Në redaksinë e Voal.ch mbërriti kjo foto historike nga Sejdi Bitiçi, nga Familja e shquar Bitiçi e cila me mikpritjen e saj u bë qendra e shqiptarizmës në zemër të New Yorkut duke pritur e përcjellë emrat më të shquar të politikanëve shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, duke nisur nga Ibrahim Rugova, Anton Cetta, Bajram Kelmendi, Mark Krasniqi, Sali Berisha, Pjetër Arbnori, Azem Hajdari, Arbër Xhaferi e plot e plot të tjerë të cilët do të ndikonin në hapjen e një faqeje të re në historinë e kombit shqiptar. Familja Bitiçi mori pjesë aktive energjikisht për të aktivizuar e përparuar Çështjen Shqiptare në SHBA. Botuesit e Voal.ch i shprehin mirënjohjen mikut të tyre z.Sejdi Bitiçi që na dërgoi një copë histori nga ajo kohë aq e rëndësishme për të të ardhmen.
Fotografia shoqërohej me këtë shënim si më poshtë:
“Te dashtun miq Buçpapaj,
Se pari, kam nderin t’ju falenderoj per botimin e fotografise se vitit 1990 me Ibrahim Rugoven para restorantit tone Toscana, ne East 54 Street, Manhattan.
Ketu (me 1991) ne kete grup te vogel, po ne Toscana patem dreke intime, mbas mbledhjes qe u ba ne restorantin tone me Komisionin e Pajtimit te Gjaqeve, ku ishte present edhe Anton Cetta.
Ne foto, nga e majta Sabit Bitiçi, Sejdi Bitiçi, Riza Lluka.
Ulun: Ramiz Kelmendi, Sahit Beg Kryeziu, Bajram Kelmendi dhe Mark Krasniqi.
Kerkoj falje qe nuk me kujtohen tre personat e tjere.
Me kujtohet qe Bajrami Kelmendi m’u falenderue per sjelljen mikut te Bytyçve, Sahit Begu.
«Ibrahim Rugova me pat thane ne nji tjeter rast se restorantin tuej ikonik e ka mbyll Millosheviçi, mbas 1991.
Ibahimi ishte i bindun se ai vepron aq rrotull sa qe nuk kuptohet.»
Te dashtun Buçpapaj, kjo foto asht nga kolekcioni im personal, qe ju mund ta perdorni simbas deshires tuej.
Jam mirenjohes per bashkepunimin dhe perkrahjen qe me ofroni.
S.B.
New York City”
