Sapo kam mbaruar së lexuari librin më të ri të poetit Lulzim Logu”Pikënisja e mëkatit”
Cili do që ka qenë pjesë e frymëmarrjes së poetit Lulzim Logu në krijimtarinë e tij të begatë e ka pohuar në vetvete se ai mbetet në fondin e artë të letrave shqipe dhe të kulturës sonë.Shtigjet që mund të çojnë në takimin e parë me poezitë e një poeti mund të jenë nga më të rastësishmet.Të duket sikur memorja jote është një sfungjer që thithë në mënyrë të pandalshme.Vargjet të fiksohen në mëndje në mënyrë të habitëshme aq sa kupton se midis teje dhe poetit ekziston një fillë i pa dukshëm komunikimi.
I ndodhur në detin e madh të poezisë ,natyrisht e ke të vështirë të dallosh ato dallgë që shkojnë drejt bregut për të lënë gjurmë duke u përplas me shkëmbin.
Në këtë libër Lulzimi shënon një shkallë të lartë të idealit tij estetik. Poezia e tij sundon me forcën e një teknike të çliruar nga çdo strukturë.Format aty përvijohen me lëndën e një universi të tronditur dhe na ndihmon të njohim mrekullinë e emocionit.Përjetimet dhe mbresat e tij,edhe nën këtë qiell e në këtë diell,janë domosdo të veçanta,rrjedhojë e individualitetit të krijuesit që kohën nuk e përthith me një vështrim,por e pi si gotën e verës vetëm kur e ndien.
Në librin “Pikënisja e mëkatit”përcjell tek lexuesi jo hijen e qiellgërvishësve,jo furinë e frikëshme të deteve por kthjelltësinë e shpirtit njerëzorë,që kërkon kudo lirinë e individit.Veçoritë e poezisë së Lulzimit jane si gjithëherë në varësi me tingullin e telave të një shpirti,ku bashkohen në një melodi ,zile e këmborë,fëshfërima të blerta ,bubullima motesh ne hovet e një zemëre,e cila edhe kur rënkon ,shpreson në paqëtimin dhe përparimin e njerëzve dhe kombeve .koha jonë nëpër poezi nuk shpaloset e gjitha por në grimca që përbëjmë mishërimin e një ëndërre të pa kryer. Ndjenjat e thella që burojnë së brendëshmi,ndërtohen në vargje plot finesë dhe muzikë .Vjeshta,era,bora,shiu,dashuria, rruga,dielli,qielli, toka, shtëpia,duart,sytë,buzët,lotët,puthjet flokët,dhimbja,malli,vetmia,
urrejtja.Këto jan konstelacionet e poezisë së Lulzim Logut .Kjo yjësi poetike është e vetëdijëshme në frymëzimin e tij,sepse rrethanat e jetës i kane dhënë këtë shans. Në fund të këtyre rradhëve,mund të them me bindje ,se në detin e madh të poezisë sotme shqipe ,poezia e Lulzim Logut është një dallgë që vjen prej thellësive të shpirti të tij për të lënë gjurmë e jo për të fjetur.
Tropojë, 01.08.2025