Ngjarja astronomike do të jetë e dukshme në disa qytete pak pas orës 11:00 – Ekspertët rekomandojnë kujdes për të shmangur dëmtimin e shikimit
VOAL- Sot, të shtunë, qielli i Zvicrës do të ofrojë një spektakël unik: një eklips i pjesshëm diellor (nëse retë e lejojnë) do të jetë i dukshëm në disa qytete. Në Gjenevë, aktiviteti do të fillojë në orën 11.14, në Bernë në orën 11.17 dhe në Chur në orën 11.22. Kulmi i eklipsit, i cili do të zgjasë gjithsej rreth 90 minuta, do të ndodhë ndërmjet orës 12.02 dhe 12.07.
Ekspertët rekomandojnë kujdes: për të shmangur dëmtimin e shikimit, nuk duhet të shikoni direkt diellin. Shoqata Astronomike Zvicerane ka publikuar një njoftim për këtë rast.
Nga dy deri në pesë eklipse ndodhin çdo vit, por ato janë të dukshme vetëm nga disa pjesë të botës. Eklipsi i radhës total në Zvicër pritet më 3 shtator 2081.ATS/RSI