Një konflikt tregtar mes dy aksionerëve të “Vlora International Airport-VIA”, ka çuar çështjen e akuzave të ndërsjellta në dyert e prokurorisë së Tiranës, e cila prej muajit shtator 2025 ka nisur një procedim penal për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”, “Falsifikim të dokumentave” dhe “Mashtrim kompjuterik”.
Çështja është në fazën fillestare të saj, ndërsa gazetari Elton Qyno, ka mësuar se rasti për nisjen e hetimeve, ka marë spunto jo nga iformacione të shërbimeve sekrete, por nga një kallëzim penal që ka depozituar në prokurori njëri nga aksionerët e “Vlora International Airport-VIA, shtetasi Valdon Ademi.
Dosja mban Nr.6406 dhe për hetimin e saj është angazhuar prokurori Ndini Tavani dhe një officer i policisë gjyqësore. Mësohet se personat e kallëzuar janë biznesmeni Kosovar Behgjet Pacolli me vëllain e tij, Emin Pacolli si dhe administratori I kompanisë “Mabco Construksion”, Nelson Çela.
Ky I fundit është thirur sot në prokurorinë e Tiranës dhe ka dhënë shpjegime për rastin në fjalë si person që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Ndërsë dy vëllezërit Pacolli pritet të thiren në ditët në vijim për htë dëshmuar.
Burime pranë prokurorisë së Tiranës, i thanë gazetarit Qyno se aktualisht janë në kuadër të verifikimeve të pretenduara në kallëzimin penal të bërë nga aksioneri Valdon Ademi dhe deri në këtë fazë nuk ka asnjë person nën hetim apo qofte dhe të pandehur.
Aksioneri kryesor i këtij konsorciumi që ndërton aeroportin e Vlorës , “Mabco Construction”, ka ngritur dyshime dhe keqkuptime në opinionin publik pas vendimit të Bordit të kompanisë për të mos lejuar transferime të kuotave të kompanisë te aksionerë të tjerë deri në përfundim të aeroportit.
Nga ana tjetër, aksioneri i 2A Group, Valon Ademi, i cili formalisht figuron me 2 për qind aksione, bëri një deklaratë publike që aludon se partneri i tij në koncesion është i përfshirë në një mashtrim.
Dhe kjo është deklaratë zyrtare që i adresohet zotit Pacolli. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur pa ia përmendur emrin si mosmirënjohës.
Pra, debati për një koncesion serioz me rëndësi për ekonominë kombëtare rrezikon të kthehet në një debat llafesh dhe sherresh mes dy partnerëve, që tashmë kanë ccuar konfliktin në dyert e gjykatës dhe dyert e prokurorisë së Tiranës./Syri