Ashtu siç pritej Alibeaj i grupimit “një hap pas” e bëri padinë për të rimarrë partinë!
Nuk është Enkelejdi, …është Yuri!
Enkelejdi nuk është jurist budalla që të mos e dijë që ai “apelimi” nuk ka b***ë ku të mbahet por dikush i ka dhënë garanci se muhabeti ka mbaruar e gjykata do ta çfuqizojë vendimin 22 Marsit.
Basha që bëri një hap pas dhe pret ‘të kthjellohen ujërat’ nuk është idiot që ka marrë zyra tek Torre Drini,…është në mision!
Ēshtë në misionin që ja ka ngarkuar Yuri.
Basha që ka dalë në fushatë për tu takuar me bazën dhe denoncuar pushtimin e selisë nuk e bën se është i marrë por se dikush i ka dhënë shpresë se ai do bëhet sërish kryetar.
E ai dikushi unë them se është Yuri!
Alibeaj që ngul këmbë se është kryetar me atë mjekroshin me syze që i rri mbrapa si zagar nuk e bën këtë se është i marrë por shpreson se Basha me ndihmën e padronëve të Yurit do kthehet sërish kryetar!
Profesori i madh çilist, Gjekëmarkaj që kërkoi largimin e Berishës ashtu siç u largua Basha e që ka filluar bejtet në gazeta nuk e bën këtë se është i marrë por edhe pse e di të sigurtë që Basha nuk ka më asnjë shans për kryetar ndoshta shpreson se Yuri do ta mbështesë për kryetar!
Përdredhjet prej kurve (politike) të Salianjit, zhdukja nga syri i publikut e Gridës, kakarisjet e Tabakut kundër Berishës, heshtja e Çollakut, nervat e Roland Bejkos dhe gjithë grupit të Bravave me pak përjashtime po mbajnë këtë qëndrim të paftyrë sepse e dinë se në partinë reale demokratike politikisht janë të vdekur.
E vetmja shpresë dhe oksigjen i tyre është Yuri e jo coftina Basha!
Pse mendoni ju të nderuar miq, se shprehja “një hap pas” e Gjekëmarkajt, Gridës, Salianjit e Bashës (gjatë dorëheqjes “NJE HAP PAS”) nuk ishte skenar i shkruar me kujdes nga po ata që dhanë urdher për ndërhyrjen e forcave të aparatit të dhunës me 8 Janar në selinë e PD-së!
Edhe vjelljet publike të Mërtirëve, avoketërve soroistë të Rakipëve, e gjithë vemjeve që ushqehen me kockat e hedhura të Sorosit e Rrugës se Elbssanit nuk janë rastësi por pjesë e luftës së fëlliqur për shkatërrimin e opozitës shqiptare që sot është Partia Demokratike.
Nuk është Basha! …është Yuri!
Ne në shqipen e “malokëve” që nuk i do bunga jote themi ..je bo bajat Yuri!
Këto janë skema të shkollës fillore e janë shumë të thjeshta për tu kuptuar!
Yuri!
Shqiptarët që duan Amerikën nuk ta kanë borxh!
Boll e dërmove reputacionin dhe shpresën që kanë shqiptarët te Amerika dhe demokracia e saj!
Hiq dorë Yuri!
Hiqi thonjtë nga Partia Demokratike!
ENOUGH IS ENOUGH!
Komentet