Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto, u shpreh se Shqipëria është ndër vendet më të sigurta në Ballkan për komunitetin LGBQ, por në media dhe në publik qarkullojnë lajme të rreme, të nxitura sipas tij nga aktivistët Altin Hazizaj dhe Xheni Karaj, pa asnjë provë apo mbështetje ligjore.
Ai theksoi se qeveria shqiptare po promovon në mënyrë të fshehtë axhenda transeksuale, duke futur persona të tillë në shkolla dhe duke organizuar aktivitete që targetojnë fëmijët. Goxhaj përmendi rastin e shkollës “Sami Frashëri”, ku sipas tij, është bërë përpjekje për normalizimin e ideologjive trans përmes leksioneve dhe aktivizmit të Xheni Karajt.
Ai paralajmëroi se këto fenomene janë të rrezikshme për strukturën sociale të vendit dhe bien ndesh me sfidat reale të Shqipërisë, si kriza demografike dhe largimi masiv i të rinjve.
Deklarata:
E dimë mirë që Shqipëria është një ndër vendet më të sigurta në Ballkan për komunitetin LGBTQ, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare. Megjithatë, shpesh qarkullojnë lajme të rreme nga individë si Altin Hazizaj dhe Xheni Karaj lajme që nuk kanë asnjë evidencë dhe nuk përfaqësojnë realitetin. Shqipëria është një rast unik në këtë aspekt. Referencat për këto raste i disponojnë gjykatat dhe policia.
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë nisma për të futur transeksualë në shkolla, duke shkaktuar shqetësim në komunitet. Këto raste i kemi evidentuar vetë, ku pas presionit të prindërve, drejtuesit e shkollave janë detyruar të reagojnë dhe t’i largojnë. Një shembull konkret është rasti i shkollës “Sami Frashëri”, ku në vitin 2018, u dërguan persona transeksualë për të mbajtur leksione para fëmijëve 15-vjeçarë.
Po në të njëjtën shkollë, Xheni Karaj organizoi një aktivitet pro-transseksualizmit. Unë vetë e kam parë dhe kam reaguar ashpër në rrjetet sociale. Si pasojë, drejtoresha e shkollës e ndaloi aktivitetin. Më pas, pati protesta nga Xheni Karaj kundër drejtoreshës.
Një tjetër rast shqetësues ndodhi në Liqenin Artificial të Tiranës, ku u organizua një shfaqje me përmbajtje të dyshimtë dhe imazhe transeksuale, e cilësuar nga shumë prindër si “satanike”, dhe që iu prezantua fëmijëve të vegjël si një shfaqje cirku.
Ka një promovim të qartë të kësaj axhende nga qeveria shqiptare në forma të ndryshme. Ne e kuptojmë që komuniteti LGBTQ do të vazhdojë të kërkojë më shumë dhe më shumë, por lind pyetja: kujt i hyn në punë martesa midis dy burrave në Shqipëri, kur vendi ynë ka probleme serioze me lindshmërinë? Sot në Shqipëri lindin gjithnjë e më pak fëmijë dhe shumë të rinj po largohen nga vendi.
Diskutimi për martesat midis burrave, në një vend që po përballet me zhdukjen demografike, vetëm sa rrezikon të shkatërrojë edhe ato pak vlera që i kanë mbetur shoqërisë në perceptim dhe dëshirë. Këto axhenda bëhen edhe më të rrezikshme kur prekin fëmijët. sn