Në Fadil Vokrri të Prishtinës, Dardanët barazuan me Zvicrën 1-1 me skuadrën helvete që vulosi përfundimisht kualifikimin direkt për në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe meksikës.
KOSOVA– Kosova e mbylli me një barazim fushatën kualifikuese të Botërorit 2026 dhe tashmë i gëzohet kualifikimit për në playoff të këtij kompeticioni. Në Fadil Vokrri të Prishtinës, Dardanët barazuan me Zvicrën 1-1 me skuadrën helvete që vulosi përfundimisht kualifikimin direkt për në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe meksikës.
Ishte Zvicra ajo që dha sinjalin e parë në këtë ndeshje teksa pati një tentativë që u ndal nga portieri Muric, ndërsa në minutën e 36, ishte Kosova që krijoi një mundësi me Veldin Hoxhën, por gjuajtja e tij u prit nga portieri Kobel. Por ajo që ra në sy është se një pjesë e tifozëve të pranishëm në Fadil Vokrri fërshëllenin Granit Xhakën sa herë ai kishtë topin në zotërim, më pas ishte
Muriqi që bëri përpjekjen e tij por pa sukses. Megjithatë pjesa e parë përfundoi me barazimin 0-0. Pjesa e dytë e ndeshjes nisi me gol dhe ishte Zvicra që e shënoi atë me anë të Ruben Vargas në minutën e 47 të saj. Në minutën e 62, Foda vendosi të aktivizojë Zhegrovën dhe zabërgja në vend të Fisnik Asllanit dhe Veldin Hoxhës.
Në minutën e 74, stadiumi Fadil Vokrri shpërtheu në festë teksa Kosova barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Florent Muslijas. Pas këtij goli historitë nuk ndryshuan më me sfidën që u mbyll me shifrat 1-1 me skuadrat që regjistruan barazimin e katërt në 5 sfidat e zhvilluar mes tyre./ Dosja.al