VOAL

VOAL

Obama: Lufta në Siri nuk do të kthehet në përballje SHBA-Rusi

October 3, 2015

Komentet

Shqipëria me normat më të ulëta të fertilitetit në Europë- Qarku i Vlorës me shifrat më dramatike

Normat e lindshmërisë kanë rënë me shpejtësi vitet e fundit, duke e renditur Shqipërinë si një nga vendet më normat më të ulëta të fertilitetit në Europë.

Eurostat përllogariti se, Vlora është në mesin e 9 rajoneve të vogla (rang qarku, NUTS 3) në Europë me normën më të ulët të lindshmërisë për grua (numri i lindjeve për gratë në moshë riprodhimi) sipas të dhënave që i përkasin 2022.

Fertiliteti në Vlorë është më pak se 1 fëmijë për grua i shënjuar në hartën bashkëngjitur me ngjyrë të njëjte me 4 rajone të Spanjës veriperëndimore, tre rajone të ishullit të Sardenjës dhe një rajoni grek.

Siç shihet nga harta, Italia, Spanja dhe Polonia dhe Shqipëria dhe Greqia kanë nivele më të ulëta të lindshmërisë, ndërsa Franca është shteti Europian me normat më të larta të fertilitetit.

Të dhënat e brendshme të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2022 norma e fertilitetit në rang kombëtar ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, nga 1.32 që ishte më 2021. Kjo është rënia më e fortë që nga viti 2015, por në qarqet e Vlorës dhe Korçës shkalla e fertilitetit ishit më pak se një fëmijë për grua në moshë riprodhimi.

Normat më të larta të Lindshmërisë janë qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Lezhës.

Indeksi i fertilitetit është përkeqësuar shumë në rajonin e qendrës dhe Jugut dhe paraqitet pak më mirë në Veri të vendit (shiko hartën bashkëngjitur).

Edhe Tirana e cila ka një popullsi të re në moshë në rang kombëtar ka lindshmëri të ulët me më pak se 135 fëmijë për 100 gra në moshë riprodhimi.

Indeksi i fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten.

Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë.

Normat e lindshmërisë kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme në këto tre dekada, por në dy vitet fundit, janë përshpejtuar, duke sinjalizuar përkeqësim të fenomenit në vitet e ardhshme. Më 2023, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,210 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore.

Të dhënat tregojnë se edhe në Luftën e Dytë Botërore, në Shqipëri kanë lindur më shumë se sa sot. P.sh., në vitin 1942 lindën mbi 36 mijë foshnja në një kohë kur numri i grave në moshë riprodhimi ishte më i ulët se sot.

Në vitin 1950, kur u vendos regjimi i diktaturës komuniste, lindën 47,291 foshnja, sipas të dhënave nga arkivat e INSTAT, teksa numri i grave në moshë riprodhimi (15-49 vjeç) ishte vetëm 259,472 mijë. Vitin e kaluar lindën pak më shumë se 22 mijë foshnja, teksa numri i grave në moshë riprodhimi ishte 647,884, ose tre herë më i lartë se në vitet 1950./Monitor

Image

Gazeta e madhe italiane: Testimi i parë i kampit të Gjadrit rezulton një bllof…

Një anije ushtarake me vetëm 16 refugjatë të shpëtuar në detin mes Italisë dhe Afrikës u nis nga Lampedusa me destinacion Shëngjinin, në tentativën e parë për të vënë në punë një plan me kosto prej qindra milionë eurosh për të “procesuar” në Shqipëri kërkesat për azil, në atë që media dhe opozita italiane e konsideron si një platformë propagandistike me kosto të stërmadhe.

Një anije ushtarake italiane me kapacitet 80 marinarë dhe 200 “pasagjerë” nisi lundrimin nga Ishulli i Lampedusës në afërsi të Tunizisë deri në Shëngjin në Shqipërinë e veriut, një distancë prej mbi 1,200 kilometrash, për të sjellë për “përpunim” 16 refugjatë, dhjetë nga Egjipti dhe gjashtë nga Bangladeshi, njoftoi media italiane, në atë që gazeta La Repubblica e cilësoi si “bllof”.

Nisi në këtë mënyrë përpjekja kontroverse e qeverisë së ekstremit të djathtë në Itali të drejtuar nga kryeministrja Giorgia Meloni në bashkëpunim me kryeministrin e majtë të Shqipërisë Edi Rama për të “procesuar” në Shqipëri kërkesat për azil, pasuar nga një riatdhesim i shpejtë i të refuzuarve, me shpresë se një masë e tillë do të diskurajojë turmat e migrantëve të dëshpëruar, të cilët nisen zakonisht nga brigjet e Libisë në një udhëtim shumë më të gjatë dhe të rrezikshëm nga ai që ndërmerrnin shqiptarët nga brigjet e Vlorës për në Italinë e jugut dy dekada më parë.

Përpjekja, e cila pritet t’i kushtojë taksapaguesve italianë mbi 800 milionë euro, synon që të procesojë në Shqipëri jo më shumë se 3 mijë persona në muaj për një total prej 36 mijë personash në vit. Por para se të sjellë migrantët në Shqipëri, qeverisë italiane iu desh të kalojë disa filtra ligjorë, të tillë si fakti që familjet që udhëtojnë sëbashku të mos ndahen, gratë dhe fëmijët të mos sillen në Shqipëri dhe personat që i përkasin vendeve jo të sigurta, ku përfshihet shumica e vendeve të Afrikës e të Azisë, të procesohen në itali gjithashtu.

Rezultati i këtyre kufizimeve është që një numër i vogël migrantësh nga një numër i vogël vendesh të cilat Italia i ka klasifikuar si “vende të sigurta origjine” mund të sillen në Shqipëri dhe kjo shpjegon se në bordin e anijes ushtarake që pritet të mbërrijë në Shëngjin  janë  vetëm azilkërkuesit nga Egjipti dhe Bangladeshi. Të dyja këto vende nuk janë në fakt shumë të sigurta: Egjipti është nën kontrollin e një diktature ushtarake ku njerëzit zhduken nëpër ingranazhet e policisë sekrete ndërsa Bangladeshi gjendet në mes të trazirave pas protestave antiqeveritare të cilat qeveria tentoi t’i shtypë me dhunë duke i marrë jetën qindra protestuesve.

Rrjedhimisht, nëse nga të 16 azilkërkuesit që pritet të mbërrijnë në Shqipëri do të ketë individë që do të arrijnë të bindin gjyqtarët italianë se u rrezikohet jeta në Egjipt apo në Bangladesh, ata do të lejohen të udhëtojnë drejt Italisë me statusin e refugjatit ndërsa taksapaguesit italianë do të paguajnë për udhëtimin drejt Shqipërisë, udhëtimin drejt Italisë si dhe udhëtimet vajtje-ardhje të gjyqtarëve, avokatëve dhe policëve që duhet të merren me ta në territorin shqiptar.

Pyetur nga media italiane, kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se ai nuk ishte i interesuar të dinte se çfarë ndodhte brenda kampit, në përpjekje të dukshme për të larë duart nga shkeljet potenciale të të drejtave të njeriut nga ana e autoriteteve italiane. Juristët gjithsesi vërejnë se ka pak gjasa që në procese gjyqësore pasuese të shkeljeve potenciale të të drejtave të njeriut, Shqipëria të mos mbahet përgjegjëse bashkë me Italinë./BIRN

UGSHPD: ZGJEDHJE PËR T’U ZGJIDHUR PREJ ZGJEDHËS PARTI-SHTET (“Heshtja” Rama, Frika Ndaj Rritjes së Bashkimit Opozitar)

E lodhur prej kushteve atmosferike vjetore dhe e zbehur prej pluhurave të përditshme nga sheshet e ndërtimit të kryeqytetit, baneri me mbishkrimin “Vetëm Përpara” në hyrje të ndërtesës së Partisë Socialiste mori jo pak vëmendje kombëtare dhe ndërkombëtare nga protesta e 7 Tetorit. Protestuesit dhe forcat politike opozitare me një rrugë të ndjekur ndryshe për forcat e policisë e lanë nën flakë portretin e kreut të Rilindjes Socialiste. Hedhja e shisheve me lëndë djegëse aty shënoi një nga rastet e rralla në natyrën e protestave në Shqipëri gjë që e bën publikun të mendojë për rëndësinë e situatës, kur dialogu mungon dhe acarimi mes forcave politike bazohet përpjekja për vlerat e votës dhe rezultatin që del prej zgjedhjeve e ardhshme parlamentare. Nga zhvillimet e protestës mbarë kombëtare mund të veçojmë katër gjendje të paqarta për publikun i cili në jetën e përditshme ndjen peshën e korrupsionit të shtetit dhe krizën në të cilën e ka futur shoqërinë shqiptare;

1-Media dhe informimi.

2-Rotacioni politik për ruajtjen e pluralizmit.

3-Demokracia dhe diaspora aktive si thyerja e heshtjes politike për të siguruar zgjedhje të lira dhe votën e patjetërsueshme të shtetasve shqiptarë.

4-Dobia e Heshtjes.

 

Gjendja e parë, lidhet me kundërsulmin e hapur informativ të mediave mbështetëse të pushtetit për objektivitetin e ngjarjes ku paragjykohet pritshmëria finale e vetë thelbit të protestës. Populli opozitar dhe partitë politike bashkë në opozitë e kanë bërë të qartë se kërkojnë një qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme dhe jo mirëqeverisje prej pushtetit të korruptuar. Disa orë përpara se protesta të mbahet, për hir të informacionit dhe transparencës mediat treguan imtësisht akset rrugore kombëtare dhe qytetase të bllokuara nga policia dhe se çfarë i lejohej protestës. I tërë ky proces lidhet me psikologjinë e tërheqjes së qytetarëve nga pjesëmarrja fizike në të. Kështu që prej fillesave të grumbullimeve ashtu edhe sikurse gjatë zhvillimit të drejtpërdrejtë media e ndoqi zemërimin protestues si një përplasje të mundshme, të paorganizuar për shkak të mungesës së fjalimeve nga drejtuesit politik. Kur këto të fundit i mungojnë protestës, pra kur nuk dalin në pah si të tjera herë oratorë frymëzues e ligjërues politik dhe vetë qytetarët, mediat hidhen për nxjerrjen e një opinioni tek vetë protestuesit. Pamja, veshja, emocioni, flamujt e deri tek dialekti, këto forma paraqitjeje janë një luks i përgatitjes së opinionit për ata  që ndodhen larg ngjarjes dhe përpara ekranit. Pikërisht kjo çarje mes shumicës së pakënaqur i bën diferencat për presionin që propaganda shtetërore ushtron mbi atë që njerëzit edhe pse ata janë njësoj të pakënaqur duke i lënë të pa angazhuar. Pra shtetasit janë të pakënaqur me korrupsionin e qeverisjes dhe drejtimin e luftës politike dhe jo mes njëri tjetrit si popull për përkatësitë e tyre dhe nga ana tjetër pa motive dhe kërkesa. Përpjekjet që përshkruajnë si p.sh numrin e pjesëmarrësve, shtrirjen gjeografike apo dhe kush i kryeson grupet dhe që merr drejtimin, janë disa tregues domethënës për subjektet politike në protestë, për sondazhet etj. pa u ndarë nga ajo që përplasjet me policinë kanë mbetur të pa evitueshme. Por kur dhënia e një lajmi fillon me përdorimin e terminologjisë luftarake, pra sheshe ku palët dallohen me sulme, me mbrojtje dhe me kundërsulme, sikurse hyn edhe terminologjia specifike “molotov”, “gazi lotues” si edhe “ujë hedhëset” e fuqishme për të shpërndarë protestën, i gjithë ky përshkallëzim në ndeshje u jep palëve të kuptojnë se ato ende nuk janë në paqe për ta zgjidhur problemin. Pluralizmi në Kuvendin e Shqipërisë pushon së vepruari dhe njerëzit pa dyshim do të dalin në sheshe për kërkesën kryesore; Zgjedhje e Lira që të mund të sigurohen vetëm nga një qeveri teknike dhe jo nga ky pushtet i korruptuar. Në këtë kuptim sado qytetare dhe e vetëpërmbajtur të ketë nisur protesta, thelbi i saj është e drejta për të shprehur indinjatën dhe ajo vjen përmes ndërgjegjësimit të popullatës, të kundërtën e asaj që shteti bën me propagandën dhe me median si dhe të gjitha mjetet dhe mënyrat e veta për ta përballuar dhe zbehur zemërimin mbarë popullor.

E papritur për ekranin ishte nga protesta e 7 Tetorit edhe befasia e ngjarjes që e shpuri tek ndërtesa e Partisë Socialiste e cila e zbrazur në ato orë mori goditjet nga mos përmbajtja dhe nga provokimi. Gjendje këto që nuk mund të mbeten jashtë ngarkesave psikologjike dhe emocionale që bartin protestuesit. Nga kjo përplasje si dhe nga dhjetëra të tjera më parë policia e shtetit veç zbutjeve të tensionit ka gjetur edhe mënyrat e ndëshkimit përmes, shoqërimeve, arrestimeve dhe procedimeve penale të cilat në këtë rast rezultuan në disa qytetarë dhe drejtues politik të Partisë Demokratike. Në fund të këtij mandati me plotfuqinë e kartonave në kuvend ushtrojnë një Komision për Dezinformimin, një mjet shtrëngues dhe kontrollues i informacionit në mbrojtje të qeverisë.

 

Gjendja e dytë, vlerëson kohën. Shqipëria ndodhet në periudhën e fundit të tre mandateve të gjatë të një elite prej një force të vetme që po shteron hapësirën dhe të drejtën e opozitarizmit. Liria politike në parlament është përfaqësimi përmes të zgjedhësve i zërit të qytetarëve i shumicës apo i pakicës qoftë ky. Por vit pas viti qeverisja dhe drejtimi pa fantazi i shtetit e ka bërë Shqipërinë pronë përdorimi nga një elitë. Tek ajo sheh qartas grupet e interesave, përfitimin dhe shfrytëzimin që del nga zotërimi i një posti zyrtar dhe institucioni e deri vlerën e mandatit të një deputeti të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Shqipëria ka arritur në këtë periudhë të fundit dukshëm një kalbëzim politik dhe kjo është shenja e skadencës së produkteve ideologjike të prodhuara nga Rilindja Socialiste për ekonominë, ushtrinë, arsimin, shëndetësinë, mjedisin, shfrytëzimin e burimeve natyrore, marrëdhëniet ndërkombëtare, emigrimin masiv që në tërësi kanë rrënuar ndjenjën e atdhedashurisë, sigurinë e familjes dhe të pronës për shqiptarët në të gjithë territorin e vendit. Me bunkerin ideologjik të partisë-shtetit në qendër dhe në rrethe ky sistem ka gjetur mburojën vetëm disa muaj para mbylljes së mandatit të tretë (në qoftë se zgjedhjet do të mbahen në muajin Maj 2025), pa i hapur rrugë garës së ndershme zgjedhore dhe rotacionit politik.

Pushteti dhe media sillen me dobi reciproke ndaj njëra tjetrës për ta konfuzuar publikun për çdo ngjarje që ndodh pavarësisht nga gjuha e propagandës zyrtare. Protesta edhe pse u bë krye lajm nga mediat vendase, nuk e kërkoi as vendndodhjen dhe as qëndrimin e kryeministrit Edvin Rama më pas mbi gjendjen. Përkundrazi ato e kaluan me heshtje duke e përcjellë atë në takimet e zakonshme për ditët në vazhdim me agjendën personale, gjë që nuk e bëri media ndërkombëtare.

Agjendë personale duhet theksuar dhe jo shtetërore, pasi Edvin Rama asgjë nuk bën asgjë pa llogaritur përfitimin dhe jetëgjatësinë e pushtetit të vet nga pjesëmarrja në politikë.

Thënë ndryshe ishte një strukje taktike e tij që kërkoi të largonte frikën nga vetja. U kujdes mirë për zjarr-fikjen sa me ndihmën e medias aq edhe të forcave policore e trupave speciale nga përballjet me protestuesit shqiptar duke e ruajtur për një herë tjetër revanshin përsa pësoi baneri elektoral dhe portreti i tij që e mbulojnë dukjen e ndërtesës së Partisë Socialiste prej kohësh.

Grumbullimi prej 5-6 orësh në protestë dhe ku qarkullimi rrugor e lëvizjet qytetare u paralizuan në pjesën më të madhe të ditës dhe patën një efekt goditës për opinion kombëtar dhe ndërkombëtar. Mos reagimi personal nga Rama ruante zhvillimet e së nesërmes ashtu sikurse edhe të gjithë javës në vazhdim ku parashikoheshin vizita të larta ndërshtetërore, brenda dhe jashtë vendit. Kjo ishte kohë e duhur për të shmangur të vëmendjen dhe mundësia për ta “ruajtur imazhin”.

Kështu e Marta më pas 7 Tetorit, ende pa u bërë postimet-propagandë të mëngjesit, na e shfaqën kryeministrin në një takimi me kryetarët bashkiak të Shqipërisë me tematikën rreth emergjencave civile, platformat e dialogut, ndihmat sociale. U fol aty për të gjitha krizat, madje edhe për përmbytjet e fundit, por ku ende nuk ka përgjegjës sepse me shifra pushteti vendor në shumicën dërrmuese i takon socialistëve pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit, 2023. Rilindja Socialiste drejton me 53 kundrejt 7 në favor të socialistëve. I përditësuar në letrat e 2024 në 54 me 6 pas marrjes së Bashkisë Himarë (me rizgjedhje).

Tema e diskutuar shkoi larg deri tek pasojat e tërmetit 2019 ku ende 100 familje në Mirditë: “…janë konsideruar për ndërtimin e banesave, për të cilat është ndërprerë edhe bonusi i qirasë”, sipas kryetarit të Bashkisë Mirditë (BF), Albert Melyshi.

Por si ka mundësi që pas pesë vitesh 2019-2024, magnituda e tërmetit 5 vite/ballë, më pas të kapet nga qendra sizmike e kryeministrisë dhe problemet të kenë mbetur pa u zgjidhur edhe pse po afrohen zgjedhjet e tjera?

Shpjegimi i saj është se mandati socialist bashkë me sloganin dhe banderolën nën flakë të kryeministrit kanë brenda të gjitha mos përgjegjësitë disa vjeçare. Ato lidhen me skadencën politike që shkakton kriza dhe i gjithë ato vetëm me premtimin elektoral kur zgjedhjet e reja afrojnë.

Pra pavarësisht larmisë së elementëve “pengues” në këtë fazë se kush ndjehet më i forti, veprimi i mosbindjes civile ka arritur pjekurinë e protestës qytetare. Nuk janë jo vetëm thirrjet; “Zgjedhje të Lira”, “Rama Ik! “, “Poshtë narko-shteti”, “Qeveri Teknike” etj. që bëhen shprehja e zemërimit të popullsisë dhe i opozitës kundër regjimit, por Tirana e 7  Tetorit provoi se edhe me atë shkallë organizimi kundërpërgjigja e fortë të shtetit vjen me goditje, ushtrim force, mbytje me gaz helmues.

Një presion në rritje i censurës dhe auto censurës mes gazetarëve u ndie në përcjelljet e lajmit pa përmendur studiot me analistët të mediave audio-vizive të cilat janë “trajnuara” mirë për  krizat gjatë tre mandateve. Shteti policor në kësi rastesh dhe media shprehin drejtpërdrejt investimin, mes forcës dhe propagandës për të justifikuar e një mandat të katërt në pushtet për një elitë politike si Rilindja Socialiste. E cila që aktualisht për të evidentuar stabilitetin “gjeopolitik” dhe rrugën drejt Evropës po e vendos në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë sistemin parti-shtet.

Ky akt transformues duhet ndalur sepse po shkatërrohet institucioni i mendimit ndryshe dhe i opozitës.

Në rastin e gazetarisë, e vërteta dhe objektiviteti janë provat profesionale të cilat duhet të dalin në dritë dhe të diskutohen pa kërkuar domosdoshmërish ndarjen në gazetarët/et opozitarë apo ata/ato me dhe për pushtetin. Një gazetar/e pro qeverisë në të tilla situata krizash tashmë është kthyer në një agjitator-rrogëtar, dhe që nuk ka më misionin të kuptojnë dhe të dallojnë se përse shoqëria shqiptare gjendet në këtë rënie, nuk ecën dhe nuk zhvillohet, por vetëm përkeqësohet. E gjithë kjo vjen sepse media bën zhurmën deri sa rezultati jashtë kutisë së votimit t’i shërbejë politikës së korruptuar për të mbajtur pushtetin.

 

Gjendja e tretëNë Shqipëri sot problemi nuk është më në të kuptuarin e rastit të thjeshtë se çfarë krahu mban,… je me apo je kundër.

Por çfarë shqiptarët duhet të bëjnë për Shqipërinë?

Kjo pyetje vjen edhe nga mbarë diaspora për gjendjen e tanishme sikurse edhe për zgjedhjet e ardhshme të mundshme për pjesëmarrje. Në qoftë se në media vërehet një përgatitje opinioni se; “shqiptarëve të larguar prej kohësh ju ka ngelur sahati” dhe nuk arrijnë ta dallojnë diasporën jashtë titujve për arritje “ambasadorë dhe krenar”, ky opinion ushqehet qëllimisht dhe është i gabuar.

I gabuar sepse tek diaspora shqiptare nuk ka më emocione nostalgjike për të përcjellë ndryshimet e Shqipërisë. Çdo emigrant e provon me punë, me djersë, me përgjegjësi dhe detyra për veten dhe familjen. Gëzon shëndet, paguan taksa, por lufton për lirinë fjalës dhe të besimit të cilat i gëzon të pa ndara ato me ndjenjat e forta të dashurisë për vendlindjen që edhe Shqipëria të jetë një vend i qytetëruar.

E rëndësishmja sot është që ndoshta përpara ekranit kur edhe një protestë e përmasave kombëtare që zhvillohet përpara syve tanë dhe përcillet e drejtpërdrejtë të mos nxjerrë si justifikim pretendimet e politikanëve se korrupsioni ndreqet përmes mirëqeverisjes nga partia në pushtet dhe se gjitha pengesat që vijnë janë fruti i opozitës së përçarë dhe padituria e shtetasve. Kjo propagandë zyrtare kundër mendimit të lirë dhe jo thjeshtë vetëm atij të opozitës pa përfaqësim dhe që janë kundër këtij regjimi kanë treguar se llogaridhënia e qeverisë mbetet pa transparencë, pa përgjegjësi dhe drejton me arrogancë. Herë të tjera media me shtetin i kthen në “tabelë qitjeje”, kundërshtarët dhe bëhet ekzekutore e vendimit politik duke e marrë të mirqenë sistemin ndëshkimor i drejtësisë.

Kriza ka arritur deri aty sa korrupsioni sot ka kristalizuar qëllimin e pushtetit për asgjësimin e pluralizmit dhe ku drejtësia po përdoret për të eliminuar kundërshtarët politik. Diaspora shqiptare e njeh dhe e ka përjetuar kohën se si sistemi i shkuar i diktaturës prej të cilës shqiptarët u larguan për një jetë të lirë dhe me mirëqenie, ndaj vota e tyre sa vendimtare për fatet e vendit shpreh pasigurinë për rezultatin nga vazhdimi i një pushteti që mbahet me korrupsion dhe propagandë .

Këto qëndrime të elitës në pushtet dhe mediat pro saj bëjnë atë që përballjeve me rezistencë të fuqishme qytetare t’u hiqet sot qëllimi ashtu sikurse edhe në të shkuarën një pjesë e protestave realizuan edhe lidhjet klienteliste me pushtetin duke dëmtuar rëndë kauzën e opozitarizmit politik. Ndarja e posteve i krijoi fushë veprimin e nevojshëm të elementëve në politikë  që fragmentuan në afate të gjata aksionin e shoqërisë duke krijuar përçarjen më të madhe politike forcës së djathtë në Shqipëri. Kjo është një kosto të lartë për Partinë Demokratike që përjetoi vështirësi disavjeçare për të gjetur bazën e vet dhe mbështetësit, por që mund të konsolidohet përmes organizimit dhe fitores në zgjedhjet e ardhshme.

Dalja nga diktatura dje dhe tendencat për ta rivendosur diktaturën sot pas 34 vitesh, janë jo më thjeshtë përplasja e programeve, por janë interesat jetike të shumicës dhe të pakicës (kundër), që duhet të bashkohen papajtueshëm në luftë kundër korrupsionit dhe asaj elite që e pret pushtetin të dalë nga zgjedhjet. Shqiptarëve si zgjedhës dhe të zgjedhur u nevojitet të frymëzojnë zhvillimet e lira dhe të dëshiruara për veten, familjen, shoqërinë dhe kombin. Në qoftë se këto vlera cenohen, heshtja nuk mund të thyhet vetëm në ekranet, por kudo në sheshe aty ku protestat e bëjnë zërin që të dëgjohet sepse sistemi një partiak po arrin krizën shoqërore dhe ekonomike të fillim viteve ’90-të.

Ky hark 34 vjeçar përpjekjesh i duhet sjellë si fakt pikërisht brezit të rinisë dhe kësaj moshe popullsie që i mungon sot Shqipërisë. Ndër këta vite është kuptuar ka se çfarë duhet hequr, se çfarë duhet pranuar, por mes  viteve të ’90-tës 1990-ës dhe tani në 2024-ën, Shqipëria ka një brez 30 vjeçarësh të gatshëm për t’i provuar energjitë e tyre. Ky brez fatmirësisht gjendet në atdhe sikurse edhe në diasporë.

Kur sjellim në vëmendje se mediat ndërkombëtare e mbajtën frymën nga befasia për 20 Shkurtin, 1991 rrëzimin e shtatores së diktatorit Hoxha ku studentët dhe populli protestues çelën shpresën e re  drejt lirisë dhe u vra frika, sot tek ai brez gjen protagonistët që kishin meritat dhe pasionin për ta bërë Shqipërinë Evropiane. Në Kuvendin e Parë Pluralist të Shqipërisë u krijua institucioni i opozitës, i cili krijoi kushtet për mendimin politik modern dhe mbijetesën e pluralizmit pa çka se përballë qëndronte partia trashëgimtare e bindjeve komuniste, Partia e Punës. Ishin po ashtu mediat ndërkombëtare që në varfërinë dhe izolimin e Shqipërisë atëherë dalluan një shoqëri të ideologjizuar brenda një vetëizolimi nga bota, ku  ligjet dhe “liritë e ideve dhe të veprimit” prodhoheshin me mënyrën e propagandës nga e vetmja byro/elitë politike cila drejtonte “demokracinë” me përfaqësim nga Kuvendi i Republikës Popullore Socialiste.

A janë sot këto rikthime në një pikë në qoftë se ne do t’i referohemi historisë?

Këto dy momente kulmore të krizës shumë-planëshe shqiptare sot duket se e vërtetojnë tendencën ndaj edhe ndërgjegjësimi qytetar merr një rëndësi të veçantë për vlerat e parlamentarizmit pluralist në Republikën e Shqipërisë. Në Evropë nuk shkohet me diktaturën e narko-shtetit dhe me korrupsion.

 

Dhe këtu mbërrijmë tek Gjendja e katërt, dobia e heshtjes.

Përse e ruan heshtjen Rama ose e thyen pak atë?

Nisur nga komentet e tij të fundit se protesta qytetare ka patur vetëm dy “lëndët helmuese” dhe “studentët”. Dhe të dyja këto kur qeveria e tij ishte përgjegjëse, por fakti që ai vazhdon dhe qeveris kjo na jep të kuptojmë se nuk ka korrupsion dhe popullsi protestuese, por ka një elitë që reagon dhe e mirëqeveris vendin.

Dobia e heshtjes vjen se pas çdo shpërthimi dhe reagimi qytetar zbulohen protagonistët. Njohja e veprimtarëve të tillë është synimi kryesor i shtetit të korruptuar për t’i arritur me çdo formë. Nuk ka më rëndësi joshja dhe shantazhi (dy ekstremet), rëndësi është shmangja e tyre nga loja që i prishin atij pushtetin.

Ky pikërisht është kërcënimi i tij për jetëgjatësinë e pushtetit sepse sot jetojmë në një botë të trazuar dhe ai ka parim shfrytëzimin e çdo krize në dobi të interesave dhe pushtetit vetjak. Nuk ka se si ta shprehësh ndryshe hapjen Rama, kur përballë vijnë krizat. Në i doni ato toksike nga industria përpunuese sikurse dhe nga fushat e mbetjeve urbane, në i doni ato mjedisore për shkatërrimin e natyrës, në i doni ato kriza emigrantësh ku ofrohet lëshimi i territorit sovran, në i doni ato politike dhe brenda luftërave ku eksperimentet zgjatohen deri tek toleranca fetare mes shqiptare ndër shekuj, aty e keni praninë e Ramës dhe pas qeverinë e tij.

Nga ky përjetim duam t’ju sjellim një mendësi prej Rilindjes Socialiste se si krizat shfrytëzohen.

Shembullin do t’ua konkretizojmë me përdorimin e termit “GJURMË” dhe efektin e tij.

Shqipëria nuk është vetëm perla e panjohur turistike përmes propagandës. Të mos harrojmë se mbi pasurinë e natyrës shqiptare nisën të shfaqen gjurmët kur u gjetën mënyrat e përfitimit mbi ato pasuri kombëtare dhe në të tjera raste pasuri shtetërore. Mbi gjurmën e një “aeroporti të vogël” kjo qeveri globaliste dhe e ndjeshme për klimën nuk pyet se do të shfaroset fondi mijëra vjeçar i shpendëve migratorë dhe biodiversiteti i natyrës. Mbi një gjurmë zhvillon gjuetinë e koncesioneve dhe shpall masakrën mjedisore duke ndërtuar jashtë parimeve dhe ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare një aeroport trans oqeanik mbi Lagunën e Nartës.

Por nën efektin gjurmë të së shkuarës komuniste sot janë ngritur edhe guidat turistike jo vetëm thjeshtë për nostalgjikët e diktaturës, por ato kulmojnë me përvjetorë të çlirimit, me ngjarje dhe data që nga LIIB në një kohë kur të njëjtat mjete në këto ekspozime ishin mënyra me të cilën diktatura  ushtroi dhunën dhe luftën klasore. Pra po ai sistem i mungesës të së drejtës që po kërkon të instalohet sot.

Mbi “gjurmët” e një ringjallje të besimit dhe e jo pak besimtarëve bektashi historikisht në paqe dhe me kontribut për Shqipërinë, nga selia e OKB ku sovrani shpreh fjalën, si një diktator Rama e destabilizon vendin me idenë e një shtet formimi, në një kohë kur vetëm ai mbetet personi që nuk i sheh gjurmët e plagëve prej korrupsionit.

Dhe kjo, ku?

Aty ku në Evropën Juglindore cila jeton kriza më shpërthyese dhe civilizimi ka parë prejardhjen e dy luftërave botërore.

Me sozinë e Ismail Bej Vlorës, Rama dhe të tijtë i përulen pa kushte para një autokrati si Erdogani, ku të dy bashkë janë pushtet-mbajtësit më jetë gjatë sot në Ballkan. Ky gadishull i Evropës që mbetet ende një gjurmë krizash për kontinentin tregon se ka shtete që drejtohen nga autokratë, të gatshëm për influenca dhe shtrirje po aq sa edhe për shkëmbimet në favor të jetëgjatësisë së pushtetit. Autokratë që nuk i kanë dhënë provat e kundërta për liritë dhe të drejtat demokratike të shtetasve në vendet respektive.

E majta dhe e djathta bashkë që parimisht shprehen me prirjen drejt Evropës kanë nevojë të ndajë përgjegjësinë e politikës jo vetëm për këta 34 vjet të Shqipërisë në tranzicion, por edhe t’i përcjellin mesazhe paqeje dhe unitet popullsisë duke i plotësuar kushtin e barazisë për vlefshmërinë e votës dhe kryerjes së një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Sistemi një partiak dhe autokracia kanë mbërritur në shterimin e mjeteve dhe formave të ndeshjes politike. Janë e drejta e votës dhe zgjedhjet e lira të shtetasve çështja kryesore për të kuptuar në udhëkryqin që ka mbërritur Shqipëria sërish prej pushteteve të kapura dhe në duart e partisë-shtet. Legjislativi, Ekzekutivi, Ligjori dhe Media sipas kushtetutës janë shprehje e vullnetit të sovranit sa i ka ushtruar në këtë tranzicion 34 vjeçar dhe sa i ndërgjegjësuar është tani për të drejtat dhe liritë themelore të mohuara kjo mbetet çështja. Kur ato mungojnë dhe më keq mbahen peng prej politikës, sovrani nuk e mban më dot zgjedhën. Ai është i gatshëm për të ushtruar presionin e protestave dhe të ndeshet me cilin do që cenon territorin, liritë dhe të drejtat e shtetasve, fjalën e lirë, besimin, familjen, pronën dhe unitetin kombëtar.

Në pak histori është e rëndësishme të kujtojmë se partitë shtet në Shqipëri janë përfaqësimi i dështuar i një sistemi që pluralizmin e mban si fasadë dhe ka prirjen e manipulimit të pandërprerë të demokracisë. Partia-shtet mbahet nga diktati, konfuzioni i propagandës me qëllim marrjen/grabitjen e votës. Populli shqiptar nuk mund t’i japë më votën një elite politike që kauzën drejt BE-së e tund si një program politik për t’u ndjekur dhe kur në të njëjtën kohë drejtësia për ta ndëshkuar korrupsionin nuk po jep rezultat.

Nisur nga 7 Tetori, ashtu sikurse kusht mbeten vazhdimësia dhe qëndresa, të rëndësishme janë  vigjilenca dhe disiplina e protestave. Ato kanë ka nevojë për mbështetje të gjerë dhe pjesëmarrje pa rënë në grackën e provokimeve. Protestat qytetare janë ftesa të dobishme që në mënyrë të shëndetshme fiton zemrat e mbarë shqiptarëve në rritje. Thelbi i tyre mbetet kundër instalimit të diktaturës dhe çdo elite politike që e ushqen atë.

 

11 Tetor, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Parlamenti Evropian miraton 35 miliardë euro kredi për Ukrainën

Deputetët e Parlamentit Evropian për tregtinë miratuan një paketë ndihme financiare për të mbështetur Ukrainën, duke përfshirë një hua të jashtëzakonshme të Asistencës Makro-Financiare (MPA) deri në 35 miliardë euro.

Të hënën, eurodeputetët në Komitetin e Tregtisë të Parlamentit Evropian votuan për të mbështetur një hua deri në 35 miliardë euro për Ukrainën si kontribut i BE-së në iniciativën e mbështetjes së G7.

Komiteti i Tregtisë votoi me 31 vota pro, 4 kundër dhe asnjë abstenim në favor të propozimit të Komisionit për të mbështetur Ukrainën me një hua të jashtëzakonshme të Asistencës Makro-Financiare (MPJ) deri në 35 miliardë euro.

Ky është kontributi i BE-së si pjesë e një nisme të G7 për të mbështetur Ukrainën me deri në 50 miliardë dollarë (afërsisht 45 miliardë euro) për të përmbushur nevojat urgjente të financimit të Ukrainës përballë luftës brutale të agresionit të Rusisë. sn

“Tipar i vendeve të varfra”- Studimi i Bankës Botërore: Makinat në Shqipëri lëvizin me shpejtësi mesatare 33 km në orë

Infrastruktura, rrugët, portet, hekurudhat ndihmojnë lëvizjen e mallrave dhe të njerëzve me pak kosto dhe me shpejtësi më të lartë duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin ekonomik të një vendi.

Një studim i fundit i Bankës Botërore “Duke reduktuar distancat ekonomike” referon se shpejtësia mesatare e lëvizjeve së mjeteve në Shqipëri është rreth 33 kilometra në orë. Siç shihet edhe në grafikun e mëposhtëm, shpejtësia e ulët e automjeteve është tipar i vendeve të varfra.

Në Europë Shqipëria lë pas Bosnjën, Ukrainën, Malin e Zi dhe Armeninë dhe Gjeorgjinë. Më pas në renditje vijnë vendet e Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latinë (shiko grafikun e mëposhtëm).

Grafiku Makinat Shpejtesia
Grafiku Makinat Shpejtesia

Në nivel global, Sllovenia kryeson renditjen për nivelin me të lartë të shpejtësisë me rreth 70 kilometër në orën të ndjekura nga Portugalia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Qipro dhe Spanja.

Në anën tjetër vendet me shpejtësi të lëvizjes që nis me 0 kilometër në orë janë Haiti dhe Nepali që janë vendet pothuajse rurale.
Banka Botërore vlerëson se reduktimi i kostos dhe rritja e shpejtësisë në lëvizjen e mallrave brenda dhe jashtë vendeve mund të rrisin vëllimet e tregtisë dhe të ndikojnë në modelet e tregtisë, ndërsa kostot e larta të transportit brenda vendit mund të pengojnë përfitimet të liberalizimit të tregtisë.

Kostoja e lartë e transportit të brendshëm në vendet afrikane është një nga arsyet kryesore që ndikimi i liberalizimit të tregtisë ka qenë i kufizuar dhe gjeografikisht i pabalancuar në kontinent.

Një studim më i hershëm ka evidentuar se rënia njëditore e kohës së udhëtimit tokësor lidhet me një rritje prej 7 për qind të eksporteve afrikane.

Reduktimet në kostot e transportit të brendshëm dhe koha ndikojnë, jo vetëm tregtinë ndërkombëtare, por edhe tregtinë e brendshme, produktivitetin dhe investimet. Në Indi, për shembull, një ulje prej 1 për qind në kostot e njësisë së kamionëve shoqërohet me një rritje prej 2.8-3.9 për qind në flukset e tregtisë së brendshme.

Reduktimi i kostove të transportit dhe rritja e shpejtësisë gjithashtu ndikon pozitivisht edhe vlerën e pasurive të paluajtshme ku kalojnë linjat e transportit.

Siç tregon studimi ka një lidhje të drejtë ndërmjet te ardhurave për frymë dhe shpejtësisë së lëvizjes në rrugë. Shpejtësia mesatare u vlerësua nga Banka Botërore në 242,833 segmente rrugore 134 vende të botës, disa prej të cilave janë edhe në Shqipëri.

Aktualisht Shqipëria është duke zhvilluar me përparësi investimet në segmentet rrugore që në Korridorin 8 dhe Korridorin 10, arterie si pjesë e rrjetit kryesor Europian. Linjat rrugor në një afat me të gjatë do të shoqërohen edhe me hekurudhë.

Megjithatë lëvizja në pjesën qendrore vijon të jetë e ngadaltë për shkak të trafikut të rënduar, sidomos në aksin Tiranë Durrës. Pjesa më e madhe e investimeve në infrastrukturë vitet e fundit është përqendruar në zonën e Jugut të vendit./Monitor/

Shqipëri- Shtohen paditë gjyqësore strategjike ndaj gazetarëve dhe shoqërisë civile për t’i frenuar në punën e tyre

Tryeza mbi paditë SLAPP dhe standartet e BE-së anti-SLAPP

 

VOA/Ilirian Agolli

Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes publike, që prekin gazetarët dhe shoqërinë civile, të njohura si padi strategjike SLAPP. Sipas të dhënave nga qendra SCIDEV, gjatë vitit 2023 u bënë 75 padi SLAPP ndaj gazetarëve dhe shoqërisë civile. Veprimtarët janë të shqetësuar për këtë shtim nga viti në vit të këtyre lloj padive, që synojnë të frikësojnë gazetarët investigativë si dhe shoqërinë civile.

Shifrat e vitit 2023 shënojnë rritje në krahasim me vitin 2022, duke e rënduar gjendjen përherë e më shumë, dhe duke u shndërruar në një kërcënim serioz për gazetarët, thotë për Zërin e Amerikës drejtuesja e SCIDEV, Blerjana Bino.

“Reagimet që marrim nga gazetarët, si dhe nga aktivistët e shoqërisë civile janë se ta ndjehen shumë të intimidiuar e të kërcënuar për shkak të këtyre padive. Qëllimi i këtyre padive nuk është që të vendosin drejtësi, por ato synojnë t’i bëjnë gazetarët që të heshtin, që të mos vazhdojnë me proceset e tyre hulumtuese ose investigative”, thotë zonja Bino.

Sipas të dhënave të mbledhura nga SCIDEV (Qendra për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim), nga viti 2022 në Shqipëri u hapën gjithsej 30 çështje gjyqësore kundër gazetarëve apo punonjësve të medias referuar neneve për fyerje dhe shpifje të Kodit Penal, u bënë 12 padi civile, nga të cilat 11 për publikime mashtruese ose të pasakta, si dhe një padi mbi ërgjegjësi për dëm jopasuror.

Ndërsa nga viti 2023, Gjykata e Lartë shqyrtoi dy padi, një penale dhe një civile. Gjykata e Apelit shqyrtoi 28 padi, nga të cilat 21 civile dhe 7 penale.

Sipas të dhënave, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë shqyrtoi 38 padi civile që përfshinin gazetarë dhe punonjës të medias, ndërsa në gjykatat në Elbasan, Gjirokastër, Durrës dhe Lezhë u regjistruan pesë padi civile.

Ekspertët vërejnë se gjatë vitit të kaluar u ngritën edhe disa padi nga individë apo grupe të fuqishme kundër gazetarëve me pretendim për shpifje, por me qëllim pengimin e hetimeve dhe kronikave të gazetarëve për praktika korruptive ose të paligjshme.

Një prej gazetarëve të vendosur nën paditë SLAPP është edhe drejtuesi i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Isa Myzyraj, një organizatë e sapokrijuar.

Ai thotë për Zërin e Amerikës se gjendja është shqetësuese dhe gazetarët duhet të denoncojnë sa më parë në organizatat ndërkombëtare paditë SLAPP që ngrihen kundër tyre, si përpjekje për t’u mbyllur gojën dhe për t’i frenuar në punën e tyre.

“Gazetarët, organizatat, aktivistët e shoqërisë civile janë duke u përballur me dhjetëra padi SLAPP në gjykatat shqiptare. Nevojitet një ndërgjegjësim më i madh edhe vet gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile, që ato vet t’i kategorizojnë paditë kundër tyre si padi SLAPP, t’i denoncojnë sa më parë brenda dhe jashtë vendit, dhe të mos përballen të vetmuar nëpër gjykata”, thotë zoti Myzyraj.

Sipas Raportit të vitit 2023 të Safe Journalists Network, “liria e medias dhe siguria e gazetarëve në Shqipëri vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha që meritojnë vëmendje të posaçme, angazhim të të gjithë aktorëve dhe ndërhyrje strategjike”.

Ekspertët vlerësojnë se mjedisi për gazetarinë e pavarur dhe profesionale në Shqipëri është aktualisht nën trysni të konsiderueshme për shkak të një kombinimi problemesh strukturore.

Mes tyre veçohet se ndërthurja e interesave politike, ekonomike dhe mediatike, së bashku me përqendrimin e pronësisë së medias dhe transparencën e kufizuar, kanë krijuar një atmosferë ku gazetaria e pavarur dhe me cilësi të lartë është gjithnjë e më e vështirë për t’u ruajtur.

Këshilltarja Flutura Kusari nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, thotë për Zërin e Amerikës se situata me paditë SLAPP është kritike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Masat kundër padive SLAPP sipas rekomandimeve të BE-së dhe Këshillit të Evropës varet nga vullneti politik i forcave në pushtet.

“Paditë SLAPP janë një kërcënim për gazetarët, për shkak se pa të drejtë e pa bazë i mbajnë ata nëpër gjykata, duke iu zvarritur seancat gjyqësore, duke iu krijuar kosto financiare. Kemi disa raste të tilla në Shqipëri dhe në Kosovë. Këto padi i mbajnë gazetarët larg punës së tyre. Për më tepër, efekti më i dëmshëm i këtyre lloj padive është mbi gazetarinë hulumtuese, të cilën siç po e shohim, nuk e kemi aq të zhvilluar sa ç’duhet ta kishim në Shqipëri dhe në Kosovë, ndaj kjo dukuri duhet luftuar me mjete ligjore”, thotë zonja Kusari.

Në një tryezë të rrumbullakët që organizoi sot me gazetarë, veprimtarë e politikanë Qendra SCIDEV mbi Sigurinë e Gazetarëve dhe Paditë SLAPP dhe mbi përshtatjen e ligjeve të Shqipërisë me standartet Anti-SLAPP të BE-së dhe të Këshillit të Evropës.

Ekspertët theksuan se Shqipëria ende ka ende boshllëqe të mëdha ligjore që kërkojnë ndërhyrje dhe reforma urgjente për t’u mbrojtur nga paditë SLAPP.

Midis këtyre masave ata renditën nevojën për ndryshime në Kodin e Procedurës Civile, dekriminializimin e plotë të shpifjes dhe përmirësimin e masave mbrojtëse për gazetarët, të cilët punojnë në kushte të këqija dhe nën kërcënime të vazhdueshme të sigurisë së tyre.

Intervista- Steinbaum: Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosovës bie ndesh me Kushtetutën

Jason Steinbaum, njëri prej autorëve të raportit të Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike/VOA

 

Garentina Kraja

Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Uashington publikoi këto ditë një raport në të cilin thotë se kërkesat ndaj autoriteteve shtetërore të Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe se do të shkeleshin kompetencat që kjo kushtetutë ua jep autoriteteve komunale. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, njëri prej autorëve të raportit, Jason Steinbaum, i cili në të kaluarën ishte këshilltar i kryetarit të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Dhomës Eliot Engel, i tha koleges Garentina Kraja se procesi i Asociacionit, i cili është çështja kryesore që ka shkaktuar përplasjet më të mëdha ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, është politizuar dhe se rruga kushtetuese, përmes të cilit komunat mund ta krijojnë vetë asociacionin, është rrugëdalje nga ngërçi.

Zëri i Amerikës: Zoti Steinbaum, në raportin tuaj të ri të hartuar së bashku me profesorin Paul Williams, dolët në përfundimin se kërkesa për të krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë është në kundërshtim me kushtetutën dhe se ajo duhet të mos bëhet. Megjithatë krijimi i Asociacionit është çështje qendrore në përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Përse mendoni se e kanë gabim?

Jason Steinbaum: Raporti ynë përshkruan procesin të cilin e parashtron Kushtetuta e Kosovës dhe Kushtetuta e Kosovës paraqet një proces në bazë të së cilit vetëm komunat kanë autoritetin për të krijuar asociacione. Pra, nëse ato e duan një të tillë, sipas analizës që i kemi bërë Kushtetutës së Kosovës, atëherë le ta krijojnë. Ato mund ta krijojnë asociacionin në çdo moment që dëshirojnë, pavarësisht asaj që thotë komuniteti ndërkombëtar, autoritetet shtetërore të Kosovës apo qeveria e Serbisë, apo pavarësisht dialogut. E kanë autoritetin ta bëjnë një gjë të tillë që tani, sipas kushtetutës së Kosovës.

Një pikë e rëndësishme e raportit tonë është që komunat kanë kompetencat për krijimin e asociacionit. Por në mënyrë që komunat ta bëjnë këtë veprim, duhet të kenë zyrtarë të zgjedhur dhe kjo do të thotë që komuniteti serb vendas duhet të marrë pjesë me kandidatë në zgjedhje. Ata kanë bojkotuar zgjedhjet, kryesisht të nxitur nga Beogradi gjatë viteve të fundit. Por shpresoj se në të ardhmen do të vendosin të kandidojnë në zgjedhje për këto poste të qeverisjes vendore. Dhe nëse duan ta themelojnë asociacionin atëherë nëpërmjet këtyre të zgjedhurve nga zgjedhjet demokratike, atëherë do të kenë kompetencat dhe zyrtarët për ta bërë një gjë të tillë. Do të ishte një fitore e dyfishtë për komunitetin, Kosovën, për bashkësinë ndërkombëtare, sepse ata do ta fitonin asociacionin e tyre, por edhe zyrtarët e tyre të zgjedhur, të cilët të gjithë dëshirojmë t’i shohim të kandidojnë në zgjedhje dhe të marrin detyrën në postet e tyre.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, ajo që ju i referoheni si “rruga kushtetuese” është anashkaluar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Përse mendoni se ndodhi kjo?

Jason Steinbaum: Mendoj se janë të gjithë njerëz të vullnetit të mirë. Mendoj se duan që ta ndihmojnë një komunitet të themelojë një asociacion, të cilin ata thanë se e duan dhe kjo nuk është gjë e keqe. Këta njerëz ia duan të mirë Kosovës dhe njerëzve që jetojnë në këto qytete në pjesën veriore. Por mendoj se është mbase më me vend për Shtetet e Bashkuara që t’i përmbahen sundimit të ligjit, të ndjekin Kushtetutën, për të cilën, të jemi të sinqertë, ndihmuan që të hartohet. Ne morëm pjesë në hartimin e asaj kushtetute. Pra, mbase ka ardhur koha t’i rikthehemi dhe ta rishikojmë dhe të pyesim veten se, ‘çfarë ka ecur mbarë në këtë proces, çfarë nuk ka shkuar si duhet dhe si mund ta ndihmojmë këtë komunitet që të gjejë zgjidhje siç e përcakton Kushtetuta?’.

Zëri i Amerikës: Ju vlerësoni se ndoshta procesi është politizuar?

Jason Steinbaum: Kushtetuta parasheh një proces në bazë të të cilit komunat marrin vendimin për të themeluar asociacione, apo për t’iu bashkuar atyre, siç edhe ka ndodhur tashmë me krijimin e asociacionit të rregullt të komunave, të cilin e kanë themeluar vetë komunat. Por, duke i bërë kërkesa autoriteteve shtetërore në Kosovë, në një formë kjo e bën atë pjesë të procesit politik. Në fakt, kanë kaluar mbi dhjetë vite dhe qeveritë e Kosovës, të udhëhequra nga katër parti politike, nuk e kanë bërë këtë. Thënë sinqerisht, ndoshta është koha që të bëjmë një hap prapa dhe të shohim se çfarë thotë ligji dhe ndoshta ka një mënyrë për të vepruar duke hequr trysninë, duke e de-politizuar dhe duke e zbutur theksin që i është vënë.

Zëri i Amerikës: Disa qeveri në Kosovë, përfshirë qeverinë aktuale, janë pajtuar për krijimin e asociacionit. A fajësoni qeverinë se po tërhiqet nga një çështje për të cilën është pajtuar paraprakisht?

Jason Steinbaum: Nuk është kompetencë e tyre në radhë të parë, bazuar në Kushtetutë. Kosova e konfirmoi se do të bëhej me marrëveshjen e vitit 2013. Në atë marrëveshje, që u ratifikua nga kuvendi, qeveria tha se do të ketë një asociacion të komunave me shumicë serbe. Ata nuk e themeluan. (Po ta bënin këtë) do të shkelnin Kushtetutën, por ata po shprehnin dëshirën dhe kjo është në rregull. Ajo marrëveshje gjithashtu tha se do të themelohej dhe se statuti i saj do të shkruhej në të njëjtën mënyrë si asociacioni i zakonshëm i komunave, që e krijojnë vetë komunat. Nuk mendoj se qeveria në fakt ka kompetenca ta bëjë një gjë të tillë. E kuptoj argumentin dhe kritikat, por mendoj se ka një mënyrë më të mirë për ta bërë këtë gjë, që t’i kthehemi dhe të shohim Kushtetutën.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, kjo çështja e asociacionit është bërë njëra prej mosmarrëveshjeve kryesore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ndonëse jo e vetmja. Kjo marrëdhënie, sipas shumë vëzhguesve, është në pikën e saj më të ulët. A e ndani këtë vlerësim? Cila është pikëpamja juaj?

Jason Steinbaum: Mendoj se interesat e Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës përputhen në periudhën afatgjatë. Popujt tanë janë të afërt dhe vlerat e dy shteteve tona janë pothuajse të njëjta. Ka mosmarrëveshje ndërmjet qeverive dhe kjo nuk është çështje që e trajtojmë në raportin tonë. E di që ka disa mosmarrëveshje, të cilat janë ashpërsuar, por nuk janë temë e raportit tonë. Ne shohim një dalje, një rrugë, një proces kushtetues për të zgjidhur njërën prej çështjeve më të vështira për të cilën palët kanë mospajtime.

Zëri i Amerikës: Dhe cila mendoni ju se është rrugëdalja, jo vetëm sa i përket Asociacionit, por edhe procesit të dialogut në përgjithësi. Cila është këshilla juaj për ndërmjetësit e angazhuar në këtë proces? Qeveria amerikane sapo ka emëruar një ndërmjetës të ri. Ju keni qenë të angazhuar me rajonin për një kohë të gjatë…

Jason Steinbaum: Mendoj se aktualisht jemi në një moment kur bashkësia ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mund të presin pak. Janë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, do të ketë zgjedhje në Kosovë. Po bëhet zëvendësimi i disa zyrtarëve kyçë, përfshirë të dërguarin tonë, si dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, dhe më duket edhe vetë zotin Lajçak. Do të ketë ndryshime të individëve. Nganjëherë njerëzit e rinj mund të sjellin ide dhe qasje të reja dhe mbase kjo është edhe një mënyrë për të bërë një pauzë. Dhe pastaj me ardhjen e qeverive të reja dhe njerëzve të rinj, mund ta shohim nga perspektiva e re këtë çështje dhe të përpiqemi ta shikojmë se çfarë po ndodh nga aspekti kushtetues.

Zëri i Amerikës: Prej mbi një dekade është bërë një proces i vazhdueshëm dialogu për të arritur një lloj marrëveshjeje të negociuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. A mendoni se ekziston me të vërtetë dëshira për të arritur një marrëveshje të negociuar?

Jason Steinbaum: Nuk jam shumë i sigurt. Mendoj se të dyja palët janë në një ngërç mjaft të madh. Nuk shoh interesin e qeverisë së Serbisë, nuk jam i sigurt se e shohin si në interesin e tyre arritjen e një marrëveshjeje. Ata thonë se kundërshtojnë një Kosovë sovrane dhe arritja e një marrëveshjeje nuk duket se është në interesin e tyre. Nga pikëpamja e Kosovës, ata dëshirojnë një marrëveshje tani dhe njohjen dhe kjo nuk më duket që ka gjasa të ndodhë në të ardhmen e afërt. Dialogu është gjithmonë gjë e mirë. T’u gjesh zgjidhje problemeve funksionale mes vendeve është diçka e mirë, prandaj shpresoj që do të vazhdojë. Shpresoj që nuk do të përqendrohet shumë në fushat që janë tërësisht brenda territorit sovran të Kosovës dhe që janë pjesë e autoritetit të saj sovran të vendim-marrjes.

Zëri i Amerikës: Sa realiste është që të pritet pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje duke patur parasysh gjendjen e tanishme, qoftë tensionet aktuale, apo incidentet e vitit të kaluar, përfshirë sulmin e armatosur në Banjskë? Që Beogradi t’i nxisë ata të marrin pjesë?

Jason Steinbaum: Nuk e di përgjigjen për këtë pyetje. Mendoj se mund të ndodhë me një nxitje më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare, nëse thonë që e ardhmja juaj është në duart tuaja në vend që ta vendosin atë në duart e dialogut, apo në veçanti të qeverisë në Beograd, sepse ata nuk qeverisin atje, apo të qeverisë në Prishtinë.

Procesi i Ahtisaarit parashikoi një kontroll lokal dhe kompetenca për komunat dhe mendoj se ashtu siç u zhvillua ky proces dhe se si u shndërrua në një qasje kushtetuese, ndoshta gjejmë një mënyrë të re për ta zgjidhur këtë, apo të gjejmë një shteg të ri për të ecur përpara që do të zbusë theksin që i është vënë (Asociacionit), ta depolitizojmë atë dhe të heqim tensionet që e rrethojnë.

Kurti: Sot në Berlin pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve

Në takimin e sotme në kuadër të Procesit të Berlinit, në të cilin po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, është paralajmëruar nënshkrimi i disa marrëveshjeve dhe deklaratave në mes të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se në kryeqytetin e Gjermanisë do të nënshkruhet edhe një deklaratë për fqinjësi të mirë.

“Pritet që të nënshkruhet një marrëveshje e re për qasje në studime duke e çuar në pesë numrin e marrëveshjeve të arritura që nga vitit 2022, të cilat njihen edhe si marrëveshje të mobilitetit. Do të ketë një nënshkrim të një deklarate të Planit të ri të Veprimit 2025-2028 për Tregun e Përbashkët Rajonal, si dhe një deklaratë për fqinjësi të mirë, e cila është dakorduar në nivel të gjashtë shteteve”, ka deklaruar Zulfaj.

Ai ka treguar edhe për temat që do i ngrejë kryeministri Kurti në takimin që do të mbahet të hënën nën drejtimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz.

“Do të flasë edhe për prezencën e sigurisë si parakusht për marrëdhënie të mira fqinjësore. Pastaj do të flasë edhe për fonde të cilat nevojiten për përballje me ndryshimet klimatike, për adaptim dhe investimet në infrastrukturë, të cilat do të diskutohen gjatë sesionit të agjendës së gjelbër dhe konektivitetit”, është shprehur ai.

Tri nga pesë marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2022 në kuadër të Procesit të Berlinit nuk kanë gjetur zbatim ende.

Mes tyre është edhe marrëveshja për heqjen e regjimit të vizave mes Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Referuar këtij rasti, por edhe ngecjeve në marrëveshjet e tjera, zyrtarë të Komisionit Evropian janë skeptikë për përfitimet që mund t’i sjellë takimi i radhës në Berlin.

E në një diskutim në kryeqytetin e Gjermanisë në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, e ka cilësuar sukses faktin që nisma nuk do të mbetet me minus një shtet, duke iu referuar Kosovës.sn

NATO fillon stërvitjet bërthamore mbi Evropën Perëndimore: Ne jemi gati të mbrohemi

NATO ka filluar stërvitjen e saj vjetore bërthamore “Steadfast Noon” me më shumë se 60 aeroplanë që marrin pjesë në fluturimet stërvitore mbi Evropën Perëndimore.

Bëhet e ditur se Steadfast Noon zgjat dy javë dhe përfshin aeroplanë luftarakë të aftë për të mbajtur koka bërthamore të SHBA-së.

“Kjo stërvitje është një test i rëndësishëm i parandalimit bërthamor të aleancës dhe i dërgon një mesazh të qartë çdo kundërshtari se NATO do të mbrojë të gjithë aleatët”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Mark Rutte.

“Parandalimi bërthamor është gurthemeli i sigurisë së aleatëve”, shtoi ai.

Siç raportohet, stërvitja bërthamore e NATO-s është një aktivitet trajnimi rutinë që ndodh çdo tetor, shkruajnë mediat e huaja.

Steadfast Noon përfshin 2,000 personel ushtarak nga tetë baza ajrore dhe një sërë llojesh aeroplanësh, duke përfshirë aeroplanë me aftësi bërthamore, bombardues, përcjellje luftarake, aeroplanë furnizues me karburant dhe aeroplanë të aftë për zbulim dhe luftë elektronike.

Stërvitja e këtij viti përfshin fluturime kryesisht mbi vendet pritëse Belgjikë dhe Holandë dhe në hapësirën ajrore mbi Danimarkë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Detin e Veriut.

Planifikimi për stërvitjen filloi një vit më parë dhe trembëdhjetë aleatë do të dërgojnë aeroplanë për të marrë pjesë në stërvitje.

Ndryshe, NATO po ndërmerr hapa për të garantuar sigurinë, efektivitetin dhe besueshmërinë e parandalimit bërthamor të aleancës.

Deklarata e Samitit të Uashingtonit të NATO-s e bën të qartë se “qëllimi themelor i aftësisë bërthamore të aleancës është ruajtja e paqes dhe parandalimi agresionit”.

“Për sa kohë që ekzistojnë armët bërthamore, NATO do të mbetet një aleancë bërthamore”, shton deklarata.bw

Studimi: Emigracioni i shkakton Shqipërisë së paku 800 milionë euro humbje në një vit

Një studim i këtij viti “The Cost of Youth Emigration in Western Balkan Countries” (Kostot e emigrimit te të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor) nga “The Westminster Foundation for Democracy” tregon se, ekonomia e vendit tonë përballet me humbje vjetore rreth 800 milionë euro si rrjedhojë e nivelit të lartë të emigracionit, sidomos të moshave të reja.

Humbjet krijohen në dy drejtime. Së pari, studimi llogarit si humbje investimet në arsimin e personave që emigrojnë, të cilët shkollohen me shpenzime buxhetore vendase dhe më pas kontribuojnë në vendet pritëse.

Së dyti për çdo person që emigron PBB-ja vendit humbet në 14 mijë euro në vitin pasardhës.
Studimi mori në konsideratë fluksin vjetor dalës prej 41,700 personash, nga të cilët 37,540 ishin në moshe pune.
Duke supozuar se të gjithë e arritën qëllimin e tyre, punësimin në vendin pritës, studimi gjeti një kosto të mundshme prej 456 milionë eurosh humbje në vlerën e shtuar bruto.

Duke shtuar efektet indirekte për shkak të pamundësisë për të parandaluar emigracionin përmes punësimit, humbja vjetore e vlerës së shtuar bruto në Shqipëri përllogaritet 559 milionë euro në një vit, referon studimi. Kjo do të thotë se çdo person i aftë për punë që largohet nga Shqipëria merr me vete rreth 14,900 euro nga një GDP potenciale vjetore e ardhshme.

Kanali tjetër i dëmit konsiderohen investimet e humbura në arsim. Arsimi i një shqiptari që ka përfunduar studimet në vitin 2018, në varësi të kryerjes së nivelit arsimor, kushton rreth 6,000 euro për shkollën fillore, 9,300 euro për shkollën e mesme dhe rreth 18,300 euro për studimet e përfunduara akademike.

Kostoja mesatare e përfunduar studimet pasuniversitare (PhD) në Shqipëri ishin rreth 32,000 euro. Kostot totale të arsimit të personave që largohen nga Shqipëria brenda një viti variojnë nga 201 milionë euro në 504 milionë euro. Sipas studimit Shqipëria humb mesatarisht në një vit 800 milionë deri në1 miliardë euro nga emigracioni.

Në krahun tjetër përfitimi i drejtpërdrejtë më i rëndësishëm i flukseve migratore janë remitancat.
Shqipëria është një nga vendet kryesore në Evropë, me një peshë prej shtatë për qind në PBB të prurjeve nga emigrantët. Nëse shtohen burime të tjera që vijnë nga jashtë (transfertat sociale dhe të ardhurat nga puna e banorëve shqiptarë jashtë vendit), kontributi në PBB arrin në 10 për qind.

Megjithatë, pavarësisht peshës së tyre të konsiderueshme në PBB, remitancat nuk ndikojnë në rritjen e përgjithshme ekonomike dhe nuk janë gjenerues i zhvillimit të ardhshëm pasi komponenti i investimit nuk është mjaft i fortë. Remitancat përdoren për konsum personal në familje, ndërsa vetëm një sasi e vogël përdoret për investime./Monitor/

F-16 ukrainas rrëzon bombarduesin supersonik rus Su-34

Një nga avionët luftarakë të Moskës është rrëzuar nga forcat ukrainase, sipas një blogeri ushtarak me lidhje me forcat ajrore ruse. Një tjetër bloger pro-Moskës tha se avioni Sukhoi Su-34 ishte rrëzuar nga një F-16, që Perëndimi ia ka dhënë Ukrainës.

Asnjëri nga raportet nuk është konfirmuar.

Kanali Telegram Fighterbomber postoi të shtunën një mesazh që dukej si një haraç për një avion luftarak të humbur Su-34. Pranë një imazhi të bombarduesit luftarak supersonik me rreze të mesme veprimi, i cili ka qenë një shtyllë e përpjekjeve të aviacionit të Rusisë në luftën që filloi, thuhej: “toka është qielli, vëllezër”.

Kanali pro-Moskës në Telegram VDV për Ndershmëri dhe Drejtësi ka shpërndarë postimin, duke shtuar më shumë detaje.

“Urgjente!!! Su-34 ynë është rrëzuar. Ekuipazhi u vra”, thuhet në mesazh, duke shtuar se avioni “me sa duket u rrëzua nga një F-16, i cili ishte mbi territorin e kontrolluar nga armiku.”

Ai tha gjithashtu se avioni ishte rrëzuar gjatë lëshimit të bombës ajrore “afërsisht 50 km (30 milje) nga vija e frontit”, pa dhënë detaje se nga e kishte marrë informacionin.

“Së shpejti do të ketë më shumë humbje të tilla. NATO ka dërguar F-16 për gjueti, si rezultat, humbjet tona të këmbësorisë do të rriten”, vijon mesazhi.

Ukraina tha se kishte marrë partinë e parë të avionëve të gjeneratës së katërt të prodhuar në SHBA në gusht, pasi Presidenti Joe Biden më në fund lejoi furnizimin e tyre nëpërmjet vendeve të treta.

Norvegjia, Belgjika, Holanda dhe Danimarka janë në mesin e një koalicioni të vendeve që kanë premtuar më shumë se 85 avionë F-16 në Kiev, të cilët shpresohet të ofrojnë një fuqi më të mirë ajrore për Ukrainën sesa avionët e epokës sovjetike ku ajo është mbështetur.

Përdoruesit pro-ukrainas të mediave sociale ishin të shpejtë për të cituar pretendimet se si një avion luftarak rus ishte rrëzuar dhe se një avion i prodhuar nga SHBA-ja i furnizuar në Ukrainë mund të ishte përfshirë.

“Kanalet ruse tashmë pretendojnë se ishte një F-16 që rrëzoi avionin luftarak rus,” postoi raportet NOEL.

“F-16 rrëzon SU-34 ruse. Pikërisht për këtë janë F-16 në Ukrainë. Deri më tani vetëm burimet ruse e kanë konfirmuar këtë – ne jemi duke pritur”, shkroi Jürgen Nauditt.

Gazetari Euan MacDonald shkroi “lajm i shkëlqyer nëse është i vërtetë”. Pranë një imazhi të aktorit Tom Cruise në filmin Top Gun, Jay në Kiev postoi, “F-16 po rrëzon Su-34 ruse me vlerë 40,000,000 dollarë mbi Ukrainë të shtunën pasdite”.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha në maj se kishte “shkatërruar” nëntë avionë rusë, ndërsa në shkurt, tha se kishte rrëzuar 10 avionë ushtarakë të Moskës gjatë një periudhe prej 10 ditësh. bw

Kurti: Serbia provoi, solli trupa ushtarake 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë në Facebook, foto nga lëvizjet e trupave serbe në kufi me Kosovën.

Kurti shkruan se, Serbia provokoi sot, pasi i solli trupat ushtarake 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën në zonën e Komunës së Kamenicës.

Reagimi i Albin Kurtit:

Serbia sot ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës.

Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve.

Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë.

Sinergjia ndërmjet strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe bashkëpunimi me partnerët e aleatët rajonalë dhe ndërkombëtarë, përbën garanci për sigurinë në Kosovë.

Ndërkohë, Serbia vazhdon të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride, duke synuar destabilizimin e rajonit, megjithëse hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës.

Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me institucionet e saj vigjilente 24/7, duke mbrojtur vendin e duke siguruar monitorim maksimal të situatës. sn


Send this to a friend