Dielli arat po i sos
Një mjegull bie dendur,
O Kadri Bistrica
Pa kafen e mëngjesit
Lëshoja një za Azem Bejtës
Te verri plak
T’i kontrollojë pushkës
Fishekët e teneqes
Se moti i prishur
Po i gërryen udhët.
More tash vjen trimi i urtë
Ukë Kovaçica
Që s’njeh pleqëri
Po anëpërtej e tej
I bie Ibrit , o mbrapsht nuk kthehet.
Se Topliku , nuk fashitet
Se zaptuesit s’i as shmitri.
Pa ma thirr pak Idriz Seferin
Kur Bistricë e pinte kafenë
Më tirq e plis të bardhë
E ruante dhe Berretarin * e dimer e behar
Po ty nuk të lanë vetëm
As terr as ne AG ,
Pragun nuk e nëmnin
As dardhën ugere më gjithë hambar.
Dil Kadri Bistrica
Plagë të janë tharë
*berretarin ,adulohet në Berçanin më prejardhje shqipe Berre .