VOAL- Një mozaik njerëzish nga e gjithë Zvicra formon sfondin e fotografisë tradicionale zyrtare të Këshillit Federal, krijuar në emër të Karin Keller-Sutter, Presidente e Konfederatës që nga 1 janari 2025. Për ta krijuar atë, fotografi i San Gallo, Arthur Gamsa udhëtoi në të gjithë vendin dhe takoi mijëra njerëz. Në çdo kanton ai fotografoi të paktën 40 persona dhe më pas kombinoi 1052 fytyrat në një sfond ku bien në sy fotot portrete të shtatë këshilltarëve federalë dhe kancelares federale.
Imazhi i printuar në 45.000 kopje mund të porositet në ueb faqen www.admin.ch, nga ku edhe mund të shkarkohet. Fryma e mozaikut shpjegohet nga vetë Karin Keller-Sutter, sipas së cilës imazhi përfaqëson veçantinë e demokracisë zvicerane: «Populli merr pjesë në vendimet demokratike dhe vendos. Këshilli Federal vepron në interes të popullit”. RSI