VOAL

VOAL

NGUTUNI TA KAPNI ASHENSORIN – LIBRI I PËRKTHYER NGA SHKRIMTARI NAUM PRIFTI JU GARANTON TË QESHURA PËR TËRË VITIN

January 7, 2019

Komentet

ANTEU QË NUK U DHA…- Nga Jusuf BUXHOVI

(Një rilexim i librit të Hamit Kokalarit “Kosova djep i shqiptarizmit” me rastin e ribotimit nga shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë, 2025)
Nga mitologjia greke mësohet se Anteu ishte i biri i Poseidonit, zotit të detit dhe hyjneshës së tokës Gea, gjigant i fuqisë së papërballueshme. Thuhet se jetonte në Lihi dhe secili që vinte në tokën e tij e detyronte që të luftojë me të. Në ato dyluftime rëndom mundte kundërshtarët deri në vdekje. Kundërshtari i tij i fundit ishte Herakliu. Në dyluftimin e mundimshëm Herakliu e zbuloi fshehtësinë e fuqisë së Anteut: në të vërtetë, kur Anteu e ndiente se po dobësohet, ngjitej ngurtësisht për tokë dhe fuqia sërish i kthehej. Prandaj Herakliu e çon lart në ajër, andaj gjiganti ishte i ndarë prej nënës tokë, e humb fuqinë dhe Herakliu ia zë frymën.
Legjenda e Anteut, në vetëdijen e njeriut modern nuk ruhet aq për nga ndikimi i krijimeve të shumta betejat e tij me Heraklin, por më tepër për atë se fati i Anteut është njëri prej ilustrimeve më domethënëse të fatit të secilit vend, që mund të dështojë po qe se heq dorë nga rrënja, nga toka ku ajo përthith ato që i duhen qenies.
Nëse legjenda e Anteut figurativisht përcakton fatin e një vendi nga lidhja me të, si një rrënjë, vepra “Kosova, djep i shqiptarizmit”, e Hamit Kokalarit, kësaj metafore ia atribuon vetëdijen tonë historike përbrenda kohës dhe hapësirës etnike, me Kosovën si epiqendër të saj thuajse në gjitha fazat historike.
Ky determinim, nuk ka të bëjë vetëm me shfaqjen e këtij koncepti, që nga aspekti i nacionalizmit, kryesisht lidhet me rilindjen kombëtare, si zhvillim tejet i rëndësishme, që u hapi rrugë proceseve që quan te shqiptarizmi kulturor për te ai politik si një parakusht për platformën e pavarësinë kombëtare më 28 nëntor 1912. Përkundrazi, Kosova si Dardani antike në kuadër të trinomit të mbretërive ilire në antikitet, bashkë me Maqedoninë dhe Epirin, njëherësh shihet edhe si djep i antikitetit, ku lidhjet e saj me Trojën dhe qytetërimin mesdhetar, asaj i japin përmasat e një faktori ndër më të rëndësishmit të kohës. Kokalari, duke kaluar nëpër këto stacione historike, Dardaninë e fokuson qendër ku zhvillohet njëra ndër betejat më të ashpra midis politeizmit dhe monoteizmit, që përfundoi me fitoren e të dytës, në shekullin IV, me zyrtarizimin e krishterimit nga perandori Konstantin i Madh me origjinë dardane. Në këtë rrjedhë shihet edhe koha e Justinianit dhe vikariati në Justiniana prima – nën juridiksionin e Ilirikut, që asokohe administrativisht i takonte pjesës lindore të perandorisë romake. Dardania në kuadër të Ilirikut, po ashtu, shfaqet faktor tejet i rëndësishëm, që lidh pjesën qendrore me atë mediterane-egjease e deri tek Azia e Vogël dhe e Mesme. Kjo hapësirë luan rol të rëndësishëm edhe gjatë Bizantit, rënies së tij dhe zhvillimeve që quan tek depërtimet osmane, ku Beteja e Kosovës, paraqet ngjarjen që do t’ia japë vulën pushtimeve pesëshekullore osmane kur orienti do të ndikojë dukshëm vetëdijen politike dhe kulturore të oksidentit deri te koha jonë.
Natyrisht se faktet historike që lidhen me pushtimet osmane dhe realitetet shoqërore-politike dhe kulturore që u krijuan për pesë shekuj, ku shqiptarët gjatë kohës së Skënderbeut ishin të parët që i kundërshtuan, por me kalimin e kohës, u akomoduan në strukturat më të larta të hierarkisë së pushtetit ushtarak dhe politik të saj (me shumë vezirë, pashallarë, ushtarakë dhe diplomatë të lartë), Kosovën, si njërin ndër vilajetet më të rëndësishme dhe të mëdha të perandorisë osmane në pjesën europiane (Rumeli) e vendosin po ashtu në qendër të zhvillimeve të ngritjes, shtrirjes po edhe të atyre të shpërbërjes së saj (nga Kriza lindore e deri te fundi i saj në dhjetor të vitit 1912).
Në këtë zhvillim, në këtë hapësirë, ka pikënisjen edhe nacionalizmi politik shqiptar dhe proceset që i prinë dhe e përcollën si platformë e shqiptarizmit, që autori e quan “djep” të saj, e kthyer në një metaforë historike, që përkundër rënieve dhe sukseseve, përkundër tragjedive dhe fatkeqësive me të cilat u përcoll rrugëtimi i çlirimit nga Perandoria Osmane deri te pavarësia kombëtare dhe ngjarjet tjera që e përcollën atë (luftërat ballkanike, lufta e parë dhe e dytë botërore, koha e diktaturës së komunizmit), erdhi deri te koha e jonë, jo si mit, por si një realitet etnik, kulturor dhe politik dhe, së fundi, shtetëror.
Po qe se kjo metaforë shikohet kur ajo u soll si libër (në vitin 1943), në përputhje me realitet e kohës, ato të Luftës së Dytë Botërore, kur etnia shqiptare, në kuadër të sferave të interesit të Fuqive të Boshtit dhe të përcaktimeve të reja shtetërore në hartën politik europiane, pas shpërbërjes së Jugosllavisë së Versajës, nga viti 1941 deri në fund të vitit 1944, përjetoi ribashkime të pjesshme, tejet të rëndësishme, mund të quhej edhe pjesë e një ditirambi përbrenda një elegjie, së cilës, ideologjia komuniste, mori përsipër t’ia përcaktonte epilogun mortar. Kësaj transcendence letrare, ndërthurja me realitetin e hidhur politik, në kuadër të ngjarjeve dramatike të realitetit shoqëror-politik shqiptar, siç ishin ato që solli Konferenca e Londrës e vitit 1913 dhe e Paqes së Parisit 1918, sikur ia përcaktuan fatin që “djepi i shqiptarizmit” – Kosova dhe Maqedonia, të pushtuara gjatë luftërave ballkanike dhe të ripushtuara gjatë atyre të Luftës së Madhe botërore, që i ishin lënë Mbretërisë Serbo-kroate-sllovene (Jugosllavisë së Versajës), për t’u kthyer në “djep të shtetit mesjetar serb”!
Në këto rrethana tepër tragjike, shteti i brishtë shqiptar, i pranuar ndërkombëtarisht i përgjysmuar, në përputhje me detyrimet nga Lidhja e Kombeve rreth ratifikimit të kufijve me Greqinë dhe Jugosllavinë, për ta siguruar ekzistencën, sipas “logjikës shtetërore”, u desh ta pranojë humbjen e “djepit të shqiptarizmit”. Ky veprim politik, u legjitimua, në njërën anë, me ndalimin e lëvizjes irredentiste shqiptare, që asokohe përfaqësohej nga “Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës”, i themeluar në Shkodër në qershor të vitit 1918, si një faktor i rëndësishëm ushtarak dhe politik veçmas në veri të Shqipërisë deri në vitin 1925, ku edhe paraprakisht u instrumentalizua për qëllimet e luftës së brendshme politike. Dhe, në tjetrën anë, u legjitimua me mospërkrahjen e lëvizje kaçake në Kosovë dhe Maqedoni, që për pasojë pati likuidimin e saj të dhunshëm nga Beogradi edhe në bashkëpunim me shtetin shqiptar, siç ishte rasti me shuarjen e “Zonës neutrale të Junikut” në vitin 1923.
Kur pas puçeve dhe kundërpuçeve të qershorit-dhjetorit 1924, shteti shqiptar, në fazën e konsolidimit (nga shpallja Republikë në vitin 1925 dhe Monarki në vitin 1928), kishte filluar rrugën e mundimshëm të bërjes shtet-torzo, që nënkuptonte lojërat diplomatike dhe politike midis Romës dhe Beogradit, që me konventën shtetërore Shqipëri-Itali, të vitit 1927, do të zhvendosen përfundimisht kah Italia, “djepi i shqiptarizmit”, harrohet fare edhe nga shkaku i paradigmës historike se periferia kthehet në qendër, ndërsa qendra (Kosova) kthehet në periferi, me fatin tragjik që të shuhet fare përmes gjenocideve, etnocideve dhe kulturocideve, të nisura gjatë luftërave ballkanike dhe të vazhduara , me çka ajo duhej të kthehej “në djep historik dhe shpirtëror serb”, siç quhej “Serbi mesjetare”. Gjithnjë në përputhje me platformën e njehur të “Naçertanjes” së Garashaninit, ky proces kishte të bënte me programet shtetërore të kolonizimit të trojeve shqiptare me serbë dhe malazias nga Dalmacia, Mali i Zi dhe pjesët tjera të Jugosllavisë që për parakusht shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi sipas konventës shtetërore të Jugosllavisë me Turqinë.
Nëse për gjenocidin e ushtruar nga ushtritë pushtuese serbe, malaziase dhe greke gjatë luftërave ballkanike, shteti shqiptar nuk mund të kishte ndonjë përgjegjësi kur dihen rrethanat nëpër të cilat kaloi hapësira shqiptare pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë e okupuar nga fuqitë pushtuese të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, siç nuk mund të kishte përgjegjësi as gjatë intermexos së Luftës së Parë Botërore midis viteve 1916-1918, kur një pjesë e viseve të pushtuara të Kosovës dhe Maqedonisë u futën nën administrimin autonom të Austro-Hungarisë dhe një pjesë e jugut (Republika e Korçës) nën francez, megjithatë, përkundër asaj që logjika shtetërore e detyronte që t’u përmbahej vendimeve të konferencës së Parisit për kufijtë e përcaktuar në raport me fqinjët (Greqinë dhe Jugosllavinë) të ratifikuar me to midis viteve 1925-1926, shteti shqiptar mbylli sytë ndaj etnocidit dhe kulturocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni. Kulturocidi u pranua, së pari me asimilimin e shqiptarëve ortodoksë në serbë dhe mandej me konvertimin e përkatësisë kombëtare të shqiptarëve fillimisht në atë fetare (myslimanë) dhe pak më vonë në atë turke. Konvertimi kombëtar në atë fetar, pati për pasojë mospranimin e gjuhës shqipe e cila u zëvendësua me atë turke nëpër medrese dhe në jetën shoqërore-politike së cilës “platforma” iu krijua me hapjen e medresesë së Mbretit Aleksandër në Shkup si dhe themelimit të shoqatës islamike “Xhemjet”. Ndërsa identiteti kombëtar, mbas pak u zëvendësua me atë turk, me çka mbretëria jugosllave etninë e gjithmbarshme shqiptare e ktheu në “pakicë kombëtare turke”. Si veprimi i parë dhe i dytë, lidheshin me konceptin e etnocidit dhe të kulturocidit në shërbim të humbje së gjurmëve fizike dhe identitare historike dhe kulturore të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike përmes asimilimit dhe shpërnguljes. Politikisht, këto procese, duhej ta shuanin njëherë e përgjithmonë lëvizjen e irredentizmit shqiptar e me të edhe të idesë së një Shqipërie etnike, të penguar nga dy konferenca ndërkombëtare, e Londrës dhe e Parisit. Me këto procese, njëherësh, i krijohej platforma marrëveshjeve të Lozanës, të citit 1923 për shkëmbimin e popullatave në drejtimet: shtetet e Ballkan (Jugosllavi, Greqi dhe Bullgari) kah Turqia dhe anasjelltas që mbështeteshin mbi etnitë e pakicave fetare si mbetje osmane, në njërën anë – turke (shqiptarët dhe boshnjakët në Jugosllavi) dhe në tjetrën të grekëve ortodoksë nga Turqia që duhej të shkëmbeheshin me shqiptarët e besimit mysliman në Greqi (kryesisht nga Çamëria dhe Trakia) rreth një milion në secilin drejtim.
Shteti shqiptar, mbylli sytë ndaj këtyre proceseve. Për politikën shqiptare të kohës, që përpëlitej për të siguruar ekzistencën e dosidoshme shtetërore me aleanca të ndryshme shpesh joparimore, duke heqë dorë edhe nga qendra e saj historike dhe politike, siç ishte Kosova nga antikiteti (me mbretërinë e Dardanisë) dhe qendër e lëvizjes së shqiptarizmit politik e legjitimuar me organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitin 1878, me Lidhjen e Pejës të vitit 1899, kryengritjet e vitit 1908-1912, që ia hapën rrugën pavarësisë të shpallur më 28 nëntor 1912, njëherësh hoqi dorë nga themelet e saj, gjë që atë e ktheu në një objekt koniunkture, siç do të ndodhë në prag të Lutës së Dytë Botërore me pushtimin italian dhe në fund të saj, nga viti 1944-1948, me kthimin në shtet vasal të Jugosllavisë, duke mohuar madje edhe aktet e rëndësishme historike (vendimet e Konferencës së Bujanit) për vetëvendosje, me çka, figurativisht, u pranua humbja e Anteut nga Herakli, nga dobësia e hetuar që e kishte ai kur fuqia i humbte nga shkëputja prej tokës, rrënjës së saj.
Shkëputje e Kosovës nga trungu shqiptar, në të vërtetë ishte një veprim i paraprogramuar që edhe shteti i përgjysmuar shqiptar, jashtë të shkëputej nga lidhja historike, etnike dhe kulturore, në mënyrë që, pa rrënjët të thahej. Fitorja e Heraklit ndaj Anteut, që merrte fuqi nga toka e vet, duhej të ishte e plotë dhe e përhershme.
Libri i Hamit Kokalarit “Kosova, djep i shqiptarizmit”, i botuar në vitin 1943, kur në rrethanat e Luftë së Dytë Botërore, Fuqitë e Boshtit nazi-fashist, kishin anuluar realitet politike dhe shtetërore të Konferencës së Londrës (1913) dhe asaj të Paqes së Parisit (1918), ribashkimit shqiptar, nga 1941-1944, ia ktheu platformën historike dhe politike, mbi të cilën u shpall pavarësia kombëtare më 18 nëntor 1912. Ashtu siç kishte ndodhë në vitin 1878, kur në Prizren u mblodh Kuvendi i Lidhjes Shqiptare dhe me këtë fillimisht u kundërshtua copëtimi i tokave shqiptare dhe, më vonë, me kërkesën për bashkimin e katër vilajeteve në një shqiptar, shqiptarizmi u kthye në një program politik, që i hapi rrugë zhvillimeve që çuan të pavarësia kombëtare më 28 nëntor 1912, në tetor të vitit 1943, pas kapitullimit të Italisë fashiste, në Prizren u mblodh Kuvendi i Dytë i Lidhjes Shqiptare, që i përgatiti parakushtet asamblesë kombëtare për shpalljen e Shtetit etnik shqiptar, me 74 mijë kilometra katrore, nën ombrellën e Rajhut gjerman në rrethanat e një marrëveshjeje me të, ku shteti shqiptar ruante neutralitetin. Shikuar figurativisht, miti për Anteun, po demantohej me atë se shqiptarizmit po i kthehej djepi i vet, Kosova.
Ndonëse ideja e shqiptarizmit e lidhur me Kosovën si djep te saj historik, etnik dhe politik, me intermexon gjatë luftës së dytë botërore, me bashkimet e cunguara kombëtare edhe si të përkohshme (nga viti 1941-1943 në kudër të Italisë së Musolinit dhe si Qeveri Shqiptare nën Rajhun gjerman nga tetori i viti 1943 deri në tetor të vitit 1944), pati fatin e Fuqive të Boshtit të mundura nga Aleanca Antifashiste Botërore, gjë që asaj iu pagua një çmim i madh tragjik nga komunistët e bashkuar, megjithatë ruajti kujtesën historike dhe etnike të të qenit bashkë, pra të asaj fuqie të Anteut që i bënte ballë Heraklit.
Diktaturat komuniste në Shqipëri dhe Jugosllavi me diktatin ideologjik, që shuante të gjitha indet e kombëtarizmes në dobi të klasores (të njeriut të ri socialist, pa kujtesë historike dhe pa besim), Kosovës, së mbetur në Jugosllavi, por si etni politike me statusin e rajonit autonom nën Serbi, që më vonë (nga viti 1968 dhe me ndryshimet kushtetuese të vitit 1974) do të ngrihet në nivel të njësisë federative jugosllave, nuk ia hoq idenë e të qenit shqiptare. Fillimisht, ishte lëvizja irredentiste revolucionare e NDSH-së dhe më vonë ajo ideologjike e lidhur me enverizmin (deri në vitin 1968) dhe ajo për barazi kur do të shfaqet kërkesa për Republikën e Kosovës në federatën jugosllave, që shqiptarizmit i dhanë impulse të vazhdueshme. Madje në një dimension thuajse absurd, meqë vetëdija evolutive e kosovarëve shkonte kah perëndimi dhe lidhja me të, ndërkohë që ajo nën regjimin enverist, shqiptarin e mbyllur dhe të armiqësuar me gjithë botën, e kthente në monstrum të Gullagut!
Shikuar nga këndvështrimi sotëm, libri i Kokalarit “Kosova – djep i shqiptarizmit”, shfaqet po aq i rëndësishëm si edhe atëherë kur u shkrua, meqë elegjisë që lidhej me metaforën e humbje së Anteut, kur u shkëput nga toka, serish ia kthyen vargjet e ditirambit, me çka u thye miti i fitores së Heraklit.
Kur thuhet kështu kihet parasysh fakti se Kosova për afër një shekulli nën pushtimin serbo-jugosllav, nuk pranoi që djepi i saj historik, etnik dhe politik të zëvendësohet në “djepin serb”, siç kërkonte Beogradi. Gjenocidet, etnocidet, kulturocidët dhe veprimet tjera deri te ato të fundit me mjetet e luftës, që u parandaluan me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj forcave policore dhe jugosllave nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999, me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 12 shkurt 2008, paradigmën e “djepit të shqiptarizmit” e kthen te “djepi i shtetësisë shqiptare”, si formulë e neoshqitarizmit, që formës ia ruan përmbajtjen…
Prishtinë, shtator 2025

MBIJETESA SHPIRTËRORE DHE REFLEKTIMI I “SOKRATIT” RUS- Përjetim nga DR. EDUARD A. SKUFI, ATHINE

 

 

 

Të papriturën e ndesha duke shfletuar një libër të vogël, të asokohe, “Feja opium për popullin”. Atë e shoqëroi buzëqeshja ime sarkastike, që shpejt u kthye në një ndjenjë habije, kur atje gjeta të fshehur bukurinë e një kartoline plot ngjyra , me urimin e krishtlindjeve të vitit 1966, (dy të kundërta në një alegori), që përfundonte me mbishkrimin Petro D. Emër që me ngacmimin emocional, më zbriti aq kujtime dhe që më lindi kristalizimin e narrativës të këtij tregimi…

Më tepër se shtatë dekada pas, ikona e tij mbetej e gjallë, dinamike dhe akoma më inspiron. Modest dhe mëndjendritur, fisnik e i pa përkulur, bamirës me imazhin e “Baron de Montesquieu”, që i kishte mbetur vetëm bosalina dhe bastuni nga vitet aristokratike, se pasuritë i ishin tjetërsuar. E njojta një ditë vjeshte, në moshën time afro gjashtë vjeçare, kur i çova në shtëpi një pjatancë me një gjellë të preferuar, që mamaja ja kishte gatuar. Atë veç lidhjeve miqësore me familjen tonë e bashkonte dhe një lidhje fisnore, pasi e shoqja Llamba Xhimitiku, ishte tezja e nënës time. Mezi e mbaja pjatancën e servicios, pasi njërën dorën ma kishin lidhur me fasho, për të mos ta përdorur. Ai më hapi derën dhe mbeti çuditur. Unë më çapkënllëkun tim, nuk e lashë të më pyeste. Jam mëngjarash dhe mamaja do të ma korrigjojë, por babi nuk është dakort.“Ah, ‘mancino’, tha xha Petri në aksantin italian. “Dhe unë

 

Kartolina e Krishtlindjes

 

kështu jam, gabim që mamaja insiston ta ndryshojë”. Pasi më përkëdheli, më mori për dore dhe më çoji në kopshtin e tij të pemëve. Aty ishte një kombinim ngjyrash prej lulesh e pemësh me fruta të freskëta, nën tingujtë e sinfonisë së zogjëve. “Merr çfare të duash. Ky është kopshti i Edenit dhe unë mbeta me pasionin e Minçurinit plak”, tha duke qeshur, por nuk përtoi të mi spjegonte ato. Mandej vazhdoi “ tashmë jetën time e kam ndarë midis këtij kopshti, leximit dhe ndihmesës time fetare”… Ishte kaq i dashur dhe miqësor, me një fytyrë të qeshur dhe mollëzat e kuqe, sa shpesh më ngjante me portretin e Santa Claus, në një version më elegant. Mbasi u futëm në shtëpi, ai mori një libër voluminoz nga ato, që mesa dukej lexonte shpesh dhe më tha: “Bëje mik dhe ai kur nuk do të tradhëtojë. Gjithçka një ditë humbet vetëm dija përjeton. Ky, këtu ka një veçanti, se është libri i Zotit, “Ungjilli”, të mëson e të drejton në mirësi dhe të pregatit për gjithë sfidat e jetës. Ai që quhet Zot është një madhështi, që ndahet brenda secilit prej nesh, fillimisht si ikonë, pasi përsosja spirituale fitohet gradualisht”. Unë e dëgjoja i përqëndruar duke admiruar vlerën e fjalëve të tij. Xha Petri hapi një kuti të vogël arturinash, nxorri prej saj një medaljon të vogël floriri me figurën e Shën Marisë, me zinxhir dhe ma vari në qafë. ”Paç shëndet dhe fat”, shqiptoi, duke më bërë kryqin. Me ndjenjën e befasisë dhe kënaqësisë u largova.

… Një të shtunë shkuam me maman në kishën e Shën Todrit për të asistuar në liturgjinë e mbrëmjes. Ambjenti mes ikonave dhe lutjeve me zë të ulët, të prehnin. Tek vendi pranë psaltit, Q. Bezhani, qëndronte i fiksuar xha Petri si epitrop, (emisar të dy familjeve fisnike), pranë tij ishte i shquari Dr.K.Kauri, i përkulur mbi dy duartë, më tej ishte Vasillaq infermieri dhe Nadiri kryeinfermier në spital ( të cilët i njihja nga përvoja shëndetësore). Mamaja i salutoi para se të zinim vend. Unë pas pak e pyeta maman me zë të ulët, se kurioziteti nuk më linte,“Ti me ke thënë se Nadiri është myslyman, pse vjen në kishë”?. Mamaja më përkëdheli në kokë duke më pëshpëritur, se më vonë do të ma spjegonte. Me kalimin e kohës kuptova se kjo ishte shprehje e respektit dhe tolerancës fetare…Në përfundim të shërbesës hyn me zhurmë një grup njerëzish mesa duket në nevojë, që kërkonin ndihmë për të jetuar. Xha Petri u ngrit shpejt i vendosi në rrjesht me qetësi, duke i ndarë secilit naforë, meshë dhe nga një shishe të vogël me vaj ulliri, gjithashtu të miturve u mbushi dorën me të holla dhe nga një trastë me rroba. Një vogëlush topolak, i mbetur pa gjë po qante. Xha Petri e mori në krahë dhe pasi e përqafoi e afroi tek ikona e Shën Marisë, duke i vënë dhuratën në dorë. Në kohën që po largoheshim mamaja më tha “ Xha Petri është njeri i veçantë, bamirës dhe me një shpirt të madh. Ai shërben në kishë pa pagesë, dhe me kursimet e kishës dhe të tijat ndihmojnë të vobegtit, të sëmurët dhe jetimët e “shtëpisë së fëmijës”. Një mbrëmje në shtëpinë tonë, ai duke biseduar me baban, bëri një “sinoptikë të aktualitetit” mes shprehjeve figurative, si “mëkati i ndershmërisë morale” dhe “Krishti që tashmë nuk flet”, mandej nxorri nga xhepi i zhilesë orën prej floriri “ U bë vonë, tha, më duhet të iki”. “Prit, e ndërpreu mamaja, “do të shoqëroj unë bashkë me Edin, sepse kam për ju dy vazo me reçel të freskët dhe disa kupa krem karamel”. Mbasi përshëndeti babanë dhe falenderoi mamanë, u larguam sëbashku. Për një çast ai ndaloi, dhe ju lut mamasë të më mbante atë mbrëmje në shtëpinë e tij, pasi kishte blerë një pulë të freskët dhe donte të më kënaqte. Mamaja më pa në sy, unë e aprovova me shikimin tim. Atë mbrëmje nuk mund ta harroj…Ishte si një vizitë në një muze kulture. Kur u futëm në dhomë, nënë Llamba nën dritën e kandilit dhe një qetësie sugjestive, bënte lutjen para ikonostasios. Unë shikoja zjarrin në sobën e madhe italiane pranë, që shkëlqente nga bardhësia e emalimit dhe refleksi i tij në mur përzihej me ato të kandilit. Më tutje një radio e madhe Philips me gramafon sipër, mbuluar nga një çentro dhe pranë saj kristaliera me kristale dhe servicio. Mbi të një pikturë e madhe klasike, me motiv biblik. Në qoshen tjetër të dhomës si një etyd teatral, qëndronte një kukull e bukur me kryq në qafë, e cila shikimin e kishte drejtuar në buzëqeshjen sardonike të buratinos, të varur në spango. Mua ajo figurë mes një kënaqësie më ngjalli trishtim, pasi shikoja simbolikën e dëshirës së tyre për një fëmijë, që aq shumë ju mungonte. Mendimin ma preu, dora e Xha Petrit që më drejtoi në një shkallë druri spiral, për tu ngjitur në dhomën e sipërme. Këtu është pasuria ime më tha ai me zë të ulët, duke më treguar bibliotekën e mobiluar, të mbyllur me xham. Po këto fotografi kaq të bukura?. E pyeta me kuriozitet. Në njerën kemi dalë në Piazza San Pietro, Romë, ndërsa tjetra në Akropoli, Athinë. Mbasi u ulëm ai filloi të më prezantoi me shumë libra me vlerë në gjuhë të ndryshme. Nga prononcimi kur lexonte titujtë, ndjeva aksantin italian,francez dhe grek, gjuhë që ai i zotëronte. Mes tingujsh të mekët e të ndrojtur shqiptoi: ”Tani je më i rritur, duhet të kuptosh se sot jetojmë versionin e Davidit me Goliatin, për të cilët të kam folur. Në këtë “vetërrethim”, aleati ynë është e vërteta, ku forcën njerëzore e gjejmë në frymëzimin nga dija dhe besimin tek zoti “. Mandej u ulëm në tavolinë për të shijuar darkën, ai çdo moment gjente diçka për të komentuar si rreth “savoir vivre” dhe mes aforizmave të mënçura, duke më transmetuar mesazhin e të vërtetës së jetës…

Mbas pak kohësh atij i kishte rënë në fytyrë një hije trishtimi, pasi shëndeti i thica Llambës po rëndohej. Lëvizjet e saj ishin kufizuar, si shkak i osteoartritit, po ashtu shikimi ishte pakësuar, si pasojë e glaukomës dhe degjeneracionit makular, megjithë mjekimet e këshilluara. Kështu ju referua enciklopedisë italiane të Treccanit, ku rekomandohej lëngu i degëve të rrushit, të cilat përmbanin lëndë antioksidante dhe përmirësonin shikimin. Ndërkaq zgjidhjen e gjeti tek pjergulla e rrushit të shtëpisë tonë.

Me fillimin e pranverës kur gjithçka lulëzonte, priste hardhinë në vendet ku shpërthenin sythet, e hapte atë dhe vendoste atje nga një shishe të vogël, të cilën e lidhte me spango dhe lëngu i hardhisë pikonte në shishe. Fillimisht u çudita, por kur dola mjek e ndesha në një revistë të huaj mjekësore faktin se, lëngu i rrushit përmbante flavonoide dhe polifenole me vlera, si resveratroli dhe proanthocyanidina, me veti të veçanta antioksiduese dhe antinflamatore. Një të djelë në vazhdim, xha Petri erdhi me një tufë trëndafilash në dorë, të freskëta dhe plot aromë, por në fytyrë i ishte shuar buzëqeshja. Mbasi ja dha mamasë, tha mes dhimbjes: ” Ma rrëmbyen dhe kopshtin, strehën romantike të meditimit dhe takimit me natyrën. Këto trëndafila janë kujtimi që mbeti. I preva të gjitha lulet dhe ja u ndava miqëve të mi. Të përballosh emocionet e një drame në vazhdim me të cilën ndeshesh, këtë ta ofron vetëm efekti psikoterapeutik i besimit tek Zoti”. Mamaja e prekur, duke marr trëndafilat, i ledhatoi duartë dhe e përqafoi: “Bëj kurajo, erdhën kohë të vështira”, i tha. Ai mes lotësh pëshpëriti ”Vlerat, ata nuk mund ti fitojnë me një identitet fiktiv virtual dhe antihuman “ dhe u bë gati të ikte. “ Prit pak, e ndaloi mamaja. Kam një vazo me gliko nga nerënxa, që ty të pëlqen “. “Helmin që ndjej nuk ka mjet ta ëmbëlsoj”, mori bastunin , vuri në kokë borsalinon dhe diçka mërmëriti duke u larguar …

Në prag të krishtlindjeve të vitit 1966, ishim mbledhur në sallon dhe po stolisnim pemën e vitit të ri. Motra na shoqëronte me tingujtë magjepsës të violinës, ndërsa mamaja pregatiste kulluret dhe një kek me gështenja dhe fruta. Në atë moment u dëgjua trokitja e bastunin të xha Petrit. Ngjiti ngadalë shkallët, na përshëndeti, mandej u ul në kolltukun pranë. Kur po vendosnim kartolinat në pemë, ai brofi në këmbë, “Kam dhe unë një kartolinë të bukur, urimi për pemën”, tha dhe bashkë me të na dha dhe një borsetë me fruta. Ishte ajo kartolinë që mua më frymëzoi!…Ne vazhdonim të stolisnim pemën me drita, topat prej qelqi dhe shirita plot ngjyra. Babai na pruri dhe “kartolinën e filozofit”, një kujtim i tij nga Ancona, që kurrë nuk harronte ta vinte në pemë. Ajo ishte një kartolinë me skicën e filozofit në meditim, mes librave dhe diçiturës domethënëse:”Dubito,Ergo Cogito..Ergo Sum”, (Dyshoj, prandaj mendoj, prandaj ekzistoj). “Ti respektojmë ne, se këtu ato “mëndje të mënçura” i eleminuan”, ndërhyri xha Petri, dhe duke shijuar çajin e malit shtoi:“Më mbeten të gjalla impresionet nga libri “Arti filozofik” i G.Gentiles, ku mund të kuptosh vlerësimin e atyre mendjeve, në një ekspoze të filizofisë helene, romane deri në atë ruse. Mua më tërhoqi vëmendjen figura e filozofit rus N.Fyodorov, që e quajtën “Sokrati Rus”, ndërsa italianet e pagëzuan ”Sant’Agostino moderno”. Me një empati patetike, ai i dha filozofisë dhe shkencës, një vend krah religionit dhe artit, duke patur si objeksion “ringjalljen e mendjeve të ndritura, duke i dhënë pavdekësinë, me sugjerimin mbi studimet genetike dhe ato të teknologjisë moderne për rikrijimin e tyre”… ( aludimi i klonimit dhe inteligjencës artificiale një shekull më parë?!). Babai i menduar ndërhyri: “E kam hasur dhe unë në filozofinë e Fiorentino-s, mbi imazhet radikale. Konceptimi i tij është quajtur “Botëkuptimi i mijëvjeçarit të tretë”. Eshtë kuriozitet se Fyodorovi, një “futurolog” aq besimtar, nuk pranonte të bënte as fotografi, bile nje skicë e portretit të tij që trashëgohet, është realizuar fshehurazi, nga piktori dhe miku i tij, L.Pasternak …

“Mos harroni të vendosni në majë të pemës, ëngjëllin me yllin në duar, tha me mllef xha Petri, besoj se do të jetë dhe hera e fundit. Pasi qytetin e mbushën me pankartat “Feja opium per popullin”,

Skica e Nikolla Fydorov

që dominojnë mbi stolitë e vitit të ri. Kjo nuk është rastësi, por një parathënie e dramës së madhe që troket”, përfundoi retorikën me një psheretimë. Ndërsa u ngrit për tu larguar, babai dhe mamaja e ftuan bashkë me thica Llambën, që të festonim sëbashku krishtlindjet. Ai u largua mendueshëm dhe pa fjalë. Duke ndjekur siluetën e tij, në silogjizëm mendoja, se dimensionet e tij ishin sinonim i forcës universale të dashurisë njerëzore, megjithë pamundësinë…fizike. Nuk kaloi shumë kohë dhe parashikimi i xha Petrit morri jetë. Shkurti 1967, shkurti që zgjati netët e me dhimbje i mbushi jetët, ku lufta kunder fesë u kurorëzua, me mbylljen e kishave dhe gjithë objekteve të kultit. Njerëzit mes pikëllimit, mbetën të çoroditur, pa zot, se koha krijoi “Zotin e ri”, të mitizuar në prezantim “jetik”. Ajo surprizë ateiste ishte një persekutim shpirtëror i pafund, veçanërisht për shërbëtorët e zotit. Xha Petri erdhi tek ne papritur, qysh në mëngjez. Ngjante si një skulpturë e ftohtë, e zbehtë, veshur me mantelin e zisë e të dëshpërimit, i pa fjalë, u ul në divan dhe qante me ngashërim. Mandej shtrëngoi dhëmbët dhe gërmat i kërcisnin në gojë “ Më vranë biomën fetare, rikryqëzuan Krishtin, por nuk munden të ma shkulin adhurimin hyjnor. Për mua kjo ishte “colpo di grazia”! Nuk është rasti që ata vazhdimisht kanë zgjedhur shkurtin për terror, në shkurt 1947 gjatë reformës agrare arrestuan dhe torturuan ish kryeplakun e Nartës, patriotin Nako Qirko, në shkurt të 1951 ekzekutuan 22 intelektualë, mes tyre dhe ekselenten S.Kasimati me mizaskenën e trilluar, në 15 shkurt 1959, “ekzekutuan” kirurgjikisht, vajzën tonë, juristen dhe avokaten e parë shqiptare, Erifili Bezhanin, për mendimet demokratike. Kështu ndodh kur asgjë nuk njeh “masë” dhe mohoen vlerat, por e ardhmja do ta rivendosi vullnetin e zotit”… Ishte një skenë morti, ku fjalët mungonin, fliste zemra…Por ai nuk mund ta mbante peshën e asaj dhimbjeje dhe vazhdoi… “Edhe mjeshtri i psikanalizës S.Freud e mohoi fillimisht zotin, veç kur kanceri e pushtoi dhe dhimbjet ju bënë të padurueshme megjithë përdorimin e morfinës, zgjodhi euthanasinë dhe në çastet e fundit, si në pendim belbëzoi: ”Feja i shërben progresit kulturor dhe vetëanalizës psikologjike”… Ndërkaq ai u ngrit dhe largua ngadalë, si hije e zvaritur. Profili i tij intelektual, i përkiste një bote, që nuk kishte asgjë të përbashkët me atë realitet. …Ditët në vazhdim, ishin për të netë pa hënë, por ai mbeti krenar në një mbijetesë shpirtërore, skllav i ideve humanitare dhe filantropike, principe që i bëri kode të jetës. Nuk mund ta ndante besimin fetar nga vetja, ndërkaq vazhdoi me përkushtim, zbatimin e riteve fetare. Por ishte e vështirë të përballonte në atë moshë emocione aq të forta, në një sizmikë pafund. E tretën brenga dhe dhimbja, që në një moment e morën me vete dhe zemra e tradhëtoi. Kështu të dy, njeri pas tjetrit, si një shpirt i ndarë në dy trupa, ditën e Pashkës, bashkë me “ringjalljen” e krijuesit, mbyllën sytë dhe u larguan nga jeta, por mbetën në zemrat e njerëzve. …Agimi i pranverës së vitit 1990, pranverë dhe në shpirtrat tona, solli rilindjen e fesë. Ishte “dita e shpirtrave “, në prag të pashkës. Sëbashku me mamanë shkuam në varreza, për ritualin përkujtimor të babait. Duke u larguar në një kthinë, midis varreve në mermer dhe dedikime, vërejta një varr të braktisur. Ishte një varr i thjeshtë, pa mermer, pa kushtim, vetëm me një cope betoni në krye dhe një bordurë përreth, ku emrat i mbulonte bari i egër i rritur dhe hidhrat. Ju afrova nga kurioziteti dhe për një çast mbeta i ngrirë, pa frymë, kur lexova emrat e mbuluara nga pluhuri dhe balta: PETRO dhe LLAMBRINI DOGA. Mu rrënqeth trupi, befasia ma çau zemrën. Mamaja u afrua spontanisht dhe e emocionuar shpërtheu në vaj: “Xha Petri, dëgjon, u hapën kishat, gëzohu. Doli fjala jote”…Duke e pastruar nga bari, ngritën kokën dy lulëkuqe të fshehura, pranë tyre ndezëm qirinjtë. Fshimë me kujdes, me një shami emrat e skalitura mbi beton. U përkulëm me respekt duke bërë kryqin dhe u larguam, por kujtimet na kthenin pas. Nuk mund të harroja frazën që më citoi një ditë duke biseduar: “Ka kohë për të folur dhe kohë për të heshtur”!… …Njerëz si ai, me shpirt human dhe histori bamirësie meritojnë vëmëndje të veçantë, mirënjohje dhe një audiencë përkujtimi.

Prill 2025

Në Ulqin u përurua libri i shkrimtares nga Pazari i ri i zn. Amina Nuraj “Unë bija e atdheut”- Nga Neki Lulaj

Një libër i rrallë me plotë trishtime

“”Unë Bija e Atdheut “e autores Amina Nuraj

Nën patron atin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi dhe Këshillit kombëtar të shqiptarëve ,në Galerinë e qendrës kulturore në Ulqin me mode rimin e shkëlqyer nga znj. Ardita Rama drejtoreshë e bibliotekës u përurua libri i shkrimtares nga Pazari i ri i zn. Amina Nuraj “Unë bija e atdheut”.

Moderatorja në fillim të këtij manifestimi kulturor përshëndeti të gjithë të pranishmit në këtë eveniment kulturor e në veçanti Kryetarin e Lidhjes Demokratike për Malin e Zi zt. Saubih Mehmetin, Kryetarin e Këshillit kombëtar të shqiptareve në Malin e Zi zt.Faik Nika, Konsullin e Republikës të Kosovës në Malin e Zi si dhe mysafirët tjerë të ardhur nga mërgata,Kosova ,Shqipëria, Kraja,Sanxhaku..!

Në vazhdim fjalën ja kaloi regeruesot të librit pishtarit të arsimit shkrimtarit dhe poetit zt. Ali Gjeçbritaj , i cili kishte bërë një analizë të thukët për këtë mbrëmje letrare duke theksuar se ky libër ngërthen në vehte ngjarje të vërteta tejët tronditese nga një shtypje e egër qe u behët shwiptarëve të pa mbrojtur në Ssnxhak dhe në Pazarine ri, ku znj. Nuraj me tërë forcën e shpirtit dhe britmat e zërit të saj vjen nga hapësira si zë i vetmuar por me një këmbëngulësi të pa parë titanike .

Kjo klithmë zëri vjen në ruajtjen e çenjës identitetit kombëtar shqiptar. Duke bërë një rezistencë stoike e cila venë në rrezik vëthen e saj rrethin e ngushte familjar dhe shumë shqiptar në Sanxhak e me rrethin qe mendojnë si kjo. Në Pazarin e ri dhe në Sanxhak ,qe një shekull e në vazhdimësi zhvillohet një gjenocid një aparteid i pa parë nga regjimi fashizoid i Serbisë. Te cilën nuk e dinë askush, me përjashtim të atyre shqiptarëve qe jetojnë stjr dhe qe nuk kanë guxim të deklarohen shqiptar e qe jetojnë si në Geto në Pazarin e ri e në Sanxhak me rrethinë. Referuesi Ali Gjeçbritaj,në vazhdim të rezymesë referimit mbi librin në fjalë tha ky libër nuk është i dobishëm vetëm të lexohet por të studiohet me përpi kmeri të mësohet më shumë për fatin e shqiptarëve atje të cilët sipas autores se librit bëjnë një rezistencë të heshtur ngërthyer nga ankthi e friga.Libri “Unë bija e atdheut “përmban gjithsejte 191 faqe i cili është edhe libër autobiografik por ka edhe një histori të dhimbshme familjare i ilustrua edhe me shumë fotografi përsonazhesh.

Autorja e librit është e lindur me 25 prill 1997 në Pazarin e ri dhe rrjedhë nga një familje me tradita të forta shqiptare. Nga libri siç pohon referuesi Ali Gjeçbritaj ,mësova se si ruhët më fanatizëm identiteti kombëtar me çka e përgëzoi autoren në fjalë për bujarin dhe trimërinë e saj. Dhe krejt në fund të fjalës se tij tha lus lexuesin e mirëfillte qe ta lexon me përkushtim në mënyrë qe të vjelë nga ky libër edhe shumë gjera interesante qe nuk i thashë unë.

Në vazhdim drejtoresha e bibliotekës së Ulqinit znj. Ardita Rama, pra të pranishmit lexojë një tregim nga shumë tregime qe përmbante libri me titull :Mësuesi me sy të shtrembër, i cili ishte shumë interesant dhe ngërthente ne vetvete një ngjarje rren qethëse të vet autores e cila tregon identitetin e vet dhe të Flamurit shqiptar. Gjatë këtij leximi rren qethës shumë pati emocioe çka nuk na munguan as lotët nëpër faqe.

Qe të ndyshohët sado kjo atmosferë e rendë rren qethëse u ftua poeti shkrimtari nga Kosova-Gjermania Neki Lulaj, me një Poezi, i cili në fillim të fjalës se tij tha :”Përgëzoj autoren e librit znj. Amina Nuraj një herët Kryetare e këshillit kombëtar në Sanxhak , duke u shprehur se ky libër po Përurohet në muajin nëntor, në Nëntorin e 117 -të te Kongresit të Manastirit në 113 vjetorin e Shpalljes se Mëvetësisë se Shqipërisë dhe pakë muaj më vonë në 18 vjetorin e Pavarësisë të Kosovës, andaj qëndro krenare dhe e pa thyeshme”. Pastaj lexoi Poezinë : Më shumë se një lutje ,e cila nga të pranishmit u mirëprit me duartrokitje fren etike.

Në vazhdim të përurimit u shfaq një Dokumentar autor Marin Mema ‘gjiruar në pjesët e banuara me shqiptar në Pazarin e ri dhe në Sanxhak me rrethinë me fjalime të ndryshme dhe intervista. Ku mes tjerash një shqiptar thot mos na harroni dhe çdo iniciativë a nismë qe mirët nga Kosova ose Shqipëria duhet përshëndet duhet bëjnë më shumë për ne Prishtina dhe Tirana, nëse na ka harruar Zoti këto dy qendra nuk është dashtë të na harrojnë.
E një qytetar tjetër shqiptar shprehët kështu:
“Ëj mos na harroni
Se ne jemi djegur
Për Shqipëri…

Pas këtij Dokumentari sa interesant aq edhe nostalgjik ,fjala ju dha autores së librit : Amina Nuraj, „Unë bija e atdheut“ , e cila më shumë emocione evokoj kujtimet dhe përjetimet e saja rrënqethese dhe të ndryshme e mes tjerash ajo tha ” Në moshën 11 vjeçare për herë të parë kur kam vizituar Mitrovicën dhe jam befasuar me mikpritjen qe kam përjetuar në atje ,sepse ne rrethin ku jetoja për shqiparët më kanë thënë krejt diçka tjetër „Duke i klasifituar si njerëz te egër qe jetojnë nëpër pemë“ dhe qe nga ai moment në botë time shpirtërore lindi një Diell i vonuar,nga ajo vizitë tek unë çdo gjë ka ndryshuar qe nga ai moment unë kam gjykuar dhe menduar dhe kënduar vetëm shqip këtë punë e bejë edhe sotë e gjithë jetën.”

Kur jam shprehë në shkollë Mësuasi na tha të gjithë nxënesit le ta prekin flamurin e tyre e une u përgjegja se Flamuri me Shqiponjë është i imi. Nga ai moment unë kam patur shumë probleme edhe më mësuesin në klasë edhe me bashkëmoshataret në shkollë, isha e përbuzur.

Mësuesi me tha ne e kemi flamurin e Serbisë kure unë i thash jo Unë jam shqiptare kam flamurin me shqiponjë!.Punët u thelluan aq shumë dhe kështu kjo ngjarje mori përmasa të mdha .Drejtor ati i shkollës me bëri verejtje mue dhe u bëri vërejtje edhe prindërve te mi. Familja fillimisht nuk me ka përkrahur. Në moshën 16 vjeçare jam arrestuar nga milicija serbe për një poezi qe ja kam kushtua Adem Jasharit ,të cilët më kërcënonin duke me thënë:“ Kush të paguan ty?“ Angazhimin tim nuk e kam ndalë në asnjë moment dhe atë nuk do ta ndalë kurrë !.Nëpër breza dhe faqet e historisë ne shqipttarët ne Sanxhak,kemi qenë familje e përndjekur te torturuar dhe persekutuar.

Rinia e Sanxhakut është e ndrydhur si Misri nën Mokrën e mullirit ,ose si  kokrrat e ullirit kur lëshojnë lëng.

Tani më rinia e Sanxhakut dhe Pazarit te ri është edhe duke u vetëdijesuar dhe të gjithë bashkë duhet dalë me çdo çmim nga kjo gjendje e rendë e këtij gjenocidi dhe ketyre ndrydhjeve shpirtërore. E besoni ne vuajmë më shumë se Çamët e çmerisë. Ju lutëm juve , mësoni për Historinë e Sanxhakut do të tmerroheni se, nëpër çfarë katrahurash kalon populli shqiptar. Ta dini edhe këtë ,se në Sanxhak janë asimiluar 380 mijë shqiptar. Dhimbja është e madhe e ne nuk do të ndalemi kurrë në kërkim të drejtave tona dhe te drejtat tona të vendosën aty ku e kane vendin. Pas 100 vitesh e kam hapur Këshillin kombëtar shqiptar në Sanxhak Kryetare e keti asosacioni jam unë,tha në fund të fjalës përmbyllëse znj. Amina Nuraj.

Ne foto ::Ardita Rama,Amina Nuraj dhe Ali Gjeçbritaj.

Ne foto Neki Lulaj dhe Amina Nuraj

Ne foto Neki Lulaj duke recituar,Ardita Rama Amina Nura dhe Ali Gjeçbritj

Shkrimtari Neki Lulaj dhe Kryetari i LD.për Mal të Zi zt.Saubih Mehmeti.

Promovohet Monografia “Xhamia e Sylejman Hadum Agës” në Gjakovë- Nga Iliriana Pylla

Gjakova ka shënuar një vit jubilar të rëndësishëm, duke festuar 430 vjetorin e ndërtimit të Xhamisë së Hadumit. Në këtë kontekst, Shoqata e Intelektualëve ‘Jakova’ organizoi promovimin e monografisë “Xhamia e Sylejman Hadum Agës”, një ngjarje që nënvizon rëndësinë historike dhe kulturore të këtij monumenti për qytetin dhe popullin shqiptar.

Xhamia e Hadumit, një shembull unik i arkitekturës osmane në Ballkan, ka shërbyer për shumë breza si qendër e dijes dhe arsimit dhe ka kontribuar në ruajtjen e traditave, gjuhës dhe fesë. Ky monument është një simbol i qëndresës së Gjakovës në kohë të vështira, duke u ringritur pas dëmtimit të rëndë gjatë luftës për liri në vitin 1999. Kështu është vlerësuar nga të pranishmit simboli Çarshisë së Vjetër të Gjakovës.

Organizimi i këtij eventi ishte në duar të Shoqatës së Intelektualëve ‘Jakova’, e cila në këtë rast promovoi jo vetëm monografinë, por edhe vlerat kulturore që përfaqëson Xhamia e Hadumit. Kryetari i Shoqatës, prof. dr. Ruzhdi Sefa, u shpreh se kjo ngjarje ndodhi në një datë simbolike, 28 Nëntorin, duke theksuar rëndësinë e Xhamisë si një stacion i rrëfimit kombëtar. “Xhamia e Hadumit nuk është vetëm objekt kulti; ajo është një stacion i rrëfimit të gjatë kombëtar,” tha Sefa, duke theksuar se ky monument është një trashëgimi e çmuar që duhet ruajtur dhe kultivuar.

Autori i monografisë, Agron Muqaku, shprehu mirënjohjen për inkurajimin e prof. Ruzhdi Sefës për realizimin e kësaj vepre. Muqaku theksoi rëndësinë e dokumenteve të reja që pasqyrojnë historinë dhe kontributin e Sylejman Hadum Agës në themelimin e qytetit të Gjakovës. Ai shtoi se Xhamia e Hadumit përfaqëson një pasuri në shumë dimensione: historike, arkitekturore, shkencore, shoqërore dhe kulturore.

“Monografia na kujton se ruajtja e Xhamisë së Hadumit do të thotë ruajtja e identitetit, rrënjëve dhe memories sonë kolektive,” tha Muqaku, duke shprehur shqetësimin për gjendjen e temeleve të saj, të rrezikuara nga lagështia, dhe duke apeluar për ndërhyrje urgjente.

Promovimi i librit, i mbajtur në Sallën Solemne të Pallatit të Kulturës, shërbeu si një përmbledhje e vlerave kulturore dhe historike që përfaqëson Xhamia e Hadumit dhe dëshmoi për angazhimin e Shoqatës së Intelektualëve në ruajtjen e këtij trashëgimie. Recensentët e kësaj vepre ishin inxhinier–arkitekt MSc. Xhelal Hoxha dhe historiani Dr. Alban Dobruna, të cilët kontribuan me profesionizmin e tyre në vlerësimin e përmbajtjes.

Me këtë rast, njohës të kulturës në Gjakovë theksuan se çdo qytet mbetet gjallë sa kohë që ruan kujtesën e tij. Promovimi i monografisë për Xhaminë e Hadumit është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, duke e bërë atë një pjesë të rëndësishme të identitetit dhe historisë së Kosovës.

29 nëntor 2025

VENDLINDJA- Serenatë nga THANI NAQO (Tekst dhe video)

(Refreni 2x)
Atje qesha herën e parë,
Atje qava herën e parë,
Atje pashë ëndrrën e parë,
Atje u ndjeva jam djalë.
Më thith hija e një shelgu,
trung me rudha, si përrenj,
atje preka gjinj e krela,
zemra ime Atje rreh.
.
(Refreni 2x)
Atje qesha herën e parë,
Atje qava herën e parë,
Atje pashë ëndrrën e parë,
Atje u ndjeva jam djalë.
.
Nga përtej më bën shenja,
flok’lëshuar ç’më ngacmon?
Pse t’i shpleksa ato krela,
e gërshetat si vargonj?!
.
(Refreni 2x)
Atje qesha herën e parë,
Atje qava herën e parë,
Atje pashë ëndrrën e parë,
Atje u ndjeva jam djalë.

U shënua lindja e një zhanri të ri, Fantastiko-Planetar në kinematografinë shqiptare RIKTHIMI I SHPRESËS, një film nga Elvis Peçi

Data 15 Nëntor 2025, në Kinema Millenium, u shënua lindja e një zhanri të ri në kinematografinë shqiptare

RIKTHIMI I SHPRESËS

Një film nga Elvis Peçi

Me skenar të Elvis Peçi dhe Edlira Stavre

Me regji, kolonë zanore, montazh, miksazh, orkestracion muzike, piano, sound engineering dhe produksion të Elvis Peçit

Një sallë e mbushur plot me miq, dashamirës, familjarë, aktorët simpatikë pjesëmarrës, artistë dhe kineastë i dhanë filmit impaktin e bukur që një premierë e një zhanri të ri di ta japë kaq hijshëm. Atmosfera jashtëzakonisht emocionale përfshiu publikun për më shumë se një orë e 30 minuta film.

Premierën e hapi autori dhe producenti i filmit, Elvis Peçi, i cili përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit.

Së pari, zhanri Fantastiko-Planetar, me ide ëndërrimtaro–avatare që shohin nga e ardhmja, me një botë të pasur dëshirash dhe me një energji lucidente plot koloristikë të aktorëve 14-vjeçarë, i ka munguar kinemasë sonë.

Filmi është një udhëtim imagjinar në kohë — një prej parapëlqimeve personale të autorit — me dramaturgji të spikatur, plot ide dhe simbolika të dukshme e të padukshme në sfond.

Pa e ditur as vetë autori se kjo ditë do të vinte, filmi e ka indicien që kur gjyshi i tij, Petrika Koço, për t’i ushqyer imagjinatën dhe dëshirën për pikturë një 6-vjeçari, i pikturonte Elvisit një yll.

Dhe ai yll, i ngulitur në kujtesë, ka udhëtuar për afro 40 vite në imagjinatën e artistit, për të marrë më pas formën e festivalit Twinkle Twinkle Festival, e sot, të materializohet në një zhanër të ri filmik.

Së dyti, të gjithë profesionistët e njohin procesin Multitrack-Video në montazh, ashtu si dhe Multitrack-Audio në produksion zanor.

Por që do vinte një ditë një profesionist “MULTI-TRU”, me aftësi unike, që do të bashkonte brenda trurit të tij jo vetëm Multitrack-Video e Multitrack-Audio, por funksionimin perfekt të shumë profesioneve njëkohësisht në një film — as unë s’mund ta imagjinoja.

Autori i filmit “Rikthimi i Shpresës” është skenaristi, kompozitori, orkestruesi, pianisti, regjisori, montazhieri, sound inxhinieri, dirigjenti i orkestrës virtuale të Hollywood Orchestra, producenti, financieri — dhe një nga simbolikat më të bukura ku ai metaforizon veten është skena ku Ylli Twinkle i bie kitarës, dhe në kapakun e saj njerëzit hedhin para. Një skenë që i rri filmit si një tis dramaturgjik shumë i bukur.

Ëndrrat dhe dëshirat janë ideale të bukura, por realiteti është tjetër gjë. Ai shfaqet dhunshëm dhe dhimbshëm përmes simbolikës së gojës së shqyer të luanit në kopshtin zoologjik, gojë që duket sikur do të shqyejë gjithçka.

Hungërimat e tij të frikshme, dhëmbët e mprehtë, duken sikur kafshojnë pjesë të Detit, relievet e Mëmëdheut, troje të bëra mish-mash, shpate malesh të kafshuara, shpopullime.

Fëmijët që vrapojnë pas ëndrrave, dëshirave e idealeve në një botë ideale që goja e luanit nuk i lë t’i shijojnë… ku ta kërkojnë atë? Në një planet tjetër?

Këto skena, si në natyrë ashtu edhe në shkollën e muzikës, i japin filmit një temporytm shumë të bukur.

Çfarë kontrasti i mrekullueshëm skena nën errësirën e natës në muzeun zoologjik.

Urime të përzemërta për aktorin kryesor që luan rolin e yllit Twinkle.

Urime për kamerën dhe fotografinë cilësore, për pamjet fantastike me dron të bukurisë shqiptare — të cilat, megjithëse mahnitëse, risjellin në vëmendje gojën e luanit, gojën e korrupsionit dhe shpopullimit.

Urime për kastin e aktorëve fëmijë që luajnë kaq natyrshëm e bindshë, dhe këngëtarëve që i japin shumë oksigjen sonor filmit.

Urimet me te perzemerta stilistit te mirenjohur Arben Peçi per kostumet.

Dhe urimi kryesor shkon për autorin e filmit, Elvis Peçi, i cili solli lindjen e një

Zhanri te ri Fantastiko-Planetar me ide Ëndërrimtaro–Avatare në kinemanë tonë.

Dhe së dyti, autori solli funksionimin perfekt të shumë profesioneve njëherazi, që kohezionojnë në një film te permbledhura ne UNIKALITETIN “MULTI-TRU” me aftësi gjeniale te Autorit te filmit.

Ne nje shoqeri te perparuar a duhet te egzistoje kutia e instrumentit per te lypur para per ARTIN – ARIN E VLERAVE SHOQERISE, apo ky eshte ritual i shoqerive te prapambetura. Po patjeter qe keshtu eshte.

Problemi eshte se a kane veshe te dëgjojne ata qe duhet te Dëgjojnë.

 

 

Panairi i 28-të i Librit, Artan Fuga merr çmimin “Autori më i mirë i vitit” me “Ndëshkimi i dytë i Evës”

Në Pallatin e Kongreseve u ndan çmimet e Panairit të 28-të të Librit. “Autori më i mirë i vitit” i është dhënë Artan Fugës për romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës”, një strukturë romaneske, ku ndërthuren miti i zanafillës, dramat e jetës familjare e urbane dhe zhvillimet teknologjike të bashkëkohësisë.

Çmimi për “Përkthimin më të mirë” iu dha Virgjil Muçit për përkthimin e veprës Xhejmsi të Percival Everett, fitues i Çmimit Pulitzer 2025.
Për përkthimin më të mirë letrar nga frëngjishtja në shqip iu dha Urim Nergutit për përkthimin e romanit “Hyrija” të Kamel Daoud, fitues i çmimit Goncourt 2024.

Çmimin “Autori i librit më të mirë studimor”, e fitoi Ali Xhiku për veprën Faqeve të historiografisë shqiptare. Çmimi u mor nga botuesi i veprës Bujar Hudhri.
“Autori i librit më të mirë për fëmijë” i është dhënë Valbona Banka për romanin për fëmijë Aria.

Po ashtu u ndanë edhe dy diploma mirënjohjeje, e para nga ambasada e Bullgarisë për përkthyesen Janka Trifonova Selimi, e cila u mor nga e bija Melina Selimi. Ndërsa diploma e dytë e mirënjohjes u dha nga ambasada e Polonisë për profesorin Arqile Teta. bw

VIDEO- Helena Kadare boton librin “Gruaja e lirë”: Jeta pa Ismailin, mes vetmisë e lirisë- vetëm para 10 ditësh e pranova vdekjen e tij, hyra në dhomë dhe…

Helena Kadare rikthehet në panair si shkrimtare.

Nën titullin “Gruaja e lirë” ajo ka botuar një libër me tregime ku Parisi dhe Pogradeci, Tirana dhe Kinostudio shpalosen përmed syrit të personazheve të saj.

Gra e burra, të panjohur por edhe personazhe si Lasgush Poradeci vijnë para lexuesit me optikën e një shkrimtareje. Në një intervistë për News24, Helena Kadare rrëfen gruan e lirë brenda saj, në letërsinë e saj dhe po ashtu kohët përkrah Kadaresë.

Në intervistë e dhënë gjatë Panairit të Librit ajo rrëfen vitin pa Kadarenë.

“Po ju tregoj diçka krejt intime. Unë vetëm para 10 ditësh kam hyrë në dhomën e tij, dhe vetëm tani e kam pranuar se ai nuk është më. Më parë thosha ka dalë, do vijë, po punon në studion e tij. Tani që e kam pranuar, tani ka filluar vetmia”, tha ajo mes të tjerash

SHOQATA E INTELEKTUALËVE “JAKOVA” NË GJAKOVË FESTOI 23 VJETORIN E THEMELIMIT TË SAJ- Nga TAHIR BEZHANI

 

Me 12.Nëntor,2025, në mënyrë solemne, ”Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, shënoi 23 vjetorin e themelimit e saj. Për rrugëtimin e 23 vjeçar, punën dhe sukseset e arritura, sfidat në jetën e përditshme disavjeçare të veprimtarisë, foli Prof. Xhevat Koshi, më i vjetri anëtarë, njëri ndër themeluesit e kësaj Shoqate intelektualësh gjakovarë. Ai ceki disa nga emrat e personaliteteve të shquara të jetës kulturore e shoqërore të Gjakovës ,si të ndjerët, Prof. Dr. Besim Bokshi, Dr. Pajazit Nushi, Prof. Gexha etj. të cilët janë pjesë e historisë së kësaj shoqate intelektualësh gjakovarë. Foli edhe Mr, Muhamet Rogova, njëherit njëri nga më të vjetër të SHI.”Jakova” në Gjakovë.

Ceremonia e manifestimit të 23 vjetorit të themelimit të SH.I “ Jakova” u mbajt në Sallën e Konferencave, të hotel “ Çarshia e Jupave”, ku morën pjese një numër i konsiderueshëm aktivistësh të dëshmuar ndër vite, pjesë e aktiviteteve të përditshmërisë jetësore.

Kryetari i SHI “Jakova” Prof. Dr. Ruzhdi Sefa, foli për sukseset e përbashkëta të arritura në jetën kulturore e shoqërore të Gjakovës, si dhe, synimet që bashkërisht të vazhdohet me punën intezive në vitet në vazhdim për të dhënë kontribut në të gjitha fushat e jetës, në këto kohë të ngarkuara me shumë sfida. Vetëm të bashkuar e me guxim intelektual, mund të arrijmë suksese të dëshiruara dhe të dëshmuara

Në këtë solemnitet, si pikë referuese ishte Mbajtja e Ligjëratës promovuese të fituesit të Çmimit “Guximi intelektual” për vitin 2024,nga z. Bajram Kabashi, gazetarë dhe publicist i njohur. Z. Kabashi, në ligjëratën e tij, përmendi sfidat e kohës në të kaluarën dhe guximi për ta prezantuar realitetin jetësorë gjatë karrierës së tij mjaft të bujshme.

Ndër të tjera, Kryesia e SHI. “Jakova” dhe kryetari. Prof. Dr. Ruzhdi Sefa, si pjesë të programit patën edhe ndarje të Mirënjohjeve dhe kartelave të Falënderimit, si mirënjohje për arritjet të përbashkëta dhe angazhimin e vazhdueshëm në kuadër të SHI. ”Jakova”.

Në fund folën disa përfitues të Mirënjohjeve duke falënderuar SHI. “Jakova” për përkujdesjen ndaj anëtarësisë dha bashkëpunëtoreve të kësaj Shoqate.

Këtë radhë Falënderime dhe Mirënjohje morën: Prof. Agim Jaka, Mr. Mevlyde Mezini Saraçi, Sabahudin Vehapi, Prof.Ilir Hajdari, Prof. Iliriana Pylla.Prof. Teuta Lama Hoda, Dr. Agron Abrashi, Msc. Yll M. Ferizi, Fehmi Xharavina, Av. Minush Hoxha, Tahir Bezhani, Mr.inxh. Fehmi Soba, Prof Besim Këpuska, Mr.eco. Reshat Muhaxhiri, Prof. Endrit Temaj.

Ndërkaq, në ora 18 ,në Sallen “Teki Dervishi”,Biblioteka e qytetit “Ibrahim Rugova” Gjakovë, u përuruar monografia e Shoqatës “Vjetari 2023,pӕrgaditur nga prof. Agim Jaka.

Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, është ndër më aktivja në Komunën e Gjakovës, dhe me punë të palodhur i gjithë stafi saj, ka bërë jehonë në mbarë Kosovën dhe trojet shqiptare. Me punën e tyre të palodhshme, pos botimit e përurimit të librave të ndryshëm letraro- artistik e historik, ka kontribuar duke shpalosur data e kohë të rëndësisë historike, ka ndriçuar biografi të disa personalitete të kaluarës, arsimit e shkencës, duke bashkëpunuar mirë edhe me intelektual të njohur nga Malësia e Gjakovës, Tropoja. Këto e shumë të arritura të tjera, SHI. “Jakova”, e bëjnë të jetë e nderuar dhe e respektuar maksimalisht, duke u ndier krenarë secili pjesëtarë kontributëdhënës në gjirin e intelektualëve të Gjakovës. Prof. Dr. Ruzhdi Sefa është njëri nga figurat madhore të SHI.”Jakova” i cili, me dije, urtësi e largpamësi, ka ngritur ura bashkëpunimit me secilin për secilin qytetarë të Gjakovës. Bashkëpunimi me këtë personalitet të bënë nderë.

Disa çaste të ndarjes së Mirënjohjeve nga Dr. Ruzhdi Sefa, kryetarë i SHI.”Jakova” Gjakovë

 

Fotot nga: Shklezen Rexha

Film për masakrën e Reçakut/ Rolin kryesor e ka pranuar Robert De Niro Producent shqiptari Fitim Krasniqi

Për masakrën e Reçakut gjatë luftës së Kosovës, pritet të xhirohet një film me aktorë të famshem të Hollywood-it. Rolin kryesor thuhet se e ka pranuar ta luajë legjenda e kinematografisë botërore, Robert De Niro, i cili publikisht disa here ka deklaruar se ka rrënjë shqiptaro-italiane.

Sipas televizionit Klan ai thuhet se do ta luajë rolin e të jatit të producentit të filmit Fitim Krasniqit, i cili që fillimisht plagoset, e më pas digjet i gjallë nga ushtria serbe.

Producenti i filmit, Fitim Krasniqi thotë se De Niro, pavarësisht famës që ka, nuk e pati edhe fort të vështirë që ta bindë për të marrë rolin. Në një prononcim dhënë për mediat ai tha se De Niro e pëlqeu skenarin sapo e lexoi. Tashmë sipas tij janë duke u koordinuar periudhat e xhirimeve për të përputhur agjendat edhe me aktorët e tjerë.

Masakra në fjalë ishte vrasja e 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak të Kosovës, me 15 janar 1999. Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Edhe sot e kësaj dite Serbia refuzon të pranojë se e ka kryer këtë masakër.

Producenti ndau me emocion edhe rrëfimin e dhimbshëm për fatin e të atit, i cili gjatë luftës ishte plagosur dhe më pas djegur për së gjalli, një histori që tani do të shndërrohet në një film me mesazh të fuqishëm njerëzor.

Krasniqi pohoi se në këtë projekt do të marrin pjesë 71 aktorë nga Hollywood-i, ndër ta edhe Robert De Niro, dhe se të gjitha kontratat tashmë janë nënshkruar.

Ai konfirmoi gjithashtu se De Niro ka pranuar të portretizojë rolin e babait të tij.

Xhirimet për filmin pritet të nisin vitin e ardhshëm, pasi fillimisht ishin planifikuar të fillonin këtë vit, por janë shtyrë për arsye organizative.

 

 

“Unë, bija e atdheut”, Amina Nuraj nga Novi Pazari, ngre flamurin e krenarisë shqiptare në Prishtinë- Nga Iliriana Pylla

 

Prishtinë, 9 nëntor 2025

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, mirënjohje dhe dashuri për atdheun, shkrimtarja dhe aktivistja shqiptare nga Novi Pazari, Amina Nuraj, solli para publikut të Prishtinës veprën e saj më të re me titull “Unë, bija e atdheut”. Promovimi u shndërrua në një ngjarje të rrallë që bashkoi artin, shpirtin patriotik dhe fuqinë e fjalës shqipe.

E rrethuar nga familja, miqtë, kolegët, studiues të letërsisë dhe lexues të shumtë, Amina Nuraj e ndau me publikun jo vetëm librin e saj, por edhe një copëz të shpirtit të saj të ndërtuar mes dashurisë për atdheun dhe përpjekjes për të ruajtur identitetin kombëtar në trojet shqiptare të mbetura jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Një zë nga Novi Pazari që s’përkulet para presioneve

E lindur dhe rritur në Novi Pazar, në një mjedis ku shqiptarët shpesh përballen me sfida të mëdha për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin e tyre kombëtar, Amina Nuraj është bërë tashmë një simbol i qëndresës dhe krenarisë shqiptare. Pavarësisht presioneve të vazhdueshme nga autoritetet serbe, ajo nuk ka ndalur aktivitetet e saj kulturore dhe patriotike. Përmes shkrimit, aktivizmit dhe përfshirjes në jetën publike, Nuraj po përpiqet të zgjojë ndërgjegjen e shqiptarëve të Sanxhakut, duke u kujtuar se gjuha dhe historia janë themeli i ekzistencës sonë kombëtare.

“Ky libër është për ju, për të gjithë ata që dashurinë ndaj atdheut e mbajnë gjallë në zemër,” u shpreh Nuraj me zë të dridhur nga emocionet, teksa lexuesit e duartrokitnin gjatë. “Për çdo nënë që u mëson fëmijëve shqipen në shtëpi, për çdo të ri që kërkon rrënjët e veta, për çdo zemër që nuk harron kush është.”

Një promovim që u kthye në ditë mirënjohjeje

Në këtë promovim të veçantë, recenzentët dhe lektorët e veprës, Januz Fetahu, Bajram Kabashi dhe Bashkim Pushkolli, folën me vlerësim të lartë për stilin, sinqeritetin dhe mesazhin e fuqishëm të librit. Ata e cilësuan Aminën si një zë të ri që e bashkon dashurinë për atdheun me pasionin për artin e fjalës.

“Amina është një zë që nuk njeh kufij. Ajo e sjell historinë dhe shpirtin shqiptar të Sanxhakut në zemër të Prishtinës, duke na kujtuar se kufijtë ndahen në harta, por jo në zemra,” u shprehën ata.

Në fjalën e saj, autorja falënderoi të gjithë ata që ishin pjesë e këtij udhëtimi të bukur letrar: “Çdo përqafim, çdo fjalë e ngrohtë dhe çdo buzëqeshje që mora sot, më dhanë forcë për të vazhduar. Ky libër është një thirrje për dashuri ndaj atdheut, por edhe për guximin për të qenë vetvetja, kudo që jemi.”

Dashuria për atdheun në çdo faqe

“Unë, bija e atdheut” është më shumë se një libër, është një rrëfim shpirtëror për përkatësinë, qëndresën dhe identitetin. Përmes vargjeve të ndjera dhe tregimeve të ngarkuara me emocione, Nuraj sjell figurën e një vajze që, mes përpjekjeve për të ruajtur traditat dhe gjuhën, nuk harron kurrë kush është dhe nga vjen.

Në fund të mbrëmjes, teksa librat nënshkruheshin me dedikime personale, shumë nga të pranishmit ndanin emocione të ngjashme, krenari për një vajzë që nga Novi Pazari po ngre zërin për të gjithë shqiptarët e asaj ane, duke dëshmuar se dashuria për atdheun nuk shuhet, pavarësisht kufijve apo vështirësive.

Me këtë vepër, Amina Nuraj jo vetëm që e afirmon veten si një autore premtuese e letërsisë shqiptare, por edhe si një zë i fuqishëm i identitetit kombëtar dhe i dinjitetit njerëzor.

Shkrimtari Daut Demaku i sëmurë në shtrat!- Nga Skënder Karaçica

Shkrimtari Daut Demaku
Në Drenas, në manifestimin letrar tradicional ,,Vjeshta dhe Vargjet,, erdhi haberi jo i mirë se shkrimtari Daut Demaku është i sëmurë në shtrat në shtëpinë e tij në Prishtinë. Shkrimtari i Drenicës dhe i letërsisë që nisi udhën e krijimtarisë letrare në vitet `60 të shekullit të kaluar, u bë krah i botës së letërsisë shqipe në rrafshin kombëtar të tregimit, të prozës, të humorit, të gazetarisë dhe të tipareve të frymës së pozitivitetit në jetë dhe për Drenicën e tij.
Lexuesit dhe miqtë e tij tash sa kohë jemi në dijeni për sëmundjen e diabetit,që, me forcë e disiplinë, i ka bërë ballë shkrimtari Daut Demaku, duke ia ndalur turrin tinëzar të sëmundjes së shekullit…!
Me frymë jete, lutemi për shëndetin e shkrimtarit të Drenicës, Daut Demaku!
Çikago,më 25 tetor 2025
——

Daut Demaku lindi më 13 tetor të vitit 1944 në Abri të Epërme (Drenicë), është shkrimtar Shqiptar Dhe Ligjerues i lëndës “Arti i Mendimit Pozitiv”

Biografia

U shkollua në vendlindje dhe në Prishtinë. Kater vite ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve të Kosovës “Bota e Re”, kurse një mandat kryetar i Lidhjes së Studentëve të Kosovës.

Një kohë të gjatë ishte redaktor në Redaksinë e Revistave të Rilindjes, redaktor i Kooperativës botuese të Librit Bujqësor në Prishtinë dhe së fundi edhe drejtor i Shtëpisë Botuese Rilindja. I përkthyer në maqedonisht , serbisht , norvegjisht dhe anglisht

Veprimtaria

  • Brigjet e Thata – 1967
  • Plisat e Kuq – 1969
  • Plisat e Kuq (ribotim ne Tirane) – 1971
  • Kapituj jete – 1977
  • Shi e Puhi – 1979
  • Buka – 1981
  • Bletaja – 1976
  • Në mjaltishtë – 1978
  • Mote të thata – 1983
  • Trëndafila pa gjëmba – 1986
  • Guralec në këpucë -1989
  • Tregime Shqiptare -1996
  • Mendimi dhe Suksesi – 1997
  • Magjia e Urtisë – 2000
  • Shenjat para kthesave – 2002
  • Thuaji jetes miremengjes – 2003
  • Rina Dhe Gjyshi – 2004
  • Aforizma – 2005
  • Tregime Shqiptare dhe Mendimi Pozitiv

Radiodramat:

  • Trenat e mesnatës – 1972
  • Selgjishtja është dëshmitare – 1978
  • Ndryshoe vehten o njeri – 2004

Komeditë e luajtura në teatër :

  • Servisi i shpirtit – 1997
  • Ulërima – 2004

Proze

  • Tregime të sotme shqiptare – 1968
  • Toka e përgjakur – 1972
  • Djepi i lashtë – 1984
  • Lumturia – 2016
  • (Wikipedia)

Send this to a friend