Nje skuader e re e brezit te ri te Shqiperise Universitare per Shqiperine e se Ardhmes; nje skuader e lexuar, e dijshme, e mirefilli profesioniste, e pa stisur, e edukuar dhe etike, per te kryer transformimin e sistemit, nga nje shtet i establishmenteve, ne nje sistem te mirefillte demokratik, qe shmang krizat e paqeverishmerise, e korruspionit dhe te forteve ne vendimarrje:
1. Risistemimi i Kushtetutes ne kapitullin respektiv mbi Kreun e Shtetit, duke e kthyer ate institucion ne nje organ monokratik, apolitik, perfaqesues i unitetit te popullit, te zhveshur nga çdo nderlidhje politike dhe nepotike me pjesen tjeter te superstruktures. ( paketa qe duhet te jete e pergatitur per te kaluar ne referendum ne muajin shtator 2017).
2. Reforma zgjedhore: rishperndarja e kolegjeve zgjedhore mbi bazen e regjistrit gjendjes civile 1991, i perditesuar, perfshire emigrantet dhe femijet e lindur jashte qe e ruajne shtetesine; votimi elektronik me identifikim biometrik; ndryshimi i sistemit zgjedhor, proporcional, por nje emeror (i mundesohet zgjedhesve te zgjedhin nje kandidat nga listat e partive); ose mazhoritar i paster;
3. Risistemimi i Ndarjes Administrative mbi nje Metodologji te ndershme, duke korigjuar disbalancat e krijuara arbitrarisht nga ndarja e bere me ligjin e njenashem te vitit 2014;
4. Ligji mbi partite politike: statuti model i formesuar ne strukture;
5. Ligji mbi ministrine e brendshme;
6. Riformatimi i Ligjit mbi Policine e Shtetit.
7. Rirregullimi dhe saktesimi i Ligjit mbi Konfliktin e Interesit, qe nuk do lejoje me shume se nje perfaqesues familjeje ne strukturat e larta pushtetare.
Kur…?!
Kryevepër program juridik! A të lejnë me e realizua tre liderit mega-gangsterët si rama-basha-meta????