homazhe në nderim të Ismail Kadaresë

Në Teatrin e Operas dhe Baletit po mbahen homazhet në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

Krerët më të lartë të shtetit, politikës, personalitete të kulturës dhe diplomatë nderojnë shkrimtarin e madh Kadare.

Homazhet nisën nga ora 09.00-11.00 dhe do zgjasin deri në 12.30.

Në orën 11:30 pritet të mbahet ceremonia shtetërore e lamtumirës së shkrimtarit, ndërsa në 12:30 do të niset kortezhi i përcjelljes së shkrimtarit për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës.

Në nder të shkrimtarit, Shqipëria dhe Kosova janë në zi, ndërsa në dy vendet flamujt janë ulur në gjysmështizë.

Ndërkohë, në orën 13.00 çdo veprimtari do të ndërpritet dhe do të mbahet një minutë heshtje në nderim të kolosit të letrave shqipe.

VIDEO/ Televizioni rumun çmonton lidhjet e trafikantit rumun të drogës, Colden me Dorian Duçkën

Ish-drejtori i shërbimit sekret të informacionit (SRI) Florian Coldea, ka arritur që të bashkëpunojë me rrjetin e mafies në strukturat më të larta politikë në Shqipëri, për të pastruar para.

Ai është parë të qarkullojë në hotele dhe restorante në Tiranë dukë u takuar më politikanë dhe njerëz të rëndësishëm të botës së biznesit dhe më persona të dyshuar.

Sipas burimeve, Goldea është takuar më politikanët më të lartë të Partisë Socialiste dhe të qeverisë shqiptarë përgjatë 3 ditëve në Tiranë. Nuk dihet së për çfarë arsyeje zyrtare ai ka qenë në Tiranë, pasi çështjet e shërbimit sekret si edhe çështje të dyshimta janë profesion i tij. Ai është takuar më kryeministrin Edi Rama si edhe më drejtues të lartë të PS. Mbas një viti Coldea u kthye përsëri në Tiranë për të marrë pjesë në një event ndërkombëtar CODW CAMP ku promovohej zhvillimi i softearëve.

Coldea ka marrëdhënie të ngushta edhe më Ministrin ë Brendshëm, Taulant Balla dhe burimet thonë që Coldea e kontrollon veprimtarinë tij në Shqipëri nëpërmjet Taulant Ballës.

Fondacioni SOROS vlerësohet së ka alokuar mbi 100 milionë dollarë në Shqipëri për të mbështetur politika të qeverisë Rama, gjë që e ka bërë figurën e tij të rritët që nga viti 2013.

Rrjeti i Coldes është rritur në Shqipëri edhe më ndihmën e Dorian Duçkës, më fuqi të mëdha saj lidhjeve të tij mafiozë. Influencë e Duçkës është e madhe saj marrëdhënieve të ngushta më Kryeministrin Edi Rama.

Rrjeti mafioz shqiptar njihet për lidhjet më drejtuesit e qeverisë dhe ata janë të njohur në fushën e naftës, alkolit, drogës dhe armëve.

Dorian Ducka ka bërë lidhjen e investimeve kineze në fushën e energjisë. Përmend fakte sesi Ducka ka kritikuar qëndrimin ë HAGËS për vendimin ë saj në lidhje më çështjen e detit të jugut midis Kinës dhe Filipineve.  Emri i tij ndeshet shpesh në artikujt kinezë. Ai ka kritikuar instalimin e rraketave amerikanë në Korenë e Jugut etj.

Në 2022 kanë dalë artikuj sesi karteli i drogës meksikan SINALOA ka pastruar shuma të mëdha parash në Shqipëri. Më tej gjërat që i kemi dëgjuar këto ditë në tv. sn

Protesta, Mehdi Malkaj: Veliaj më i madhi i hajdutëve

Partia Demokratike dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillojn një tjetër protestë kundër skandaleve të korrupsionit që shkaktoi dosja e drejtorëve hajdutë të Bashkisë së Tiranës, të cilët përmes kompanisë famëkeqe “5D” vidhnin paratë publike përmes tenderave abuzivë.

Aktori Mehdi Malkaj ka lëshuar akuar të ashpra edhe ndaj kreut të bashkisë Tiranë por edhe ndaj kreut të qeverisë.

Mehdi Malkaj: Veliaj me i madhi i hajdutëve. Hajdut dhe qelbësirë. Zotërinj të policisë, kur keni veshur atë uniformë  a keni bërë një betim para kushtetutës që do mbroni popullin dhe atdheun. Epo populli jemi neve dhe në jemi të shtypurit dhe ju jeni me te këqinjtë, me plehrat me ndyrësirat. Me këtë qelbësirën që nuk la gjë pa vjedhur, që nuk la gjë pa shkatërruar, që na zhduku edhe malin e Djatit. Ku jeni me betimin ju. Ju jeni betuar për neve dhe jo për udhëheqësit. Nuk ka gjëkundi në kushtetutë do të mbrohet udhëheqësi. Jo, mbrohet atdheu, mbrohet populli të tjerat janë fjalë … Se unë i kam bërë një betim vetes se do jem protestues deri sa të mbyll sytë. Edhe po mbaroi kjo protestë unë do vete tek tjetra. Kështu jam unë. Kështu më kanë edukuar mua. Erion Veliaj, o qelbësira e qelbësirave që flet mbrapa krahëve, hajde more dil këtu. Dili këtu e të llafosemi. Nuk të prek njeri me dorë sepse nuk duan të bëjnë duart pis me një hale si ty. Dil këtu ta shikosh se çfarë ndodh. Qelbësirë. Zonja dhe zotërinj. Jemi në një rrugë të mbarë shumë. Do ecim gjatë do ecim bashkë pa këta….dhe pa atë këlyshin e kurvës që është në kryeministri.

“Jo Guantanamos italiane”, deputeti i të majtës italiane “përplaset” me Melonin

Pas konferencës për media të kryeministres italiane Georgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, një deputet i së majtës italiane ka protestuar në mënyrën e tij.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për Balkanweb se Riccardo Magi nga partia Piu Europa ka kritikuar marrëveshjen, teksa ka pasur edhe një letër në dorë ku thuhet “Jo Guantanamos italiane”.

Riccardo Magi: Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionjë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti.

 

(Balkanweb)

‘Të enjten në ora 10:00 populli opozitar para Parlamentit’

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar spotin e portestës që pritet të zhvillohet para Paralamentit ditën e enjte ora 10:00, pas skandaleve të transmetuara në emisionin investigativ Rai3 dhe shkrimet e BILD, ku Shqipëria e qeverisur nga Edi Rama, u rivizatua si një narkoshtet.

Të enjten në ora 10:00 populli opozitar para Parlamentit. O sot o kurrë! Me lutjen time ta shpërndani në çdo të njohur tuaj’, shkruan Berisha në Facebook. sn

VIDEO- Mehdi Malkaj: “Do të protestoj deri sa të kem frymë”

Aktori Mehdi Malkaj, në fjalën e tij nga protesta para Bashkisë Tiranë deklaroi se do të vijojë të protestojë.

Ai ka shtuar se molotovi i hedhur në godinën e bashkisë në protestat e mëparshme, nuk është kundër forcave policore.

“Molotovi nuk hidhen kundër policisë, por për atë qelbësirën që është brenda. Ku janë këta ambasadorët e ndjeshëm? Pse nuk dalin të thonë gjysmë fjale tani?
Unë mbaj përgjegjësi për veten time, jam protestues i n’98 e do protestoj derisa të kem frymë”, tha ai.

VIDEO- Skandal në Kuvend, Nikolla nxjerr gazetarët nga salla plenare

Teksa ka nisur seanca plenare në Kuvend, gazetarët janë urdhëruar që të largohen nga salla.

Kjo gjë ka sjellë indinjatën e deputetëve të opozitës.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila ishte në podium duke folur, i bëri thirrje kryeparlamentares Lindita Nikolla që mos t’i nxjerrë jashtë gazetarët.

SYRI TV raporton se situata u tensionua pasi gardisti nuk ka lejuar gazetarët që të qëndrojnë në këmbë dhe të filmojnë atë se çfarë ndodh në seancë plenare.

(Video) Bashkëbisedim brezash Presidentja e Kosovës me Liza Betën, mbesën e presidentit Rugova

Voal.ch po sjell videon e shpërndarë nga Presidentja e Kosovës znj.Vjosa Osmani e cila në Ditën e Presidentit ka vizituar familjen e presidentit Rugova dhe aty mbesa e tij Liza Beta i ka drejtuar disa pyetje. Është një video kuptimplotë për të parë se si edukohet brezi i ri. Në komentin përcjellës Presidentja Osmani shkruan:
“Liza Beta, mbesa e Presidentit Rugova, e bëri edhe më të veçantë sot shënimin e Ditës së Presidentit.
Bashkëbiseduam për vizionin e gjyshit të saj, atit themeltar të Republikës sonë, si dhe trashëgiminë e tij, e cila ka lënë gjurmë të pashlyera, e të cilat do të barten te breza të tjerë pas tij.
Ndiqni më poshtë, intervistën e realizuar nga Liza ❤️

Malkaj përpunon vargjet e Çajupit: Si nuk të lodhi Ramë hajduti o shqiptar…

Ditën e sotme Aleanca për Teatrin, e mbështetur edhe nga opozita ka thirrur protestën e shtatë para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryetarit të kësaj bashkie Erion Veliajt për aferat korruptive të drejtorëve të tij skandalin e korrupsionit të njohur edhe si dosja “5D”.

Para protestuesve ka folur edhe aktori Mehdi Malkaj.

Mehdi Malkaj: Babai im thoshte se burri ka gjithmonë kohë për t’u turpëruar pavarësisht nga mosha. Se si u rri në trup kjo, e dini juve. Kam vjedhur një çikë Çajupin e dua të them tre-katër vargje.

Shqipërinë e vodhi Edi, i vu zjarr.

Shqiptar mos rri po duku, shqiptar!

Te ka barë përendia luftëtar!

E si s’të lodhi Ramë hajduti o shqiptar! sn


Send this to a friend