VOAL

VOAL

Një impuls i ri për çështjen e Kosovës? – Nga Adelheid Feilcke

May 1, 2019

Komentet

Florjan Binaj i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë

Protesta po mbahet nën masa të shtuara sigurie dhe po shoqërohet me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kërkojnë ndryshime politike dhe përgjegjësi institucionale. Deri më tani, protesta po zhvillohet pa incidente.

 

TIRANË- Aktori, moderatori dhe aktivisti Florjan Binaj i është bashkuar protestës masive të opozitës. Protesta po mbahet nën masa të shtuara sigurie dhe po shoqërohet me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kërkojnë ndryshime politike dhe përgjegjësi institucionale. Deri më tani, protesta po zhvillohet pa incidente.

Florjan Binaj njihet për qëndrimet e tij kritike ndaj qeverisë dhe angazhimin qytetar në çështje publike, çka e bën pjesëmarrjen e tij një mesazh të fortë mbështetjeje për protestën e sotme./Dosja.al

“Shteti është kthyer në pronë private, vjedhjet kanë shifra e emra” – Boçi: Marrin rrugë, tunele, unaza e aeroporte! Nga Beqaj te Balluku! Nuk mbaron me AKSHI dhe Smart City

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi theksoi se Shqipëria nuk mund ta lejojë më që të qeveriset nga Edi Rama, që e ka kthyer shtetin në një pronë private.


Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku mbahet protesta kombëtare e opozitës, Boçi theksoi se Rama e ka kthyer kryeministinë në “klub ë mbyllur qejfi e ahengu”, nga ku tallet çdo ditë me fatet e shqiptarëve.

Sipas tij, vjedhjet kanë shifra dhe emra, teksa përmendi inceneratorët, rrugët dhe aeroporte, si dhe personat që janë akuzuar për këto raste nga Ilir Beqaj, Ergys Agasi te Belinda Balluku, kjo e fundit e marrë kohët e fundit nën akuzë nga SPAK.

Deputeti tha mes të tjerash se skandalet e qeverisë nuk ndalen vetëm te AKSHI, apo Smart City, por ka edhe shumë të tjera.

“Në jemi këtu sepse ne vlerësojmë jetën, na ka thirrur dashuria e familjes dhe adhurimi për zotin e kombin. Ne jemi këtu se na ka thirrur dinjiteti ynë, rezistenca, shpirti dhe zemra opozitare dhe ndërgjegjja qytetare. Jemi këtu nga guximi dhe detyra jonë për të luftuar deri në fund. Sepse Shqipëria jonë nuk e duron më faktin që të drejtohet nga një njeri që e ka kthyer shtetin në pronë private dhe të bandave të krimit, kryeministrinë në klub të mbyllur qejfi e ahengu dhe që tallet çdo ditë me fatet e shqiptarëve.

Kjo ndërtesa që keni në krah nuk është kryeministria, por kuplaraja e pushtetit. Duhet ta shembim këtë pushtet, nuk është vendi i qeverisë, por i hajnisë, qenërisë që kafshon paratë dhe pasuritë e shqiptarëve. Këtu vjedhja ka emër e shifra, inceneratorët 430 mln, koncesionet 500 mln dhe marrin rrugën e rrugëve, tuneleve, unazave dhe aeroporteve vërtiten miliarda. Ka emër, fillon me Beqaj, Bllakon, vazhdon me Veliaj e Benetin dhe Ballukun, Agasin e Tërmetin. Nuk mbaron as me AKSHI as dhe Smart City.”, u shpreh Boçi. gsh

Analiza për BIRN- Zef Preçi: Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

Çfarë i motivon njerëzit që bëjnë punët e pista të regjimit nën një qeveri të kapur nga interesat kriminale dhe korrupsioni?

Shkak për këtë koment është një bashkëbisedim i gjatë që pata këto ditë me intelektualen e mirënjohur dhe aktivisten civile, Irena Beqiraj. Fjala është për të gjetur një lloj përgjigjeje se pse administrata jonë shtetërore është rrënuar kaq shumë, për të ardhur në nivelin e sotëm të dominuar nga mediokriteti, mosrespektimi i rregullave të shkruara, vënia pa kushte në shërbim të elitës politike qeverisëse dhe oligarkisë së lidhur me të, përdorimi gjerësisht si kontingjent i propagandistëve elektoralë për partinë drejtuese, si dhe shndërrimi i një pjese të saj në përfituese të drejtpërdrejtë të fondeve publike, lejeve e licencave, etj. Domethënë, veprimi i kësaj administrate në kushtet e konfliktit të interesit dhe, thelbësisht, në dëm të interesit publik.

Si rezultat, një numër gjithnjë e më i madh qytetarësh, edhe pse të shkolluar e të sprovuar në nivele të ndryshme të qeverisjes qendrore dhe vendore, me vullnet për të kontribuar në të mirën e përbashkët, ndjehen të përjashtuar nga të mirat publike, nga jeta publike, etj. Ata shihen nga pushteti si kërcënim apo si rrezik dhe mbeten thjesht një subjekt i kontributeve në tatime-taksa, por kurrsesi nuk respektohen apo përfshihen si aktorë që çojnë shoqërinë përpara. Domethënë, dija, ekspertiza, integriteti dhe reputacioni i kësaj kategorie shoqërore, ironikisht, bëhet “postblloku” që i nxjerr në pension qysh 50 vjeç dhe që i mban larg çdo angazhimi profesional publik.

Arsyetimi në kërkim të përgjigjes të çon padyshim te lidershipi i vendit, te motivet dhe interesat e këtij lidershipi që nxisin formësimin e administratës publike në dualitetin e njohur midis “teknikut” dhe “besnikut”, pa siguruar dot një balancë midis tyre, por duke anuar gjerësisht në favor të këtij të dytit.

Është qartësisht e provuar kudo në botën jodemokratike se interesi vetjak racional i motivon regjimet autokratike të punësojnë idiotë, pasi ata kanë më shumë gjasa të ofrojnë shërbim besnik dhe të jenë të bindur, sesa shërbëtorët më të zgjuar të shtetit autokratik. Diktatorët e suksesshëm e kanë kuptuar këtë me kohë. Edhe Sadam Huseini, dikur, i bashkonte hapur banditët në radhët e larta të partisë në pushtet Baath me teknokratë që dinin çfarë po bënin.

Ndoshta këtu gjendet edhe përgjigja për përfshirjen gjerësisht në administratën publike, si dhe në përfaqësimin politik (Kuvend), të individëve me të shkuar kriminale; të atyre që, kudo në Perëndim, janë subjekte të hetimit dhe eventualisht edhe të ndëshkimit penal, por që në Shqipërinë e dekadës së fundit njihen si “biznesmenë të suksesshëm” dhe janë përfitues të rëndësishëm kontratash të llojit PPP, investitorë strategjikë, etj., përveçse kryetarë bashkie dhe deputetë “të cilët i do komuniteti”, siç thoshte vetë KM Rama kohë më parë.

Nevoja që regjimet autoritare të promovojnë më pak të aftët është e lehtë për t’u kuptuar në teori, por rrallë është studiuar shkencërisht, pasi autokracitë ekzistuese ose ato aspirante, si jona, nuk i zbulojnë politikat e tyre të rekrutimit dhe promovimit.

Disa vite më parë, dy autore të njohura në Perëndim (A. Scharpf dhe Ch. Gläßel) shkruan një artikull interesant me titull: “Pse ata që nuk arrijnë rezultate të mira dominojnë organizatat e policisë sekrete: Dëshmi nga Argjentina autokratike”, shkrim që u botua në Revistën Amerikane të Shkencave Politike. Ata shqyrtuan karrierën e 4,000 oficerëve në institucionin kryesor të represionit shtetëror në Argjentinë gjatë diktaturës ushtarake 1975-83, duke pyetur: “Pse do të bënte dikush punë të ndyrë për regjimin? A janë këta njerëz psikopatë sadistë, fanatikë sektarë apo të detyruar nga regjimi të terrorizojnë popullsinë?”

Ata arritën në përfundimin se, ndërsa të gjithë këta faktorë mund të luajnë një rol, profili tipik i agjentëve të policisë sekrete është formuar më tepër nga nevoja e përditshme për të mbajtur një punë dhe për të fituar promovim. Përkthejeni këto konkluzione në një vend ku, qysh në vitin 2021, përqindja e popullsisë së Shqipërisë që jeton me më pak se 8.30 USD në ditë u vlerësua në 32.4%. Kjo shifër (8.30 USD në ditë) është një kufi ndërkombëtar varfërie i vendosur nga Banka Botërore për vendet me të ardhura të larta-mesatare. Domethënë, se sa e rëndësishme është një punë që siguron mjetet e jetesës për familjen, aq më tepër kur, në harkun e pesë viteve të fundit, treguesi i kufirit të varfërisë është rritur duke kapërcyer dukshëm 1/3 e popullsisë banuese gjithsej të vendit që kishte më 2021.

“Në konkurrencë me kolegë më të kualifikuar, zyrtarët me performanca të dobëta në fillim kanë pak shanse për t’u ngjitur në krye të pozicioneve më fitimprurëse”, shkruajnë autoret e sipërcituara. “Për ata që nuk arrijnë rezultate të mira, natyra e vështirë e punës së policisë sekrete ofron mundësinë për të sinjalizuar vlerën e tyre për regjimin dhe për të ecur përpara konkurrentëve për pozicione më të larta.”

E këtu mbërrijmë te patronazhistët tanë, domethënë te ajo pjesë e shoqërisë së sotme shqiptare që, nën trukimin e propagandës së qeverisë, por sidomos nën pamundësinë e sigurimit të “bukës së gojës”, është e lidhur pazgjidhshmërisht me pushtetin dhe shërben për të mobilizuar dhe ushtruar presion mbi familjen, fisin apo komunitetin ku bën pjesë, në këmbim të mbajtjes apo kapjes së një vendi pune si mënyrë penetrimi në sektorin publik; mandej duke e rritur këtë prezencë në varësi me pushtetin e deleguar nga “Lideri Suprem” dhe zgjatimet e tij në nivelet e ndryshme të administratës.

Këtu gjendet edhe shpjegimi për “sundimin e Njëshit” në partitë politike, nepotizmin, krahinorizmin, konfliktin e interesave, deri edhe “grabitjen me ligj” dhe pa ligj të fondeve buxhetore, pasurive publike dhe lejeve e licencave për llogari të klaneve sunduese që marrin peng të sotmen dhe të ardhmen ekonomike dhe potencialet zhvillimore të vendit tonë.

Domethënë, për shndërrimin, vetëm brenda një dekade, të qeverisjes së vendit në një shoqëri biznesi ekstra-kushtetuese të llojit “5D” (domethënë të kompanive të krijuara enkas) për të përcjellë “ligjërisht” në xhepat e “profitierëve” politikë 100% të buxhetit të shtetit, kontratave koncesionare, lejeve dhe licencave fitimprurëse, etj.

Është tronditëse të kuptosh se ajo që ishte e vërtetë për shërbimet argjentinase të sigurisë gjysmë shekulli më parë ka të ngjarë të zbatohet edhe për Shqipërinë e sotme. Në terma praktikë, 184 mijë punonjësit e sektorit publik të vendit, ose rreth ¼ e gjithë të punësuarve në Shqipëri (2024), “kontribuan” në sigurimin e më shumë se 55% të votave të emigrantëve në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Domethënë, pushteti aktual shfrytëzoi nevojën imediate për të siguruar mjetet bazë të jetesës (për shumicën) dhe përfitimet ekstra-ligjore (për pakicën drejtuese) të administratës publike për të arritur segmente të rëndësishme të emigracionit shqiptar jashtë vendit, të cilët, për ironi të fatit, kanë lënë vendin pikërisht për shkak të keq-qeverisjes së tij dhe humbjes së shpresës se Shqipëria mund të bëhet një vend ku mund të jetohet dhe punohet normalisht…

“Kapja e shtetit”, si një fenomen që vjen natyrshëm pas shtimit të korrupsionit të madh, fuqizimit të krimit të organizuar dhe bashkëjetesës së elitës politike drejtuese me të, ka shumë dimensione, dhe kjo që analizuam më lart është thjesht njëri nga instrumentet e kapjes./ Marrë nga BIRN

FALEMINDERIT – NJË FJALË  E VOGËL  QË MUNGON  GJITHNJË  E MË SHUMË – Nga Eduard M. Dilo

Në një shoqëri që ecën me ritme të shpejta, duket se po humbasim disa nga vlerat më themelore njerëzore. Një prej tyre është fjala “faleminderit” – e thjeshtë në shqiptim, por e madhe në kuptim. Bashkë me të, edhe fjala “më fal” po dëgjohet gjithnjë e më rrallë në komunikimin e përditshëm.
Çdo ditë që zgjohemi dhe nisim jetën tonë të përditshme, kemi arsye të shumta për të falënderuar: të falnderojmë Zotin në radhë të  parë, sa herë që dalim në mëngjes nga dera e shtepisë, ta falnderojmë për jetën, për shëndetin, për njerëzit që na rrethojnë.
Falënderimi po shihet nga disa si dobësi, sikur ul dinjitetin apo krenarinë personale. Në të vërtetë, ndodh e kundërta: mungesa e falënderimit është tregues i mungesës së edukatës dhe kulturës qytetare.
Jo shumë kohë më parë, dëgjohej shpesh tallja ndaj atij që falënderonte:
“E thotë sa për t’u dukur i edukuar…”,
kur në fakt ai ishte vërtet i tillë.
Të thuash “faleminderit” nuk kushton asgjë, por jep shumë. Është shprehje respekti, mirësjelljeje dhe qytetarie.
Është një akt i vogël që forcon marrëdhëniet njerëzore dhe krijon një klimë më pozitive në shoqëri.
Edukimi për mirësjellje duhet të nisë që në fëmijëri. Fëmijët duhet të mësohen të respektojnë njerëzit, natyrën dhe kafshët, të tregojnë kujdes dhe dashuri për gjithçka që i rrethon. Të ndash atë që ke dhe të shprehësh mirënjohje për atë që të është dhënë janë shenja të një shoqërie të shëndetshme.
Falënderimi nuk është thjesht një fjalë, por një vlerë që ndërton karakter dhe bashkon njerëzit. Ai nuk duhet të mungojë kurrë në jetën tonë të përditshme, sepse aty ku ka mirënjohje, ka edhe respekt, edukatë dhe njerëzi.

Nebih Zeneli hero i gjallë i arsimit shqip- Nga Florim Zeqa

Shfletim i historisë

 

Secila epokë historike i ka heronjët e vet. Pa dyshim se përgjatë rezistencës aktive paqesore e viteve të ’90 ta heronjë të vërtetë të arsimit shqip ishin punonjësit arsimor, të cilët me të gjitha mjetet i dolën zot dhe e mbrojtën shkollën shqipe. Njëri ndër ta është edhe Nebih Zeneli nga fshati Kollë i Vushtrrisë, i cili me guxim dhe heroizëm të paparë e hapi shkollën në Vërnicë në kundërshtim me urdhërat e pushtuesve serbë.

 

Heroizëm i përmasave vetëflijuese

 

Shkolla fillore “Emin Duraku” në Vernicë asokohe ishte paralele e ndarë e shkollës me të njëjtin emër në Novolan.

Kështu, një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor më 30 gusht 1992, drejtori i dhunshëm Miliçkoviq Decimir e fton Nebihun në bisedë informative dhe i thotë; nesër me të përfunduar orari mësimor i paraditës për serbët, duhet ta mbyllësh me çelës derën për nxënësit shqiptarë, kjo është urdhëresë nga Ministria e Arsimit e Serbisë, derisa shqiptarët nuk i pranojnë planprogramet e Serbisë në këtë shkollë nuk kanë me hyrë më nxënësit dhe as personeli arsimor shqiptar!

Andaj, dëgjo mirë i thotë Decimiri, mos gabo rastësisht me e hapë shkollën për nxënësit shqiptar, se e humbë punën dhe bukën e familjes tënde!

Nebihi pa një pa dy i përgjigjet në këtë mënyrë: “Pse unë e humbi punën nuk është asnjë problem, unë shkollën do ta hapi, dhe i thotë se nxënësi i parë që vjen do t’ia hapi derën e shkollës”.

Pastaj, drejtori i dhunshëm Miliçkoviq Decimir edhe e kërcënon ashpër më këto fjalë; “ki kujdes, se hapja e shkollës paraqet rrezik të madh për ty, mund ta humbasësh jo vetëm vendin e punën por edhe kokën”!

Nebihu sypatrembur ia kthen: “Shumë pak rëndësi ka koka ime në krahasim me shkollën shqipe”.

Në atë moment drejtori revoltohet, i kërkon të ia dorëzoj çelësat e shkollës.

Por Nebihu nuk dorëzohet, nuk ia jepë çelësat!

Kështu Nebih Zeneli me guxim dhe vendosmëri, me dashuri dhe përkushtim për shkollën shqipe më 1 shtator 1992 i bie ‘Ziles’ dhe ua hapë derën nxënësve për hyrje në shkollë.

Vlenë për të theksuar se, atë ditë pak minuta para fillimit të orarit mësimor për nxënësit shqiptar, kishin shkuar katër polic serbë në oborrin e shkollës për t’a kërcënuar Nebihun.

Të njëjtën gjë pushtuesit serbë kishin tentuar ta bënin edhe në shkollën Amë në Novolan, por drejtori Izet Ferizi pa iu trembur çerpiku urdhëron hapjen e shkollës shqipe sipas planprogrameve të MASHT-it të Republikës së Kosovës.

Nebihu nuk ishte i vetëm, afër vetës e kishte mësuesin Feriz Ferizi (xhaxhai i drejtorit Izet Ferizi) dhe të gjithë personelin arsimor shqiptarë të cilët ishin në përkrahje të tij përballë policëve serbë.

Edhe përkundër kërcënimeve dhe shantazheve, Nebihu qëndron stoik në mbrojtjen e shkollës shqipe deri më 9 shtator 1992 kua ia dorëzojnë vendimin për largim nga puna.

Pas largimit nga puna, Nebihu detyrohet të bëjë punë të ndryshme për mbajtjen e familjes me nder dhe dinjitet pa iu nënshtruar pushtuesve serbë.

 

Kush është Nebih Zeneli

 

Nebih (Shaban) Zeneli lindi më 08.02.1946 në fshatin Kollë. Rrjedhë prej një familje mesatare me tradita të pastra atdhetare. Pas përfundimit të arsimit bazik në kohën e tij, në mungesë të një vendi pune, angazhohet me punë të ndryshme, filluar nga ato bujqësore dhe ndërtimore të kohës sa për të mbajtur me nder dhe dinjitet familjen e tij.

Nebih Zeneli nga viti 1974 e fillon punën si Punëtor Ndihmës në shkollën fillore “Emin Duraku” në Novolan, ku ka punuar deri në pensionim në vitin 2011.

Kontributi i tij në shkollën ku ka punuar është i madh dhe shumëdimensional. Përveq punës për të cilën ishte i ngarkuar, Nebihu kishte dhënë kontribut të çmuar në mbarëvajtjen e arsimit shqip edhe në forma të tjera.

Sjellja njerëzore dhe afërsia me nxënës, e bënte Nebihun të dashur dhe respektuar nga nxënësit në mënyrë të barasvlefshme me një mësues klase.

Nebih Zeneli kishte raporte tepër të ngushta dhe kolegiale me të gjithë personelin arsimor dhe drejtuesit e shkollës shqipe.

Nebihu asnjëherë nuk ishte lakuar së qëndruari vertikalisht në misionin e tij atdhetar në mbrojtje të shkollës shqipe. Këtë e kishte dëshmuar përgjatë viteve të ’90-ta me punën pa pagesë në funksion të mbrojtjes së shkollës shqipe dhe jo vetëm.

Pas largimit të dhunshëm nga puna më 9 shtator 1992, pas përfundimit të luftës Nebihu përseri kthehet në vendin e tij të punës, ku më përkushtim të madh e vazhdon punën deri në pensionim më 8 shkurt 2011, me ç’rast Drejtoria e Arsimit e Komunës së Vushtrrisë e nderon me Mirënjohje për kontributin e dhënë në procesin edukativo-arsimor në shkollën fillore “Emin Duraku” në Novolan.

Nebih Zeneli edhe sot e gëzon një respekt të madh në lokalitetin ku jeton për heroizmin e treguar në kohët e vështira të okupimit klasik të Serbisë, të cilat për ne shqiptarët ishin vite të krenarisë kombëtare.

 

Ndjehem me fat që e kam takuar Nebih Zenelin në Kosovë dhe njohur më mirë përgjatë këtyre viteve të fundit këtu në Itali, kur erdhi për vizita tek djali i tij, Ruzhdia. Më befasoi me kthjellësinë e tij mendore dhe mbamendjen e ngjarjeve nëpër të cilat ka kaluar dekada më parë.

 

Nebih Zeneli është dhe do të mbetet, si një ndër shëmbujt më të mirë për gjeneratat e ardhshme si mbrohet atdheu përmes qëndresës burrërore dhe rezistencës heroike, si mbrohet shkolla shqipe dhe vlerat e pastra kombëtare.

Mashtrimet – Irena Gjoka mohoi dënimin dhe dëbimin nga Greqia/ Kalaja nxjerr dokumentat: Ja kur pajtoi avokatin Nga Adriana Kalaja

Mirëmëngjesi nga Republika e Irenave me 3 mbiemra……..

Ndërkohë që Irena me 3 mbiemra mohon të ketë fijeni për dëbimin dhe dënimin nga autoritetet greke, dokumenti i mëposhtëm, paraqet jo vetëm dijeninë, por edhe vullnetin  e saj, për të caktuar avokat (foto 1).

Ky fakt, jo siç u pretendua dje në gënjeshtrën e rradhës para KLGJ, se pajtova avokat pasi e bënë publike mediat (për herë të parë në mars 2024 nga Ta Nea), por që pas ekspulsit të dytë, datë 13 shkurt 2003.

Për të qenë më e qartë:

1. Në 24.12.2002, irena me 3 mbiemra mer ekspulsin e parë për shkak se  në pashaportën e saj, autoritetet kufitare, gjeten FALSIFIKIM VULE DHE VIZE  (faqe 17 e pashaportës sipas vendimit penal dhe administrativ).

2. Në 13.02.2003, mer ekspulsin e dytë, për shkak të procesit të hapur lidhur me ekspulsin e parë datë 24.12.2002.

3. Kjo ishte arsyeja që në datë 31.03.2003, lëshon prokurë për avokatin grek, bashkë me “bashkëshortin” Stefanaq Gjoka.

Pra, jemi në datë 31.03.2003.

Përpos veprave penale të tjera, KLGJ (duhet ta bënte KPK, ndaj janë kallëzuar nga unë), duhet t’a shkarkojë Irenën me 3 mbiemra, se ashtu siç e ka deklaruar në dokumentat e vettingut, bashkëjetesa me Stefanaqin ka filluar në 2005????? dhe, sipas çertifikatës së martesës (dhe formularëve të ILDKPKI), martesa është lidhur në vitin 2006 (foto 2).

Atëhere, pse e quan “bashkëshort” Irena me 3 mbiemra Stefanaqin (sot e ka Stefan), ndërkohë ai rezultonte i martuar me dikë tjetër?

Pse është e detyruar Irena me 3 mbiemra që të falsifikojë një dokument të tillë, ndërkohë Stefanaqi ishte “shofer” i saj?

Siç lehtësisht vihet re, martesa është bërë në vitin 2006, pra edhe një tjetër falsifikim (foto 3).

Për të mos folur për kontratën e qirasë të vitit 1996 (foto 4), lidhur midis Stefanit dhe vëllezërve të Irenës me 3 mbiemra, një kontratë fund e krye në falsifikim pasi:

1. Është një kontratë e lidhur në vitin 1996 me “kompjuter”, ndërkohë që, kompjuterat filluan të përdoreshin në vitin  2001 e vijim.

2. Shuma e vendosur në kontratën që dukshëm nga një ekspert i fushes e kupton që është bërë enkas për procesin e vettingut (foto 4), është 800,000 lekë të vjetra, kur në 1996 me 800 mijë lejë të vjetra blihej një fabrikë (150 mijë ishte maksimumi i çmimit të një apartamentit 3+ 1 në blerje).

Të gjitha këto falsifikime të mësipërme, jo vetëm që nuk janë evidentuar nga institucionet përgjegjëse se, i duhej Irena me 3  mbiemra, si kamikaze në sulmin ndaj Z.  Sali Berisha, Opozitës dhe krerëve të tjerë të saj, por edhe pas denoncimit të bërë në vijimësi me prova, vijohet amnistimi i saj.

I paligjshëm dhe i pamoralshëm në fakt.

Mjafton fakti që është shkelur shtylla e integritetit të figurës morale nga Irena me 3 mbiemra, kur deklaronte “bashkëshort” dikë që ishte bashkëshorti i dikujt që Irena me 3 mbiemra, i kishte marë edhe para “borxh” (përveç se bashkëshortin), jemi përpara rastit kur nuk plotësohen kushtet për të qenë gjyqtare.

Pse nuk ka ndodhur kur të gjitha provat kanë qenë në KPK (shkalla e parë e vettingut), por janë depozituar nga unë edhe në SPAK, ILD, KPA dhe Prokurorinë e Përgjithshme?

Se “fajin” vijon ta ketë Saliu

Edhe kur Irena me 3 mbiemra, megjithëse e kishte të ndaluar 10 vite hyrjen në vendet Shengen, në vitin 2004 lind djalin në shtetin italian, fakt që vërtetohet nga çertifikata e lindjes, e që fatkeqësisht nuk është hetuar nga institucionet, të cilat në korr, janë rreshtuar në krah të antivlerave.

Gjithsesi,

Secili që paguhet  me paratë tona, ka marë përsipër amnistimin e Irenës me 3 mbiemra, e sigurtë që do jetë në krah të saj në bankën e të akuzuarve.

Kurdo që të jetë…..

Unë e mbaj fjalën.

Vijon…….

PS: Ata vrasësit me pagesë  që shkumojnë në delir, para se ta mbrojnë të pambrojtshmen dhe gjyqtaren e klientëve të tyre, t’a këshillojnë se edhe mashtrimet e bera në pretendimet para KLGJ, përbëjnë vepër penale.

“Ma nxori zemrën nga vendi“: Fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përdorin drogë

Arton Konushevci

Flutura nga Prishtina nuk e kishte imagjinuar kurrë se jeta e vajzës së saj do të merrte një rrugë aq të rrezikshme.

Për vite me radhë, gjithçka dukej normale – një vajzë e re që shkonte në shkollë, bisedonte me shoqet, ëndërronte për të ardhmen. Por brenda saj, diçka po ndryshonte ngadalë dhe fshehurazi.

Vajza filloi të përdorte substanca narkotike në moshën 16-vjeçare… dhe Flutura nuk e kuptoi menjëherë.

“Momenti kur e kuptova ka qenë sikur të ma nxirrnin zemrën nga vendi”, kujton ajo për Radion Evropa e Lirë.

Flutura përpiqej ta këshillonte vajzën, por ndjehej e pafuqishme. “Vetë kam vuajtur si kafshë”, thotë ajo.

Vajza e kishte fshehur mirë përdorimin e drogës – me gënjeshtra që i bënin prindërit t’i humbnin gjurmët. Ditët kalonin, dhe Flutura filloi të kuptonte se diçka nuk shkonte siç duhej. Vetëm kur vajza mbushi 18 vjet, e vërteta shpërtheu para saj.

“Kemi biseduar shumë. Është një histori e gjatë në familjen tonë”, thotë ajo, pa dashur ta kujtojë shumë atë kohë.

Vajza e saj, tani në mes të 20-tave, kishte ndërprerë përdorimin e drogës për një periudhë, por më pas e rifilloi.

“Kemi besuar se ishte vetëdijesuar, kishte filluar të mësonte, të punonte dhe të ndërtonte jetën e vet. Por, më vonë, për të përballuar dy punë – siç na thoshte – ajo nisi të përdorte kokainë, duke humbur gjithçka që kishte krijuar”, rrëfen Flutura.

Sipas saj, një nga faktorët kryesorë që e shtynë fëmijën në këtë rrugë, ishte ndikimi i shoqërisë.

“Ajo u njoh me një shok që kishte filluar të konsumonte drogë që nga mosha 10-vjeçare. Ky shok ndikoi shumë në jetën e saj, duke e kushtëzuar dhe kontrolluar në mënyrë të dukshme. Për vite me radhë, jeta e fëmijës sonë ishte në duart e tij”, thotë kjo nënë teksa sheh vajzën në gjendje të rënduar.

Historia e Fluturës nuk është një rast i izoluar.

Një dukuri në rritje tek fëmijët dhe të rinjtë

Sot, edhe fëmijë të moshës 10-15 vjeç bien pre e përdorimit të substancave narkotike.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Faton Kutllovci, tregon se, më herët, nuk ka pasur përhapje të madhe të përdorimit të drogës te të rinjtë.

Sipas një vlerësimi institucional, mosha mesatare e përdoruesve të drogës në Kosovë është rreth 16 vjeç – një rënie nga 21.4 vjeç që ishte më herët.

“Ne kemi trajtuar fëmijë edhe nga 9-10 vjeç, për të cilët prindërit kanë kërkuar ndihmë”, thotë Kutllovci për Radion Evropa e Lirë.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, Klinika e Fëmijëve dhe Adoleshentëve në Psikiatri pranoi 28 raste të fëmijëve për trajtim.

Nga këta, shumica ishin djem – përdorues të marihuanës, ndërsa dy raste edhe të kokainës.

Doktoreshë Adelina Ahmeti Pronaj thotë se shumë prej tyre janë ende në trajtim.

“Prindërit vijnë te ne shumë të shqetësuar, pas sjelljeve jo të zakonshme që vërejnë te fëmijët e tyre”, shpjegon ajo.

Të dhëna shqetësuese për përdorimin e drogave

Sipas të dhënave që siguroi Radio Evropa e Lirë nga Klinika e Psikiatrisë në QKUK, Ministria e Punëve të Brendshme dhe organizatat joqeveritare, numri i përdoruesve të drogave në Kosovë sillet në rreth 40 mijë.

Vitin e kaluar, në Psikiatri u dhanë mbi 30 mijë shërbime të ndryshme, ndërsa u regjistruan mbi 150 raste të reja “si persona që kanë përdorur substanca narkotike ose kanë pasur sëmundje të varësisë”.

Kutllovci paralajmëron se shifrat reale mund të jenë shumë më të larta.

“Dukuria po shtrihet edhe në fshatra, ku më parë nuk kishte përdorim. Disa nga këto zona, madje, shërbejnë si pika distribuimi për drogë në vende të tjera”, thotë ai.

Kutllovci identifikon faktorët socialë, problemet familjare dhe mungesën e perspektivës si arsyet kryesore të rritjes së përdorimit të drogës te të rinjtë.

Kanabisi mbetet droga më e përhapur, por ka rritje të përdorimit edhe të kokainës dhe medikamenteve pa recetë.

Safet Blakaj, nga Qendra për Këshillim dhe Trajtim të Varësisë “Labirint” në Kosovë, shpjegon më shumë:

“Kanabisi është i përhapur në gjithë territorin. Neve na shqetëson tani përdorimi i kokainës, për arsye se ka shënuar rritje të shpejtë në vitet e fundit”.

Sipas Blakajt, mosha e përdoruesve ka rënë dukshëm dhe “14-17-vjeçarët janë më të rrezikuarit”.

“Në organizatën tonë trajtohen përdoruesit e moshave 14,15,16,17 vjeç… Moshat më të ulëta i kemi hasur në terren, janë evidente, por nuk janë në programet tona”, thotë Blakaj.

Përhapja e gjerë

Raportet e organizatave joqeveritare tregojnë se përdorimi i drogës është më i përhapur në Prishtinë, pastaj Pejë, Gjakovë, Ferizaj.

Në këto qytete, rritja e rasteve të raportuara te të rinjtë po bëhet një shqetësim gjithnjë e më serioz.

Mjekët e Spitalit të Gjakovës thonë se dita-ditës po rritet numri i personave që kërkojnë ndihmë.

“Fatkeqësisht, edhe të rinjtë kanë filluar të përdorin substanca narkotike, kryesisht marihuanë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Zef Komoni, udhëheqës i Departamentit të Psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës.

“Nuk mund të flasim saktë për shifra, sepse shumica nuk kërkojnë ndihmë derisa problemi të bëhet i madh. Por, nga konfiskimet e policisë dhe të dhënat që i kemi, duket qartë se numri po rritet – jo vetëm në shkollat e mesme, por edhe në shkollat fillore, si dhe në fshatra”, shpjegon Komoni.

Aktualisht, rreth 40 persona të moshave të ndryshme që përdorin substanca narkotike, marrin trajtim të përditshëm me metadon në spitalin e Gjakovës.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, në këtë qytet u identifikuan 25 raste të reja të përdoruesve të drogës.

“Përdorimi më i madh i marihuanës shihet në Gjakovë, për shkak të pozicionit gjeografik dhe faktit se qyteti shërben si pikë transiti për furnizim me marihuanë për të gjithë Kosovën”, shton Komoni.

Edhe në spitalin e përgjithshëm në Pejë, aktualisht, janë duke u trajtuar 25-30 pacientë për përdorim të drogave.

Sipas zyrtarëve atje, numri i tyre ka mbetur i njëjtë që nga viti 2024 – pa ndonjë rritje të theksuar.

Në Ferizaj, situata duket ndryshe: ka raportime për përdorues drogash, por asnjë rast nuk është duke u trajtuar në spital.

“Për vite të tëra nuk kemi pasur raste që kërkojnë trajtim në spitalin tonë”, thotë Minire Beqiri, drejtoreshë e institucionit.

Në Gjilan, po ashtu, rastet janë në rritje, ndërsa në Mitrovicë të Jugut, vitin e kaluar, u regjistruan dhjetëra raste të pacientëve që kërkuan ndihmë mjekësore, si pasojë e abuzimit me substanca psikoaktive.

“Bazuar në vëzhgimet klinike dhe në krahasimin e rasteve të paraqitura në vitet e fundit, vërehet një tendencë e lehtë deri e moderuar e rritjes së numrit të pacientëve që kërkojnë trajtim për çrregullime të lidhura me përdorimin e substancave psikoaktive”, tha për Radion Evropa e Lirë Gëzim Shabani, specialist i Psikiatrisë në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë të Jugut.

Sipas drejtorëve të disa spitaleve të përgjithshme në Kosovë, me të cilët bisedoi REL-i, rastet më të rënda referohen kryesisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të specializuar.

Shërbimet dhe mungesa e qendrave të rehabilitimit

Klinikat psikiatrike ofrojnë seanca psikiatrike dhe psikologjike, teste, psikoterapi individuale dhe grupore dhe këshillim për prindërit.

Qendrat si “Labirinit” ofrojnë, po ashtu, shërbime të ngjashme për mijëra persona në vit.

Por, sipas Kutllovcit, mungesa e një qendre kombëtare për trajtimin e drogës e bën situatën të vështirë.

“Ne nuk kemi institucion që të ofrojë trajtim fillestar, rehabilitim dhe kujdes pas trajtimit. Aktualisht, kjo nuk po ndodh”, thotë ai.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon për Radion Evropa e Lirë se Strategjia Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 është në zbatim e sipër dhe se përfshin aktivitete për fëmijët dhe Udhëzimin Administrativ për mbrojtjen nga abuzimi me narkotikë.

“Strategjia parasheh nevojën për ngritje të përgjithshme të kapaciteteve institucionale, qoftë për hetimin dhe luftimin e dukurisë së drogës, trajtimin adekuat të personave që përdorin drogë dhe të personave me çrregullime të përdorimit të substancave, si dhe rritjen e bashkëpunimit në mes të institucioneve, veçanërisht nevojën për të dhëna specifike në këtë fushë”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, strategjitë e parandalimit të abuzimeve duhet të bazohen në prova shkencore dhe t’i kenë në shënjestër familjet, shkollat dhe komunitetet, sidomos ato që janë më të margjinalizuara dhe më të varfra.

Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë kanë deklaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se çdo vit organizojnë aktivitete edukative dhe shëndetësore për të adresuar dukuri si: varësia nga droga, përdorimi i duhanit dhe alkoolit.

Këto aktivitete përfshijnë shpërndarjen e materialeve edukative dhe nxitjen e vetëdijesimit për shëndetin te nxënësit dhe komuniteti.

Me Kodin Penal të Kosovës, blerja, posedimi dhe shpërndarja e substancave narkotike është e ndaluar dhe dënohet me gjobë ose burgim, në varësi të sasive dhe llojit të substancës.

Por, për shkak të numrit të madh të përdoruesve, “duket sikur marihuana në praktikë është e legalizuar”, thotë Blakaj.

Në raportimet ditore të Policisë së Kosovës ka shpesh njoftime për konfiskim të substancave narkotike – vetëm këtë javë u konfiskuan mbi 80 kg dhe u arrestuan tre persona.

Për nënat si Flutura, çdo lajm për drogën tani shndërrohet në një alarm që nuk mund të ndalet dot.

“Ajo ka humbur gjithë pasurinë”, përfundon Flutura.

Radio Evropa e Lirë

Djali i Sokol Olldashit kritikon Foltoren e Berishës: Shohim të flasin disa fytyra që na bëjnë për të qeshur e të ulim kokën!

 Duhet protestë që të ngremë problemet dhe ne të ofrojmë zgjidhje! Reagon kreu i PD

Në takimin e Foltores së radhës me të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat me kryetarin e PD, Sali Berisha, i pranishëm ishte edhe Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit dhe deputetit të ndjerë demokrat Sokol Olldashi.

 

Në fjalën e tij ai dha disa sugjerime dhe bëri kritika për Foltoret që bëhen si në qytete, ashtu edhe në bulevardin para Kryeministrisë, duke dhënë disa mendime dhe ide.

Olldashi kritikoi disa persona që përzgjidheshin për të mbajtur fjalën në podiumet e protestës dhe që shpesh ose u merret goja, ose nuk dinë të flasin, ose të bëjnë për të qeshur dhe turpërojnë PD-në dhe të rinjtë, ku shpesh u duhet edhe të ulin kokën.

Glauku nënvizoi po ashtu se problemet e PD-së nuk duhet të diskutohen live me kamera dhe mikrofon, por me dyer të mbyllura dhe të trajtohen problemet konkrete. Ai propozoi që Foltoret të zhvillohen mbi problematika dhe specifika të caktuara.

“Doktor, unë mendoj se partia jonë nuk është sa jemi këtu në sallë. Do jetë shumë e mirë që ne të bënim një takim tjetër pa kamera, mes nesh dhe jush, me forumin. Sepse problemet e shtëpisë kam parimin që diskutohen mes nesh dhe jo në sy të botës. Po jam edhe një sugjerim timin. Ne çdo të hënë bëjmë Foltoret para Kryeministrisë, e për hir të së vërtetës pjesëmarrja nuk është e pakënaqshme., Nuk ka të bëjë me frikën dhe sigurinë, por duket se problemi qëndron tek dita e hënë. Ndaj foltorja e të hënës nuk ka pjesëmarrje. Tjetra mendoj se ata që flasin në atë Foltore nuk janë të duhurit, nuk janë të denjë, nuk e di kush i zgjedh, por nuk ka qasje dhe nuk ka përfshirje edhe të të rinjve”, tha ai mes të tjerash.

Sipas Olldashit qasja që ndiqet duhet të ndryshojë, pasi dëmton imazhin e PD-së më shumë sesa të kryetarit:

“Ka njerëz atje që edhe u merret goja kur flasin, nuk janë të denjë. Ata njerëz që dalin e flasin atje po bëjnë faj edhe ndaj nesh, sidomos me ne të rinjtë që kemi karrierën dhe jetën para, dhe imazhi publik na dëmton më shumë ne sesa ju”.

Dhe më tej ai dha një mendim për organizimin e Foltoreve, ku parashtroi ide për protesta me tema specifike.

“Mendimi im është që çdo të hënë të bëjmë Foltore specifike, një të hënë arsimi, një ditë për shëndetësinë, bujqësinë, naftëtarët, minatorët e me radhë e radhë. Problemet janë nga më të pafundme, të kemi foltore specifike çdo të hënë, të mbledhim ekspertët, të flasin ata, e të mos shohim ca fytyra që na bëjnë për të qeshur dhe ne na bëjnë për të qeshur dhe të ulim kokën. Pra të bëjmë një protestë ku të mos themi Ramaduro apo Rama është problemi, por të themi problemi është ky dhe të trajtojmë problemet shqiptare. Kaq kisha”.

berisha me glaukun

Kryedemokrati Sali Berisha, teksa mirëkuptoi shqetësimet e Olldashit, dha edhe një përgjigje ku shpjegoi qëllimin e Foltoreve.

“Foltorja nuk synon prani të madhe. Qëllimi i saj është mikrofoni dhe zëri, kundër qeverisë, nga deputetë dhe qytetarë. Nuk është qëllimi i saj protesta apo masiviteti. Ka atë qëllim që flasin qytetarë, të rinj e të formimeve të ndryshme”, tha ai.

© Panorama.al

“Prokurorët e SPAK kanë prova”- Gazetarja Llabani: Balluku ka takuar familjarë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese! Prokurorja e faktoi se zv.kryeministrja përbën rrezik në detyrë

Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në studion e “News24”, deklaroi se vijimi i detyrës nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku përbën një rrezik potencial për ushtrimin e presionit mbi personat që kanë në dorë shqyrtimin e çështjes së saj.

 

Duke iu referuar qëndrimeve të SPAK, Llabani tha se ekzistojnë prova që Balluku ka pasur kontakte me persona të afërt ose familjarë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim ndikimin në vendimmarrje në favor të saj.

Sipas gazetares, prokurorët kanë ngritur shqetësimin se pozicioni që Balluku mban aktualisht në qeveri i jep asaj mundësi për të ushtruar ndikim, çka e bën të konsiderohet si rrezik potencial për kryerjen e veprave të tjera penale.

“Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë në hetim. Nuk mund të them se janë prishur prova, por kjo është nënkuptuar nga prokurorët e çështjes. Edhe sipas qëndrimit të SPAK, ushtrimi i detyrës nga Balluku e mban atë në një pozicion rreziku”, u shpreh Llabani.

Ajo shtoi se, pavarësisht vonesave në vendimmarrje, prokurorët disponojnë të dhëna sipas të cilave janë kryer tentativa për të ndikuar te anëtarë të Gjykatës Kushtetuese përmes personave të tretë.

Anduena Llabani: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë në hetim. Nuk di të them që janë prishur prova, por këtë e kanë nënkuptuar prokurorët e çështjes. I referohem fjalës së prokurores Dorina Bejko, e cila thotë se me ushtrimin e detyrës në funksionin që ka, Belinda Balluku vazhdon të jetë rrezik potencial për kryerjen e veprave të tjera penale.

Sa i takon informacioneve se Belinda Balluku ka kapur anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që Kuvendi dhe gjykata marrin kohë për të vendosur, ky është një fakt që prokurorët e çështjes e kanë. Edhe pse jam e bindur se Kushtetuesja e ka marrë vendimin ndaj Ballukut, sot që flasim prokurorët e SPAK kanë prova se Balluku ka takuar persona shumë pranë, apo familjarë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për të ndërhyrë në vendimin në favor të saj.

© Panorama.al

VIDEO- CNN zbulon pamjet: Ja si e kapën Maduron në dy minuta, “rreziqet ekstreme” të amerikanëve mbi rezidencën e tij të fortifikuar në Karakas! Bombardim dhe ndërhyrje precize

Kushtet jashtëzakonisht të rrezikshme në të cilat u krye operacioni amerikan për kapjen e Presidentit Venezuelan Nicolas Maduro analizohen në një raport të gjerë nga CNN, bazuar në më shumë se 50 video dhe imazhe të dëshmitarëve okularë, si dhe në hartëzimin e rrugëve të helikopterëve amerikanë.

 

Pavarësisht suksesit, analistët ushtarakë theksojnë se niveli i rrezikut ishte ekstrem. CNN ka siguruar edhe pamjet e operacionit të bujshëm, nga bombardimi prezic i bunkerit të Maduros në Karakas, te arrestimi dhe viktimat.

“Po flasim për hyrjen në zemër të një shteti sovran për të kapur presidentin e tij. Nëse Rusia ose Kina do ta bënin këtë në Shtetet e Bashkuara, do të flisnim për një skenar të paimagjinueshëm”, vuri në dukje Bryant, duke shtuar se në rrethana të tjera operacioni do të ishte anuluar.

maduro2

Sipas rrjetit amerikan, operacioni kulmoi në një shkëmbim të ashpër zjarri gjatë fazës përfundimtare, kur helikopterët amerikanë zbritën në lartësi të ulët mbi një kompleks të fortifikuar rëndë brenda kompleksit ushtarak Fort Tiuna në Karakas, një pikë që CNN e identifikon si pika më e mundshme e nxjerrjes së Maduros.

Vendndodhja e kompleksit Maduro është e mbrojtur nga kodra të pjerrëta, mure të larta dhe pika të shumta kontrolli sigurie.

Videot e shqyrtuara tregojnë se pak para uljes, pati një shkëmbim intensiv zjarri midis helikopterëve sulmues amerikanë dhe mbrojtjes ajrore venezueliane.

rezidenca

Analiza dokumenton një periudhë kritike prej rreth dy minutash midis uljes dhe ngritjes së një helikopteri transporti, gjatë së cilës zjarri vazhdoi i pandërprerë.

Analistët ushtarakë vërejnë se kjo ishte pika më e rrezikshme e operacionit, pasi helikopteri lëvizte ngadalë dhe në një lartësi shumë të ulët, duke e bërë atë të prekshëm edhe ndaj armëve të thjeshta. Rreziku u rrit nga fakti se forcat amerikane zgjodhën vendin më të rrezikshëm të uljes, pikërisht në kompleksin ku ndodhej Maduro.

Detajet e operacionit amerikan, arrestim për dy minuta i Maduros

Operacioni në Fort Tiuna kishte kohë që ishte duke u përgatitur. Në orët e para të 3 janarit, një seri sulmesh u kryen në të gjithë vendin, duke synuar infrastrukturën e radarëve, komunikimeve dhe anti-ajrore, me qëllim pastrimin e një pistë për helikopterët e forcave speciale. Sipas Shefit të Shtabit të SHBA-së, Gjeneral Dan Kane, më shumë se 150 avionë u ngritën nga 20 baza në tokë dhe det.

(VIDEO këtu)

Rreth orës 01:30 sipas orës lokale, shpërthime u dëgjuan në qytetin bregdetar të Higuerote, rreth 80 kilometra në lindje të Karakasit. CNN gjeo-etiketoi video që tregonin sulme në aeroportin e zonës, i cili ishte shtëpia e sistemeve anti-ajrore Buk-M2 të prodhuara në Rusi. Pamjet në dritën e parë thuhet se tregonin një lëshues Buk-M2 që nxirrte tym.

Ekspertët vlerësojnë se u përdorën dronë sulmues njëpërdorimësh, të ngjashëm me sistemet e vendosura gjerësisht në luftën e Ukrainës.

“Kaos i organizuar” në Karakas

Në orën 01:58, dy helikopterë transporti MH-47 Chinook shfaqen në video duke fluturuar ulët drejt Fort Tiuna, duke ndjekur luginën e ngushtë ku ndodhet baza. Oficeri i pensionuar i Forcave Ajrore Amerikane, Wes Bryant, e përshkroi strategjinë e sulmeve paraprake si “kaos të organizuar”.

Pamjet tregojnë të paktën dy helikopterë që ulen nën zjarr dhe largohen me shpejtësi, duke transportuar forca që morën pjesë në fazën e parë të operacionit. Gjenerali Kane raportoi më vonë se forcat amerikane mbërritën në kompleksin e Maduros në orën 02:01.

maduro1

Helikopterët fluturojnë mbi Karakas ndërsa Donald Trump njoftoi në një postim në rrjetet sociale se Presidenti Venezuelan Nicolas Maduro është kapur, pasi Shtetet e Bashkuara kryen një “sulm në shkallë të gjerë” kundër vendit. #venezuela #karakas #maduro #trump #ushtria

Pasoi kontrolli i zonës dhe arrestimi i presidentit venezuelian. Në fazën e dytë, helikopterët sulmues siguruan mbulim, ndërsa transportuesit larguan Maduron dhe forcat që e arrestuan atë, mes shkëmbimeve të ashpra të zjarrit me armë kundërajrore.

Sipas ekspertëve, momenti i uljes dhe ngritjes ishte më i rrezikshmi. “Çdo helikopter është më i prekshëm një minutë para uljes dhe një minutë pas ngritjes”, vuri në dukje Bryant, duke theksuar se në këto faza helikopteri bëhet një “objektiv i lehtë”.

Kapja e Maduros

Videoja tregon se rreth një minutë e 44 sekonda pas uljes, re pluhuri dhe raketash mbulojnë zonën, përpara se të ngrihet një helikopter Chinook, i ndjekur pak më vonë nga një helikopter i dytë. Njëri prej tyre shihet duke u larguar pa drita, duke fluturuar ulët dhe shpejt drejt kodrave përreth.

maduro-flores-mkt

Deri në orën 03:00 të shtënat në Karakas kishin pushuar, ndërsa rreth një orë më vonë edhe zhurmat e avionëve kishin pushuar. Sipas gjeneralit Kane, forcat amerikane dolën nga hapësira ajrore e Venezuelës në orën 04:29.

Një kompleks i fortifikuar

Vendndodhja e saktë e kapjes nuk është zbuluar zyrtarisht. Megjithatë, CNN krahasoi videot nga postimet e mëparshme të Maduros me vendet e uljes së helikopterëve dhe arriti në përfundimin se ishte një rezidencë e fortifikuar rëndë, e mbrojtur nga kodra të pjerrëta, mure të larta dhe pika kontrolli të shumta.

Imazhet satelitore pas operacionit tregojnë dëme nga një shpërthim diku tjetër në kompleks, ndërsa pamjet e Maduros nga viti 2024 dhe 2025 e tregojnë atë duke lëvizur në të njëjtën zonë me gruan e tij.

Sipas CNN, Maduro ndodhet në këtë kompleks të veçantë në postimet që ai bëri në Instagram më 25 maj 2025 (sipër) dhe 27 korrik 2025 (poshtë).

“Bombë me kohë”

Operacioni përfshinte forca tokësore, ajrore dhe detare, me pjesëmarrjen e njësive të Delta Force dhe FBI-së, sipas burimeve të CNN. Megjithatë, suksesi u gjykua brenda pak minutash.

“Një faktor i vetëm mund të kishte ndryshuar gjithçka”, vuri në dukje Bryant, duke e përshkruar misionin si një “bombë me sahat që funksionon”. Autoritetet venezueliane raportuan 100 vdekje, ndërsa Kuba raportoi 32 vdekje nga garda presidenciale. Administrata Trump tha se nuk kishte viktima amerikane.

Një dokument nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, para operacionit, kishte treguar se pritej “rezistencë e konsiderueshme”, me dhjetëra sisteme kundërajrore të afta për të rrëzuar helikopterë. Vetë Donald Trump pranoi më vonë se “mund të kishte shkuar shumë, shumë keq”. Panorama

“BE në prag të një epoke të re”, Politico: Kriza e Groenlandës shënon “momentin Rubikon” për Evropën

Udhëheqësit evropianë të mbledhur në Bruksel të enjten dhanë një mesazh të qartë: nuk ka më kthim prapa! Edhe pse samiti emergjent, i thirrur pas kërcënimeve të Presidentit amerikan Donald Trump për të pushtuar Groenlandën, rezultoi më pak dramatik pasi Uashingtoni u tërhoq 24 orë më parë, realizimi se rendi transatlantik i pas vitit 1945 ka hyrë në një fazë të pakthyeshme ishte i dukshëm.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz, dy figurat më të fuqishme të Bashkimit Evropian pavarësisht mosmarrëveshjeve të fundit mes tyre, paralajmëruan se kriza transatlantike e ka futur BE-në në një realitet të ri, ku pavarësia strategjike nuk është më zgjedhje, por domosdoshmëri. “Ne e dimë se duhet të punojmë si një Evropë e pavarur,” deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas përfundimit të takimit pesëorësh. Edhe pse samiti nuk prodhoi vendime konkrete apo debate të hapura, ai sinjalizoi një konsensus të heshtur mes udhëheqësve evropianë se ekziston një ndarje thelbësore mes rendit të vjetër perëndimor dhe asaj që pritet të vijë. Sipas diplomatëve të BE-së, kërcënimet e Trump ndaj Groenlandës shërbyen si një “terapi shoku” që përshpejtoi vendime të paimagjinueshme vetëm disa muaj më parë.

“Ky është momenti Rubikon,” tha një diplomat nga Evropa Lindore. “Evropa nuk mund të kthehet më në mënyrën se si ka funksionuar deri tani.”. Reagimi fillestar i BE-së ndaj krizës – pezullimi i marrëveshjes tregtare me SHBA-në, diskutimet për dërgimin e trupave në Groenlandë dhe paralajmërimet për masa të gjera hakmarrëse tregtare – u pa si një pararendje e një strategjie më të gjerë dhe më të ashpër. Diplomatët theksuan se përgjigjja e përbashkët e BE-së nuk mund të kufizohet vetëm në siguri apo energji. “Duhet të jetë gjithçka, të gjitha menjëherë: mbrojtja, energjia, ekonomia, tregtia,” tha një prej tyre.

Një element kyç i këtij transformimi është uniteti i shtuar i BE-së, veçanërisht mes vendeve të Evropës Lindore, të cilat tradicionalisht kanë mbështetur fuqishëm NATO-n dhe lidershipin amerikan përballë kërcënimit rus. Tani, edhe këto shtete po tregojnë gatishmëri për t’u bashkuar me projektin e pavarësisë evropiane. Estonia, për shembull, shqyrtoi publikisht mundësinë e dërgimit të trupave në Groenlandë si pjesë e një misioni vëzhgues të NATO-s, një sinjal domethënës i ndryshimit të qasjes. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen deklaroi se “kur Evropa qëndron e bashkuar dhe e gatshme të mbrojë veten, rezultatet janë të dukshme”. Edhe Polonia, një nga aleatët më të fortë të SHBA-së, po rishikon qëndrimin e saj. Kryeministri Donald Tusk la të hapur mundësinë e përdorimit të Instrumentit Anti-Shtrëngim të BE-së, një mjet i fuqishëm për hakmarrje tregtare.

“Na duhet besim dhe respekt mes partnerëve, jo dominim dhe shtrëngim,” tha Tusk. Një ndryshim i ngjashëm po vërehet edhe në vendet nordike dhe në Gjermani, e cila për dekada ka ndërtuar politikën e saj mbi marrëdhënien transatlantike. Kancelari Merz ka sinjalizuar se Berlini mund të mbështesë masa të forta tregtare kundër SHBA-së, nëse tensionet përshkallëzohen.
“Kriza e Groenlandës ishte një mësim i dobishëm,” tha një diplomat i BE-së. “Kjo është një epokë e re. Nuk do të mbështetemi më verbërisht te SHBA-ja.”. Sipas zyrtarëve evropianë, sfidat e ardhshme nga Ukraina te siguria, konkurrueshmëria dhe autonomia strategjike, do të kërkojnë që BE-ja të ndjekë gjithnjë e më shumë axhendën e saj, në një botë ku rendi i vjetër duket se po i afrohet fundit. bw

Çfarë dihet për shtetasin e Bosnjës që u kap nga Ukraina si mercenar rus?

Sellver Hrustiq duke folur për United24 Media. Janar, 2026.

 

Meliha Keshmer

Emri i Sellver Hrustiqit, shtetas i Bosnje e Hercegovinës, i cili u kap nga ushtria ukrainase si mercenar rus, nuk është i njohur për Prokurorinë e Bosnje e Hercegovinës, ka mësuar Radio Evropa e Lirë.

Hrustiq kishte luftuar në anën e Rusisë që nga shtatori i vitit 2025, para se të kapej në Ukrainë.

Tani, ky shtetas i Bosnjës mund të gjendet në një vakum ligjor midis statusit të të burgosurit të luftës dhe atij të mercenarit të huaj, gjë që sjell pasoja të ndryshme sipas së drejtës ndërkombëtare dhe ligjeve vendëse.

Ka mundësi që ai të ndiqet penalisht në Ukrainë dhe ka më pak gjasa të këmbehet dhe të dërgohet në Rusi (sepse Moska rëndom nuk kërkon luftëtarë të huaj gjatë këmbimeve të të burgosurve të luftës) dhe ai mund të kthehet edhe në Bosnje, ku bashkimi me një ushtri të huaj përbën vepër penale.

Në video thotë se ishte dërguar për të vrarë njerëz

Projekti medial i Qeverisë së Ukrainës, United24 Media, më 17 janar publikoi një video në X, në të cilën Hrustiq flet për pjesëmarrjen e tij në ushtrinë ruse.

“Kam nënshkruar kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes në Moskë në shtator të vitit 2025. Ata e paraqesin sikur ne po mbrojmë dikë në Ukrainë. Kjo është propagandë”, thotë Hrustiq në videon e publikuar.

Sipas United24 Media, personi që flet në video kishte pasur probleme me ligjin në një nga vendet e Bashkimit Evropian dhe ka thënë se i ishte premtuar se, pas një kontrate gjashtëmujore me ushtrinë ruse, do të kishte një avokat që do ta ndihmonte me problemet e tij ligjore.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar se Hrustiq, me origjinë nga Zenica, kishte studiuar histori në Fakultetin Filozofik në Sarajevë, dhe më pas kishte jetuar dhe punuar për një kohë edhe në Gjermani.

Ky 35-vjeçar në video thotë se persona si ai shkojnë dhe dërgohen për të vrarë njerëz në këmbim të parave.

“I këshilloj të gjithë të mos nënshkruajnë kontrata me ushtrinë ruse, sepse ata i shohin ndryshe njerëzit e tillë. Një oficer më tha se ne nuk na quajnë ushtarë. Ai tha se ne jemi mercenarë që vrasim njerëz të tjerë për para”.

Ai thotë po ashtu se i ishte premtuar që nuk do të dërgohej për të sulmuar Ukrainën, por ndodhi pikërisht e kundërta: ai u urdhërua që të tentonte të thyente mbrojtjen përmes fshatrave ukrainase, duke u fshehur herë pas here në bodrume.

Në Bosnje e Hercegovinë ka bashkëshorten dhe vajzën

Hrustiq në Bosnje e Hercegovinë ka lënë bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Vëllai i tij, emrin e të cilit REL-i nuk e publikon, shprehet se i vjen keq që nuk e ka ndaluar të shkojë në Rusi, kur kishte folur për këtë gjë gjatë verës së vitit 2025.

“Më vjen keq që nuk më dëgjoi vitin e kaluar, sepse e kam bindur të mos shkonte. Më vjen keq që e gjithë familja po kalon nëpër një situatë të tillë”, shprehet ai për REL-in.

Hrustiq kishte qëndruar edhe më herët në Rusi, në ditët para nisjes së pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në fillimin e vitit 2022.

Një kushëri i tij nga Zenica thotë për REL-in se nuk kishte tregues se ai po planifikonte të shkonte në luftë, kur kishte biseduar me Selleverin në fundin e verës së kaluar.

“Kjo është një familje normale. Sellveri ka qenë disa vjet në Gjermani”, thotë kushëriri i Hrustiqit, i cili kërkoi që të mos i publikohej emri dhe mbiemri.

Ai shprehet se është rritur me Sellverin dhe kanë pasur raport të afërt.

“Kur e pashë videon ku ai thotë se ka luftuar për Rusinë, u befasova. Nuk e prisja dhe askush nuk e dinte që kishte shkuar”, thotë ky banor i Zenicës.

REL-i është përpjekur të zbulojë se për çfarë problemesh ligjore flet Hrustiqi në video, por anëtarët e familjes së tij nuk treguan se për çfarë bëhet fjalë.

Në disa profile në rrjete sociale, Hrustiq ka publikuar kryesisht fotografi të tij. Në një profil në Facebook, në janar të vitit 2025 ai kishte shpërndarë edhe një fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin.

Cila është procedura e mundshme për Hrustiqin?

Shtabi Koordinues për trajtimin e të burgosurve të luftës është agjenci zyrtare qeveritare e Ukrainës, përgjegjëse për kërkimin dhe kthimin në atdhe të të burgosurve ukrainas të luftës, si dhe për trajtimin e të burgosurve të luftës nga pala armike.

Hrustiq, së bashku me dhjetëra mijëra shtetas të huaj për të cilët vlerësohet se i janë bashkuar ushtrisë ruse, bënë pjesë në pjesën e të burgosurve të luftës nga pala armike.

Ushtarët rusë që luftojnë në Ukrainë kanë status juridik të luftëtarëve, gjë që u jep atyre të drejta dhe mbrojtje të veçanta të parashikuara me Konventën e Gjenevës të vitit 1949.

Nga ana tjetër, mercenarët e huaj kanë një status të veçantë sipas së drejtës ndërkombëtare, si pjesëmarrës në konflikt të armatosur.

Teksa një luftëtar nuk mund të ndiqet penalisht vetëm për shkak të pjesëmarrjes në armiqësi – pasi vepron në emër të ushtrisë së shtetit të tij – një mercenar nuk e gëzon këtë privilegj.

Ai mund të ndiqet penalisht, gjë që është pikërisht ajo që po bën sistemi ukrainas i zbatimit të ligjit, ka shkruar Instituti për Raportim mbi Luftën dhe Paqen (IWPR). Më së shpeshti nën hetim janë mercenarët e kompanisë private ushtarake Wagner. Për aq kohë sa ishte aktive, kjo kompani rekrutonte shtetas të huaj nga anembanë bota.

Konventa e Gjenevës parashikon po ashtu trajtimin njerëzor të të burgosurve të luftës, përkatësisht të pjesëtarëve të forcave të vendeve ndërluftuese.

Ndërkaq, sa i përket luftëtarëve nga një shtet i tretë që i bashkohen një ushtrie në luftë, çështja nuk është e thjeshtë.

“Nëse janë përfshirë në forcat e armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ata kanë statusin e luftëtarit. Kjo u jep të drejta të të burgosurve të luftës dhe ua heq statusin e mercenarit”, tha Andrii Yakovlev, ekspert i të drejtës ndërkombëtare humanitare për median ukrainase, Frontliner.

Lidhur me raportimin për këtë temë, kjo media ukrainase shkruan se Rusia rrallëherë është e interesuar për fatin e të luftëtarëve të huaj që kapen. Sipas informacioneve të kësaj media, Rusia nuk ka kërkuar asnjë këmbim të të huajve të kapur në Ukrainë, përveç disa rasteve të shtetasve të Bjellorusisë dhe Uzbekistanit.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, Drejtoria e Inteligjencës së Ukrainës dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës, të cilat merren me çështjet e të burgosurve të luftës dhe komunikimin me vendet prej nga ata vijnë, por deri në publikimin e këtij teksti këto institucione nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me fatin e mundshëm të Hrustiqit.

Përgjigje nuk kanë kthyer as tri ministritë kompetente të Bosnjës, përkatësisht ajo e Sigurisë, e Punëve të Jashtme dhe Drejtësisë, nëse janë njoftuar për rastin e Sellver Hrustiqit.

Hrustiq flet për kushte të rënda në frontin e luftës

Hrustiq, në videon e publikuar, u shpreh po ashtu se mercenarët dërgohen në vijën e frontit me vetëm gjysmë litri ujë dhe një ose dy kuti të vogla me mish.

“Dy persona, unë dhe një koleg, duhet ta ndajmë gjysmë litri ujë dhe pak ushqim. Ndonjëherë disa dalin për të gjetur diçka dhe vriten. Shumë gabojnë. Dalin dhe i vret droni. Dronët janë të tmerrshëm”, thotë Hrustiq.

Ai pretendon se shkalla e vdekshmërisë në mesin e mercenarëve rusë është e lartë dhe se shanset për mbijetesë janë shumë të vogla.

REL-i nuk ka mundur të përcaktojë se kur saktësisht Hrustiq u ndalua nga ushtria ukrainase.

Shtabi Koordinues për trajtimin e të burgosurve të luftës në Ukrainë nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it se kur dhe ku është kapur shtetasi i Bosnje e Hercegovinës, as se cila është procedura e mundshme në rastin e tij.

Më herët, Ukraina e ka njoftuar Bosnje e Hercegovinën për 12 persona të dyshuar se, si mercenarë të grupeve ruse Wagner dhe Redut, kanë marrë pjesë në krime lufte në Ukrainë.

Bashkimi me ushtri të huaja përbën vepër penale sipas Kodit Penal të Bosnje e Hercegovinës.

Më herët, për shkak të shkuarjes në front në Ukrainë, përkatësisht për shkak të bashkimit me ushtrinë ruse, janë ndërmarrë veprime ligjore ndaj shtetasit të Bosnjës Gavrillo Steviq, i cili është liruar përfundimisht nga akuzat se kishte luftuar në Ukrainë në vitin 2015, për shkak të mungesës së provave.

Rasti tjetër, ai i Darijo Ristiqit, i cili u arrestua pas kthimit në Bosnje në shtator të vitit 2025, është ende në proces e sipër. Siç mëson REL-i, ndaj tij pritet të ngrihet një aktakuzë dhe të ketë marrëveshje për pranim të fajësisë.

REL-i në fund të vitit të kaluar ka raportuar edhe për rastin e Petar Popoviqit, një tjetër shtetas i Bosnjës që iu bashkua ushtrisë ruse, për të cilin Bosnje e Hercegovina ka kërkuar shpalljen e një fletarrestimi, gjë që INTERPOL-i e ka refuzuar.

Deri më tani dihet se pak më shumë se 20 persona nga Bosnje e Hercegovina i janë bashkuar ushtrisë ruse.


Send this to a friend