Kushtuar Erit
Pse nuk bien yjet, kur bie shi?
Pse mbasditeve plagoset dielli?
Pse qielli pislloset çdo natë?
Hëna pse nxjerr vetëm kokën, trupin ku e ka?
Kush e ka mbushur detin me ujë?
Kush ia ka bërë malit atë gungë?
Pse s’ecin dot pemët, pse rrinë në një vend
Kush ua qep gjethet, dhe kush ua shkund?
Ç’i duhen kalit katër këmbë,
Pula vetëm me dy bën edhe vezë.
Lopa e bardhë bën qumësht të bardhë,
Po ç’qumësht vallë bën lopa e zeze?
Pse lotët kur qajmë rrjedhin nga sytë?
Pse nuk i kemi në majë të kokës veshët?
Pse dinë të lexojnë të mëdhenjtë?
Bebet pse nuk ecin, nuk iu kanë dalë këmbët?
Si nipi im ka shumë të tjerë,
“pse-në” e vënë në çdo vend
Shpjegimi im është se këta janë
Pikëpyetje me këmbë.
1988
Në disa dorëshkrime të vjetra të ardhura nga Shqipëria sot u gjet një poezi të cilën e kam shkruar për nipin e vogël kur isha studente në Fakultetin Filologjik.
Shume e bukur.Filozofike