VOAL

VOAL

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk largohet pa u hequr totalisht bllokada në veri

October 2, 2021

Komentet

Deklarata e fortë e ministrit britanik: Nisim deportimin e kriminelëve shqiptarë drejt Shqipërisë

ANGLI – Hajdutët e huaj të dyqaneve, grabitësit dhe tregtarët e drogës duhet të deportohen nga Britania, në vend që të ndiqen penalisht, si pjesë e planeve radikale nga Sekretari i Drejtësisë, për të liruar hapësirat e burgjeve. Alex Chalk tha për The Telegraph se shkelësit e huaj të nivelit më të ulët do të kursehen nga burgu dhe në vend të kësaj do t’u jepen paralajmërime të kushtëzuara, sipas të cilave ata do të dëbohen dhe do të ndalohen të kthehen në Britani.

Chris Philp, ministri i policisë, është vënë në krye të ofrimit të skemës së dëbimit, e cila synon të reduktojë 3,300 të burgosurit e huaj në paraburgim, të cilët janë akuzuar, por ende nuk janë dënuar. Ata përfaqësojnë gati një të tretën e 10,441 shkelësve të ligjit të huaj në burgje në Angli dhe Uells, nga gjithsej 88,000 të burgosur.

Megjithatë, planet mund të mos realizohen, nga kriminelët që ngritën sfida ligjore kundër dëbimit të tyre. Z. Chalk zbuloi se ai ka hapur negociatat me Poloninë dhe Rumaninë për të dëbuar të burgosurit e rrezikshëm, për të vuajtur dënimin e tyre në vendet e tyre. Ai gjithashtu po ndjek me shpejtësi dëbimin e shkelësve të huaj që po i afrohen përfundimit të dënimit dhe tha se do të ketë një sistem të sofistikuar policor, me anë të së cilit do të gjurmohen më lehtë banditët.

Propozim në interes të publikut

Duke përshkruar në detaje planet e tij për herë të parë, Sekretari i Drejtësisë tha se transferimi i të burgosurve të huaj në vend të ndjekjes penale të tyre ishte në interesin publik. “Ka një pushtet që ekziston në disa raste të nivelit më të ulët, në vend të ndjekjes penale. Home Office duhet të mësohet me deportimin e dikujt” tha ai.

“Tani ka disa raste ku është absolutisht e drejtë që personi i akuzuar duhet të kalojë në procesin e drejtësisë penale, për të siguruar që ai person të dënohet siç duhet. Por, do të ketë raste të tjera kur në fakt është në interesin publik që thjesht t’i largojmë ata nga vendi”, tha zyrtari i lartë britanik. Meqenëse fuqia për të dhënë paralajmërime të kushtëzuara tashmë ekziston, shtrirja e ligjit tek të burgosurit e huaj nuk ka gjasa të kërkojë legjislacion të ri.

Duke folur për The Telegraph gjatë një vizite në HMP Liverpool, ku një program rinovimi prej shumë milionë paundësh do të krijojë më shumë se 350 qeli shtesë, Chalk tha se prioriteti i tij “i parë, i dytë dhe i tretë” ishte rritja e kapaciteteteve të burgut. “Unë gjithmonë do të bëj gjithçka që duhet për të mbajtur popullin britanik të sigurt,” tha zoti Chalk.

Chalk pranoi se “zhgënjimi i tij i fortë” me koston e taksapaguesve për strehimin e të burgosurve të huaj – 47,000 £ në vit për çdo të burgosur – kishte nxitur planet e tij. Ai tashmë ka arritur një marrëveshje me Shqipërinë për të transferuar 200 nga kriminelët e saj më të rrezikshëm, të cilët po vuajnë katër vjet ose më shumë vite burg, për të kryer pjesën tjetër të dënimit në vendin e tyre. Shqiptarët përbëjnë 13 për qind të të gjithë kriminelëve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, përqindja më e madhe, me 1,323 të burgosur aktualisht.

I pari i dëbuar sipas skemës ishte një kontrabandist i drogës i burgosur për 17 vjet, zbuloi zoti Chalk. Tani Sekretari i Drejtësisë po e kthen vëmendjen e tij tek Polonia, e cila është e dyta në listë si vend që ka numrin më të lartë të të burgosurve me 9 përqind dhe Rumania, me shtatë përqind, ku ai po kërkon të krijojë marrëveshje të ngjashme transferimi të të burgosurve. Ai tashmë i ka shkruar homologut të tij polak.

(The Telegraph – BalkanWeb)

Zelenskiy njofton kundërofensivë të re kundër forcave pushtuese ruse

VOA/Marrë nga Reuters

Ukraina ka një plan të qartë për një kundërofensivë të re kundër forcave pushtuese ruse, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy të dielën, duke shtuar se nuk mund t’i zbulonte detajet.

Vitin e kaluar trupat ukrainase ndërmorën një kundërofensivë, por nuk ishin në gjendje të thyenin vijën e përforcuar të agresorit rus në jug dhe lindje të vendit.

“Kemi një plan të qartë për një kundërsulm, por nuk mund t’ju them detajet”, tha zoti Zelenskiy gjatë një konference shtypi në kryeqytetin Kiev. Ai tha se ndryshimet në udhëheqjen ushtarake në fillim të muajit kishin lidhje me planin e ri në fushën e betejës. Ai tha se si rezultat i rrjedhjes së informacioneve po hartoheshin disa plane, pa dhënë hollësi të tjera.

Zelenskiy tha më herët se planet e Kievit për kundërofensivën e vitit e kaluar kishin përfunduar “në Kremlin” përpara se të fillonte operacioni. Ai nuk tha se si kishte ndodhur rrjedhja e sekreteve.

Presidenti Zelenskiy tha të dielën se 31,000 ushtarë ukrainas ishin vrarë që nga fillimi i agresionit rus dy vjet më parë, shifra e parë zyrtare pas më shumë se një viti. Ai tha në një konferencë shtypi në Kiev se nuk mund të zbulonte numrin e të plagosurve sepse do të ndihmonte planifikimin ushtarak rus.

“31,000 trupa ukrainase janë vrarë në këtë luftë. Jo 300,000 apo 150,000. Putini gënjen. Por megjithatë, kjo është një humbje e madhe për ne”, tha presidenti ukrainas.

Mykhailo Podolyak, ndihmës i presidentit, tha në fund të vitit 2022 se ishin vrarë 13,000 ushtarë ukrainas që fillimi i agresionit më 24 shkurt.

Në muajin gusht, gazeta “New York Times” citoi zyrtarët amerikanë të kenë thënë se numri i të vdekurve ukrainas është afër 70,000. Në të njëjtin artikull thuhej se Rusia kishte humbur në luftë 120,000 trupa.

Zoti Zelenskiy u tha gazetarëve se 180,000 ushtarë rusë ishin vrarë në luftime. Rusia nuk i publikon humbjet në fushën e betejës, duke i konsideruar si sekret shtetëror. Të dy vendet i cilësojnë humbjet e palës kundërshtare si të mëdha.

Udhëheqësi ukrainas tha gjithashtu se dhjetëra mijëra civilë ishin vrarë në zonat e pushtuara nga forcat ruse. Kievi thotë se nuk mund ta vlerësojë me saktësi shkallën e humbjeve sepse nuk ka qasje.

Shqipëri, gati baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë

Baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë, Shqipëri.

Jetmira Delia-Kaci

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë tha të dielën se përgatitjet janë drejt përfundimit në bazën ajrore të aleancës ushtarake të NATO-s në qytezën jugqendrore të Shqipërisë, Kuçovë, para se ajo të përurohet më 4 mars.

Komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë, gjeneral brigade Ferdinand Dimo, tha se trupat e NATO-s dhe mjetet fluturuese të saj së shpejti do të akomodohen, stërviten dhe fluturojnë duke u nisur nga baza ajrore e Kuçovës, tashmë bazë ajrore taktike e NATO-s.

Shqipëria është anëtare e NATO-s prej vitit 2009.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi se kjo bazë do të luajë rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.

“Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës. Ky hap shënon një fazë të re në forcimin e kapaciteteve tona për bashkëpunim ndërkombëtar dhe siguri rajonale”, shkruan Peleshi në Facebook.

Baza e Kuçovës u përmend edhe nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Tiranë më 15 shkurt.

“Përgjatë 15 viteve të saj në NATO Shqipëria ka dhënë kontribute domethënëse për aleancën tonë. Muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore të NATO-s në Kuçovë, tha Blinken.

Punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.

Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

Në kohën kur nisi ndërtimi i kësaj baze, ministri Niko Peleshi pati deklaruar se ky ishte një mesazh i qartë “për aktorët e tjerë me qëllime të këqija” në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Për autoritetet shqiptare përzgjedhja e bazës së Kuçovës lidhet sa me pozicionin gjeo-strategjik të vendit, si dhe të vet aeroportit, aq dhe me besueshmërinë që Shqipëria ka krijuar në gjirin e aleancës ushtarake.

Në ceremoninë për përurimin e bazës ajrore do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të SHBA-së.

Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitet 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet ’90.

Pas rikonstruksionit të bazës së Kuçovës, Qeveria e kryeministrit Edi Rama kërkoi që të procedohet sa më shpejt në lidhje me aplikimin e Shqipërisë për ta bashkëfinancuar me NATO-n rikonstruksionin e bazës së re detare në Porto Romano.REL

Shefi i ushtrisë ukrainase dhe ministri i Mbrojtjes e vizitojnë vijën e frontit

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umyerov (majtas) dhe shefi i ushtrisë ukrainase, Oleksandar Syrskiy, Donjeck. Ukrainë, 13 shkurt 2024.

Shefi i ushtrisë ukrainase, Oleksandar Syrskiy, tha të dielën se bashkë me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov, e vizituan vijën e frontit ku forcat e Kievit po luftojnë për t’i zmbrapsur forcat pushtuese ruse.

Ai theksoi se qëllimi i vizitës ishte analizimi i gjendjes dhe gjetja e mënyrave për ta përforcuar mbrojtjen.

“Gjatë vizitës, ne e analizuam hollësisht gjendjen e tanishme dhe biseduam për hapat e mëtejmë, së pari për t’i mbrojtur trupat nga sulmet ajrore dhe me dronë përmes sistemeve mbrojtëse ajrore, si dhe përforcimin e zonave të caktuara të frontit”, shkroi Sirskiy në Facebook të dielën.

Nuk është e qartë se kur dhe ku ndodhi vizita, por Syskiy shkroi për këtë një ditë pas përvjetorit të dytë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, dhe në një kohë kur Ukraina është në vështirësi për t’i zmbrapsur forcat ruse, për shkak të mungesës së armëve dhe municionit.

Umerov tha se fundmi se mungesa e predhave të artilerisë bëri që forcat ukrainase ta kufizonin në jo më shumë se 2.000 qitjen me predha brenda ditës përgjatë vijës së frontit 1.500 kilometra të gjatë, derisa forcat ruse po shkrepin trefish më shumë.

Më 13 shkurt, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Syrskiy dhe Umerov “i kanë vizituar të gjitha pikat e nxehta të frontit”.

Më 23 shkurt, Syrskiy dhe Umerov u takuan me një delegacion të senatorëve amerikanë për të biseduar për gjendjen në fushëbetejë dhe për nevojën për më shumë armë dhe municion.

Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët ta miratojnë një paketë për shpenzime emergjente, e cila do t’i dhuronte Ukrainës 60 miliardë dollarë “para se të bëhet tepër vonë”.

Ukraina ka thënë se e ka trefishuar prodhimin e armëve vitin e kaluar, pasi synon ta rrisë prodhimin dhe inovacionin e armëve.

Ajo u ka bërë thirrje gjithashtu partnerëve perëndimorë ta rrisin furnizimin me armë dhe fondet, dhe për këtë ka marrë përgjigje pozitive nga Britania e Madhe, Suedia dhe vende të tjera në ditët e fundit.

Megjithatë, Umerov tha më 25 shkurt se gjysma e armëve të dhuruara nga Perëndimi mbërritën me vonesë në Ukrainë.rel

Stoltenberg: Ukraina do të anëtarësohet në NATO, është vetëm çështje kohe

Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë më parë. Është vetëm çështje kohe para se vendi të bashkohet me aleancën, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një fjalimi.

“Presidenti Putin e filloi këtë luftë sepse donte të mbyllte dyert për NATO-n dhe t’i hiqte të drejtën Ukrainës për të zgjedhur rrugën e saj. Por ai arriti pikërisht të kundërtën. Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë më parë. Ukraina do t’i bashkohet NATO-s, nuk është çështje ‘nëse’, por çështje ‘kur’”, tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm shtoi se aleanca do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.sn

Zelensky: “Ukraina do të fitojë” pavarësisht gjithçkaje. “Ne po luftojmë për këtë. Për 730 ditë”.

Përpara aleatëve të shumtë, në përvjetorin e dytë të pushtimit rus, presidenti ukrainas përsërit vullnetin e vendosur të vendit për të rezistuar deri në fitore

VOAL- Ukraina do ta “mposhtë” Rusinë, deklaroi Volodymyr Zelensky, vendi i të cilit po hyn në vitin e tretë të luftës në një gjendje dobësie, me ndihmën e aleatëve të saj që po mbarojnë ndërsa makina ushtarake e Rusisë rritet. “Ne po luftojmë për këtë. Për 730 ditë”.

“Dhe ne do të fitojmë, në ditën më të mirë të jetës sonë,” tha presidenti ukrainas në një fjalim në aeroportin ushtarak Hostomel pranë Kievit, skena e një beteje kyçe me rusët në ditët e para të pushtimit që filloi më 24 shkurt. 2022. Zelensky zgjodhi aeroportin Hostomel sepse në fillim të konfliktit rusët shkatërruan avionin më të madh në botë, Antonov AN-225 Mriya (ëndërr), rrënojat e të cilit janë ende të shpërndara në pika të ndryshme të aeroportit të vendosur në afërsi. prodhuesi i madh i avionëve. Dhe presidenti ukrainas ka përsëritur vazhdimisht se ëndrra për një Ukrainë të lirë do të rindërtohet, si Mriya.

Presidenti rus Vladimir “Putini duhet të humbasë absolutisht gjithçka, siç bëri këtu në Hostomel”, tha kreu i shtetit të Kievit nga aeroporti Antonov, i rrethuar nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministrat e Italisë, Giorgia Meloni. , Kanadaja, Justin Trudeau dhe Belgjika, Alexander de Croo, erdhën në Ukrainë për të shënuar përvjetorin e dytë të pushtimit.

Zelensky gjithashtu kujtoi një aspekt kyç, sipas mendimit të tij: “Lufta e Rusisë kundër Ukrainës do të përfundojë shpejt kur bota më në fund të kuptojë nivelin e vërtetë të kërcënimit global të paraqitur nga regjimi i Putinit”.

Pasdite, Giorgia Meloni kryesoi një takim virtual të G7 për Ukrainën nga Katedralja Hagia Sophia në qendër të Kievit, përsëri në prani të Zelensky dhe udhëheqësve të qeverisë ukrainase, për të diskutuar sanksionet e reja kundër Moskës.

Gjatë takimit u kujtua se kur Vladimir Putin njoftoi se trupat ruse do të hynin në territorin ukrainas në agim të 24 shkurtit 2022, ai mendoi se do të pushtonte Kievin për tre ditë. Megjithatë, rezistenca ukrainase e detyroi atë në tërheqje poshtëruese dhe humbje të papritura, si humbja e Kharkiv ose Kherson, në 2022.

Megjithatë, në vitin 2023, ishte Ukraina ajo që pësoi një pengesë serioze me dështimin e kundërsulmimit të saj, e gjymtuar nga furnizimi i dobët i armatimeve dhe numri i pamjaftueshëm i rekrutëve, kështu që ushtria ruse, e fortë me një ekonomi të orientuar drejt luftës. përpjekje dhe vetëm për këtë, ajo u gjend në një pozicion fuqie, ndërsa përpjekja ukrainase pësoi efektet e fuqisë së dobët numerike dhe mungesës së granatave dhe mjeteve të mbrojtjes kundërajrore.

Prania e liderëve perëndimorë në kryeqytetin ukrainas për të treguar mbështetjen e tyre nuk e fsheh këtë gjendje: ndihma amerikane bllokohet nga rivalët republikanë të presidentit demokrat Joe Biden dhe ndihma evropiane është e vonuar. Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të shtunën nga Brukseli i kërkoi Ukrainës dhe aleatëve të saj që të mos humbasin shpresën, pasi sipas mendimit të tij “qëllimi i Putinit për të dominuar Ukrainën nuk ka ndryshuar” dhe Kremlini “me siguri nuk përgatitet për paqen”.

Kievi rrëzon aeroplanin rus të radarit: nuk ka të mbijetuar

Dhjetë ushtarët që formuan ekuipazhin e aeroplanit rus të zbulimit të radarëve me rreze të gjatë A-50 të rrëzuar të premten në mbrëmje në rajonin e Krasnodarit, në Federatën Ruse, kanë vdekur: viktimat janë pesë majorë, tre kapiten, një flamurtar dhe një toger.

Burimet e inteligjencës ukrainase e raportuan këtë për Ukrainska Pravda, sipas së cilës aviacioni transportues ushtarak i Rusisë kishte shtatë avionë të ngjashëm të mbrojtjes kundërajrore. Në mbrëmje, komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës Mykola Oleshchuk konfirmoi rrëzimin e avionit.

Më 14 janar të kaluar, ushtria ukrainase raportoi se një tjetër aeroplan rus A-50 ishte rrëzuar dhe se një aeroplan IL-22M11 ishte goditur mbi Detin Azov. Një rus IL-22 u godit dhe u shkatërrua gjithashtu të premten në mbrëmje, ndërsa ushtarët e Kievit rrëzuan një luftëtar Sukhoi SU-34 të shtunën në mëngjes.rsi-eb

Osmani: Ne i qëndrojmë përkrah Ukrainës, liria do të triumfojë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova i qëndron përkrah Ukrainës në dyvjetorin e pushtimit të saj nga Rusia, duke nënvizuar se “ne e dimë se si është ta paguash çmimin më të lartë për liri”.

“Ne e dimë çfarë është dhimbja për humbjen e fëmijëve të pafajshëm; për dhunën seksuale në luftë; për varret masive me eshtrat e më të dashurve tanë. Por, liria triumfoi dhe do të triumfojë përsëri. Rroftë Ukraina”, shkroi Osmani në rrjetin social X.

Sot janë bërë dy vjet prej se Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Si pasojë e kësaj lufte kanë vdekur mijëra njerëz, janë zhvendosur miliona të tjerë dhe dëmet materiale sa shkojnë e rriten.

Kosova i ka strehuar dhjetëra gazetarë ukrainas prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Kosova po ashtu është pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë për shkak të luftës së saj agresore në Ukrainë.

Në gusht 2023, Osmani kishte thënë se pret që Ukraina ta marrë një vendim “të guximshëm” për themelimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën, gjatë një fjalimi në rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës në Prishtinë.

Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të cilën Prishtina e shpalli në shkurt 2008, gati një dekadë pasi vendi u çlirua nga okupimi serb.

“Presim që Ukraina do ta kthejë mbështetjen kah Kosova si shtet i pavarur dhe sovran dhe një aleate e natyrshme në këtë rajon. Lufta i ka përafruar popujt tanë dhe tashmë është koha për vendime të guximshme për themelimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”, kishte thënë Osmani.

Asokohe, ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, kishte thënë se në shoqërinë ukrainase po rriten zërat gjithnjë e më shumë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se një numër i caktuar i deputetëve në Parlamentin e Ukrainës po e përkrahin qëndrimin për njohjen e mundshme të Kosovës.

Megjithatë, Tolkach theksoi se qëndrimi i Ukrainës për njohjen e Kosovës mbetet i pandryshueshëm, për shkak se çështja e “krijimit dhe zbatimit të politikës së jashtme në përputhje me legjislacionin ukrainas i takon presidentit të Ukrainës”.

Toklach tha se lidershipi i Kosovës “ka marrë qëndrim të qartë për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës, posaçërisht duke e sanksionuar agresorin”.

Ai e pranoi se nuk është befasi se zërat po rriten gjithnjë e më shumë në shoqërinë ukrainase në përkrahje të njohjes së pavarësisë së Kosovës.rel

Shpërthime të fuqishme, droni ukrainas sulmon fabrikën e çelikut më të madhe në Rusi

Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në fabrikën e çelikut, një nga më të mëdhatë në të gjithë Rusinë, disa orë më parë. Raportet e pakonfirmuara nga mediat ruse dhe ukrainase kanë bërë ne dije se sulmi është bërë nga një dron ukrainas.

Gazeta online Ukrainska Pravda raporton se shpërthime të njëpasnjëshme janë dëgjuar në qytetin Lipetsk, i cili ndodhet rreth 400 kilometra në jug të Moskës. Guvernatori i rajonit Igor Artamonov në një postim në platformën Telegram thotë se zjarri që ra në fabrikën e NLMK është shuar dhe se nuk ka viktima.

Në të nënvizohet se po hetohen informacionet për bastisjen e dronëve ukrainas dhe vërtetësinë e videove që vërshojnë në rrjetet sociale, që dyshohet se regjistrojnë momentin e sulmit në fabrikë. Ministria ruse e Mbrojtjes kishte njoftuar më herët se dronët u kapën në rajonet e Tula (rreth 150 km në jug të Moskës) dhe Kursk (afër kufirit me Ukrainën).

(BalkanWeb)

Ukraina thotë se ka shkatërruar një avion vëzhgues të Rusisë

Ushtria ukrainase ka shkatërruar një avion vëzhgues rus A-50, tha komandanti i Forcave Ajrore, Mykola Oleshchuk, më 23 shkurt, pasi ushtria ukrainase dhe zyrtarët rajonalë thanë se të paktën pesë persona u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën në një valë të re sulmesh me dronë dhe raketa që Rusia kreu në disa rajone të Ukrainës.

“Një avion A-50, me nofkën ‘Bayan’ kreu fluturimin e fundit”, shkroi Oleshchuk në Telegram.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në buletinin e publikuar mbrëmjen e së premtes tha se forcat ukrainase kanë zmbrapsur forcat ruse përgjatë gjithë vijës së frontit. Ky shtab njoftoi se gjatë ditës janë zhvilluar 58 përleshje luftarake.

Forcat e armatosura ukrainase veçmas po mbajnë vijën e frontit në zonën afër Marjinskut, ku trupat ruse kanë tentuar për 31 herë që të thyejnë mbrojtjen, tha Shtabi i Përgjithshëm, duke theksuar se ka pasur sulme ajrore edhe në pjesë të tjera të rajonit të Donjeckut.

Ushtria ukrainase tha po ashtu se forcat e saj kanë zmbrapsur gjashtë sulme në zonën e Bahmutit dhe nëntë të tjera në atë të Avdijivkës.

Këto pretendime nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Më herët gjatë ditës, Forcat Ajrore ukrainase pretenduan se kanë rrëzuar 23 nga 31 dronët që Rusia lëshoi në disa rajone.

Ushtria tha se nga një sulm me dron në një ndërtesë në qytetin-port të Odesës u vranë tre persona. Në Dnipro, nga një sulm me dron në një ndërtesë banimi u vra një grua dhe u plagosën tetë të tjerë, thanë zyrtarët rajonalë.

Këto raportime vijnë një ditë pasi nisja e pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës të shënojë përvjetorin e dytë. Lufta ka shkaktuar dëme mijëra viktima dhe dëme të mëdha infrastrukturore në Ukrainë.rel

NATO autorizon Ukrainën të sulmojë me avionë F-16 brenda Rusisë, Moska paralajmëron përshkallëzim bërthamor

Sapo Ukraina të marrë avionë luftarakë F-16, Kievi do të jetë i lirë t’i përdorë ato kundër objektivave ushtarake brenda Rusisë, ka njoftuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg ka argumentuar se Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes kundër “agresionit” rus, i cili do të përfshinte “goditjen e objektivave legjitime ushtarake ruse jashtë Ukrainës”.

Megjithatë Stoltenberg nuk ka zbuluar se kur Ukraina do të ketë akses te këto mjete luftarake, ndërsa ka theksuar se çdo anëtar i NATO-s që është zotuar t’i dorëzojë avionët ka politika të ndryshme dhe do të vendosë vetë për afatet kohore.

Ndërsa disa nga mbështetësit e Ukrainës duan që avionët në veprim sa më shpejt të jetë e mundur, ata do të kenë një ndikim më të fortë nëse pilotët janë të trajnuar mirë dhe ka mjaft ekuipazhe mirëmbajtjeje dhe mbështetjeje në dispozicion, shpjegoi Stoltenberg.

Ukraina ka kërkuar prej kohësh F-16 si një mënyrë për të luftuar epërsinë ajrore të Rusisë. Danimarka dhe Holanda janë zotuar të dyja të kontribuojnë me disa nga avionët e tyre, me presidentin Zelensky që e vendos numrin e përgjithshëm në 42.

Rusia ka paralajmëruar vazhdimisht një veprim i tillë do të ishte një përshkallëzim i konfliktit dhe madje mund të rrezikonte një luftë bërthamore , pasi një avion F-16 është i aftë të hedhë bomba B61.

“Nëse një prej atyre avionëve ngrihet nga një vend i NATO-s, çfarë do të ishte kjo? Një sulm ndaj Rusisë. Nuk do të përshkruaj se çfarë mund të ndodhë më pas”, tha Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë.bw

Biden njofton 500 sanksione të reja kundër Rusisë

Shtëpia e Bardhë nis paketën më të rëndësishme të masave në prag të përvjetorit të dytë të luftës dhe në përgjigje të vdekjes së Navalny

VOAL- Në prag të përvjetorit të dytë të luftës në Ukrainë, administrata Biden sot, të premten, vendosi një seri të re sanksionesh ndaj mbi 500 objektivave, gjithashtu në përgjigje të vdekjes së liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.

Lajmi, i paraprirë nga CNN, u konfirmua në një shënim nga Shtëpia e Bardhë. “Sot unë shpall më shumë se 500 sanksione të reja kundër Rusisë për luftën e saj pushtuese kundër Ukrainës dhe për vdekjen e Navalny, një aktivist i guximshëm kundër korrupsionit dhe lideri më i ashpër i opozitës së Putinit”, thotë presidenti amerikan Joe Biden, cituar në deklaratë.

Ky është kësti më i rëndësishëm i sanksioneve amerikane që nga fillimi i pushtimit rus. Shumë nga objektivat janë të lidhura me mbështetjen e makinës luftarake të Presidentit Vladimir Putin.

“Këto sanksione do të synojnë individë të lidhur me ndalimin e Navalny, sektorin financiar të Rusisë, bazën industriale të mbrojtjes, rrjetet e furnizimit dhe shmangësit e sanksioneve në kontinente të shumta. Ata do ta bëjnë Putinin të paguajë një çmim edhe më të lartë për agresionin e tij jashtë vendit dhe shtypjen brenda vendit”, tha Biden.

“Ne po vendosim gjithashtu kufizime të reja eksporti për gati 100 subjekte për ofrimin e mbështetjes së paligjshme për makinën ruse të luftës. Ne po ndërmarrim veprime për të reduktuar më tej të ardhurat e Rusisë nga energjia. Dhe unë kam ngarkuar ekipin tim për të forcuar mbështetjen për shoqërinë civile, mediat e pavarura dhe ata që luftojnë për demokraci në mbarë botën,” vazhdoi presidenti.rsi-eb

Zelensky i lutet Kongresit amerikan ta miratojë pakon e ndihmës për Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Kongresit amerikan ta kalojë një pako prej 60 miliardë dollarësh ndihmë për vendin e tij, për t’u mbrojtur kundër forcave pushtuese të Rusisë, duke thënë se kjo është alternativë më e lirë sesa pasojat e një fitoreje ruse.

Në një intervistë për televizionin konservator Fox News më 22 shkurt, dy ditë para përvjetorit të dytë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia – Zelensky paralajmëroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të futet edhe më thellë në Evropën Lindore nëse e zapton Ukrainën.

“Nëse ata [Kongres] duan të jenë shumë pragmatikë, çmimi që ne po e kërkojmë tani… është më i vogël sesa ai që do të jetë në të ardhmen nëse [Rusia] do të futet në vendet e NATO-s”, tha Zelensky.

“A do të mbijetojë Ukraina pa mbështetjen e Kongresit? Natyrisht. Por, jo të gjithë ne”, shtoi ai, derisa i fitoi presidentin Joe Biden dhe Donald Trumpin, i cili është në rrugë për t’u nominuar për president nga Partia Republikane, ta vizitojnë Ukrainën dhe të jenë dëshmitarë të gjendjes në vijat e frontit të “kësaj tragjedie”.

Pas katër muajsh debat, Senati amerikan e miratoi në fillim të këtij muaji një projektligj për shpenzime plotësuese nga i cili Ukrainës i ndahen rreth 60 miliardë dollarë, kryesisht për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Megjithatë, një grup i republikanëve të ekstremit të djathtë në Dhomën e Përfaqësuesve e kanë bllokuar atë, sepse synojnë ta lidhin atë me reformat e emigrimit në SHBA.

Kjo vonesë është duke pasur pasoja të mëdha në fushëbetejë, pasi forcave ukrainase po u harxhohet municioni dhe armët për mbrojtje ajrore. Javën e kaluar, forcat ruse e zaptuan qytetin lindor Avdivka, duke e shënuar fitoren e parë të madhe për Kremlinin prej majit 2023.

Duke folur për Fox News, Zelensky iu lut drejtpërdrejt amerikanëve konservatorë, mbështetja e të cilëve për Ukrainën është zvogëluar në vitin e fundit.

Sipas një sondazhi nga Qendra Hulumtuese Pew, gati gjysma e qytetarëve amerikanë të cilët identifikohen si republikan apo që ua mbajnë anën republikanëve, thonë se Shtetet e Bashkuara po i japin shumë mbështetje Ukrainës.

Vetëm një në gjashtë njerëz të cilët identifikohen si demokrat apo ua mbajnë anën demokratëve, kanë qëndrim të njëjtë.

“Në krye të luftës ukrainase [për ndihmë], presidenti Zelensky po u flet republikanëve përmes një mediumi që konservatorët e shikojnë më së shumti”, tha për Radion Evropa e Lirë Daniel Vajdich, president i Yorktoën Solutions, një firmë lobuese nga Uashingtoni, klient i së cilës është edhe Ukraina.

Zelensky i adresoi shqetësimet e ngritura shpesh nga republikanët e ekstremit të djathtë për ndihmën, korrupsionin, zgjedhjet dhe një marrëveshje për paqe.

Ai tha se ndihma amerikane – Uashingtoni ka qenë dukshëm donatori më i madh i Kievit – shkon për nevoja ushtarake dhe jo për pensione ukrainase. Në fakt, disa demokratë kanë argumentuar, shumica e ndihmës shkon për kompanitë amerikane, të cilat marrin kontratat për ta furnizuar Kievin me armë.

Zelensky tha se Qeveria ukrainase po vazhdon me reformat kundër korrupsionit të mbështetura nga Perëndimi dhe e mohon se po kërkon t’i shtyjë zgjedhjet për të mbetur në pushtet. Ai tha se Kushtetuta s’e lejon mbajtjen e zgjedhjeve në kohë lufte.

Zgjedhjet presidenciale të Ukrainës ishin caktuar për këtë vit.

I pyetur për mundësinë e bisedimeve për paqe, lideri ukrainas tha se Putinit nuk mund t’i zihet besë, duke shtuar se lideri rus nuk do të heqë dorë kurrë nga përpjekjet për ta pasur në dorë Ukrainën.

Ai tha se pozita e Putinit në bisedime do të dobësohet me kohë, derisa Rusia pëson më shumë humbje në fushëbetejë.

Në ndërkohë, tha ai, Ukraina do të përgatitet për një kundërofensivë tjetër dhe premtoi se forcat ruse në jug do t’i marrin “disa befasi”.

Kjo intervistë u bë saktësisht dy javë pasi komentuesi i njohur konservator, Tucker Carlson – dikur ndër prezantuesit më të njohur në Fox – e transmetoi intervistën e tij me presidentin rus Putin.

Lideri autoritar rus pretendoi në intervistë se Ukraina është kërcënim për Rusinë, sepse po kërkon t’i bashkohet NATO-s.

I pyetur se kur do të përfundojë lufta, Zelensky tha se kjo varet nga vendosmëritë e Perëndimit. Ai tha se Perëndimi druhet se çfarë do të ndodhë me Rusinë – fuqinë e dytë më të madhe bërthamore në botë – nëse e humb luftën.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt”, tha Zelensky.

“Kur do të jetë bota e gatshme ta ndalë Putinin? Epo, të jemi të sinqertë. Bota nuk është e gatshme vërtet që Putini të jenë në gjendje ta humbë pushtetin. Bota ka frikë nga ndryshime në Federatën ruse”, shtoi ai.rel


Send this to a friend