UASHINGTON – Errol Musk, babai i sipërmarrësit amerikan Elon Musk, në një intervistë për “Ria Novosti” ka folur për dosjen “Epstein”. Ai ka deklaruar se beson që financieri amerikan dhe i dënuari për abuzim seksual Jeffrey Epstein është ende gjallë.
“Ai është padyshim i gjallë. Epstein nuk ka vdekur. Nuk ka dyshim për këtë… Dua të them, nuk ka asnjë mënyrë që ai të jetë i vdekur”, tha Errol Musk gjatë intervistës.
Ai vuri në pikëpyetje versionin zyrtar të vdekjes së Epstein, duke komentuar rrethanat e zbulimit të trupit të tij.
Sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, mungojnë 62 sekonda pamje nga kamera e mbikëqyrjes në burgun ku mbahej Epstein—nga ora 23:58:58 deri në orën 00:00. bw