VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Notari francez do ta kalojë Oqeanin Paqësor

By | June 5, 2018
blank

Komentet

blank

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e nderon legjendën e xhudos Majlinda Kelmendi

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) e ka nderuar legjendën e xhudos kosovare, Majlinda Kelmendi.

Përmes një shkrimi në uebfaqen e vetë zyrtare, “Olympics.com”, shtëpia e sportit ndërkombëtar e ka publikuar një shkrim për nder të xhudistes pejane, e cila së fundmi vendosi të pensionohej.

blank

IOC e ka përmendur suksesin historik që Majlinda e arriti në Olimpiadën e Rios, ku u shpall kampione olimpike, përcjell “Gazeta Express.

Kjo njëherësh ishte medalja e parë e Kosovës në pjesëmarrjen e saj të parë si shtet në Lojëra Olimpike.

Majlinda tash do ta nisë zejen e trajneres, në tentim të nxjerrjes së kampionëve të tjerë olimpikë.

blank

blank

FIFA reagon ndaj incidentit në Tiranë: Tolerancë zero kundër sjelljeve të neveritshme në futboll

FIFA, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, ku pas golit të shënuar nga polakët, në drejtim të futbollistëve miq u hodhën shishe me ujë dhe sende të forta.

Loja u ndërpre për 15 minuta nga gjyqtari francez dhe rifilloi me kushtin që nëse në fushë do të hidhej qoftë edhe një objekt i vetëm, loja do të ndërpritej për të mos vazhduar më.

FIFA, qeveria e futbollit botëror, i konsideron të papranueshme akte të tilla, që sipas saj, nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe e dëmtojnë misionin dhe imazhin e tij.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë dënimi ndaj Shqipërisë, e cila në rastin më të favorshëm për të do të detyrohet që ndeshjen e fundit ndaj Andorrës ta luajë pa tifozë.

Në përgjigje të shfaqjes së dhunës mbrëmë, një zëdhënës i FIFA-s ka ka deklaruar:

“FIFA aktualisht është duke analizuar raportet e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës mbrëmë, në mënyrë që të përcaktojë veprimin më të përshtatshëm.

FIFA dënon me forcë incidentet në Angli kundër Hungarisë dhe Shqipëri kundër Polonisë dhe dëshiron të deklarojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme dhune, si dhe çdo formë diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll.”

blank

Krasniqi: E gjithë bota e pa që unë fitova, më vodhën

Dominic Boesel ka arritur t’i hakmerret boksierit Haxhi Krasniqi duke ia rimarrë titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë IBO.

Pas 12 raundeve nuk pati fitues me nokaut, kurse gjyqtarët me vendim të ndarë vendosën për fitoren e Boesel, shkruan Gazeta Express

Pas meçit, Krasniqi deklaroi se ai ishte fitues dhe se iu vodh kjo fitore.

“Bëra gjithçka që duhej të bëja dhe nuk humba. Është shumë e trishtueshme për boksin gjerman. Ju mund ta shihni që unë mund të fitoja vetëm duke e nokautuar. E gjithë bota e pa që unë fitova. Ndihem i vjedhur”, tha Krasniqi pas duelit.

blank

Shqipëria mposht Hungarinë, Broja sërish heroi

Botërori më afër se kurrë për Shqipërinë. Kuqezinjtë kanë arritur një fitore të madhe ndaj Hungarisë, e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Ishte Armando Broja sërish heroi i Shqipërisë që shënoi golin e fitores.

Broja u inkudruan në lojë në minutën e 66-të, kurse në të 80-tën Broja realizoi golin e fitores 1:0 duke e përfunduar vet aksionin.

Ai shënoi golin e fitores edhe në Shqipëri ndaj Hungarisë, duke u treguar vendimtar në dy ndeshje “jetike” për kuqezinjtë, shkruan Gazeta Express.

Paraprakisht, Myrto Uzuni i pati dy raste të mira shënimi, por nuk ia doli.

Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Anglia në vendin e parë dhe një më shumë se Polonia e vendit të tretë

blank

Krasniqi dhe Bosel kryejnë matjet zyrtare, nesër dueli për kampion bote

Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit të botës në peshat super të mesme, versioni IBO.

34 vjeçari ia ka mundësuar revanshin gjermanit Dominic Boesel, me të cilin do të përballet për herë të dytë brenda një viti.

Sot u bënë edhe matjet zyrtare, teksa dy boksierët dolën me peshë 79,3 kilogramë.

Dueli zhvillohet nesër me fillim nga ora 23:00.

blank

Franca kundër Spanjës në finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s

Torino

Përfaqësuesja e Francës në futboll kaloi në finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s pasi mposhti Belgjikën 3:2 në një ndeshje fenomenale gjysmëfinale mbrëmë në Torino, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Djajtë e Kuq” kaluan në epërsi me golin e Yannick Carrasco në minutën e 37-të, pas një depërtimi në zonën e rreptësisë së “trengjyrëshve” nga ana e majtë dhe gjuajti me saktësi milimetrike në këndin e poshtëm të portës së Hugo Lloris dhe topi përfundoi në portën e kampionëve aktualë të botës.

Katër minuta më vonë u bë 2:0, kur Romelu Lukaku i iku mbrojtjes dhe me një goditje të fuqishme tundi rrjetën e francezit. Lloris nuk arriti të mbrojë goditjen e fuqishme në kënd.

Në minutën e 62-të kur “gjelat” e ulën epërsinë në 1:2. Kylian Mbappe kaloi shkëlqyeshëm disa belgë dhe pasoi për Karim Benzema. Ai gjuajti nga një pozitë e vështirë i rrethuar nga lojtarët kundërshtar dhe tundi rrjetën e portierit Thibaut Courtouis.

Gjashtë minuta më vonë, pas një iniciative totale, arbitri akordoi penalti për Francën. Mbappe ishte i saktë, duke barazuar rezultatin në 2:2.

Në minutën e 90-të u përmbys rezultati. Francezët dominuan në pjesën e dytë të ndeshjes. Pas një aksioni të furishëm, Theo Hernandez me një goditje të fuqishme shënoi golin e tretë dhe të fitores për Francën.

Në ndeshjen e parë të gjysmëfinales, Spanja mundi Italinë me rezultatin 2:1 në Milano, kështu që ata do të luajnë kundër Francës në finalen e sezonit të dytë të Ligës së Kombeve të UEFA-s të dielën, më 10 tetor në orën 20:45 në “San Siro “.

Kampioni aktual i Evropës, Italia do të përballet me Belgjikën në ndeshjen për vendin e tretë në të njëjtën ditë në orën 15:00 në Torino.

Fituesi i sezonit të parë të Ligës së Kombeve UEFA-s ishte Portugalia në vitin 2019.

blank

Fotografia me autograf e Joe Jackson nga viti 1911 shitet për 1.47 milionë dollarë

New York

Një foto e bejsbollistit “Pa Këpucë” Joe Jackson e vitit 1911 e shkrepur nga Frank W. Smith u shit për 1.47 milionë dollarë, që e bën shitjen më të paguar ndonjëherë për një fotografi sportive të nënshkruar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fotografia u ofrua nga ankandi Christie’s dhe Hunt në New York në ankandin Extra Innings: Koleksioni privat i kujtimeve të rëndësishme të bejsbollit.

Ankandi me 246 pjesë paraqiti gjithashtu një shkop bejsbolli profesional të Babe Ruth që u shitën për 1.05 milion dollarë, një kartolinë ekspozite fillestare të autorit të Lou Gehrig të vitit 1925 që u shit për 687.500 dollarë dhe një letër të shkruar me dorë të Joe DiMaggio të Marilyn Monroe të vitit 1952 që u shit për 525 mijë dollarë.

blank

Vizatimet e boksierit të famshëm Muhamed Ali shiten për rreth 1 milion dollarë

Një prej punimeve më të pëlqyera “Sting Like a Bee” (thumbo si një bletë), u shit për 425 mijë dollarë, dhjetë herë më shumë se sa ishte parashikuar përpara shitjes

Një koleksion i rrallë i përbërë nga vizatimet, skicat dhe pikturat e boksierit të famshëm, Muhamed Ali u shitën në një ankand për rreth 1 milion dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, në shtëpinë e ankandeve “Bonhams” në New York të SHBA-së u shitën nëpërmjet një ankandi rreth 26 vepra arti.

Një prej punimeve më të pëlqyera “Sting Like a Bee” (thumbo si një bletë), u shit për 425 mijë dollarë, dhjetë herë më shumë se sa ishte parashikuar përpara shitjes.

“Veprat e tij trajtojnë tema që përshkruajnë zemrën e tij”

Muhamed Ali, një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, njihej me anën e tij si aktivist dhe poet, por ka më pak informacione lidhur me aftësitë e tij artistike.

Helen Hall, drejtoresha e kulturës popullore në “Bonhams” tha se Ali është inkurajuar nga babai i tij i cili ishte një artist profesionit dhe se ai gjatë gjithë kohës ka vizatuar dhe pikturuar. “Muhamed Ali ishte një ikonë kulturore që përcaktoi një brez. Veprat e tij trajtojnë tema që përshkruajnë zemrën e tij të tilla si boksin, të drejtat civile, fenë, paqen botërore dhe parimet njerëzore”, shtoi Hall.

Veprat u nxorën në ankand nga Rodney Hilton Brown, miku i Ali dhe koleksionist arti i cili ka thënë se boksieri tre pikturat e para të tij i ka realizuar pas një ndeshjeje në Boston në vitin 1977.

Bëhet e ditur se veprat u shitën tre herë më shumë se sa pritej, në gjithsej për 945.524 dollarë.

Sipas Reuters, piktura e vitit 1979 me fjalët “I Love You America” në telajon me ngjyra të kuqe, të bardhë dhe blu u shit për 150 mijë dollarë ndërsa një skicë me kalem që krahason islamin me krishterimin u shit për 24 mijë dollarë.

Boksieri i famshëm Ali ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare në vitin 2016. Ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit.

blank

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk

Anthony Joshua kishte nevojë për tretman të menjëhershëm mjekësor pas disfatës befasuese kundër Oleksandr Usyk dhe si pasojë ishte dërguar në spital pas meçit të shtunën.

Këtë e ka konfirmuar promotori i tij Eddie Hearn, i cili tha se dyshohej se Joshua e kishte thyer zgavrën e syrit gjatë luftës, raporton Gazeta Express.

Usyk e mposhti Joshuan me një paraqitje mahnitëse në Stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër, duke ia marrë atij titujt e botës WBA, WBO dhe IBF në kategorinë e rëndë.

Boksier i shkëlqyeshëm ukrainas i dha goditje të njëpasnjëshme Joshuas gjatë gjithë luftës 12 rundëshe, duke i shkaktuar dëmtim serioz në syrin e djathtë.

Syri i Joshuas nisi të ënjtej pas rundit të 10-të dhe pas meçit ish-kampioni i botës tha se nuk kishte parë me atë sy nga rundi i nëntë.

Joshua e ka një mundësi për t’i rifituar titujt e botës përsëri, pasi në marrëveshjen e tij me Usyk ka një klauzolë për rimeç dhe varet nga britaniku nëse dëshiron ta shfrytëzojë këtë të drejtë apo jo.

Kjo ishte hera e dytë që Joshua i humb titujt e botës, pas disfatës tronditëse kundër Andy Ruiz në qershor 2019, para se t’i rifitonte ata vetëm disa muaj më vonë në rimeçin me meksikanin.

blank

VIDEO- Nga Peja në një rrëfim ndryshe, “vajzat olimpike” dhe trajneri legjendar Driton Kuka

Ai mund të quhet me krenari trajneri legjendar i xhudos në Kosovë. Driton Kuka ka ardhur në një rrëfim ndryshe për emisionin ‘FitStation’ në News24 ku nuk ka ngurruar të flas për garat e rëndësishme me Majlinda Kelmendin, vështirësitë, projektet e reja dhe emocionet e medaljeve olipike të sjella në Pejë nga Nora dhe Distria.

Trajneri Kuka gjatë intervistës me gazetaren Çenkuela Hasa qëndroi te një kujtim me Majlindën duke treguar se si kishte ndikuar që ajo të mos përfaqsonte asnjë flamur tjetër përveç atij të Kosovës.

“Majlinda ka patur oferta shumë serioze deri në vitin 2014 kur Kosova ende nuk ka qenë pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, kanë qenë oferta jashtëzakonisht të mëdha në kuptimin material, ndërsa për mua si trajner ka pasur shumë oferta pas lojërave olimpike në Rio, nuk dua të flas për shifra pasi dua ta sqaroj dhe për opinion shqiptar diçka, nuk dua të shkoj të jetoj diku tjetër dhe kjo është arsyeja pse nuk flas për ofertat që më vinë nga jashtë. Kur Majlindës i janë ofruar shifra të larta ka qenë shumë e re, por i ka rezistuar ofertave pasi unë kam qenë këmbëngulës që mos të ndodhte ajo gjë, dhe ajo gjithmonë më ka besuar shumë, dhe fjala ime ka qenë e fundit. Por në një rast kur jemi takuar me një mik tonin i cili ka tentuar ose ka qenë urë lidhëse e një shteti për të na kontaktuar ne, kur e ka dëgjuar ofertën Majlinda prej tij se për çfarë oferte bëhej fjalë më ka parë në mënyrë të çuditshme pasi ajo nuk e ka ditur shumën, por ky takim ka ndodhur 2-3 vite pasi ka ndodhur oferta”- u shpreh trajneri Kuka.

blank

Më 26 shtator 1981 lindi tenistja e shquar amerikane Serena Williams

VOAL – Serena Jameka Williams lindi më 26 shtator 1981 në Saginaw (Michigan), në Shtetet e Bashkuara. Motra më e vogël e Venusit, ajo hyri në qarkun profesionist të tenisit më 1997, duke filluar ngjitjen e renditjes botërore në një kohë të shkurtër. Pasi mundi Mary Pierce dhe Monica Seles, në atë kohë në dhjetëshen e parë të renditjes WTA, në turneun e Çikagos, Serena fillon të vlerësohet gjithnjë e më shumë, në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën.

Pasi fitoi top 30, ajo fitoi titullin e saj të parë Grand Slam në 1999, duke fituar finalen e US Open kundër Martina Hingis nga Zvicra, numri një në renditjen botërore. Serena, pra, bëhet, pas Althe Gibson më 1958, tenistja e dytë afrikano-amerikane që fiton US Open. Bota në një turne Grand Slam vjen menjëherë pas, por në dyshe, kur së bashku me motrën e saj Venus Williams fiton Open France.

Sezonet në vijim konfirmuan triumfet në dyshe, me fitoret e 2000 në Wimbledon dhe Olimpiadën e Sidneit, dhe në 2001 në Australian Open. Pozicioni numër një në renditjen WTA vjen në 2002, falë sukseseve në single në Roland Garros, Wimbledon dhe US Open: në të tre rastet, fitorja në finale arrihet kundër motrës së saj Venus.

Edhe në vitet në vijim vajza nga Saginaw mbetet në nivele të larta, duke fituar akoma Australian Open dhe turneun Wimbledon. Sidoqoftë, pas pothuajse gjashtëdhjetë javësh dominimi të pandërprerë, udhëheqja në renditjen botërore u mor nga belgu Kim Clijsters, gjithashtu për shkak të disa dëmtimeve që e mbajtën atë larg fushave të lojës për pjesën e fundit të vitit 2003. Lëndimet që ndodhën u reflektuan. në shfaqjet e vitit pasardhës: asnjë fitore në turnetë e mëdhenj, dhe vetëm dy trofe me rëndësi më të vogël, në Kinë dhe Miami. Rezultati më i mirë, pra, materializohet në finalen e Wimbledon të humbur kundër Maria Sharapova, një yll në rritje i tenisit rus.

Ndërsa sukseset sportive duket se po zvogëlohen, sidoqoftë, Serena Williams fiton vlerësim dhe famë në fusha të tjera, shpesh duke parakaluar si modele (dhe duke pozuar për një edicion special të revistës “Sports Illustrated”), por mbi të gjitha duke krijuar një linjë veshjesh sportive personale. Veshjet që, për më tepër, vajza do të donte t’i vishte gjithashtu në fushë: por shpesh gjyqtarët nuk janë të të njëjtit mendim.

Gjithashtu më 2004, nuk i mungon vërshimi në ekranin e vogël: ai aktroi, në fakt, në sit-comin Damon Wayans “Të gjithë në familje”. Kthimi në fitore në fushat e lojës u organizua në fillim të vitit 2005, në Melburn, me fitoren në finale në Australian Open në derbin me bashkatdhetarin Lindsay Davenport. Pritjet e tifozëve, megjithatë, zhgënjehen menjëherë, sepse kjo mbetet fitorja e vetme e vitit: si rezultat, Serena del nga dhjetë të parët në renditjen botërore. Një prirje negative që u konfirmua, me rezultate katastrofike, në 2006: Williams, i munduar nga lëndimet, bie në renditjen duke mbetur i përjashtuar edhe nga njëqind e lartë.

Ringjallja, megjithatë, nuk vonon shumë: në 2007 Serena fiton edhe një herë Australian Open, duke mposhtur Maria Sharapova në finale dhe gradualisht ngjitet në renditje. 2008 është viti i finales së Wimbledon të luajtur dhe humbur kundër motrës së saj Venus, por edhe arit olimpik të fituar në Pekin në dyshe, natyrisht gjithmonë me Venusin. Pesë vjet pas herës së fundit, atëherë, tenisti afrikano-amerikan kthehet në vendin e parë në renditjen botërore në shtator, falë pushtimit të US Open pas fitores në finale kundër serbet Jelena Jankovic. Prej aty fillon një seri ulje -ngritjesh midis vendit të parë dhe të dytë, duke alternuar me rusen Dinara Safina.

Kjo na çon më 2009, me titullin e tretë Wimbledon, të fituar edhe një herë kundër Venusit, në single, dhe në dyshe kundër australianëve Stubbs dhe Stosur. Suksesi i dyshes përsëritet në US Open, dhjetë vjet pas herës së parë, kundër Huber dhe Black.

Deri tani karriera e Serena dhe Venus shkojnë krah për krah: nuk është rastësi që më 12 tetor 2009 e para kthehet në krye të renditjes WTA, duke mposhtur këtë të fundit në finale në Masters në Doha. Fillimi i vitit 2010 rezulton të jetë shumë pozitiv, me finalen në Sidnei dhe fitoren në Melburn: Grand Slami i dymbëdhjetë vjen falë suksesit në finale kundër belgut Justine Henin. Rezultate të kundërta në argjilë: pas eliminimeve në single në Romë – në gjysmëfinale – dhe në Paris – në çerekfinale -, në dyshe ai fiton në Madrid dhe në Roland Garros. Nuk ka problem, megjithatë, në bar, me një sukses tjetër në Wimbledon.

Sukseset në fushë, megjithatë, ndiqen nga probleme mjaft serioze shëndetësore: së pari një dëmtim i këmbës, dhe më pas një emboli shqetësuese pulmonare, rrezikon karrierën e Serena Williams. Atletja afrikano-amerikane kalon të gjithë pjesën e parë të sezonit dhe kthehet në fushë vetëm në qershor në Eastbourne, ku megjithatë Zvonareva e eliminon atë në raundin e dytë. Serena Williams gjithashtu lufton në mikun e Wimbledon, e eliminuar në raundin e dytë nga francezja Marion Bartoli. Poshtë në renditjen deri në pozitën e 169 -të, ajo kthehet për të fituar një turne në korrik në Stanford, ku ajo tregon vendosmëri dhe këmbëngulje.

Duartrokitjet e hapura, pra, e mirëpritën atë në US Open 2011, ku vetëm një Samantha Stosur e jashtëzakonshme në finale e pengoi atë të fitonte një tjetër Grand Slam. Rikthimi i madh dhe vendimtar, megjithatë, është vënë në skenë në 2012: natyrisht në Wimbledon. Në tokën e kupës me krem ​​dhe luleshtrydhe, Serena fiton turneun me klas dhe elegancë, duke i larguar përfundimisht fantazmat (probleme shëndetësore dhe emboli) që pak më shumë se një vit më parë kishin shkaktuar frikë për jetën e saj. Ai ngjitet në krye të botës dhe më pas fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike Londër 2012.

Më 1 shtator 2017 ajo bëhet nëna e Alexis Olympia Ohanian Jr. (babai i saj është Alexis Ohanian, themeluesi i Reddit)./Elida Buçpapaj

 

blank

Kur do të dalë në ring Florian Marku?

Boksieri shqiptar, Florian Marku veçse ka arritur në stadiumin “Tottenham Hotspur”, aty ku do të përballet me boksierin Maxim Prodan për titullin në peshat e mesme.

Eventi i natës së sontme ka nisur nga ora 19:00 kurse Marku do të dalë në ring i treti, shkruan Gazeta Express.

Para meçit të tij me Prodan do të jenë edhe dy meçe, kurse diku rreth 20:00 Florian Marku përballet me ukrainasin.

Meçi kryesor i natës së sontme do të jetë ai mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend