Gati tri mijë njerëz ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën, 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula. E përditshmja italiane ‘La Repubblica’ i ka bërë jehonë ceremonisë së lamtumirës së të resë shqiptare, e cila u vra në mënyrë macabre nga i dashuri i saj filipinas, Mark Sampson.
Nuk ishin vetëm të afërmit dhe miqtë. Shumë nga Terni kanë vendosur ta shoqërojnë të renë shqiptare për në banesën e fundit. Studentë që sapo kishin dalë nga shkolla, ende me çantat mbi shpinë, klasa të tëra të shoqëruara nga mësuesit dhe pastaj shumë njerëz të zakonshëm.
‘Një radhë e gjatë njerëzish që kalon në heshtje’. Kështu e përshkruan ndër të tjera ‘La Repubblica’, duke shtuar se në krye, ku familja ishte mbledhur rreth nënës, dëgjoheshin vetëm drithërima dhe vajtime.
Fytyra e Ilarisë buzëqesh nga një foto e futur në kornizë, të ngjitura në balona të bardhë janë fotografitë e momenteve të pafajshme që tashmë kanë kaluar përgjithmonë.
“Do të kesh gjithmonë 22 vjet, por nuk je një viktimë, je një luftëtare”, thotë një pankartë. sn