Nga thirrja për unitet te thirrja për bllokim!
Javën e kaluar, ish ambasadori William Walker bënte thirrje për unitet politik dhe për një president konsensual.
Sot, ish diplomati Richard Grenell përgëzon gjashtë deputetë të LDK së për qëndrimin e tyre kundër marrëveshjes politike LVV dhe LDK dhe, në praktikë, kundër konsolidimit të institucioneve të Kosovës.
Ironike, apo jo?
Kam qenë aktivisht në politikë nga viti 1996 deri në vitin 2010 dhe nuk mbaj mend të kem parë ndonjë diplomat të këtij rangu të ndërhyjë kaq hapur në politikën e brendshme të Kosovës.
Pse? Çfarë e shqetëson kaq shumë konsolidimi i institucioneve të Kosovës?
Mos vallë disa nga projektet e dikurshme, ndryshimi i kufijve, ndarja e Kosovës dhe pazaret rreth tyre, nuk u realizuan?
Nuk e di. Por pyetja është legjitime.
Dhe një gjë duhet ta kemi të qartë:
Grenell nuk është Amerika.
Kosova ka nevojë për miq që kërkojnë unitet, stabilitet dhe institucione funksionale, jo për “miq” që duartrokasin bllokadat.