Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, teksa ka komanduar refuzimin e kryeministrit për shkarkimin nga detyra të ministres dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila u pezullua nga postet që mban me vendim që GJKKO-së, është shprehur se Balluku dhe Rama, duhet të ishin dorëhequr.
Sipas Salianjit, politika duhet të ketë standarde morale dhe kur bëhet fjalë për zyrtarë të nivelit më të lartë në pushtet, dorëheqja është hapi i parë që duhet të ndërmerret.
Më tej ai theksoi se vetë Rama ka deklaruar se nëse dikush ka punë me drejtësinë, PS nuk mund të bëhet as mburojë dhe avokat i tyre, por në rastin e Ballukut ka ndryshuar, dhe sipas ish-deputetit, qeveria po pengon pezullimin e saj nga detyra.
“Është edhe një standard tjetër që e ka vënë kryeministri. Ka dalë dhe ka thënë ‘nëse dikush ka punë, procese me drejtësinë, PS nuk mund të bëhet as mburojë dhe avokat i tyre, mburoja do të jetë avokati i tyre personal”. Çfarë ka ndodh në këtë rast? Nuk ka dorëheqje të Ballukut, nuk ka shkarkim dhe nga ana tjetër, ka një aktivizim për të penguar një procedurë që është pezullimi”, tha Salianji.
Salianji deklaroi se Balluku ka vjedhur 50 milionë euro, ndërkohë që shqiptarët llogarisin “bukën e gojës”.
“Jemi në një aferë ku janë 50 milionë euro. Më tha një hallexhi një ditë, ‘sa bukë blihen me 50 milionë euro’. Njerëzi llogarisin bukën, kurse këtu brenda orës kalojnë 50 milionë euro dhe përcaktohen tenderët”, tha ai.
Ervin Salianji: Kemi të bëjmë më një çështje që ka të bëjë me Ballukun. Ajo që ka për detyrë politika në këtë rast ka një standard moral, që në raste të tilla në pushtet, një zyrtar i nivelit të lartë, ministër, e imagjinoi zv.kryeministër, jep dorëheqjen. Nëse nuk ndodh kjo, standardi tjetër është shkarkimi i menjëhershëm, e keni parë në të gjithë botën si funksionon. Për një përfolje zv.kryeministri Shqipëri dha dorëheqjen dhe i vuti flakën parlamenti Edi Rama në 21 janar, a dol gjykata 5:0 që nuk ishte ashtu. Janë shkarkuar ministra brenda orës për raste të ndryshme. Kemi standardin e prishur të një qeverie që nuk ka moral, e që nuk do ta dijë as për balancë institucionale e as për qytetarët.
Shkon deri në qelizë deformimi i marrjes së votës me grupe kriminale, blerjes, kërcënimit, dhe tani Edi Rama nuk ka merak se çfarë mendojnë njerëzit për Ballukun. Nëse do kishte që qeverisje normale, Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen.
Jemi në një aferë e cila, janë 50 milionë euro. Më tha një hallexhi një ditë, sa bukë blihen me 50 milionë euro. Njerëzi llogarisin bukën, kurse këtu brenda orës kalojnë 50 milionë euro dhe përcaktohen tenderët. Ka dhe një element tjetër, thelbi është që në kemi grabitur disa institucione që të marrin ofertën më të mirë, ndërsa në këtë rast, e faktuar, janë krijuar dhe harxhuar miliona euro për administrimin e prokurimeve, harxhohen miliona për administrimin.
Harxhojë miliona euro për komisione për të kontrolluar tenderat, për ofertën më të mirë, që dolën që nuk funksionojnë. Tani këto miliona i hedhim në kosh dhe marrim e shpërdorim edhe ca miliona të tjera se qeveria po përcakton fituesin. Ne nuk e dimë sa është taksa e korrupsionit.
Është edhe një standard tjetër që e ka vënë kryeministri. Ka dalë dhe ka thënë ‘nëse dikush ka punë, procese me drejtësinë, PS nuk mund të bëhet as mburojë dhe avokat i tyre, mburoja do të jetë avokati i tyre personal”. Çfarë ka ndodh në këtë rast? Nuk ka dorëheqje të Ballukut, nuk ka shkarkim dhe nga ana tjetër, ka një aktivizim për të penguar një procedurë që është pezullimi. gsh