VOAL

VOAL

Nipi i Qazim Mulletit: Ligj i pronave – ligj vrasës, do t’ju mallkojnë jetimët

November 21, 2015
blank

Komentet

blank

Berisha: Protestat do ndalen kur të realizojnë qëllimin e tyre madhor

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u pyet nga mediat sot se cili është skenari i protestës.

“Protesta ka skenarin e vet. E rëndësishme është që ne të japim mesazhin tonë të fuqishëm se shqiptarët nuk do e tolerojnë më këtë regjim, që nuk meriton të ekzistojë as edhe një ditë të vetme,” tha Berisha.

I pyetur se a do të vazhdojnë protestat, Berisha tha se ato do ndalen vetëm kur të realizojnë qëllimin e tyre madhor.

“Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti, çka do të thotë se protestat ndalen vetëm kur realizojnë qëllimin e tyre madhor,” tha Berisha.

syri.net

blank

‘Shqipëria në rrezik’- Sot, protesta e madhe në Tiranë

Mbahet sot protesta e thirrur nga Partia Demokratike dhe shoqëria civile. PD iu ka bërë thirrje shqiptarëve prej ditësh për të dalë sot, më 7 korrik, në shesh kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, në tubimin që do të zhvillohet para Kryeministrisë në orën 19:00.

Selia blu ka kërkuar leje në Policinë e Tiranës për protestën nga ora 19:00 deri në 21:00, ndërsa është mësuar se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.
Por përveç masave të marra nga policia për mbarëvajtjen e rendit dhe nga PD për ecurinë e protestës, edhe Kryeministria është hedhur në veprim, duke blinduar dyert e godinës.

Ditën e sotme, protestës pritet që t’i bashkohen demokratë dhe qytetarë edhe nga qarqet e tjera të vendit.

syri.net

blank

Shqiptarët pesimistë për anëtarësimin në BE, 42% shpresojnë në 2030, 22% asnjëherë

Shqiptarët i shtuan dozat e pesimizmit për anëtarësim ne BE sipas anketës së Barometrit të Ballkanit 2022. Gati gjysma të anketuarve rreth 42 % nuk presin që vendi të anëtarësohet para vitit 2030, ndërsa 22 % e tyre mendojnë se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë pjesë e Unionit.

Përqindja e shqiptarëve që mendojnë në këtë mënyrë u rrit me 6 pikë përqindje në raport me vitin e kaluar.

Ndërkohë përqindja e shqiptarëve që besonin që Shqipëria do të bëhet pjesë e BE më 2025 ra në 26% nga 39% që ishte në vitin e kaluar.

Barometri gjeti se 60% e qytetarëve në Rajon konsiderojnë se anëtarësimi do të sillte ndryshime pozitive. Në të njëjtën kohë, numri i personave që mendojnë se anëtarësimi do të ketë ndikim negative në Rajon është rritur gjithashtu me 3 pikë (11% nga 8%në vitin 2020), që është rezultati më i lartë i regjistruar për këtë kategori ndër vite.

 

Ndërkohë që gati një e katërta e qytetareve në Ballkan e konsiderojnë anëtarësimin në BE një gjë as të mirë as të keqe.

89% e të anketuarve e shqiptarëve, besojnë fuqishëm se anëtarësimi në BE do të përkthehet në zhvillim shumëdimensional.

Serbia sërish është e vetmja ekonomi, ku qytetarët mendojnë se, anëtarësimi në BE nuk shihet aq pozitivisht. Vetëm 38% e të anketuarve shohin përfitime në anëtarësimin e mundshëm të ekonomisë së tyre në BE.

Më tej 36% e të anketuarve në Serbi nuk pretenduan asnjë ndryshim domethënës në rast se ekonomia e tyre bëhet anëtare e BE-së.

Nga ana tjetër, 57% e të anketuarve në Mal të Zi dhe 56% e atyre në Maqedoninë e Veriut perceptojnë pranimin në BE si një zhvillim pozitiv, ndërsa 33% në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk kanë pritshmëri as pozitive dhe as negative.

Gjithashtu perceptimi negativ i marrëdhënieve rajonale u tkurr ndjeshëm. Shumica dërrmuese e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor (76%) panë një korrelacion pozitiv ndërmjet bashkëpunimit rajonal dhe situatës më të mirë politike, të sigurisë dhe ekonomike.

Përqindja e të anketuarve që u treguan skeptikë në lidhje me ndikimin pozitiv socio-ekonomik dhe politik të rajonit mbeti në nivele relativisht të ulëta, ku 18% pohojnë se nuk janë dakord që bashkëpunimi do të çonte në përmirësim..

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë më të interesuar për të studiuar dhe punuar në BE (përkatësisht 46%, 39% dhe 37%).

Shqipëria dallohet edhe për sa i përket besimit të banorëve të saj se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të përmirësojë standardet demokratike dhe ekonomisë të vendit.

blank

Monitor

 

blank

‘Gazetarët në ‘riedukim’- Organizatat ndërkombëtare letër Ramës: Masa arbitrare dhe të pajustifikuara

Grupet ndërkombëtare për lirinë e shtypit ka reaguar fuqishëm për vendimin e kryeministrit Edi Rama mbi ndalimin e gazetarëve në konferencat për shtyp, duke i vendosur masa arbitrare dhe të pajustifikuara.

Në letrën e hapur dërguar Ramës, thuhet shprehimisht se në Shqipëri nuk ekziston asnjë sanksion administrativ zyrtar që lejon që gazetarët të ndalohen në mënyrë të njëanshme të marrin pjesë në konferencat e shtypit të qeverisë nga politikanë individualisht, apo edhe ata që mbajnë poste ekzekutive.

Lënda: Letër e hapur, Kryeministrit Edi Rama nga grupet ndërkombëtare për lirinë e shtypit për vendimin mbi ndalimin e gazetarëve nga konferencat për shtyp

Drejtuar: z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Për djeni:

Endri Fuga, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Medias dhe Informacionit

Teresa Ribeiro, Përfaqësues i OSBE-së për Lirinë e Medias

Olivér Várhelyi, Komisioner i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

Alexis Hupin, i Ngarkuari me Punë në Delegacionin e BE-së në Shqipëri,

Dunja Mijatovic, Komisionere e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut

Yuri Kim, Ambasadore e SHBA-së në Republikën e Shqipërisë

****

I nderuar  Kryeministër Rama,

Organizatat e nënshkruara për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes po ju shkruajnë për të shprehur shqetësimin tonë për vendimin tuaj të fundit për të ndaluar në mënyrë të njëanshme pjesëmarrjen e gazetarëve në konferencat e shtypit të qeverisë dhe për të kërkuar që ata t’i nënshtrohen “riedukimit” pasi ata drejtuan pyetje sfiduese për çështje me interes publik.

Organizatat tona janë të shqetësuara se këto kufizime arbitrare ndikojnë seriozisht në aftësinë e shtypit për të kryer rolin e tyre mbikëqyrës dhe për të kërkuar përgjigje për çështje sfiduese. Ato janë gjithashtu emblematike e problemeve më të thella në lidhje me aksesin në informacion për gazetarët dhe pengimin e gazetarisë së lirë dhe të pavarur në Shqipëri, e cila renditet e 103-ta në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të RSF-së, duke rënë çdo vit me 20 vende.

Kemi vëmë re se gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, më 1 korrik 2022, ju iu përgjigjët pyetjeve të gazetarit Klevin Muka të stacionit A2 degë CNN, duke i thënë se kishte shkelur kodin e etikës gazetareske dhe se ai duhej t’i nënshtrohej tre muajsh “riedukimit” përpara se të ishte i mirëpritur në konferencat e rradhës për shtyp.

Në vlerësimin tonë, pyetjet e zotit Muka përfshinin një çështje legjitime me interes publik mbi Kodin e Etikës të Këshillit të Ministrave të sapokrijuar dhe konflikte të mundshme interesi që përfshijnë ministren në fjalë, dhe për këtë arsye justifikonin një përgjigje. Në vend të kësaj, ai tani përballet me një ndalim arbitrar prej tre muajsh nga konferencat për shtyp, gjë që do të ndikojë seriozisht në aftësinë e tij për të kryer siç duhet detyrat e tij profesionale.

Me shqetësim, theksojmë se kjo nuk është hera e parë që një gazetar përballet me një kufizim të tillë. Gjatë një konference për shtyp jashtë selisë së Partisë Socialiste në mars 2022, ju i keni thënë gazetares së TV Syri.net, Ambrioza Meta se ajo kishte nevojë për “riedukim” dhe u ndalua nga konferencat për shtyp për 60 ditë, pasi ajo bëri pyetje me interes publik për arrestimin e një deputeti të Partisë Socialiste dhe një rast korrupsioni të lidhur me inceneratorët.

Në këndvështrimin tonë, në Shqipëri nuk ekziston asnjë sanksion administrativ zyrtar që lejon që gazetarët të ndalohen në mënyrë të njëanshme të marrin pjesë në konferencat e shtypit të qeverisë nga politikanë individualisht, apo edhe ata që mbajnë poste ekzekutive. Prandaj mendojmë se masat e vendosura si ndaj Klevin Mukës ashtu edhe ndaj Ambrioza Metës ishin arbitrare dhe të pajustifikuara.

Në një shoqëri demokratike, nuk është roli i zyrtarëve të zgjedhur që të vendosin personalisht masa disiplinore ndaj gazetarëve si individ mbi ato që ata konsiderojnë – me të drejtë ose jo – si shkelje të pretenduara të etikës. Ndaj ju bëjmë thirrje që të hiqni menjëherë kufizimin ndaj Klevin Mukës dhe të përmbaheni nga vendosja e masave të tilla ndaj të gjithë anëtarëve të shtypit në të ardhmen.

Organizatat tona besojnë fort në profesionalizmin dhe integritetin e profesionit të gazetarit, për të cilin janë duke u zhvilluar nisma të rëndësishme në Shqipëri. Megjithatë, respektimi i etikës dhe standardeve gazetareske duhet të respektohet dhe trajtohet nga brenda vetë komunitetit gazetaresk, në vend që të imponohet nga forcat politike.

Për më tepër, ne i shohim këto kufizime si ilustruese të problemeve më të gjera në lidhje me aksesin në informacion për gazetarët dhe lirinë e medias në Shqipëri, çështje për të cilat organizatat tona kanë ngritur vazhdimisht shqetësime. Vëmë re gjithashtu protestën e organizuar nga gazetarët në Tiranë më 4 korrik 2022, e cila kritikoi kufizimin emblematik të përpjekjeve më të gjera të forcave politike për të diktuar se çfarë pyetjesh mund dhe nuk mund të bëhen nga gazetarët në konferencat për shtyp.

Shpresojmë që kjo situatë të përmirësohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Duke ecur përpara, organizatat tona do të vazhdojnë gjithashtu të monitorojnë situatën për lirinë e medias në Shqipëri dhe të nxisin masat që mbështesin një klimë më të mirë për mediat e pavarura dhe vëzhguese.

Ne mbetemi në pritje të përgjigjes tuaj dhe mirëpresim çdo mundësi për diskutim të mëtejshëm.

Nënshkruar:

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF)

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ)

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI)

OBC Transeuropa (OBCT)

Reporterët pa Kufij (RSF)

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (SJN)

blank

Parlamenti Evropian miraton rezolutën që bën thirrje për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

RFE/RL

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohje të ndërsjellë”.

Kjo është hera e parë që në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke. Pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën, por PE-ja është institucioni i vetëm që e trajton Kosovën si shtet.

Megjithatë, rezolutat e miratuara nuk janë dokumente obliguese për shtetet e BE-së.

Në seancën e PE-së u miratuan raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën. Në tri raportet u bë thirrje për mbështetje të perspektivës evropiane të këtyre vendeve. Po ashtu, në rezolutën e PE-së u bëhet thirrje pesë shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë një gjë të tillë.

“Raportet me Serbinë duhet të normalizohen përmes marrëveshjes e cila duhet të bazohet në njohjen e ndërsjellë”, tha deputetja gjermane, Viola von Cramon, e cila ka hartuar raportin për Kosovën.

Raportuesi për Serbinë në PE, Vladimir Biliçek, ka konfirmuar se ai nuk ishte në favor që në rezolutë të përfshihej thirrja për njohjen e ndërsjellë.

“Siç kam thënë unë nuk isha i lumtur për këtë. Sidoqoftë, ekziston realiteti politik dhe shumica e vendeve anëtare e kanë njohur Kosovën. Dialogu tashmë është duke u zhvilluar me pjesëmarrjen e të dy palëve”.

Në raportin për Kosovën sërish bëhet thirrje për liberalizimin e vizave.

“Vota e sotme dëshmon përkushtimin e Parlamentit për integrimin e Kosovës në BE dhe jep një udhëzime se si mund të zbatohen standardet evropiane në Kosovë. Kosova ka dëshmuar në vazhdimësi përkushtimin për të avancuar në reformat e lidhura me BE-në dhe është pozicionuar qartë si një partner i besueshëm, i fuqishëm i lidhur me aleancën evropiane dhe transatlantike. Për fat të keq, BE-ja ka dështuar që të sigurojë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Unë shpresoj vërtetë se ky është raporti i fundit ku përmendet dështimi i liberalizimit të vizave”, tha Viola von Cramon.

blank

Infografikë

Edhe sa shkallë deri te liberalizimi i vizave?

Me përjashtim të disa deputetëve nga radhët e të djathtës ekstreme, shumica e ligjvënësve evropianë kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në raportin për Kosovën po ashtu përsëriten thirrjet që Kosova të vazhdojë procesin e reformave si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Von Cramon tha se PE-ja mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Megjithatë, ajo ka shprehur rezerva për mundësinë për aplikim për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE për shkak të pesë shteteve mosnjohëse.

“Kjo do të krijonte shumë pritje në Kosovë të cilat do të duhej më pas t’i menaxhonim”, u shpreh von Cramon.

Votimi i raporteve për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën pason debatin e mbajtur një ditë më parë për këto dokumente.

Serbisë i kërkohet të sanksionojë Rusinë

Me rezolutën e miratuar, përfaqësuesit evropianë u bëjnë thirrje autoriteteve në Serbi “të tregojnë përkushtim real ndaj vlerave të BE-së dhe të harmonizohen me vendimet dhe qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme dhe politikat e sigurisë, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë”.

Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Autoriteteve të Beogradit u kujtohet se progresi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën do të përcaktojë ritmin e negociatave për anëtarësim.

Ndërkaq, përsëritet mbështetja për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe rëndësia e angazhimit konstruktiv të autoriteteve serbe dhe të Kosovës për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, e cila është thelbësore për të dy vendet që të avancojnë në rrugët e tyre evropiane. Raporti gjithashtu bën thirrje për respektimin dhe zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Von Cramon dhe Biliçek janë shprehur optimistë që të ketë përparim në dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe thanë se presin gjatë këtij muaji të mbahet një takim i nivelit të lartë.

Bartësit e dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë zhvilluar takim në kuadër të dialogut që nga korriku i vitit të kaluar.

Në kuadër të dialogut, Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë, por dy takimet nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat konkret.

Parlamenti Evropian përmes rezolutës u bën thirrje autoriteteve serbe që të veprojnë kundër madhërimit të kriminelëve të dënuar të luftës dhe të ndalojnë çdo retorikë dhe veprim që cenon integritetin e vendeve fqinje dhe kërcënon stabilitetin dhe pajtimin rajonal. Aty po ashtu shprehet keqardhje për presionin e vazhdueshëm ndaj gjyqësorit dhe mohimin publik të vendimeve ndërkombëtare për krime lufte dhe i bëhet thirrje shumicës së sapozgjedhur që të forcojë garancitë për pavarësinë dhe efikasitetin e gjyqësorit si prioritet.

blank

Liria e medias – Përsëri ‘Reporterët pa Kufij’ dënojnë sjelljen e Ramës ndaj gazetarëve

“Sjellja e Ramës zbulon një kuptim tejet problematik të kryeministrit për demokracinë dhe lirinë e shtypit”, thotë në një intervistë për Deutsche Wellen, Birger Schütz, zëdhënës i RSF, Gjermani.

Deutsche Welle: Javën e kaluar, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pezulloi për tre muaj gazetarin Klevin Muka nga konferencat e shtypit të tij, pasi sipas tij pyetja e gazetarit ishte joetike.Si e gjykoni ju këtë veprim të Ramës?

Birger Schütz: “Reporterët pa Kufij” (RSF) e dënon deklaratën e Edi Ramës për përjashtimin e gazetarit Klevin Muka për tre muaj nga konferencat e shtypit të kryeministrit për gjoja sjellje joetike. RSF dënon gjithashtu arsyetimin e këtij hapi si masë për riedukimin e Mukës. RSF dënon edhe refuzimin e Ramës për të lejuar ministren e Jashtme, Olta Xhaçka t’i përgjigjet pyetjes së Mukës për konfliktin e interesit mes postit të saj si ministre dhe faktit që bashkëshorti i saj është investitor strategjik. Së bashku me pezullimin 60-ditor të një tjetër gazetareje në fillim të prillit, sjellja e Ramës zbulon një kuptim tejet problematik të demokracisë dhe lirisë së shtypit. Një nga detyrat e medias është të monitorojë pushtetin – për shembull duke zbuluar marrëdhëniet problematike me klientët dhe konfliktet e interesit. Pyetja e Mukës synonte pikërisht këtë. Rama refuzoi t’i përgjigjej një pyetjeje me interes publik, së cilës duhej t’i përgjigjej. Pyetje të tilla si ajo e Mukës përbën një nga themelet e një shtypi të lirë. Në vend që të përjashtojë gazetarët nga konferencat e shtypit dhe t’i fyejë ata, Edi Rama duhet t’u përgjigjet pyetjeve dhe të punojë aktivisht për të përmirësuar lirinë e shtypit në Shqipëri. Kjo vlen edhe më shumë kur Tirana dëshiron të bëhet pjesë e komunitetit të vlerave të Bashkimit Europian.

Edhe kancelari gjerman Olaf Scholz ka marrë shumë kritika javën e kaluar. Ashtu si Rama, ai u akuzua për arrogancë. Cilat janë ngjashmëritë dhe cilat janë dallimet mes sjelljeve të dy krerëve të qeverive?

E përbashkëta në përgjigjet e Scholz-it dhe Ramës është refuzimi për t’iu përgjigjur pyetjeve legjitime të gazetarëve. Megjithatë, konteksti në të cilin kanë ndodhur reagimet është i ndryshëm: Edi Rama prej kohësh ka një marrëdhënie tejet të tensionuar me gazetarët. Ai i sulmon publikisht redaktorët duke përdorur një fjalor agresiv, duke i quajtur ndër të tjera “kazan” dhe “parazitë” dhe nuk druhet t’i kërcënojë ata. Në marrëdhëniet me median, Rama përdor akuza, dhe fushatat e bulizimeve ndaj gazetarëve kritikë janë në rend të ditës. Olaf Scholz-i nuk ka një histori të tillë me median. Reagimi i tij ndaj pyetjes së gazetares u quajt nga disa media gjermane si “arrogant” apo “mendjemadhësi”. Por disa shohin te kancelari gjerman një problem të përgjithshëm komunikimi kur përcjell politikën e tij. Por ai nuk përdor masa disiplinuese nga gazetarët apo kërcënime aktive si në rastin e Edi Ramës.

Në vitin 2017 gazetarët shqiptarë e bojkotuan një konferencë për shtyp të Ramës, pasi kryeministri i quajti ata”idiotë”. A shikoni ju një taktikë të ndryshuar të Ramës, ku nuk akuzon më të gjithë gazetarët në përgjithësi, por sulmon vetëm më të guximshmit, duke përdorur arsyetimin se pyetja ishte joetike? Çfarë mund të bëjnë gazetarët për t’i kundërvënë kësaj taktike?

RSF pajtohet me këtë përshkrim. Por u takon gazetarëve shqiptarë që të zhvillojnë reagimin e tyre ndaj veprimeve të Edi Ramës. Nga këndvështrimi i Reporterëve pa Kufij, është e një rëndësie qendrore që të bëhen publike të gjitha shkeljet e lirisë së shtypit të Edi Ramës dhe të insistohet në respektimin e dispozitave ligjore. Me shumë rëndësi është edhe solidarizimi i gazetarëve në raste sulmesh të tilla ndaj gazetarëve të veçantë. Rama nuk duhet të ketë sukses me tentativat e tij për t’i nxitur gazetarët kundër njëri-tjetrit, duke përjashtuar individë nga konferencat e shtypit. Media e pavarur duhet të mendojë se si të koordinohet më mirë në reagimin e saj ndaj sulmeve të Ramës. Për këtë do të nevojiten ndoshta edhe aleanca më të gjera në mbrojtje të lirisë së shtypit./DW/

blank

Birger Schütz, Reporterët pa kufi, Dega Gjermani

blank

blank

Shkup, dhjetëra policë të plagosur në protestat kundër marrëveshjes më Bullgarinë

Isak Ramadani

Të paktën 47 pjesëtarë të policisë u plagosën gjatë përplasjeve të mërkurën në mbrëmje me grupe protestuesish, që hodhën shishe me benzinë, gurë e mjete piroteknike mbi ndërtesën e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, duke kundërshtuar propozimin francez për një marrëveshje me Bullgarinë, që do të hapte rrugën për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se njëmbëdhjetë policë janë plagosur rëndë ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e parlamentit si dhe në ndërtesën e qeverisë dhe ministrisë së Brendshme.

Protestuesit të mbështetur nga opozita maqedonase e quajnë propozimin francez të dëmshëm ndaj interesave kombëtare dhe shtetërore maqedonase, sepse sipas tyre, “prek gjuhën, identitetin dhe historinë e maqedonasve”.

Autoritetet thanë se janë arrestuar njëmbëdhjetë protestues të dhunshëm.

Sulmin e dënoi kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski duke theksuar se dhuna nuk mund të arsyetohet me asgjë.

“Protestat janë e drejtë demokratike e qytetarëve, por ajo që ndodhi mbrëmë para Parlamentit nuk është fytyra e vërtetë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, vend anëtar i NATO-s”, thuhet në një komunikatë të zyrës së kryeministrit Kovaçevski, në të cilën theksohet se policia po kryente me profesionalizëm detyrën e saj duke mbrojtur qytetarët dhe institucionet shtetërore.

“Dhuna dhe urrejtja nuk janë zgjidhje e asnjë problemi. Zjarrvënësit i porosis: mos manipuloni me qytetarët e rinj për të kënaqur oreksin tuaj politik! 27 prilli (2017, kur ndodhën sulmet e dhunshme në parlament me ç’rast lëndime pësuan shume deputetë) nuk do të përsëritet”, shkroi kryeministri Kovaçevski në Facebook.

Një pjesë e analistëve vlerëson se demonstratat e dhunshme, pas të cilave qëndrojnë partitë nacionaliste VMRO-DPMNE dhe “E Majta”, mund të jenë nxitur nga propaganda ruse, ndërsa synojnë destabilizimin e vendit dhe nxitjen e konfliktit ndëretnik.

blank

Inceneratori i Tiranës merr 3.3 milionë pagesa në 6-mujorin e parë 2022, gjithsej 40.7 milionë euro

Skema e abuzimit me kontratat koncensionare PPP të tre inceneratorëve (Elbasanit, Fierit dhe Tiranës) do të mbahet mend si një precedent i pazakontë i shpërdorimit të fondeve publike, nëpërmjet thyerjes te të gjitha ligjeve, parimeve dhe rregullave me përfshirje të gjerë të zyrtare të lartë publik te të gjitha niveleve.

Inceneratorët janë një tregues i qartë se si qeveria administron shpenzimet publike që kryhen me taksat tona.

Personat, që zotërojnë kontratat janë shpallur në kërkim nga organet hetimore dhe kontratat e nënshkruara janë thyer tashmë.

Ministria e Financave ka plot fakte për të bllokuar pagesat, qoftë edhe për mosrespektim afatesh, por pavarësisht abuzimeve galoponte po vazhdon të paguajë miliona euro ndaj abuzuesve, edhe pse ekonomia po kalon një situatë jo të zakonte nga çmimet e larta dhe më shumë se 1 e katërta e popullsisë jeton në varfri .

Sipas të dhënave nga thesari vetëm gjatë 6 muajve të parë 2022 kompania Integrated Energy BV SPV e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës ka përfituar nga buxheti i shtetit mbi 400 milionë lekë (3.3 milionë euro), sipas Open Data Albania. Integrated Energy BV SPV ka të nëjtët aksionerë me inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, që janë tashmë nën hetim nga SPAK.

Siç shikohet nga të dhënat e Ministria e Financave pagesat 3,3 milionë euro janë kryer nga Bashkia e Tiranës, ajo e Durrësit dhe Kavajës.

Nga ana tjetër kompania që po paguhet sistematikisht me taksat e shqiptarëve ka ngritur skema pastrimi krejtësisht të pasofistikuara.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave nga viti 2018 deri në qershor 2022 buxheti i shtetit ka bërë pagesa 4,9 miliardë lekë (40.7 mln euro) ndaj kompanisë Integrated Energy BV SPV e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorit te Tiranës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar me herët ketë vit se, projekti i inceneratorit të Tiranës ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, ndërsa bashkisë Tiranë nga viti 2018 i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte inceneratorëve. Bashkia Tiranë ka paguar për periudhën 2018-2020 rreth 3.2 miliardë lekë (26.5 milionë euro) shtesë, krahas kostos së pastrimit prej 3.9 miliardë lekësh.

Prej vitit 2018 deri aktualisht, thekson KLSH, Bashkia Tirane dhe Ministria e Industrisë dhe Energjisë (MIE) janë duke paguar tarifën prej 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim ende të pakryer, duke qene se inceneratori ende nuk është përfunduar si objekt industrial për djegien e mbetjeve urbane. “Aktualisht çmimi i paguar 29 euro/ton nuk është çmimi real i shërbimit qe kryhet, pasi kjo tarifë përfshin edhe incenerimin e mbetjeve proces, i cili nuk është kryer deri me sot./Monitor

blank

Vendet e NATO-s nënshkruajnë protokollet e anëtarësimit për Suedinë dhe Finlandën

VOA

Përfaqësuesit e 30 vendeve anëtare të NATO-s nënshkruan të martën protokollet e anëtarësimit për Suedinë dhe Finlandën, duke hedhur edhe një hap drejt zgjerimit të aleancës. Hapi i radhës është miratimi i protokolleve nga parlamentet e vendeve anëtare.

Veprimi shton më tej izolimin strategjik të Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainën fqinje.

“Ky është me të vërtetë një çast historik për Finlandën, për Suedinë dhe për NATO-n”, tha Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

Të 30 ambasadorët dhe përfaqësuesit e përhershëm miratuan zyrtarisht vendimet e takimit të lartë të NATO-s të javës së kaluar, kur aleanca mori vendimin historik për të ftuar fqinjin e Rusisë Finlandën dhe partnerin skandinav Suedinë për t’iu bashkuar klubit ushtarak.

Pavarësisht marrëveshjes në aleancë, miratimi parlamentar në Turqi mund të paraqes ende probleme për anëtarësimin e të dyja vendeve.

Javën e kaluar, udhëheqësi turk Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi se Ankaraja ende mund të bllokojë procesin nëse të dy vendet nuk përmbushin plotësisht kërkesën e Turqisë për të ekstraduar të dyshuarit për terrorizëm që kanë lidhje me grupet e jashtëligjshme kurde ose rrjetin e një kleriku në mërgim i akuzuar për një grusht shteti të dështuar në vitin 2016 në Turqi.

Ai tha se Parlamenti i Turqisë mund të refuzojë të ratifikojë marrëveshjen. Ky është një kërcënim i fuqishëm pasi pranimi në NATO duhet të miratohet zyrtarisht nga të 30 vendet anëtare.

“Pres një proces të shpejtë ratifikimi”, tha ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto.

Agresioni rus në Ukrainë i ka dhënë procesit një urgjencë të shtuar, ndërsa bashkimi i të dy vendeve në aleancën ushtarake perëndimore do t’i sigurojë NATO-s më shumë ndikim, veçanërisht përballë kërcënimit ushtarak të Moskës.

“Do të jemi edhe më të fortë dhe njerëzit tanë do të jenë edhe më të sigurt, ndërsa përballemi me krizën më të madhe të sigurisë në dekada”, tha sekretari Stoltenberg.

blank

Voal.ch: Kush ndihet shqiptar të jetë në shesh më 7/7/7 fizikisht ose me shpirt e me zemër!

Është publikuar spoti zyrtar i protestës së 7 korrikut me apelitivin : “Zgjohu shqiptar” –  Mos thuaj “ç’më duhet mua!”

Nga ana e tyre botuesit e Voal.ch i bëjnë thirrje çdo shqiptari, pavarësisht bindjeve politike që të jetë në protestë më 7 korrik!

Protesta nuk lidhet me emrin apo rikthimin në pushtet të asnjë politikani aty,

sepse e gjithë elita politike na ka mashtruar për tri dekada,

por secili prej nesh duhet të jetë i ndërgjegjësuar, qoftë demokrat apo socialist se ky kryeministër rrezikon ekzistencën e Atdheut tonë, Shqipërisë!

Protesta nuk lidhet me emrin apo rikthimin në pushtet të asnjë politikani aty,

por me shtetin e së drejtës dhe valorizimin e votës së lirë, meritokracisë dhe kontributeve;

Protesta nuk lidhet me emrin apo rikthimin në pushtet të asnjë politikani aty,

por me emrin e fëmijëve tanë dhe të së ardhmes së Shqipërisë!

Prandaj Voal.ch iu fton të mos t’i ndalim protestat deri sa vota e lirë të shprangosë sistemin nga deputetë skllavër të kryeministrit, nga ekonomia e zezë, mafia dhe antiligji  –

Protesta nuk lidhet me emrin apo rikthimin në pushtet të asnjë politikani aty,

por me restaurimin e sistemit demokratik me shanse të barabarta për të gjithë,

që nuk privilegjon bijtë, trashëgimtarët, klientët apo dashnoret e politikanëve

por që i gjendet pranë dhe i jep dorën duke treguar solidaritet të plotë

shtresave më të dobta, sikur janë fëmijët pa përkrahje dhe pensionistët!

William Faulkner thosh: “Kurrë mos kini frikë të ngrini zërin tuaj… Nëse njerëzit në mbarë rruzullin… do ta bënin këtë, do të ndryshonin botën.” 

Elie Wiesel thosh: “Ne gjithmonë duhet të mbajmë anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin.”

Legjenda Bob Marley me hitin e tij madhështor simbol i protestës Get Up Stand Up, ngrinte në këmbë me miliona e miliona kur bënte apel: “Get up, stand up, Stand up for your rights. Get up, stand up, Don’t give up the fight.” ““Çohuni, ngrihuni, ngrihuni për të drejtat tuaja. Ngrihu, ngrihu, mos hiq dorë nga protesta.”

Voal.ch iu fton si vëllezër e motra, të një gjaku e të një gjuhe, që të ndjejmë dhimbje për Shqipërinë tonë, por sidomos për brezin e ri që është duke vuajtur një “spastrim etnik” modern!

“Kush ndihet shqiptar të jetë në shesh më 7 korrik në orën 7, fizikisht ose me shpirt e me zemër!

Dhe protesta të mos ndalet deri kur shqiptarët të jenë Sovranë të fatit të tyre dhe elita e re politike e zgjedhur me votë të lirë free and fair, jo me lista nga Njëshi, shërbëtore e Sovranit!

 

Botuesit e voal.ch

Elida Buçpapaj  Skënder Buçpapaj

 

 

blank

(Video) Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

Protesta e gazetarëve, aktivistëve dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Tiranë, 4 korrik 2022.

Gresa Kraja

Dhjetëra gazetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan të hënën para Kryeministrisë, në shenjë solidarizimi ndaj gazetarit të Shqipërisë Kelvin Muka, pasi kryeministri Edi Rama i ndaloi të marrë pjesë në konferencat e tij për shtyp në tre muajt e ardhshëm.

Rama këtë vendim e mori pasi gazetari i bëri një pyetje në konferencë, të cilës kryeministri nuk iu përgjigj, por tha se “do ta çojë në riedukim për 3 muaj” gazetarin, pasi sipas tij, pyetja që ai bëri nuk ishte etike.

Kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa, gjatë fjalës së në këtë tubim tha se do të kërkojë një shkresë zyrtare nga Kryeministria për përjashtimin e gazetarit nga konferenca dhe më pas gazetarët do shohin si opsion dhe bojkotin e konferencave.

“Unioni i Gazetarëve nesër do të paraqesë një kërkesë zyrtare për të zbardhur fjalën e Kryeministrit në Konferencë. Sepse e shkruara mbetet. Agjencia për Informim pranë kryeministrit, të na japë një letër zyrtare ku përjashton zyrtarisht reporterët nga pjesëmarrja në konferencat”, tha Çipa.

Një gazetare duke protestuar në Tiranë.

Një gazetare duke protestuar në Tiranë.

Disa prej pjëmarrësve kishin vendosur ngjitës të zi në gojë në formë simbolike.

“Jemi para një incidenti që s’ka ndodhur më parë. Të shohim bojkotin e konferencave”, tha Çipa.

Edhe drejtori Ekzekutiv i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, kërkoi të bojkotohen konferencat e kryeministrit, teksa tha se Rama “është aty për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të qeverisur, nuk është në dorën e tij të thotë nëse është etike apo jo”.

“Kryeministri thotë që ka liri të medias, ai mendon se debatet janë liri. Liri e medias është ajo pyetje që ai nuk e lejon gazetarin ta bëjë”, tha Cukalli duke shtuar se “nuk mund të përjashtosh gazetarë, apo të mos akreditosh pasi bën pyetje që nuk të pëlqejnë”.

Pjesëmarrësit kanë kërkuar edhe nga pronarët e mediave që t’i lejojnë gazetarët të bojkotojnë konferencat për shtyp që organizohen nga kryeministri.

Protesta e gazetarëve, aktivistëve dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Tiranë.

Protesta e gazetarëve, aktivistëve dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Tiranë.

Raportet e lirisë së mediave për vitin 2021 e kanë radhitur Shqipërinë në mesin e vendeve problematike sa i përket lirisë së shtypit. Organizata Gazetarët pa Kufij, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, tha se Shqipëria ka shënuar rënie.

Në treguesin që përfshin 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin 103-të duke shënuar një rënie prej 20 vendesh krahasuan me vitin paraprak kur renditej ne vendin e 83-të.

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishin “problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdonte procesi i vetingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet lokale”.

Një nga problemet kryesore që përmenden në raportin e DASH në lirinë e mediave është fakti që pronarët e bizneseve i përdornin lirisht mediat e tyre për të siguruar favore dhe për të çuar përpara interesat e tyre me (mbështetjen) e partive politike.

“Shumica e pronarëve të stacioneve televizive private përdorën përmbajtjen e transmetimeve të tyre për të ndikuar në veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tyre të tjera. Pati njoftime të besueshme se përfaqësues të lartë të medias përdorën organet e mediave për të ushtruan shantazh ndaj bizneseve duke i kërcënuar me mbulim negative”, thotë raporti.

Protesta e gazetarëve, aktivistëve dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Tranë.

Protesta e gazetarëve, aktivistëve dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Tranë.

“Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët sipas njoftimeve u angazhuan në autocensurë”, thuhet në raport.

DASH thotë se pasiguria ekonomike për shkak të mungesës së kontratave të punës, ka ndikuar dukshëm në pavarësinë e gazetarëve të Shqipërisë.

blank

Gjenerali amerikan Christopher Cavoli mori komandën ushtarake të NATO-s

Besim Abazi

Gjenerali amerikan Christopher Cavoli, mori të hënën postin e komandantit të lartë të NATO-s për Evropën në një periudhë sfiduese për sigurinë e kontinentit për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Gjatë një ceremonie të ndërrimit të komandës në Shtabin e NATO-s, u theksuan sfidat përballë aleancës e cila pritet të rrisë në mbi 300 mijë numrin e trupave të reagimit të shpejtë dhe të pranojë në radhët e saj Suedinë dhe Finlandën të cilat i dhanë fund neutralitetit të tyre pas agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Gjenerali i ushtrisë amerikane, Christopher Cavoli, mori të hënën detyrën e shefit të Komandës së Operacioneve Aleate nga gjenerali i Forcave Ajrore amerikane Tod D. Wolters, në një ceremoni në Shtabin e forcave të NATO-s në Mons.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, falënderoi gjeneralin Walters për shërbimin e tij, duke e përshkruar atë si një komandant të shekullit të 21-të, i cili vendosi një strategji gjithëpërfshirëse dhe të integruar për parandalimin e luftës, që e bëri aleancën më të fortë dhe më të shkathët.

Komandanti i 20-të i lartë i aleancës gjenerali Cavoli ka një karrierë ushtarake 35-vjeçare përgjatë së cilës ka shërbyer në shumë vende, përfshirë Bosnjën, Irakun, Afganistanin dhe Uashingtonin.

Sekretari Stoltenberg tha gjatë ceremonisë të hënën se kohët e fundit gjenerali Cavoli si gjeneral komandues i ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën, kishte mbikëqyrur gjithashtu shtimin më të madh të pranisë amerikane në Evropë në dekada, me mbi 100,000 trupa.

Duke përgëzuar gjeneralin Cavoli për postin e ri, sekretari Stoltenberg nënvizoi sfidat me të cilat përballet aleanca, përfshirë agresionin rus në Ukrainë.

“Ju bashkoheni me ne në pikën e kthesës për sigurinë transatlantike, e shënuar nga konkurrenca strategjike në rritje dhe rikthimi i luftës brutale në Evropë. Së bashku me ekipin e jashtëzakonshëm në Shtabin e Forcave aleate në Evropë, e di që do të vazhdoni të përballeni me sfidat dhe mundësitë që ndodhen para nesh, jo më pak kur përgatitemi për të mirëpritur Finlandën dhe Suedinë në aleancën tonë, dy aleatë të rinj të NATO-s me forcë dhe aftësi të madhe ushtarake. Pra, në emër të të gjithëve në NATO urime për rolin tuaj të ri si Komandant i Lartë i Aleatëve në Evropë. Mirë se vini në familjen e NATO-s”, tha sekretari Stoltenberg

Gjenerali Wolters i cili u nderua me medalje për rolin e tij, nënvizoi ndërkaq përpjekjet e pjesëtarëve të NATO-s për të ruajtur paqen në Evropë.

“Për tre vitet e fundit, ju keni derdhur sinqerisht gjakun, djersën dhe lotët tuaj për të prodhuar paqe. Dhe siç tha Sekretari i Përgjithshëm, ne kemi pasur sfida të vështira gjatë rrugës dhe asnjëra nuk ishte shumë e madhe dhe asnjë nuk na detyroi kurrë të jemi në një pozicion për t’u dorëzuar. Dhe për shkak të asaj përpjekjeje të pandalshme për të prodhuar paqe, ne jemi në situatën që jemi sot dhe po punojmë shumë, shumë, për të vazhduar përmirësimin e kushteve. Unë falënderoj secilin prej jush sinqerisht për atë që keni bërë, dhe gjithashtu falënderoj secilin prej jush sinqerisht për atë që do të bëni në të ardhmen e afërt”, tha ai.

Duke marrë detyrën komandanti i ri, Christopher G. Cavoli, vlerësoi lartë punën e pararendësve dhe u zotua të punojë për paqen në Evropë.

”Kjo sjell pasuri për jetën time dhe për përvojën time në ushtri. E di se do të arrijmë shumë së bashku. Ne kemi qenë bashkë. Ne jemi bashkë tani duke u përballur me sfidat e rënda në këtë kontinent. Dhe ne do të ecim së bashku në një të ardhme të bukur paqeje dhe begatie për të gjithë ne. Faleminderit që jeni sot këtu. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, tha gjenerali Cavoli

Komanda e Operacioneve Aleate planifikon dhe ekzekuton të gjitha operacionet e NATO-s, e cila në fillim të javës së kaluar shpalli planet për të shumëfishuar forcat e saj të reagimit të shpejtë në një periudhë sfiduese për paqen për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.


Send this to a friend