Royal Robbins, një nga alpinistët më të njohur të brezit të tij, që donte të fshinte gjurmët, pas një detyre si mësimdhënies në Zvicër, megjithatë, ai ka lënë gjurmë prapa tij, një llogari bankare të harruar, e cila tani gjendet listën e 4,000 personave.
Alpinist i njohur amerikan Royal Robbins ka harruar një llogari bankare në Zvicër, sikur edhe 4.000 të tjerë nëpër botë.
Çdo llogari bankare e fjetur të paktën për 60 vjet që duhej të përmbante të paktën 500 franga. Tani duke llogaritur interesin shuma ka arritur 52 milionë franga zvicerane. Pronarët e llogarive apo pasardhësit e tyre kanë pesë vjet kohë për të kërkuar kthimin. Nëse nuk e bëjnë paratë do të konfiskohen nga qeveria federale.
Robbins tani jeton në Shtetet e Bashkuara, kushtet e tij shëndetësore nuk janë shumë të mira. Pyetjeve të Swissinfo.ch i përgjigjet gruaja e tij Liz.
“Nuk e mbajmë mend të kemi hapur një llogari atje, por është e mundur që ta kemi bërë”, ajo shkruan me e-mail. Liz Robbins shton se ndoshta ishte hapur në vitet gjashtëdhjetë, kur burri i saj Royal ishte një instruktor i Shkollës Ndërkombëtare të Bjeshkatarisë në Leysin në Kantonin e Vaud-it.
Liz Robbins nuk e mbani mend nëse banka ka provuar ndonjëherë për të marrë në kontakt me të dhe burrin e saj për të informuar ata se sipas ligjit kjo konto është konsideruar e fjetur. “Falë jush, unë do të kontaktoj bankën dhe do ta mbyllim konton,” shkruan ajo në postën elektronike.
Lehtësia e kontaktit me Robbins tregon se si bankat zvicerane nuk i kanë bërë detyrat e shtëpisë, thotë André NAEF, bashkë-themelues i Search FAST Kërko Shpejt, që kërkon klientët në emër të bankave.
4000 llogaritë që kanë mbetur në gjumë për të paktën 60 vjet janë vetëm maja e ajsbergut, sipas NAEF. Bankat ngurrojnë të tregojnë sasinë e parave të përfshira në këto llogari, por Shoqata zvicerane e Bankierëve thotë se në 2900 llogaritë janë ruajtur të paktën rreth 52 milion franga zvicerane.
NAEF beson se në totalin e kontove në gjumë – për të cilat kontaktet me pronarët janë ndërprerë për të paktën dy vjet – përmbajnë të paktën 2 miliardë franga zvicerane.
Ekzistenca e këtyre llogarive mund të jetë një problem kur nga 2018 Zvicra do të fillojë të transmetojë automatikisht informacion për vendet e tjera për të luftuar evazionin fiskal.
Komentet