VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

NJËTRAJTSHMËRI – Poezi nga THANI NAQO

By | May 18, 2018
2 Comments
  • author avatar
    ji 11 months ago Reply

    bukur

  • author avatar
    Anonymous 11 months ago Reply

    Poezite lirike te z. Naço,jane shumengjyreshe,prekin te gjitha kendet e jetes njerezore.

    Naço e poezia e tij,jane nje pasuri e padiskutueshme ne letersine shqipe,sepse ajo buron nga

    nje zemer e madhe e me pervoje te gjate,ku refleksioni eshte shumedeminsional. Rrespekt dhe uroj jete e krijimtari te begatshme edhe me tej.

Komentet

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

ATJE GJAKU I SHQIPTARIT RA NË TOKË ME MBI PËRSËRI -Esé nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Poezia “Kosova në luftë” e Hilë Mosit

 

Është Epika e Zgripeve të Fatit. Dhe ky do të ishte titulli i saj, nëse nuk do të isha rob i dyvargëshit aq mahnitës në mbyllje të epikës.

Është Epika e Filozofisë së Zgripeve të Fatit. Është një nga epikat që e mbaj më shumë për zemër në gjithë letërsinë shqipe. 

Pikëtakohen përgjatë shekullit të jetës së saj tre burra dhe e ndërthurin kështu fatin e saj të deritanishëm. Hilë Mosi e shkruante më 1910, me titullin “Kosova në luftë” dhe e përfshinte në librin poetik “Zani i Zemrës”, botuar më 1913, një vit pas pavarësisë kombëtare.

Duket sikur e kanë përftuar kryehere relievet e Alpeve dhe Hilë Mosi, luftëtar me pushkë në dorë në Kryengritjen e Malësisë së Madhe të viteve 1909-1912, e ka hedhur në letër besnikërisht.

Ritmet kushtruese luftarake, lënda gjëmuese, kumtohen nëpërmjet paskajores së mirëfilltë të shqipes, nga më mjeshtëroret që kam parë, si “me zhbi”, “m’u gjallsu”, “m’e lulzu” (këto të dyja të vetmet rima foljore – njëkohësisht të pazëvendësueshme – në poezi), “me vra”, “me pré”, “me turpnu”, “me (m)bi”, të gjitha me rol sintaksor ftillues, synues, cilësues dhe përcjellës. Pra në aso pozitash fjalë e formakrijuese, aq të suksesshme në shqipen artistikisht të lëvruar së paku deri në vitet Pesëdhjetë në Shqipëri – dhe në atë të lëvruar jashtë Shqipërisë edhe deri në vitet Shtatëdhjetë a – rrallë e tek- më vonë.

Binjaku i poezisë, çka ligjet e artit absolutisht e pranojnë, do të lindte dy vjet më vonë, më 1912, në Llukë të Epër të Gjakovës, toponim me ngarkesë të madhe të kujtesës historike. Dhe do ta kishte emrin Dervish Shaqa.

Dervish Shaqja bëhej edhe bashkautor i epikës, ia bënte titullin “Moj Shqipni mos thuej mbarova”. Gjëmues si grykat e Alpeve, Dervish Shaqa, duke e shndërruar në këngë poezinë e Hil Mosit, shënonte një fat paralel të saj. Njeri me bindje të shpallura politike, Dervish Shaqja, arratisura nga Kosova për në Shqipëri më 1956, nuk ia nënshtronte asgjëje bindjet e veta artistike, për më tepër kur kjo kishte të bënte me temën e Kosovës. Mjeshtër i shmangies së censurës, Dervishi, duke mos imponuar dot titullin “Kosova në luftë”, bënte “lëshim” duke vënë një titull që ia kujtonte Shqipërisë se pa Kosovën nuk ka të gjallë, ndërsa me Kosovën nuk ka pse të ketë asnjë drojë.

Në shmangien e censurës Dervish Shaqja kishte një koleg të pashembullt si Qemal Haxhihasani. Qemali, mbledhësi dhe studiuesi absolutisht më i shquar i foklorit burimor shqiptar, me një vepër tetëdhjetë vëllimesh lënë trashëgim, do të ishte këshilltari i vetëm i besueshëm i Dervishit. Në verën e vitit 1983, në shtëpinë e tij në Rrashbull, vetë Dervishi më ka treguar se për një mori këngësh kishte punuar me Qemal Haxhihasanin. Dhe ma ka shpjeguar hollësisht, pa petë – kur i thonë fjalës, një për një, gjithë mekanizmin e tij  të kundërcensurës.

Vetëm një këngëtar me shpirt aq poetik e bindje aq atdhetare, me një brengë të tillë të pakaplueshme si Kosova në zemër, me një zë të një diapazoni që varion nga epizmi, tek dramatizmi dhe lirizmi, me një diksion për t’ia pasur lakmi edhe më të shkolluarit në teatrot dramatike a lirike si Dervish Shaqja, mund ta bënte këngë një poezi si ajo e Hilë Mosit. Falë cilësive të përmendura ai bënte këngë të hatashme edhe vargjet e Fan Nolit të “Elegji për Bajram Currin”, i bënte këngë edhe vargjet e Asim Vokshit “Ani krisi pushka”. Nga poezia me gjashtë strofa e Hilë Mosit, vetëm të pestën, Dervish Shaqja duket se nuk e shpëtonte dot nga censura komuniste.

Ndër të tjera, Hilë Mosi na e kujton tash një ndajfolje shqipe, sot e hequr nga përdorimi dhe e zëvendësuar nga fjala greke “akoma”. Hila thotë “djelmt e tu edhe janë gjallë”. Shqipja ka një sinonim tjetër të saj, kryesisht të përdorur në toskërisht, ndajfoljen «ende». Të dyja këto mund të zëvendësonin si turqishten « halà » të ndeshur në të folurit e përditshëm, ashtu edhe greqishten « akoma » të ndeshur miliarda herë në ditë në të folurit mediatik dhe zyrtar, në Tiranë e në Prishtinë.

Poezia “Kosova në luftë» (Moj Shqipni mos thuej mbarova), në llojin e saj, ka një intensitet artistik tejet të paqortueshëm, shpreh si asnjë krijim tjetër artistik në shqip filozofinë e mbijetesës, të vitaliteti, të shpirtit të paepur të shqiptarit, shpreh thelbin e karakterit dhe të natyrës së shqiptarit nga përtejhistoria deri në pambarimësi. E shtjellon në gjithë poezinë « Kosova në luftë » (Moj Shqipni mos thuej mbarova), por e spikat përfundimisht tek dy vargjet e fundit, të cilat edhe i kam vënë gati pa i prekur në titullin e kësaj eseje, pa i shënuar ndërmjet kurrfarë thonjëzash a pikësimesh të tjera.

«Atje gjaku i shqyptarit/ ra në tok’ me bi persri” kumton filozofinë se gjaku i shqiptarit nuk bie në tokë sa për ta njomur, sa për ta skuqur atë, nuk bie në tokë për të humbur, sepse gjaku i shqiptarit është farë bimësie, është farë që iu jep jetë breznive (gjeneratave) të pafundme të jetës, të cilat mbijnë prej së njëjtës tokë përsëri, pafundësisht. Kujt do t’i dilte kundër këtij interpretimi të mesazhit filozofik artistik të poezisë së Hilës, do t’ia vija përballë dy vargje të mësipërme mirëfilli eksplicite të dy vargjeve të fundit të poezisë. «Kur Kosov’n e mbloj egërsira,/ Për me shbi çdo bimë mbi dhetë ».

Hila i shikon shqiptarët si bimë të tokës së vet, asosh që nuk zhbihen, sepse mbillen sërish e sërish nëpërmjet gjakut që e derdhin pikërisht në tokën e vet. Ndërsa nocionin tokë e shikon të kufizuar në kuadrin e ngushtë, nocionin dhé ai e shikon në rrafsh universal: Bisha që po synon të zhbijë shqiptarët, ka ndërmend të zhbijë çdo bimë, pra çdo jetë mbi dhé.

Do të mjaftonte kjo poezi për ta ripërmasuar Hil Mosin dhe veprën e tij në kuadrin e poezisë shqipe dhe të panteonit shqipar në tërësi. Artist dhe politikan, liberator dhe libertin, shqiptar i kulluar me formim tërësisht perëndimor, figurë e shumanshme dhe jashtë skemash shabllone, Hilë Mosi ka lënë në trashëgimin e tij poetike poezi epike si dhe lirika origjinale dhe me vlera, të denja për një vëmendje të re. Lumturisht fatin krijues të Hilës e lidh përfundimisht me fatin e kombit dhe kulturës shqiptare epika me dy emra e bashkëkrijuar në kohë të ndryshme e të largëta me të pashoqin Dervish Shaqja, të cilën edhe falë tij vazhdoj ta kem aq për zemër.

KOSOVA NË LUFTË

Ah, Shqypni, mos thuj mbarova,
Se djelmt tu edhe jan’ gjall’!
N’kamb asht çu e rrebt Kosova
E ban luftën ball për ball.

Ish nji vjet’ ndër ma të vshtira,
Me nji mij nandqind e dhjetë,
Kur Kosov’n mbloj egërsira,
Për me shbi çdo bim’ mbi dhetë.

Ish, por sa e nis njat’hera
Bota mbar’ për m’u gjallsu
Kur me knaqje vjen prandvera
T’gjith natyren m’e lulzu.

Ah, ehu! Do sheje t’kqia
Jan kah vin’ prej ans mbi Le!
N’vent t’prendvers që pret Shqypnia,
Bje mbi të nj’ e rrebt rrufe.

Prej Azis’ tek jan kah lshohen
Me tërbim të madh barbart,
Për me vra, me pre kta çohen,
Me turpnu për jet Shqyptart.

E n’Prishtin’ atje pik’ s’parit
Krisi topi me duhi,
Atje gjaku i shqyptarit
Ra në tok’ me bi përsri.

NGREHU – Poezi nga HILË MOSI

 

Thon’ për ty që ke mbarumun
E gjallsi ti ma nuk ke;
Thon’ për ty që je poshtnumun
O atdhe!

Jan kah thon’ se t’vdiq trimnia,
Qysh se t’ra ajo rrufe;
Thon’ se ty t’u prish djelmnia,
O atdhe!

Thon’ se je nji komb i lanun,
Ma i poshtri ti sot je;
E çka s’jan’ për ty tuj thanun,
O atdhe!

Çdo që bota do të flasin,
Mbushu plot shpres’ të re!
Ty asgja nuk do t’humbasin,
O atdhe!

Shkundi t’rrebtat arm’ mizore
E për luft’ thirrna ne!
Botës diftoj’ që s’je me kore,
O atdhe!

Kshtu ndër kombe tjera njehu,
Tunde botën mbar’ në dhe!
N’luft’ me djelmt’ e tu ti ngrehu,
O atdhe!

 

MBRAMJA 1 NANDUER – Poezi nga HILË MOSI

Pushojti ulërima edhe vaji,
Qi ditën t’vjetrat vorre patën mblue!
N’qetsí t’mjerushme ra tek ka Ermaji
Mbî zall veç ndihet Kiri tue ushtue.

Qe hyjt e hâna m’qiell tek lamparisin
E fushën mbarë e mblojnë m’nji dritë të zbét,
Do drita t’ndezme mbi shum vorre ndrisin…
Mbi tufa lulesh, rrxue me krye për dhét.

Vorrtari, i cili s’njef ç’âsht friga e mnera
Tek shkon mbi vorre dritat tue i shue,
E si mbaron, këthen… po fryn m’turr era,

E gjetht i bân nga nji e nji m’u rrxue…
E kukuvajca mbi qinar, e mjera…
Përpiqet vajin si për m’e mbarue!…

 

LUFTARIT – Poezi nga HILË MOSI

Atje n’at vend të lamun
Me gjak t’Arbnorit t’dlirë;
Atje nji djalë âsht vramun
Atje mbet nji Ilirë.

Atje n’at vend barbari
E njofti mirë djelmnín;
Atje rrëfei Shqiptari
Sá shtrêjt e blén lirín.

Atje Shqypja luftovi
Trimnisht me zogjt e vet;
Atje nji zâ ushtovi:
“Në zjarm, se nji na mbet!”

Ai vend nuk do t’harrohet
I gjall’ do t’jét për né;
Mbas tashit do t’emnohet:
“Nji çerdhe e Shqypes s’ré”.

KANGA E TË VORFNIT – Poezi nga HILË MOSI

Prind nuk kam
I vorfën jam
E rroben kam të vjetër,
Me buk’ e krypë,
Që rri tue lypë,
Kaloj prej ditës m’nji tjetër.

Nuk kam shtëpi,
As se ku rri:
Ndër rruga un’ kam mbetun!
Pothuej gjith’ herë,
Se nën nji derë
Un’ natën shkoj me fjetun.

Gjith’ bota lot
E kush s’ma thot’
Nji fjalë që me m’gushlluemun.
Njerzi pse m’qeshë,
Pa buk’ e veshë,
Që kurr nuk jam i gzuemun?!

DASHUNIA – Poezi nga HILË MOSI

Ça zemren teme keshtu sot pesh’ka çuemun?
Pse sot qetsi nuk kan’ kto mendt e mia?
Çmos kurr pse ma e re po m’ ngjan djelmia
E zemra her’ asht n’gzim e herë e hutueshme?

Po e dij mjaft mirë, se jam tue provuemun:
Në zemër teme ndrye asht dashunia,
E n’ mende teme siellet fantazia,
Tue m’lan n’ dyshim e nga nji her’ të gzuemun.

Un’ kaq të flakt’ s’e pata kurr kujtuemun!
E dijshe t’vogel krejt sikur shkëndija,
Që veç nji çast flakron, së shpejti prap m’u shuemun.

Po tash po e ndiej, se po ma njeh fuqia,
qi n’ trupin tem gjithnji vjen tue u ndrruemun,
P’ e dij se ç’ asht ajo: ash ‘bukuria.”

Më 22 prill 1883 lindi Hilë Mosi, veprimtar i çështjes kombëtare, letrar, botues, nëpunës, politikan dhe ministër i shtetit shqiptar

Hilë Mosi (Shkodra, 22 prill 1883 – Tiranë, 21 shkurt 1933) qe veprimtar dhe përhapës i çështjes kombëtare, letrar, botues, nëpunës, politikan dhe ministër i shtetit shqiptar.

Leu në Shkodër, i biri i Mark Mosit, familje me origjinë krejt të rishtë nga Mosi i Shllakut.

Hila muar mësimet fillore në shkollën teknike italiane, më pas në Kolegjin Saverjan të Jezuitvet e më vonë ndoqi degën e mësuesisë në Shkollën Normale të Klagenfurtit. Duke ndjekur shembullin e të atit, që në moshë të ré, ìu kushtua propagandës kombëtare e duke u gjetur në Vjenë, në 1902 me shokë tjerë shqiptarë nën kryesinë e Gjergj Pekmezit u punësua në shoqërinë letrare “Dija”, e cila mot për mot botoi një kalendar, dhe nxori një fletore me emër “Vllaznija”[1].

U kthye në vendlindje kur u shpall Kushtetuta më 1908, me Tashko Ilon pruri nga Bukureshti himnin e flamurit thurur nga Asdreni[2]. Në Shkodër hapi klubin “Gegnija”, në emër të të cilit ishte pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit.

Më 1910-1911 shkon në Stamboll me rekomandimin e P. Jul Bonatit ku së bashku me ikanakët nga Struga, Ibrahim Mehmet Naxhin dhe Dervish Himën, dhe Eqrem bej Vlorën[3] botonte gazetën “Shqiptari”[1].

Merr pjesë aktive në Komitetin e Kryengritjes së Malësisë së Veriut (1909-1912), ku luftoi edhe me armë në dorë në krah me Risto Siliqin. Kur u shpall Pavarësia gjendej në Trieste, ku do të ishte edhe pjesëmarrës në Kongresin e mbajtur më 1913[1].

Më 1914 formoi shoqërinë “Klubi Lidhja Kombëtare” në Shkodër, duke qenë edhe kryetar i saj[1]. Organizata “Krahu Kombëtar” me anë të Sotir Pecit dhe Sejfi Vllamasit i propozon për pjesëmarrjen në këtë organizatë, Mosi refuzoi duke mos dashur të kufizonte lirinë e vet politike[4]. Në shkurt 1914 në Durrës i bëhet thirrje nga Esad pashë Toptani të marrë përsipër postin si Drejtor të Përgjithshëm të Sigurisë së Shqipërisë. E pranon, por më 1915 me pushtimin e rishtë malazez të Shkodrës, internohet në Podgoricë. Në vitet 1916-1918 të administratës nën pushtimin austriak, riemërohet shef policie i Shkodrës dhe dha kontributin e vet në Komisinë Letrare, si anëtar i saj. Më 1919 me bashkimin e shoqërive “Mustafa Pasha” me “Vaso Pasha” themelon shoqërinë e vetme “Vllaznija”[1], organ i së cilës qe e përkohshmja “Agimi” drejtuar nga Kristo Floqi[5].

Më 1920 qe senator i pref. së Shkodrës në Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë dhe në vitet 1921-1924 u zgjodh për dy legjislatura rresht deputet i së njëjtës prefekturë[6]. Qe delegat dhe përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në Gjenevë. Më 3 mars 1921 zgjedhet sekretar i Këshillit Kombëtar, më 1921-1922 dhe prapë në maj 1924 u emërua prefekt në Korçë. Më 3 gusht 1923 mban fjalën mortore me rastin e shuarjes së atdhetarit Pandeli Cale.

Në Korçë zëvendësohet nga Spiro Koleka prej qeverisë Noli të dalur nga Lëvizja e qershorit dhe emërohet më 2 tetor të po atij viti prefekt në Gjirokastër.

Me Triumfin e Legalitetit u shtrëngua të emigronte jashtë vendit. Në gusht 1925, pasi u amnistua nga Ahmet Zogu, së bashku 59 të tjerë, midis të cilëve shumë policë e xhandarë, u kthye në atdhe. “Qeveria Zogu” më 10 gusht 1925 e caktoi përsëri prefekt në Korçë. Në këtë detyrë Hila qëndroi deri në fund të vitit 1926.

Në fillim të vitit 1927, Hilë Mosi, u emërua inspektor i Kryesisë së Republikës, por sipas vendimit të kryetarit të Republikës, më 16 janar 1927, dhe me Vendimin e Këshillit të Ministrave, më 27 janar 1927, rezulton të ketë qenë i emëruar “Inspektor i Përgjithshëm i Administratës”, duke i dorëzuar detyrën e prefektit Zef Kadares, i transferuar nga Berati në Korçë. Sapo erdhi në këtë detyrë, Hila, realizoi transferimin e komiserit të Policisë së Korçës, mikut të tij, Zef Mirdita, në detyrën e “sekretarit të Inspektorisë së Administratës”[7]. Pas kësaj detyre, më 24 tetor 1927, u emërua ministër i Punëve Botore dhe zv/ministër i Punëve të Jashtme, ku qëndroi deri në 16 nëntor 1927, zëvendësuar nga Salih Vuçitërni. Atë vjeshtë i ra fatkeqësia e vdekjes së të birit, Mirit.

Rikthehet në pozicionin e prefektit të Korçës deri kur më 6 mars 1930 qeveria e Pandeli Evangjelit i jep detyrën e ministrit të Arsimit. Gjatë asaj kohe u njoh Petro Markon atëkohë i papunë, dhe e porositi “shkruej poezi, poezia asht forma ma perfekte e artit”[8] dhe e sistemon si mësues në Dhërmi.

Në polemikat e shtypit të kohës, mes Hilë Mosit e Át Anton Harapit tek Hylli i Dritës, u dëtyrua Fishta t’i shkruante një polemikë klasike që në sintezë i thoshte “Gabove Hilë!” siç kishte edhe titullin. Polemikë të cilën, bashkë me pjesën “Bujari”, Mosi s’e kapërdiu.

Vdiq në Tiranë më 21 shkurt 1933, në ceremoninë e varrimit të tij në Shkodër me 23[9] foli në emër të qeverisë Mirash Ivanaj.[1]

Veprimtaria letrare

Thamë më përpara se Hilë Mosi duke qenë ende në moshën e re nisi të shkruante nëpër fletore shqipe vjersha dhe aty-këtu edhe proza; kështu, gjithnjë nxënës n’Austrí, bashkëveproi rregullisht me “Albania”-n e Konicës me pseudonimet Zog Sakoli, Sakoli, Zog Dushmani, Lirijasi, Speci etj. gjithashtu edhe ndër të përkohëshmet e kohës si “Drita” e Sofjes, “Kombi” i Bostonit, “Albania” e Beogradit, “L’Albania” e Dervish Himës, “Shpnesa e Shqypnís” e Raguzës, “Diturija” e Lumo Skëndos, “Lirija e Selanikut”, “Vllaznija” e Vjenës, “Lidhja Ortodokse” e Korçës, “Shqiptari” i Stambollit, i së cilës qe kryeredaktor, “Agimi” i Shkodrës etj. Në vitin 1913 themeloi dhe drejtoi bashkë me Karl Sumën dhe Risto Siliqin, fletoren e përdyjavshme “Shqypnija e Ré”, e cila e vijoi botimin deri në plasjen e luftës botërore.

Në vitin 1913 botoi në Trieste një grumbull poezish me emrin “Zâni i Atdheut”, vjersha atdhetare të përpiluara, më të shumtën, mbas frymës popullore, ku qëndron si faktor i parë malli për atdhe. Në ketë përmbledhje Mosi këndon Shqipërinë kur kjo vuante, dhe kur copëtohej prej diplomacisë së pamëshirshme evropiane, për të ngopuë lakmít e popujve fqînj. Vepërza “Lotët e Dashunís”, e botuar në vitin 1916 përfshinë një tubë lirikash me lëndë të ndryshme dhe me masa vargu gjithfarësh; një pjesë e këtyre janë originale, të tjerat janë përkthime të lira autorësh gjermanë si Goethe, Schiller, Heine, Koerner, Lessing etj. Këtij vëllimi i bëni një botim të dytë me titullin “Lule Prendvere” duke i shtuar vjersha dhe balada të reja dhe duke përmirsuar të parat.

Tek e përkohshmja “Agimi” vlen të përmendet studimi historik mbi Vlorën e kohës së mesme, të nxjerrur nga vepra e historjanit Kostandin Jireçek-ut, i cili bashkë me Milan Shuflaj dhe Tallotzin mblodhën dokumentet e historisë së Shqipërisë dhe i botuan në dy vëllime të mëdha me titull “Acta et Diplomata res Albaniæ Mediæ illustrantia”.

Në një vëllim të vogël përmblodhi në 1924 në titullin “Kangët Shqipe” disá prej vjershave të veta dhe të shokëve të vet që këndoheshin prej kryengritësve nëpër malet shqiptare në luftërat kundra Turqisë, ndër të cilat mori pjesë edhe ai vetë në malet e Shkodrës dhe të Korçës.

Edhe si përkthyes penda e këtij shkrimtari njihet nëpër “Cubat” (1928) vepër e Frederik Schiller-it, të cilën e ka punuar lirisht duke ìa përshtatë gjendjes shqiptare; nëpër “Filja” dramë tri aktesh nga Theodor Koerner-i, duke e sjellur ngjarjen në Kurbî rreth kullës së Kapitan Gjekajt; nepër komeditë e Goldonit: “Shërbëtori i dy zotnive” e “Dy Shërbëtorët”. Poezítë e Hilë Mosit me përmbajtje kombtare nuk kanë një vlerë aq të madhe artistike, por të gjitha janë të veshura me ndìesí të holla atdhetare, familjare e shoqnore, dhe meritojnë të çmohen për zgjedhjen e shprehjevet dhe për kumbimin melankolik e të thekshëm. Një meritim të veçantë për historinë e letërsisë shqiptare ka Hila për poezinë prej 138 vargjesh me titullin “Natyra” (Albania, Vit X. nr. 10-11-12, 1906, fq. 188-191 në të cilën takohet prova më e parë e përshtatjes së heksametrit në shqipen, provë e cila ká dhënë nji përfundim të pëlqyeshëm.[10]

Luft’tarit[11]

Atje n’at vend të lamun
Me gjak t’Arbnorit t’dlirë;
Atje nji djalë âsht vramun
Atje mbet nji Ilirë.
Atje n’at vend barbari
E njofti mirë djelmnín;
Atje rrëfei Shqiptari
Sá shtrêjt e blén lirín ;
Atje Shqypja luftovi
Trimnisht me zogjt e vet ;
Atje nji zâ ushtovi:
“Në zjarm, se nji na mbet!”
Ai vend nuk do t’harrohet
I gjall’ do t’jét për né;
Mbas tashit do t’emnohet:
“Nji çerdhe e Shqipes s’ré”.

Referencat[redakto | përpunoni burim]

^ a b c d e f Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: “55”, 2012. fq. 183-184. ISBN 9789994356225
^ Poradeci L., Hilë Mosi: si e solli himnin në Shqipëri, shqiptarja.com (“Rilindasi” suplement javor), 4 nëntor 2012. fq. 16.
^ Vlora E., Kujtimet 1885-1925, përktheu A. Koçi, Tiranë: “IDK”, 2003.
^ Vllamasi S., Ballafaqime politike në Shqipëri, Tiranë: Neraida, 2000, fq. 19.
^ AQSH, Fondi Kristo Floqi, D.1
^ Estrefi, D., Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 – Kuvendi i Shqipërisë, Tiranë 2005.
^ Lushaku H., Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë Shqiptare, 1913-2013, Tiranë: “Kristalina”, 2013.
^ Marko P., “Retë dhe gurët: Intervistë me vetveten”.
^ Lajme kulturale, Shkodër: “Leka V – Nr. 03,” fq. 99.
^ Hil’ Mosi
^ Nxjerrë nga «Letratyra Shqype» e J. Rrotës, fq. 194-195

Më 21 prill 1910 u nda nga jeta shkrimtari i shuar amerikan Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai shquhet për novelat e tij, The Adventures of Tom Sawyer (Aventurat e Tom Sojerit, 1876), si dhe për (Adventures of Huckleberry Finn) (Aventurat e Hakëllberri Finit), e cila me vone njihej si “Great American Novel” (Novela e famshme Amerikane). Twain u rrit në Hannibal, Missouri, ku shkroi Huckleberry Finn dhe Tom Sawyer, te cilat i shkroi me makine shtypi. Ai gjithashtu punoi si daktilograf, duke kontribuar kështu në gazetën e vëllait te vjetër Orionit. Derisa ai punoi si daktilograf dhe reporter ai shkroi storien humoristike “The Celebrated Jumping Frog of Calaveras Country”, e cila u be aq e popullarizuar saqë e tërheqi vëmendjen e publikut mbarkombetar. Ai arriti sukses mjafte te madh si një shkrimtar dhe spiker. Mençuria dhe satira e tij ishin te vlerësuara prej shume kritikeve dhe letrareve, dhe ai ishte shok me presidente, artiste, industrialiste te ndryshëm si dhe me Mbretërinë Evropiane. Gjendja e tij financiare ishte e dobët, megjithëse ai fitoi mjaft para nga shkrimet dhe ligjëratat e tij. Ai ishte i njohur si humoristi me i famshëm amerikan i moshës se tij, dhe William Faulkner e quajti Twain “babai i literaturës amerikane”.

Jeta e hershme

Mark Twain lindi në Florida, Missouri, me 30 nëntor, 1834 Ai ishte i biri i Janë, një shtetas i Kentucky dhe John Marchal Clemens nga Virginia. Prindërit e tij u takuan kur babai i tij u shpërngul në Missouri dhe u martuan disa vite me vone, me 1823. Ai ishte femiu i gjashte nga 7 fëmijët ishin gjithsej, prej te cilëve vetëm 3 mbijetuan. Vëllau i tij Orion (1825-1897), Henry dhe Pamela (1827-1904) vdiqën në një shpërthim në anije. Motra e tij e quajtur Margaret (1833-1836) vdiq kur ishte 3 vjeç, dhe vëllai i tij Benjamin (1832-1842) që vdiq 6 vite me vone. Kur Twain ishte 4 vjeç, familja e tij u shpërngul për në Hanibbal, Missouri, një port detar në qytetin e Missisipit, i cili ishte një inspirim për shkrimin e librit “The Adventures of Tom Sawyer and Adventures of Huckleberry Finn”. Kur Twain ishte 11 vjeq, me 1847, i vdiq babai nga pneumonia. Një vit me vone ai u be daktilograf. Në vitin 1851 ai filloi te punonte si daktilograf dhe kontribuoi në artikujt dhe skeçet humoristike për gazetën Hannibal, një gazete që posedohej nga vëllau i tij. Kur ishte 18 vjeçar, ai e leshoi Hannibalin dhe punoi si shtypes në New York City, Philadelphia, St. Luis, Cincinnati. Ai iu bashkëngjit Bashkimit Ndërkombëtar Tiografik te posaformuar, bashkimit te shtypësve dhe gjate mbrëmjeve u edukua në bibliotekat publike, duke gjetur kështu informata me te gjera sesa në shkollën tradicionale. Clemmens kane ardh St. Louis në Keokuk me 1854, dhe jetuan në Muscatine gjate periudhës se verës te vitit 1855. Gazeta Muscatine publikoi 8 storie te cilat kishin pothuajse 6000 fjale.

Martesa dhe fëmijët

Përgjatë vitit 1868, Twain dhe Olivia Langdon u fejuan, ndërsa në shkurt te vitit 1870 u martuan në Elmira, New York. Langdon vinte nga një familje e pasur dhe liberale dhe nëpërmjet saj Twain takoi shume aboltioniste, socialiste dhe aktiviste për te drejtat e grave dhe barazi shoqërore. Ai gjithashtu takoi edhe shkrimtarin dhe socialistin Eutopian, William Dean Howels, me te cilin pati shoqëri për një periudhe te gjate. Ata kishin 3 vajza : Susy (1872-1896), Clara (1874-1962), Jean (1880-1909), dhe një djalë i cili vdiq kur ishte 19 muajsh nga sëmundja e difterisë. Martesa e Twain dhe Olivias zgjati 34 vite, deri me 1904 kur Olivia vdiq. Te gjithë anëtaret e familjes Clemens janë varrosur në varrezat e Woodlawn në Elmira.

Dashuria për shkencën dhe teknologjinë

Twain ka qene i fascinuar pas shkencës dhe hetimeve shkencore. Ai pati një shoqëri te afërt dhe te gjate me Nikola Tesla. Ata kalonin shumë kohe sebashku në laboratorin e Tesles. Ai zotëroi 3 zbulime duke përfshire një përmirësim në rregullimin rripave (shiritave) për ndarjen e rrogave (për te zëvendësuar rripat llastik) Libri i tij A Connecticut Yankee in King Arthur’s Court karakterizon një udhëtues te kohës nga Amerika bashkohore duke përdorur dijen e tij për shkencën për te prezantuar teknologjinë moderne Arturianit te Anglisë. Ky lloj i linjës se storieve me vone do te kthehej në një karakteristike te përbashkët te fanta-shkencës nen-zhanër, historisë alternative. Në vitin 1909 Tomas Edisoni vizitoi Twain në shtëpinë e tij në Redding, Connecticut, dhe e filmoi atë. Një pjesë e filmit u përdor në “Prince and the Pauper“ (1909), i cili ishte një film i shkurte.

Jeta e mëvonshme dhe vdekja

Twain kaloi në një periudhe te depresionit te thelle, e cila filloi me 1896 kur vajza e tij Susy vdiq nga Meningjit. Vdekja e Olivias me 1904 dhe e Janë me 1909 e thelluan errësirën e tij. Me 20 maj te vitit 1909 miku i tij i ngushte Henry Rogers vdiq papritmas. Në vitin 1906, Twain filloi autobiografinë e tij në North Amerikan Review. Në prill Twain dëgjoi që mikesha e tij Ina Coolbrith humbi te gjitha pronen e saj në San Francisko nga tërmeti. Twain e formoi në vitin 1906 një klub për vajzat që ai i shihte si mbesat zëvendësuese, the Angle Fish dhe Aquarium Club. Shumica e anëtareve ishin te moshës 10-16vjet. Twain shkëmbente letra me vajzat e klubit “Angel Fish” dhe i ftonte ato në koncerte dhe teatre si dhe për te luajtur lojëra. Universiteti i Oksfordit e nderoi Twain me një doktorate nderi për shkrimet e tij, me 1907. Në vitin 1909 është cituar për thënien e tij : ”Unë erdha në ketë bote me Halley’s Comet me 1835. Kjo do te vije prape vitin tjetër dhe un pres që te shkoj me te. Do te ishte zhgënjimi me i madh i jetës sime në rast se unë nuk shkoj me Halley’s Comet. Almighty ka thëne, padyshim : “Tani këtu janë këto dy kapriqe te pa numërueshme ; ato kane ardhur sebashku dhe duhet te shkojnë sebashku.” Parashikimet e tij ishin te sakta- Twain vdiq nga një sulm në zeme me 21 prill 1910 në Redding Connecticut, një dite pas qasjes me te afërt te kometës në Toke. Kur presidenti William Howard Taft dëgjoi për vdekjen e Twain tha: “ Mark Twain dhuroi kënaqësi-gëzim te vërtet intelektual për miliona njerëz, dhe puna e tij do te vazhdoj te dhuroje kënaqësi për miliona njerëz që do te vijnë… Humori ishte Amerikan, por ai ishte njësoj i vlerësuar nga njerëzit e Anglisë dhe njerëzit e vendeve tjera si dhe njerëzit e vendit te tij. Ai ka dhuruar një pjesë te pavdekshme te literaturës Amerikane“. Funerali i Twain ishte në “Old Brick”, Press Byterian në kishën e New Yorkut. Ai u varos me familjes e tij në varrezat Woodlawn në Elmira-New York.

Vepra

E gjithë vepra e Mark Twain inspirohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet përgjithësisht : Përshtypjet e udhëtimit ; Kujtimet e fëmijërisë dhe rinise se hershme Narracionet satirike te ambientuara në Mesjete dhe Rilindje. Mark Twain, në maksimumin e famës se tij, ishte një celibritet në Amerike, për kohen e tij.

Veprat :

  • The Celebrated Jumping Frog of Calaveras County, 1867, novele
  • Innocents Abroad, 1869, novele udhëtimi
  • Roughing It, 1872, udhëtim nga Mississipi në Las Vegas
  • The Gilded Age: A Tale of Today, 1873, novele
  • The Adventures of Tom Sawyer, 1876, novele
  • A Tramp Abroad, 1880, kujtime udhëtimi
  • |1601: Conversation, as it was by the Social Fireside, in the Time of the Tudors, 1880, novele
  • The Prince and the Pauper, 1881, novele
  • Life on the Mississippi, 1883, tregim autobiografik
  • The Adventures of Huckleberry Finn, 1884, novele
  • Tom Sawyer Abroad, 1894, novele
  • Pudd’n’head Wilson (Wilson lo Zuccone), 1894, novele
  • Tom Sawyer Detective, 1896, novele
  • A Connecticut Yankee in King Arthur’s Court, 1889, novele
  • Following the Equator, 1897, tregime udhëtimi
  • The Man That Corrupted Hadleyburg, 1900, novele
  • King Leopold’s Soliloquy, 1905, satire politike
  • The War Prayer, 1905, novele * The Eva-s diary, 1906, novele
  • The $30,000 Bequest and Other Stories, 1906, novele
  • What Is Man ?, 1906
  • A Horse’s Tale, 1907
  • Captain Stormfield’s Visit to Heaven, 1909, tregim i gjate
  • Letters from the Earth, 1909, novele e botuar pas vdekjes
  • The Mysterious Stranger, 1916, novele e botuar pas vdekjes

Referenca

[1]

  1. ^ “http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=111895”

Lidhje të jashtme

  • Mark Twain Museum at the Territorial Enterprise – Mark Twain Museum, Territorial Enterprise Building, Virginia City, Nevada Web site
  • Mark Twain House Museum Web site
  • Autobiography of Mark Twain, Volume 1, 2010 – Free Online – Mark Twain Project Online
  • Autobiography of Mark Twain, Volume 2, 2013 – Free Online – Mark Twain Project Online
  • 38 Facsimile copies of 1st editions
  • Public domain audiobooks from LibriVox
  • Mark Twain’s letters ed. by Albert Bigelow Paine (2 vol 1917) vol 2 online
  • Mark Twain Library, University of California Press. This series re-prints texts from the Papers and Works for students and the general reader.
  • The Works of Mark Twain, University of California Press. This series prints authoritative critical editions of Mark Twain’s published works.
  • Mark Twain Papers, University of California Press. This series publishes Mark Twain’s private papers – his letters, notebooks, unpublished literary works, and autobiography.
  • Jumping Frogs: Undiscovered, Rediscovered, and Celebrated Writings of Mark Twain, University of California Press. The Jumping Frogs series of books brings neglected Mark Twain treasures—stories, tall tales, novels, travelogues, plays, imaginative journalism, speeches, sketches, satires, burlesques, and much more—to readers.
  • A True Story, Repeated Word for Word As I Heard It from The Atlantic Monthly. Nov. 1874: 591–594. Boston: Atlantic Monthly Co.
  • The Mark Twain Papers and Project of the Bancroft Library, University of California Berkeley. Home to the largest archive of Mark Twain’s papers and the editors of a critical edition of all of his writings.
  • Mark Twain Room at Buffalo & Erie County Public Library, which houses the manuscript of Huckleberry Finn
  • Full text of the biography Mark Twain by Archibald Henderson
  • Obituary in San Francisco Call
  • Mark Twain’s Mississippi at Northern Illinois University Libraries
  • Mark Twain at C-SPAN’s American Writers: A Journey Through History
  • Literary Pilgrimages – Mark Twain sites
  • PBS Twain Interactive Scrapbook and San Francisco Chronicle article documenting that Clemens did not say “The coldest winter I ever spent was summer in San Francisco”.
  • The Fountain Pens used by Mark Twain
  • Images of First Appearances of Mark Twain Works
  • article and rare pictures of Mark Twain and photographer Napoleon Sarony
  • Google map with placemarks for places in America associated with Twain
  • Mark Twain Original Manuscripts from 1862–1909 Shapell Manuscript Foundation

Mourir à Palmyre Poème de Jean Musy

A Khaled al-Assaad, archéologue palmyrénien

décapité par EI en août 2015

 

Sous les colonnes nues de l’Antique Palmyre

Daesh crashe l’histoire à coup de sabre et d’ire

Elle décapite les ruines épargnées par l’histoire

Un coup d’épée sur les nuques innocentes

Un bâton de dynamite sur les pierres vivantes

Du passé rasant la forme pour y déifier la foi

D’un nouveau monde plus coi et pour quoi ?

Le culte de la mort remplace celui des morts.

 

Une tour qui saute un théâtre explosé

De la tombe effacée aux gradins perdus

En poussière la scène est émiettée

Le calcaire millénaire ne résiste plus.

La main tremble au souvenir de la pierre frôlée

Comme un geste de chair complice de l’histoire

Zénobie y perd une nouvelle bataille

Quand les Arabes ignorent leur mémoire.

 

Jean Musy (2017)

Më 19 prill 1998 u nda nga jeta Octavio Paz, poet nobelist meksikan

VOAL – Octavio Paz (Oktavio Pac) lindi në Mexico City më 31 mars 1914.

Duke qenë poeti më i rëndësishëm i gjuhës latine të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë, si poet dhe si eseist, gjatë gjithë shekullit fama e tij letrare është e dyta vetëm me atë të Juan Ramon Jiménez, Vicente Huidobro, Cezar Vallejo dhe Pablo Neruda.

Ai filloi të shkruante shumë herët dhe në vitin 1937 ai mori pjesë në Kongresin e II Ndërkombëtar të Shkrimtarëve Antifashistë të Valencias (Spanjë). Ai kalon pjesën më të madhe të jetës së tij midis Spanjës dhe Francës: në Spanjë ai mbështet luftën e republikanëve gjatë Luftës Civile Spanjolle – megjithëse duhet të mbahet mend se do të distancohet më vonë nga komunizmi.

Duke u kthyer në Meksikë, në vitin 1938 themeloi dhe drejtoi “Taller”, një revistë që sinjalizon shfaqjen e një brezi të ri të shkrimtarëve meksikanë. Në vitin 1943 ai u zhvendos në Shtetet e Bashkuara dhe u zhyt në poezinë moderniste anglo-amerikane.

Në vitin 1945 Paz hyn në shërbimin diplomatik meksikan: në këto vite ai shkruan “The labyrinth of solitude”, një ese mbi identitetin meksikan.

Ai pastaj martohet me Elena Garro, me te cilen ka nje vajze.

Ai është dërguar nga qeveria meksikane në Francë, ku ai është në gjendje t’i afrohet surrealizmit. Gjatë qëndrimit të tij në Francë, Octavio Paz punon së bashku me André Breton dhe Benjamin Peret.

Ai mori postin e ambasadorit në Meksikë dhe Indi në vitin 1962: ai u largua nga zyra në vitin 1968, pas masakrës Tlatelolco (2 tetor 1968), pikërisht për të protestuar kundër represionit të përgjakshëm kundër studentëve protestues.

Më vonë themeloi dy revista të rëndësishme të kulturës dhe politikës: “Plural” (1971-1976) dhe “Vuelta” (nga viti 1976).

Ndër çmimet më të rëndësishme letrare të marra nga Octavio Paz janë çmimi Cervantes, i dhënë në vitin 1981 dhe Çmimi Nobel për Letërsi në vitin 1990.

Octavio Paz vdiq në Mexico City më 19 prill 1998.

Letër e Roald Dahl të bijës Olivia ose Vaksina kundër fruthit shpëton jetë fëmijësh Nga Rafaela Prifti

Botimi Çabej me format të madh dhe ilustrime me ngjyra i veprës “Çarli dhe Ashensori i Madh prej Xhami” shqipëruar nga shkrimtari Naum Prifti është pasurim i mirëpritur i përkthimeve të letërsisë klasike për të rinj. Për sa i takon redaktimit, Brikena dhe unë kemi synuar të japim një punë të denjë për të dy emrat e autorëve të dashur Roald Dahl dhe Naum Prifti. ‘Miqësia’ e tyre tridhjetë vjeçare e shprehur në përkthime përmban edhe një interesim të përbashkët jo fort të njohur për të dy. Dahl-i shpesh deklaronte se do kishte dashur të bëhej mjek. Naumi pasi kreu studimet për ndihmës-mjek, u regjistrua në degën e letërsisë. Të dy autorët mund të ishin diplomuar si doktorë ose të paktën t’i shërbenin fushës së mjekësisë, por ishin të destinuar për letërsinë.

Për shkak të përmasave në rritje të infektimit nga fruthi veçanërsisht tek fëmijët e pavaskinuar në Evropë dhe Amerikë, është publikuar një letër e tij me këtë temë. Lexuesit që njihen me autorin e veprave klasike: Çarli dhe Fabrika e Çokollatave, Matilda, Gjigandi i Madh i Mirë, Shtrigat etj, mund të mos e dinë se Roald Dahl ka shkruar ese për shëndetësinë dhe veçanërisht vaksinimin. Letra e tij për të bijën Olivia, e shkruar në vitin 1986 ka dalë në qarkullim për t’iu kundërvënë bojkotimit vullnetar të vaksinës.

“Bija ime Olivia u infektua nga virusi i fruthit në moshën 7 vjeçare. Ndërsa sëmundja dukej se bënte të vetën, unë shpesh herë i lexoja në shtrat pa pasur aspak ndjenjën e panikut. Një mëngjes kur dukej se po bëhej më mirë, isha ulur mbi shtrat dhe po i tregoja sesi mund të formohen figura kafshësh me fije teli. Por kur ajo vetë provoi të ndërtonte një model vërejta se nuk ishte në gjendje të koordinonte aftësitë motorike me ato mendore. Ndihesh mirë? e pyeta. Ndihem si përgjumshem, mu përgjigj. Pas një ore, humbi ndjenjat dhe pas 12 orëve ndërroi jetë. Virusi ishte kthyer në fruth encefalit dhe mjekët nuk mund të bënin më asgjë. Kjo ndodhi njezët e katër vjet më parë në vitin 1962 por edhe sot e kësaj dite nëse tek fëmija i infektuar ndodh reaksioni fatal si ngjau tek Olivia, mjekët janë krejt të pafuqishëm për t’ia shpëtuar jetën. Por prindërit sot kanë në dorë t’i mbrojnë fëmijët nga një tragjedi e tillë. Ata duhet të kërkojnë me këmbëngulje t’i imunizojnë fëmijët nga sëmundja e fruthit. Unë nuk mund ta imunizoja Olivian sepse në vitin 1962 vaksina e aprovuar e fruthit nuk ishte zbuluar. Ndërsa sot vaksina është e gjendshme dhe e gatshme për çdo familje dhe kryhet me një vizitë tek mjeku. Për opinionin e gjerë, fruthi nuk konsiderohet si sëmundje e rrezikshme. Më besoni kur ju them se është fatale. Për mendimin tim, prindërit që refuzojnë tëvaksinojnë femijët po luajnë me jetën e tyre. Në Amerikë, ku imunizimi nga sëmundja e fruthit ashtu si dhe lija e dhenve është i detyrueshëm, këto sëmundje infektive janë eliminuar. Këtu në Britaninë e Madhe, për shkak të prindërve që refuzojnë vaksinimin e fëmijve nga kokëfortësia, injoranca ose frika, diagnostikohen 100,000 raste infektive për vit. Mbi 10,000 vetë do kenë pasoja të ndryshme dytësore nga infeksioni. Të paktën 10,000 individë do pësojnë infeksione të veshit ose në kraharor. Dhe njëzet do jenë raste fatale.

Çdo vit njëzet fëmijë do humbin jetën në Britaninë e Madhe nga fruthi.

Cilat janë rreziqet që i kanosen fëmijve të vaksinuar? Thuajse të paqenësishme. Në bazë tëstatistikave, në një zonë me rreth 300,000 banorë, vetëm një fëmi në 250 vjet do ketë pasoja serioze nga imunizimi prej fruthit. Mundësi që ekziston për një në një million. Mund të thuhet se ka me shumë mundësi që fëmija të mbytet duke ngrënë një copë çokollatë sesa të sëmuret nga vaksinimi kundër fruthit.

Atëherë përse nuk i largoni shqetësimet e kota? Është thuajse krim ta lësh fëmijën të paimunizuar. Momenti më i përshtatshëm është kur fëmija është 13 muajsh por vaksina mund të bëhet në çdo kohë. Fëmijët e moshës shkollore të cilët janë të paimunizuar nga fruthi duhet t’ju luten prindërve tëshkojnë të bëjnë vaksinën sa më parë të jetë e mundur.

Rasti e solli që unë t’i kushtoj Olivias dy nga librat e mi. I pari ishte Xhejmsi dhe Pjeshka Gjigande. Në atë kohëajo ishte ende gjallë. I dyti Gjigandi i Madh i Mirë mban përkushtimin për të pasi atëherë ajo kishte vdekur nga fruthi. Emri i saj e gjeni tëshkruar në faqet e para tek të dy librat. Dhe jam i sigurtë se do ishte shumë e lumtur sikur ta dinte se me vdekjen e saj ajo do shpëtonte jetën e shumë fëmijve të tjerë.”

FILOZOFIA E ECJES – Poezi nga ATDHE GECI

Mjafton një ëndërr  të dalë në rrugë
ajo  do  ta  nxjerr një qytet në shesh
lufta ëndrrave do i gjejë ëndërruesit
do gjej prijësin e ëndrrave që prijnë…

Ëndrrat për ideal dhe për mirëqenie
janë të ashpra  e tejet të guximshme
ëndrrat e sheshit  s´janë  ëndërra  të
vazove, por ëndrra  me flakë jetësh!

Ëndrrat  pa  punë  e pa bukë s´falin
ato përcaktojnë vet fatin  e qëllimit
fyerja dhe poshtërimi  i nxori nëpër
rrugë, poshtërues janë  maskarenjtë.

Në këtë qytet me përgjakje të rëndë
prehen ëndrra  të të gjitha kohërave;
ëndrra pellazge, epirote, dardaniote
ëndrra kohërash gjysmë të harruara.

Ëndrra, kujdes  nga  intelegjencia e
zezë, nga ndjekës e hetues ëndrrash
ëndërr, ji në kohën tënde mos u jep,
ti je shpresë që banon në  këtë  dhé!…

 

Atdhe Geci –  Dortmind, 2019