Një grua 50-vjeçare, pastruese ne nje institucion shteror, u detyrua të bëjë dy vaksina kundër COVID-it me kërcënimin se, nëse nuk i bënte, do ta hiqnin nga puna.
I bëri, me frikë, si shumë të tjerë, që nuk patën luksin të zgjedhin, por vetëm të mbijetojnë.
Pas vaksinimit, jeta e saj mori një kthesë tragjike: probleme të shumta me qarkullimin e gjakut, shtim të pashpjegueshëm në peshë, zemër e mushkëri të dobëta, hematoma në trup, probleme ne kocka, etj.
E operuan për 7 orë në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe i vendosën implant në gju. Mjekët i thanë hapur: “Ishte mrekulli që shpëtove nga vdekja.”
U shtrua në gjendje të rëndë edhe në spitalin e Vlorës.
E megjithatë, kjo grua sot shkon në punë.
I kryen të gjitha detyrat e saj.
Nuk ankohet, nuk rri në kafe, nuk lyp mëshirë.
Por çfarë ndodh?
Ata që mbajnë poste shtetërore – drejtues, juristë, zyrtarë – sillen me të si me një shërbëtore pa të drejta.
Mjekët nuk pranojnë ta nxjerrin në KEMP. I thonë: “Shko puno, se s’ke asgjë!”
Ndërkohë drejtori dhe juristi i ndërmarrjes i thonë:
“Do të të nxjerrim ne në KEMP.”
Shoqet qe ishin te pranishme, u thane te dyve, qe kjo i kryen te gjitha detyrat!
Por ata ishin te palekundur ne vendimin e tyre.
Mos ndoshta duhet të lirohet vendi për ndonjë patronazhist të bindur?
A është kjo drejtësia, që meriton një nënë, një grua punëtore, që ka derdhur djersën për bukën e fëmijëve edhe pse shteti eshte shkaktar?
Për këtë grua, dhe për shumë si ajo, duhet të ngrihemi.
Të mos heshtim. Të mos pranojmë që një jetë njeriu të përdoret dhe më pas të hidhet si leckë.