VOAL

VOAL

“Nuk jam unë ‘daja” që kërkoni”, flet i arrestuari për grabitjen në Rinas

April 30, 2019

Komentet

LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR: Zgjedhjet e 11 majit mund të shkojnë drejt pavlefshmërisë

LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR

Tiranë, më 13.06.2025

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, nëpërmjet z. Ekrem Spahiu ka dalë në një konferencë për mediat për të shprehur qendrimet e saj.

Deklaratë për mediat

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” është subjekti i vetëm që ka bërë analizen e zgjedhjeve politike të 11 majit 2025 duke marë përgjegjësitë e veta për humbjen, por shumë shpejt koha na dha të drejtë për atë investim prej dy vitesh të LZHK për të bërë një reformë zgjedhore sipas standarteve demokratike në dobi të zgjedhjeve të lira, të drejta, të ndershme dhe të pranuara nga konkuruesit.
Nëse kjo do të realizohej e gjithë opozita do të ishte e bashkuar dhe sot do të ishte situatë tjetër.

Megjithëse ka kaluar një muaj nga zhvillimi i votimeve, nxjerrja e rezultatit përfundimtar duket i largët për të mos thënë se zgjedhjet mund të shkojnë drejt pavlefshmërisë së tyre. Rinumërimi i votave në KQZ, deri tani të rreth 50 % të qendrave të votimit tregon se legjitimiteti i zgjedhjeve është në pikëpyetje të madhe.

Koha na dha të drejtë se, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” i kërkoi gjithë opozites;
1. Barazinë e votes, me një sistem proporcional kombëtar ose 4 zona elektorale
Pasojat e këtij sistemi zgjedhor:
– PS me 53.27 % të votave nga 74 mandate ka marë 83 mandate, + 9
– PD me 32.93 % nga 46 mandate ka marë 50 mandate, + 4
– Nisma me 4 % nga 5 mandate ka marë vetëm 1
– Të gjitha subjektet jasht PS & PD kanë marë 221,811 vota, 15 % të votave nga 21 mandate kanë marë vetëm 7 mandate, – 14

2. Lista të hapura plotësisht
Pasojat që 1/3 e kandidatëve të jenë në lista të mbyllur:

– Diskriminim të kandidatëve edhe brënda një subjekti, dikush bëhet deputet pa vota fare dhe dikush me rreth njëzet mijë nuk bëhet deputet.

– Pabarazia mes kandidatëve të së njëjtës parti nuk motivoi kandidatët e opozites për të bërë fushatë te elektorati gri.

3. Votim dhe numërim elektronik
Pasojat e numërimit me komisioner;
– Ka kaluar një muaj nga numrimi votave dhe akoma nuk kemi rezultat zyratar.
– Raskapitje e komisionerëve, numruesëve, vezhguesëve, kandidatëve, etj.
– Manipulime dhe kontestime të votave sidomos për ato prefernciale.
– Kosto shumë e madhe financiare.

4. Vota e diasporës

Nësë nuk do të kishim një sistem proporcional kombëtar, LZHK kërkoi që të shtohej edhe një Rajon vetëm për diasporen, nga 12 në 13.

Pasojat;
– 200,000 votat e diaspores nuk prodhuan asnjë mandat, pasi u shpërndanë në 12 qarqe dhe ndryshuan vetëm një mandat në Vlorë.

***

Për sa më sipër, gjithë këto pasoja janë vetëm prej Reformes Zgjedhore, që duke i shtuar edhe gjithë infrastrukturen shtetërore që Qeveria përdori për të manipuluar votën e shqiptarëve, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh qëndrimin e saj se, më 11 maj 2025 nuk janë zhvilluar zgjedhje por votime.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë në dobi të demokracisë, shqiptarëve dhe Shqipërisë. Në këtë kontekst, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” mendon që është emergjencë kombëtare, të përqëndrohemi te:

1. Vazhdimin e mbledhjes së fakteve që kanë deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe dërgimin e tyre në KQZ dhe te ndërkombëtarët.

2. Kryerja e një analize të thellë, ku të dalin përgjegjësitë objektive të opozitës.

3. Bashkimi politik në një front të përbashkët të të gjithë faktorëve dhe aktorëve opozitarë, për të synuar një qeveri kalimtare me mandat të kufizuar për të realizuar:
– Ndryshimet kushtetuese.
– Rishikimin e reformës territoriale.
– Reformën zgjedhore.
– Zgjedhjet e parakohshme.

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh gadishmërinë e saj për tu angazhuar në këtë proces dhe ka bindjen e plotë se opozita do ringrihet fuqishëm për të ndryshuar realitetin aktual në Shqipëri.

 

Detaje – SPAK e konfirmon: Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim!

Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim. Deklarimi vjen zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme, në regjistrin e Transparencës, ku për muajin Prill, SPAK thotë se “një ministër është nën hetim”.

Pyetja dërguar SPAK ishte sesa ministra të qeverisë janë aktualisht nën hetim. Kjo është hera e parë që SPAK njofton më herët sesa faza e caktimit të masës së sigurimit se një ministër është nën hetim. Në çdo rast tjetër, personat e thirrur nga SPAK kanë njoftuar se janë thirrur si persona në dijeni.

Ndërkohë, Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera për procedimin në fjalë, apo emrin e ministrit/es që po hetohet. Mbetet për tu parë si do të vijohet me këtë çështje, por duket se edhe vera do të jetë e nxehtë./Dosja.al/

Shqipëria avancon në procesin e anëtarësimit në BE

Radio Evropa e Lirë

Qeveria e Shqipërisë tha se Bashkimi Evropian e ka ftuar të hapë negociatat për disa kapituj të grupkapitullit 4 të procesit të anëtarësimit në bllokun evropian.

Sipas një njoftimi, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së autorizoi Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, dhe më 11 qershor Presidenca polake i dërgoi një letër Shqipërisë duke i kërkuar që të paraqesë pozicionin negociues për katër kapituj të “Agjendës së Gjelbër dhe Ndërlidhjes së Qëndrueshme”.

“Pozicioni negociues do t’i paraqitet Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të BE-së”, thuhet në njoftim.

Shqipëria duhet të paraqesë pozicionin për kapitullin 14, që ka të bëjë me politikën e transportit dhe synon përmirësimin e infrastrukturës si dhe sigurisë rrugore dhe hekurudhore. Po ashtu, për kapitullin 15 që lidhet me sektorin e energjisë dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji. Tirana do të paraqesë pozicionin negociues të saj edhe për kapitullin 21, që është i përqendruar në rrjetet transevropiane dhe ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së. Po ashtu, do të negociohet edhe për kapitullin 27 i cili trajton mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike, përmes përputhjes me standardet e BE-së.

Qeveria shqiptare tha se ky vendim i BE-së konfirmon ecurinë e suksesshme të vendit në procesin e anëtarësimit.

Ekzekutivi në Tiranë theksoi se, përmes negociatave për këta kapituj, shteti do të ndërmarrë hapa konkretë drejt “ndërtimit të rrugëve më të sigurta dhe moderne, përmirësimit të ndërlidhjes rajonale dhe evropiane, garantimit të furnizimit me energji të pastër dhe të përballueshme, si dhe mbrojtjes së mjedisit për gjeneratat e ardhshme”.

Shqipëria hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE në tetor të vitit 2024. Kjo ndodhi pas një pritjeje të gjatë, pasi vendi kishte aplikuar për anëtarësim më 2009 dhe kishte marrë statusin e vendit kandidat në vitin 2014.

Tirana duhet të hapë dhe të mbyllë gjithsej 33 kapituj për t’u anëtarësuar në BE. Për hapjen dhe mbylljen e çdo kapitulli kërkohet miratimi i të gjithë vendeve anëtare të bllokut evropian.

Mori mbi 8.100 vota, por nuk siguroi mandat! Kalaja: Kërkoj rinumërim. Më janë vjedhur votat, shkeljet i kam dorëzuar në SPAK

 

Aulon Kalaja, kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, arriti të marrë mbi 8.100 vota, por sërish nuk ka mundur të sigurojë mandatin e deputetit.

Kalaja tha se PD arriti që të fitojë Krujën pas shumë vitesh dhe se është krenar me këtë. Ai tha se kërkon rinumërim të votave në qarkun Durrës. Kalaja nënvizoi se i janë vjedhur votat atij dhe kolegëve të tij, duke shtuar se shkeljet i ka dorëzuar në SPAK.

Ndërsa, gazetari Ben Andoni tha se uron që Kalaja të hyjë në parlament, pasi individë si ai, që hyjnë në Kuvend me vota të pastra, janë ata që nevojiten në Kuvendin e Shqipërisë.

Aulon Kalaja: Kam marrë mbi 8100 vota personale. Unë bashkohem me atë që quhet farsë elektorale. Denoncimi duhet bërë në Bruksel dhe në Uashington. Unë mendoj që falja e gjobave dy ditë para zgjedhjeve ka ndikuar në rezultatin zgjedhor. Shkeljet zgjedhore i kam kallëzuar në SPAK. Kam kërkuar rinumërim votash në qarkun Durrës. Më janë vjedhur votat, që janë të pastra. Fushata më ka kushtuar diku tek 6 mijë euro. Nuk kam bashkëpunuar me banda, nuk kam pasur banda pas meje. Kemi raste të “çmendura”, në Durrës dhe në Elbasan, që kanë marrë 21 mijë vota. Këto janë mandate me “karton të kuq”. Këta janë “këlyshë të kriminelëve”.

Ben Andoni: Më 2025 të flitet për pjesën zgjedhore është e turpshme. Dy partitë politike duhet të këmbëngulnin tek numërimi elektronik. Të mos kesh besim tek komisionerët e tu, ky është problem. Të tjetërsohen votat është një problem i madh. Unë uroj që Auloni të futet në parlament. Uroj që brezi i ri që ka marrë votat ndershëm të jetë në Kuvend dhe ta shikojnë në sy kryetarin e partisë së tyre. bw

Franc Nuri: Në zgjedhjet e 2025 shkelje të gjithanshme. KQZ ende nuk ka dhënë përgjigje ku janë 130 mijë fletë votimi

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Franc Nuri i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, është shprehur se në zgjedhjet e vitit 2025, janë bërë shkelje të gjithanshme, shumë më tepër se në 2021 dhe në 2023.

Gjatë bisedës në studio përballë moderatorit Adi Krasta, Nuri u shpreh se, KQZ ende nuk ka dhënë një përgjigje të qartë se ku kanë shkuar 130 mijë fletë votimi.

‘Ne dyshojmë se janë mbushur kutitë me anë të njerëzve që kanë përdorur ‘trenin Bullgar’, kanë përdorur dokumente që janë lëshuar nga KQZ dhe janë futur nëpër qendra të votimit duke hedhur vota në kuti. Ka metoda të ndryshme që janë mbushur kutitë.

Fillimisht nuk u gjetën 130 mijë fletë votimi, dhe shifrat që ata kanë dhënë deri më tani nuk korrespondojnë me këto që kanë rezultuar.

Ajo e kushtëzon sistemin, dhe ne aty bazohemi plus argumenteve të tjera. Por këtu ka fletë votimi që nuk dihet se ku kanë shkuar. Patjetër që ato janë përdorur dhe mund të jenë përdorur në mekanizmat që përshkruam. Nuk i ka marrë njeri fletët e votimit kot. Ato diku kanë shkuar.

Kjo nuk më tingëllon normale, kur përpiqen që të relativizojnë këtë gjë, duke thënë se kështu ka ndodhur në tëshkuarën dhe do të ndodhë dhe ne të ardhmen.

Nëse janë prodhuar 3.5 mln fletë votimi, kaq duhet të dalin në fund. Në një qendër votimi nuk arrin dot të kuadrosh fletët e votimit të prodhuara, me ato të përdorura dhe ato që kanë mbetur që është një aritmetikë mjaft e thjeshtë.

Kam ndjekur zgjedhjet dhe në 2021-2023, por në 2025 ka shkelje të gjithanshme.

Këto shkelje do të përsëriten dhe me ardhjen e zgjedhjeve lokale, sepse është një sistem. Janë dy elemente që janë përsëritur në 2023 djhe 2025. Bonusi i pensionistëve. Kur ne i ngrejmë si argumente nuk i marrin seriozisht, OSBE-ODIHR i ka ruajtur në raportin e saj.

Nuk është pak të përdorësh buxhetin e shtetit, dhe të përdorësh miliona euro kur të dojë qejfi dhe ti japësh pak javë para zgjedhjeve.

Dhe justifikimi është se kjo nuk është e paligjshme se unë vendimin e kam marrë në datën 9 janar e jo në 11 janar, kur më lindte paligjshmëria dhe unë jam në rregull nga ana formale’, u shpreh ndër të tjera Franc Nuri në SYRI TV.

Mbi 150 bagëti ngordhin në Martanesh nga sëmundja e murtajës, autoritetet në alarm

Një fermë bagëtish të imta në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë është prekur nga sëmundja e murtajës.

Burime bëjnë me dije se deri tani kanë ngordhur më shumë se 150 krerë bagëti, ndërsa rrezikohet e gjithë tufa e cila ka afro 700 krerë.

Drejt fermës janë nisur specialistët e drejtorisë rajonale të Ekstensionit Bujqësor-Dibër, të shërbimit veterinar në qark dhe ato pranë bashkisë Bulqizë. bw

Bagetia2

 

Akuzat nga kryebashkiakes së emëruar – PD: Anuela Ristani, u kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin dhe po shpërdon pasuritë publike për përfitime personale

Në një deklaratë për mediat, Dorjan Teliti, Këshilltar për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka denoncuar abuzimet e vazhdueshme me asetet dhe financat publike në Bashkinë e Tiranës.

Duke iu referuar pamjeve të publikuara nga emisioni investigativ “Piranja”, Teliti akuzon kryetaren në detyrë të Bashkisë, znj. Anuela Ristani, për përdorim të mjeteve publike në funksion të interesave personale dhe familjare, duke shkelur rëndë etikën dhe ligjin.

Në deklaratën e tij, ai kërkon hetim të menjëhershëm nga organet e drejtësisë, llogaridhënie në Këshillin Bashkiak dhe largimin e menjëhershëm të znj. Ristani nga detyra, ndërsa rithekson se Tirana nuk mund të vijojë të trajtohet si pronë private nga pushtetarët aktualë.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë!

Muajt kalojnë, kryetarët ndryshojnë, por zakonet dhe abuzimet JO, ato mbeten të njëjta.

Abuzime kishim dhe abuzime vazhdojmë të kemi me financat dhe asetet e Bashkisë së Tiranës.

Vetëm dy ditë më parë, gazetarët kurajoze të emisionit “Piranja” në Syri Tv, i dhanë publikut me prova të qarta dhe të pakontestueshme, pamjet filmike sesi kryetarja në detyrë e Bashkisë së Kryeqytetit, znj. Anuela Ristani, abuzonte me asetet e blera me paratë e taksapaguesve të Tiranës.

Me zë dhe me figurë pamë sesi jo vetëm nuk mbahej përgjegjësi nga ana e Kryetares se Komanduar për shkeljen e rëndë të kryer në vazhdimësi duke përdorur padrejtësisht mjetet e Bashkisë për interesa personale të saj dhe të të afërmve të saj, por pamë edhe sulmin e saj aspak etik, madje edhe me nota të larta nervozizmi edhe tone tejet kërcënuese ndaj gazetarëve të cilët po bënin detyrën e tyre.

Sipas pamjeve të publikuara, sjellja e kryetares së komanduar në krye të Tiranës, përbën abuzim me detyrën, shfrytëzim të pasurisë shtetërore për përfitime familjare dhe shkelje të rëndë të etikës së funksionarit publik.

Partia Demokratike i bën thirrje organeve të prokurorisë të fillojnë hetimet mbi denoncimin e kryer nga emisioni Piranjat. Gjithashtu, në emër të këshilltarëve të opozitës, kërkoj që pasnesër, ditën e martë mbasdite në të cilën është planifikuar të zhvillohet mbledhja e rradhës së Këshillit Bashkiak, në rendin e ditës të shtohet një pikë mbi llogaridhënien administrative nga ana e znj. Ristani dhe diskutimin mbi këtë skandal të publikuar nga emisioni Piranjat, ku në vend që paratë e Tiranës të shkojnë për ndërtimin e cerdheve, kopshteve, shkollave, apo financimin e transportit për mësuesit dhe nxënësit, na alokohen për financimin e interesave private të drejtuesve të lartë të ekzekutivit. 

Një gjë është e sigurt, të vërtetave dhe publikimit të tyre, nuk do mund t’u fshihen dot askush.

Të dashur qytetare!

Partia Demokratike dhe Këshilltarët e saj në Këshillin Bashkiak të Tiranës, falenderojnë kurajon gazetareske të ekipit të emisionit “Piranja” dhe inkurajonë ata dhe jo vetëm, por cdo media të lirë dhe secilin gazetar që në fokus të punës së tyre kanë gjithnjë dhe vetëm denoncimin e abuzimeve dhe zbardhjen e së vërtetës, që të vijojnë edhe në të ardhmen me denoncimin, rast pas rasti, të cdo personi të veshur me pushtet, që marrin përsipër të përfitojnë padrejtësisht nga mundi i punës dhe taksat e shqiptarëve të ndershëm.

Gjithashtu, Partia Demokratike kërkon largimin e menjëhershëm të znj. Ristani nga detyra e kryetares së komanduar dhe njëkohësisht edhe shkarkimin e Veliaj një orë e më parë nga Këshilli i Ministrave.

Tirana meriton ndryshe, dhe ndryshimi do vijë me zgjedhje të lira e të ndershme, me zgjedhjet e parakohshme për drejtimin e bashkisë më të madhe në vend. Tirana nuk duhet të trajtohet më si një pronë private por si një institucion shërbyes ndaj nevojave të qytetit.

Ju faleminderit!

Ndërhyrja në ish-burgun e Spaçit për xhirimin e një filmi, MEKI reagim zyrtar: “Tymnajë” e panevojshme! Çdo hap po hidhet me kujdes

 

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me ndërhyrjen në ish-burgun e Spaçit dhe projektin filmik mbi Revoltën e vitit 1973.

Postimi i plotë:

Së fundmi është krijuar një “tymnajë” e panevojshme në lidhje me ish-burgun e Spaçit, duke injoruar jo vetëm degradimin ekstrem fizik por duke sajuar fabula mbi “prishje të kujtesës historike” apo “qoka” për hir të një filmi, çka është keqinformuese, por edhe dashakeqe në thelb.
Për të gjithë të shqetësuarit realisht mbi fatin e këtij vendi simbol të kujtesës kombëtare, dhe mbi aludimet e anatemimet e shprehura, sqarojmë disa fakte të rëndësishme:
Prej më shumë se tre vitesh, regjisori Namik Ajazi së bashku me shkrimtarin Visar Zhiti, vetë i burgosur politik dhe dëshmitar i atij realiteti, kanë ngritur përpjekjen e një projekti filmik ambicioz, që ka për synim të sjellë në ekran një nga ngjarjet më të rëndësishme të rezistencës antikomuniste në Shqipëri: Revoltën e të burgosurve të Spaçit në maj të vitit 1973.

Kjo revoltë, e ndërmarrë nga njerëz që kishin përjetuar tejkalimin e çdo caku të dhunës shtetërore, që kishin humbur lirinë, familjen dhe jetën, mbetet një nga dëshmitë më të fuqishme të shpirtit të pamposhtur të njeriut. Sjellja e kësaj historie në ekran, me vërtetësi artistike dhe etike, është detyrim moral dhe kulturor, si ndaj të kaluarës, ashtu edhe ndaj brezave që vijnë.
Vështirësitë e realizimit të këtij projekti filmik janë të mëdha, për shkak të pamundësisë për të rindërtuar kampin-burg në një set, gjendjes tejet të amortizuar të sitit në Spaç, nevojës për xhirime autentike në një ambient që ruan ende gjurmët reale të tragjedisë së atij vendi.
Nga ana tjetër projekti i Qeverisë Shqiptare për ta kthyer Spaçin në një Muze të Kujtesës, të hapur e të aksesueshëm për të gjithë, ka nisur prej kohësh. Ish-burgu dhe kampi i punës së detyruar i Spaçit është vendi më simbolik i kujtesës së mizorisë së regjimit komunist në Shqipëri dhe të akteve të shumta të rezistencës së qytetarëve shqiptarë.
Vende të ndryshme që kanë përjetuar regjime autoritare po merren me trashëgiminë materiale të së kaluarës së tyre të vështirë dhe nismat për të shndërruar ish-burgjet në muze, memorialë apo qendra kulturore po rezultojnë të frytshme për shoqërinë civile dhe institucionet për të kuptuar, përpunuar dhe përballur me të kaluarën që kjo lloj trashëgimie përfaqëson.
Duke pasur parasysh rëndësinë e tij të jashtëzakonshme, ka ardhur momenti që Spaçi t’u kthehet qytetarëve shqiptarë dhe ndaj është punuar, prezantuar dhe miratuar në vitin 2024 plani i menaxhimit, zbatimi i të cilit do të mundësojë realizimin e vizionit për të ardhmen e Spaçit.
Plani i menaxhimit, është konceptuar pas një analize të detajuar të pasurisë kulturore, të vlerave dhe statusit të saj të ruajtjes, si dhe pas një raundi konsultimesh me grupet e interesit që përfshinin më shumë se 58 individë në konsultimin paraprak: ish të burgosur politikë; profesionistë të institucioneve të ruajtjes së kujtesës, advokimit dhe kërkimit në Shqipëri; drejtorë të muzeve dhe zonave muzeale brenda dhe jashtë vendit, përfaqësues dhe anëtarë të komunitetit të Mirditës, artistë dhe profesionistë të kulturës, mësues e profesorë historie.
Përmes përafrimit me rehabilitimin e vlerave dhe peizazhit, vizioni është që Spaçi të vazhdojë të jetë një vend i kujtesës dhe reflektimit personal dhe kolektiv. Qëllimi në lidhje me ndërtesat e ish-burgut është ruajtja e tyre në gjendjen sa më origjinale, duke ndalur përkeqësimin e shpejtë të tyre, duke i ruajtur ato në mënyrë të tillë që të dëshmohen këto tre dekada në të cilat shoqëria shqiptare është përpjekur të reflektojë mbi historinë e saj të fundit dhe të dhimbshme, në të cilën shenjat e kalimit të kohës mbi ndërtesa janë gjithashtu një metaforë për një distancim nga kujtesa e hidhur e vendit. Por degradimi aktual përbën edhe një rrezik eminent për humbje të pakthyeshme të kësaj kujtese.
Detaje të mëtejshme mbi ndërhyrjet e sugjeruara të ruajtjes, rikrijimin e mundshëm të elementëve kyç, rikuperimin e shtigjeve dhe hyrjeve në tunelin e minierave dhe strategjitë e interpretimit të trashëgimisë kulturore janë paraqitur po ashtu në këtë plan, sipas të cilit do të ndërmerren procedurat e nevojshme për ngritjen e Muzeut të Burgut dhe Kampit të Punës së Detyrueshme, një muze dedikuar rezistencës ndaj diktaturës komuniste. Fokusi i muzeut do të jetë në përpjekjet dhe historitë e vuajtjes, mundimit dhe rezistencës që kanë ndodhur në Spaç, që nga episodi themelor i Revoltës së Spaçit në 1973, deri te aktet dhe gjestet e shumta të përditshme të mbijetesës deri te humbja e humanizmit, dinjitetit dhe solidaritetit që iu imponua të burgosurve. Informacione të mëtejshme mbi koleksionin e parashikuar të Muzeut, mbi hapat e nevojshëm për krijimin e tij dhe mbi strategjinë specifike të funksionimit do të paraqiten në vijim dhe do konsultohen hap pas hapi publikisht.
Megjithatë, duhet të kuptohet se koha e nevojshme për realizimin e një muzeu të tillë, me të gjitha standardet që kërkohen, e tejkalon afatin kohor të fillimit të xhirimeve, i cili është i përcaktuar tashmë në një mundësi historike bashkëprodhimi me një studio prestigjioze italiane. Për këtë arsye, kërkuam që brenda projektit të madh të rehabilitimit, të shihej me prioritet realizimi i disa ndërhyrjeve konservuese dhe përforcuese të pjesshme, duke parë edhe riskun e lartë për aksidente në sit, që do të mundësonin sigurinë fizike dhe rikrijimin e atmosferës së vitit 1973 me ndihmën e efekteve speciale dhe skenografisë, me një buxhet dhe ndërhyrje minimale. Përse nuk u protestua vite më parë për dritaret blu, për rrënimin e dhjetra monumenteve e strukturave, për rrëshqitjet e erozionin prej lënies në mëshirë të fatit, për rrëzimin e trarëve e soletave, për zhdukjen e artefakteve e të materialeve, për rrezikun ndaj vizitorëve? Mjaft të shikohen fotot! Dhe krejt papritmas lajmi i një filmi po rrezikon Spaçin?
Ndërhyrjet nuk kanë për qëllim modifikimin e memories historike, përkundrazi, janë të menduara me kujdes për ta ruajtur dhe pasuruar atë. Në fillesë të punimeve, shenjat e rehabilitimit qenë të dukshme, por ato integrohen dhe harmonizohen përmes teknikave skenografike dhe restauruese, duke përngjasuar sa më afër gjendjes origjinale të kohës.
Ky projekt filmik, që do të sjellë në ekran një histori të jashtëzakonshme guximi, dhimbjeje dhe idealizmi, nuk është një nismë politike, dhe as një manovër jotransparente, por një përpjekje e mundimtë dhe e sinqertë për të kujtuar dhe nderuar një kapitull të errët e heroik të historisë sonë.
Çdo zë që mundohet të përdorë këtë situatë për instrumentalizim politik apo për të nxitur dyshime dhe ndasi, në fakt po bie ndesh me përpjekjen për të dokumentuar një të vërtetë që për dekada u hesht dhe u mohua.
Projekti i këtij filmi, bën të padukshmen të dukshme, i jep zë atyre që nuk patën zë, dhe tregon për tërë botën atë që ndodhi në burgjet politike të diktaturës komuniste shqiptare. Ky është një borxh që historia na e ka lënë, dhe që arti ka fuqinë dhe përgjegjësinë ta shlyejë.
Përsa i përket sitit të ish-burgut të Spaçit, ne jemi të ndërgjegjshëm për ndjeshmërinë që ky sit ka dhe ku përmes planit të menaxhimit, janë parashikuar të gjitha konservimet dhe hapat e mëtejshëm që do të garantojnë mbrojtjen e kujtesës historike, integritetin e sitit dhe përdorimin e tij në funksion të edukimit publik, reflektimit qytetar dhe dokumentimit të së vërtetës historike.
E kaluara jonë nuk mund të fshihet, nuk mund të ridizenjohet sipas interesave të çastit dhe as të lihet në harresë nga neglizhenca.
Çdo hap që ndërmerret në Spaç bëhet me ndjeshmërinë që kërkon një vend i ngarkuar me dhimbje dhe dinjitet, me vetëdijen se kujtesa nuk mbahet gjallë vetëm nga muret që qëndrojnë, por nga zërat që ngrihen për të treguar të vërtetën që ato mure kanë parë.
Prandaj, ndërhyrjet konservuese dhe projekti filmik nuk janë dy rrugë të ndara, por dy shtylla të së njëjtës përpjekje fisnike për të mos lejuar harresën të bjerë mbi atë që ndodhi, për të mësuar nga plagët e historisë dhe për të ndërtuar mure mbajtëse e ura ndërgjegjësimi mes brezave, që të mos përsëritet më kurrë ai ferr!
E fundit, por jo nga rëndësia! Nuk duhet të harrojmë eksperiencat e “protestave” me kobure në brez për këndin e lojrave në Parkun e Madh të Liqenit dhe molotovët ndaj Bunkartit nga Sanço Pançot e politikës së vjetër! Le të distancohemi prej tyre!

 

‘Koha është e guximtarëve’- Berisha: Nëse opozita është e vërtetë, të bashkohet dhe të përballet me narkodiktatorin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një lidhje live nga Brukseli për Task Force në SYRI TV, foli për të ardhmen politike shqiptare, duke i bërë thirrje forcave opozitare që të bashkohen nqs janë opozitë e vërtetë dhe të përballen me narkodiktatorin Edi Rama, me armikun e votës së tyre.

‘Dua të jem i hapur. Guximtarët dhe vetëm guximtarët, ata që do guxojnë të përballen me narkodiktatorin, me armikun e votës së tyre. Këtë çështje, kësaj përballje duhet t’i prijë opozita, e cila në vlerësimin tim është e dënuar nqs është opozitë e vërtetë, të bashkohet, pavarësisht se çfarë diversiteti çfarë ndryshimesh, por në histori janë të njohura bashkimet pavarësisht nga diversiteti pavarësisht madje edhe nga identitetet ndonjëherë kur kanë një qëllim madhor të përbashkët’, u shpreh lideri i opozitës.

Gjithashtu Berisha u ndal edhe te vota e diasporës, të cilën e quajti një shtetëzim total dhe theksoi se Rama me ketë trend, ku mori 92% të votave në Qarkun e Vlorës dhe 91% në Fier, iu afrua Asadit të Sirisë dhe tejkaloi me 10% Putinin e Rusisë, tejkaloi më shumë se 10% Lukashenkon e Bjellorusisë.

Berisha: Këtë çështje e zgjidhin guximtarët. Dua të jem i hapur. Guximtarët dhe vetëm guximtarët, ata që do guxojnë të përballen me narkodiktatorin, me armikun e votës së tyre. Këtë çështje, kësaj përballje duhet t’i prijë opozita, e cila në vlerësimin tim është e dënuar nqs është opozitë e vërtetë, të bashkohet, pavarësisht se çfarë diversiteti çfarë ndryshimesh, por në histori janë të njohura bashkimet pavarësisht nga diversiteti pavarësisht madje edhe nga identitetet ndonjëherë kur kanë një qëllim madhor të përbashkët. Koha është për sakrifica, përndryshe ju garantoj se në zgjedhjet e tjera Edi Rama do të ketë të paktën 62% sepse këto janë rekordet e farsave. Ai tani me votimin e diasporës, të cilin e shtetëzoi totalisht si proces, arriti në 92% në Qarkun e Vlorës, 91% në Fier, iu afrua Asadit të Sirisë dhe tejkaloi me 10% Putinin e Rusisë, tejkaloi më shumë se 10% Lukashenkon e Bjellorusisë.

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Radio Evropa e Lirë

Kuvendi i Shqipërisë e ka ratifikuar të enjten marrëveshjen e nënshkruar me Ukrainën për bashkëpunim dhe mbështetje afatgjatë, e cila ishte arritur në janar të këtij viti në Davos të Zvicrës.

Ministri për Evropën dhe Çështje Evropiane i Shqipërisë, Igli Hasani, ka bërë të ditur se marrëveshja synon që, në përputhje me kapacitetet e saj, Republika e Shqipërisë të ofrojë mbështetje politike, ushtarake, teknike, mbrojtëse dhe humanitare për Ukrainën, si pjesë e angazhimeve dypalëshe dhe ndërkombëtare.

“Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare”, ka deklaruar ministri Hasani.

Në seancën parlamentare, ai ka thënë se prej fillimit të agresionit të paprovokuar rus ndaj Ukrainës – të nisur në shkurt të vitit 2022 – Shqipëria ka qëndruar qartë se është në anën e ligjit, të drejtës ndërkombëtare dhe të popullit ukrainas.

“Si vend anëtar i besueshëm i NATO-s, marrim përgjegjësitë e nevojshme në mbrojtje të rendit ndërkombëtar që garanton paqen dhe lirinë për të gjithë”, ka thënë mes tjerash ai.

Autoritetet shqiptare kanë bërë të ditur se përmes kësaj marrëveshjeje, Shqipëria do të angazhohet në katër fusha kryesore: siguri dhe mbrojtje; llogaridhënie dhe drejtësi ndërkombëtare; ndihmë humanitare dhe rindërtim; dhe reagim në rast përshkallëzimi, për të garantuar që është e përgatitur dhe në bashkëpunim në çdo skenar.

Shqipëria e ka dëshmuar edhe në të kaluarën mbështetjen e saj për Ukrainën, përfshirë edhe përmes organizimit të samitit “Ukrainë – Evropa Juglindore”, i cili është mbajtur në shkurt të vitit të kaluar në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Në fund të samitit, pjesëmarrësit patën miratuar një deklaratë prej 12 pikash, përmes së cilës kanë vlerësuar se se agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane, dhe është në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara, si dhe është krim kundër popullit ukrainas.

Takimi me kryesinë PD – Berisha: Ligji i farsës është se diktatorit i shtohen gjithmonë e më shumë votat! Edhe Lukashenko dhe Putini shkojnë duke e rritur përqindjen

Në një takim me demokratët në Bruksel, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një analizë të ashpër të zgjedhjeve të fundit në Shqipëri, të cilat i cilësoi si një farsë e kontrolluar nga qeveria dhe krimi i organizuar.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim me kartelet e drogës dhe për përdorim të shtetit në funksion të manipulimit të votës.

Berisha paralelizoi situatën me regjimet autokratike, duke thënë se “ligji i farsës është që diktatorit gjithmonë i shtohen votat”, ashtu si ndodh me Lukashenkon dhe Putinin.

Pjesë nga deklarata:

Këto banda që janë, njëra prej tyre e Durrësit. Në Durrës janë dy-tre, por kryesorja ka portin.
Në vitin 2020, Edi Rama u ka dhënë portin Troplinëve. Troplinët janë banda më e fuqishme. Kanë portin. Nga viti 2023 gjer sot nuk është kapur një kilogram kokainë nga porti i Durrësit.
Porti i Durrësit është port i lirë për kokainë.
Ndërkohë, Elbasanin e kontrollon një kartel tjetër, karteli Çela, i cili kontrollon heroinën.
Heroina, përpara se të fillohej kokainë, heroina ka qenë rruga kryesore. Shqipëria ka qenë rrugë kryesore e heroinës që vjen nga Turqia, Afganistani, që vjen nga këto vende.
Ky klan ka heroinën. Ky klan është miliarder.
Këta japin pensione, këta lidhin rroga, këta paguajnë, janë zotër të padiskutueshëm të qyteteve, edhe në fshatra. Po këta, kanë në kontroll të plotë shefat e policisë, gjykatësit, prokurorët.
Për shembull, në Prrenjas, e kemi me regjistrim, shefi i komisariatit të Prrenjasit thërriste një e nga një qytetarët dhe u thoshtë se ju duhet të votoni për Sara Milen.
Sara Mila, njeriu më i panjohur, nuk ia kishte dëgjuar kush emrin kurrë, por e martuar me një njeri të afërt me bandën. Do votoni Sara Milan.
Dhe këta, e gjenin shefin duke bërë fushatë për llogari të Suel Çelës, të këtij kryebanditi.
Në zyrën e kryeministrit ka një person, ky quhet Ergys Agasi. Ky, koordinon bandat.
Për shembull, këtij të Elbasanit i kanë dhënë dhe Korçën. Është më i fuqishëm, ky është i pasur. Shkodra ka Bajrët që janë me nja 10 ose 12 vrasje të regjistruara.
Në Lushnjë ka ‘Hakmarrje për drejtësi’. ‘Hakmarrja për drejtësi’, në dosjen e dënimit, se kanë qenë të dënuar përjetë, i ka liruar Edi Rama të gjithë më ndërhyrjen e vet. Sot, ata kanë zëvendësuar Aldo Baren në Lushnjë, janë zotërit e Lushnjës.
Këta, mori futi ky të fejuarën e djalit, Orik Shyti, në listë të mbyllur dhe vet me banda, të armatosura punojnë për kandidatë të tjerë. Një Ceno Klosi dhe një tjetër që i çoi Belinda, një tjetër ishte nga Lushnja.
Pra, këto ishin zgjedhjet dhe si në çdo farsë, sepse ligji i çdo farse është, se gjithmonë e më shumë i shtohen votat diktatorit.
Po të marrësh zgjedhjet e Lukashenkos dhe të Putinit, ata në një zgjedhje në një zgjedhje tjetër shkojnë duke e rritur përqindjen e fitimit.

Berisha me kryesinë e PD në Bruksel: Gara elektorale në Shqipëri u asgjësua

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryesinë e Partisë Demokratike në Bruksel dhe eurodeputetët të PE, ka ngritur akuza të ashpra ndaj procesit zgjedhor të 11 majit në Shqipëri, duke e quajtur atë një farsë të orkestruar nga mazhoranca.

Berisha u shpreh se qeveria e Edi Ramës ka përdorur strukturat shtetërore për blerjen e votave dhe për ushtrimin e presionit ndaj qytetarëve, duke cenuar thellësisht standardet demokratike dhe duke e bërë të pamundur një garë të ndershme.

Ai shtoi se, sipas një deklarate të vetë ambasadorit të BE-së, “policët po sillen si banditë”, ndërsa theksoi se kartelet e drogës kanë depërtuar në qeverisje deri në nivelin e emërimit të ministrave, duke përshkruar një situatë alarmante për demokracinë dhe shtetin ligjor në vend.

“Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, dhe ju falënderoj me shumë mirënjohje për të gjithë mbështetjen, për të gjithë kontributin që keni dhënë, përpjekjet tuaja, mbështetjen për PD të vazhdueshme dhe gjatë fushatës elektorale.
Nga ana tjetër, dua t’u shpreh një situatë të paprecedentë që ekziston sot në Shqipëri.
Personalisht, siç e keni dëgjuar, kam qenë i bindur se Edi Rama zgjedhje nuk bën dhe e kisha thënë shumë herë.
Njeriu nuk mund të vendosë të qëndrojë në pushtet duke manipuluar zgjedhjet. Kurse ai, ka shumë probleme të mëdha me ligjin dhe ka krijuar në Shqipëri një makineri gjigante të blerjes së votës dhe të frikësimit të qytetarëve.
Kjo makineri ka ardhur gjithnjë duke u bërë më e fuqishme, më e madhe. Kjo makineri gjigante është shteti i blerjes së votës.
Në ç’mënyrë?
Në këtë fushatë, ai u dha të gjithë pensionistëve 100 euro dhuratë. E ndaluar me ligj.
Ju them këtu, kur ne kishim zgjedhjet, nuk i rrisnim rrogat gjersa mbaronin zgjedhjet.
Rroga që ishte një detyrim i përvitshëm ai. Por ne e shtynim gjersa mbaronin zgjedhjet. Se kështu është rregulli. Ti nuk mund të përdorësh fuqinë ekzekutive për të marrë vota.
Fali 2 ditë para zgjedhjeve mbi 200 milionë gjoba dhe interesa. Prokuroi gjatë zgjedhjeve mbi 500 milionë euro, të gjitha të ndaluara me ligj.
Punësoi gjatë zgjedhjeve mbi 10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore.
Të gjitha këto për të blerë vota. Përdori pushtetin ekzekutiv për legalizime, leje ndërtimi dhe certifikata pronësie në mijëra e mijëra raste, pa kufizime.
Të gjitha këto asgjësojnë garën elektorale.
Se, në situatë të tillë, ti në fushë ke një gjigant që disponon miliarda, që disponon një logjistikë të pafundme, që disponon një personel të pafundëm, me një parti që ka një financim pa milionë, ose edhe më pak.
Të gjitha këto, ai i bën për të blerë votën në gjitha këto mënyra.
Çfarë bëmë ne?
Ne këto, arritëm t’i sanksionojmë në një rezolutë që u votua 10 ditë para zgjedhjeve në Valencia, nga PPE, se aty e kemi grupimin tonë.
Por ky është njëri aspekt.
Në Shqipëri, ka një makineri tjetër që, është makineria e frikësimit të qytetarëve.
Kjo makineri përbëhet nga vrasës serialë. Përbëhet nga kartele droge që disponojnë miliarda euro. Vetëm një prej tyre ka transferuar nga Dubai në bankat e Europës 3 miliardë euro.
Kanë para të pafundme.
Janë vendimmarrës kryesorë. Emërojnë ministra. Emërojnë drejtorë.
Ditën e zgjedhjeve, një nga bashkëpunëtorët e mi, i thotë ambasadorit të BE-së: ambasador, i thotë, në filan vend janë banditët nuk po lënë për të votuar.
Ambasadori i kthehet: po sillen policët si banditë, po lëre banditin. Po merru me policinë, se policët po sillen si banditë.
Dhe tha një të vërtetë ambasadori.
Policë e banditë nuk dalloheshin më, sepse bashkëpunojnë.
Këto banda që janë, njëra prej tyre e Durrësit. Në Durrës janë dy-tre, por kryesorja ka portin.
Në vitin 2020, Edi Rama u ka dhënë portin Troplinëve. Troplinët janë banda më e fuqishme. Kanë portin.
Nga viti 2023 gjer sot nuk është kapur një kilogram kokainë nga porti i Durrësit.
Porti i Durrësit është port i lirë për kokainë.
Ndërkohë, Elbasanin e kontrollon një kartel tjetër, karteli Çela, i cili kontrollon heroinën.
Heroina, përpara se të fillohej kokainë, heroina ka qenë rruga kryesore. Shqipëria ka qenë rrugë kryesore e heroinës që vjen nga Turqia, Afganistani, që vjen nga këto vende.
Ky klan ka heroinën. Ky klan është miliarder.
Këta japin pensione, këta lidhin rroga, këta paguajnë, janë zotër të padiskutueshëm të qyteteve, edhe në fshatra. Po këta, kanë në kontroll të plotë shefat e policisë, gjykatësit, prokurorët.
Për shembull, në Prrenjas, e kemi me regjistrim, shefi i komisariatit të Prrenjasit thërriste një e nga një qytetarët dhe u thoshtë se ju duhet të votoni për Sara Milen.
Sara Mila, njeriu më i panjohur, nuk ia kishte dëgjuar kush emrin kurrë, por e martuar me një njeri të afërt me bandën. Do votoni Sara Milan.
Dhe këta, e gjenin shefin duke bërë fushatë për llogari të Suel Çelës, të këtij kryebanditi.
Në zyrën e kryeministrit ka një person, ky quhet Ergys Agasi. Ky, koordinon bandat.
Për shembull, këtij të Elbasanit i kanë dhënë dhe Korçën. Është më i fuqishëm, ky është i pasur. Shkodra ka Bajrët që janë me nja 10 ose 12 vrasje të regjistruara.
Në Lushnjë ka ‘Hakmarrje për drejtësi’. ‘Hakmarrja për drejtësi’, në dosjen e dënimit, se kanë qenë të dënuar përjetë, i ka liruar Edi Rama të gjithë më ndërhyrjen e vet. Sot, ata kanë zëvendësuar Aldo Baren në Lushnjë, janë zotërit e Lushnjës.
Këta, mori futi ky të fejuarën e djalit, Orik Shyti, në listë të mbyllur dhe vet me banda, të armatosura punojnë për kandidatë të tjerë. Një Ceno Klosi dhe një tjetër që i çoi Belinda, një tjetër ishte nga Lushnja.
Pra, këto ishin zgjedhjet dhe si në çdo farsë, sepse ligji i çdo farse është, se gjithmonë e më shumë i shtohen votat diktatorit.
Po të marrësh zgjedhjet e Lukashenkos dhe të Putinit, ata në një zgjedhje në një zgjedhje tjetër shkojnë duke e rritur përqindjen e fitimit”, u shpreh Berisha. bw

 


Send this to a friend