VOAL

VOAL

Nga Çim Peka – Basha e ka mbyllur, me 6 Mars luhet karriera e Yuri Kim

January 31, 2022
blank

Komentet

blank

Pano: 33 mijë foshnje të seksit femër janë abortuar në Shqipëri! Rritet me tri herë niveli i vdekjes te gruaja

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, drejtues i Koalicionit Shqiptar për Mbrojtjen e Familjes, Pastori Akil Pano ka folur për vendimin kundër abortit, i cili në Shqipëri i ka marrë jetën 33 mijë foshnjave të gjinisë femër nga viti 1995 deri në vitin 2021.

Sipas pastorit, kjo jo vetëm që është një veprim kriminal por edhe një zhbalancim të raportit gjinor pasi ka më shumë meshkuj se sa femra.

Gjithashtu aborti nivelin e vdekjes te gruaja tre herë më lartë se lindshmëria, thotë Pano.

Pano: Ka ardhur koha që në Shqipëri duhet të shihet ligji për abortin. Janë mbi 33 mijë foshnje të gjinisë femërore që janë abortuar nga viti 1995 deri në vitin 2021. Dhe kjo jo vetëm që është një veprim kriminal por edhe një zhbalancim të raportit gjinor pasi ka më shumë meshkuj se sa femra.

Nuk kam dëgjuar njeri të flasi për dramën e abortit. Ka vajza të reja që kanë bërë një abort për shkak të një përdhunimi dhe e dini se aborti rrit nivelin e vdekjes te gruaja tre herë më lartë se lindshmëria.

blank

Çfarë na tregon riorganizimi i ushtrisë ruse për luftën në Ukrainë

Kur Gjenerali Aleksander Dvornikov u bë komandant i përgjithshëm i forcave ruse në prill, u duk sikur amatorizmi dhe jokoordinimi i fazave të hershme të luftës në Ukrainë mund të ishin zgjidhur. Tani, megjithatë, Dvornikov nuk është rrotull dhe një komandant i ri mund të formojë një fazë të re të egër operacionesh.

Ditët e fundit, Ministri i Mbrojtjes i Rusisë bëri të ditur se Gjeneral Kolonel Aleksander Lapin ishte në krye të Grupit Qendror të Forcave në Ukrainë, ndërsa Gjeneral Sergei Surovikin do të drejtonte Grupin Jugor të Forcave gjatë invazionit. Dvornikov, i cili nuk është parë prej javësh, nuk u përmend fare, dhe Ministria e Mbrojtjes e Britanisë supozon se ai është hequr nga posti.

Lapin ka qenë komandant i Distriktit Ushtarak Qendror që më 2017 dhe konsiderohet si dorë e sigurt. Ardhja e Surovikinit, megjithatë, ishte befasuese, duke qenë se ai ka drejtuar më parë VKS, forcat e kombinuara ajrore dhe të mbrojtjes ajrore të Rusisë. Deri më 2017, Surovikin shërbente në Forcat Tokësore, ka marrë pjesë në luftën sovjetike në Afganistan, në ndërhyrjen ushtarake ruse në luftën civile në Taxhikistan, më pas në Luftën e Dytë Çeçene, ku edhe u plagos në aksion. Ai gëzon reputacionin e një njeriu jashtëzakonisht të ashpër: më 2004, një nga vartësit e tij vrau veten në zyrën e Surovikinit pasi ishte kritikuar ashpër.

Surovikin ka të kaluar të trazuar. Kaloi shtatë muaj në qeli pas puçit të linjës së ashpër kundër Mihail Gorbaçovit, teksa tre protestues vdiqën teksa Surovikin çau me forcë rrugën midis tyre. Pastaj, më 1995, u dënua për vjedhjen dhe shitjen e një arme shërbimi, ndonëse më vonë akuza u rrëzua.

Sidoqoftë, ai është ndër oficerët më të zotë të brezit të tij, me reputacion si zgjidhës i problemeve. Ai kaloi një tur midis 2008-2010 në krye të Drejtorisë Kryesore të Operacioneve, departamenti kryesor i planifikimit dhe koordinimit në Shtabin e Përgjithshëm, që shpesh është shenja dalluese për kandidatin kryesor për postin më të lartë. Më pas, në 2012, Surovikin u ngarkua me krijimin e Policisë Ushtarake, shërbim që nuk ekzistonte deri atëherë në Rusi.

Më 2017, u vu në krye të Grupit të Forcave në Siri, për të cilën mori medaljen Hero i Rusisë, dhe pas kthimit në Rusi u bë komandant i VKS. Kjo ishte një zgjedhje shumë e pazakontë, por pasqyronte dëshirën për të parë forcat tokësore dhe ajrore të koordinuara më mirë.

Turi i dytë në krye të forcave në Siri më 2019 e bëri njeriun për t’u mbajtur nën vëzhgim, ndoshta edhe si Shefi i ardhshëm i Shtabit të Përgjithshëm.

Shefi aktual, Gjeneral Valerij Gerasimov, është shefi më jetëgjatë në Shtabin e Përgjithshëm në periudhën post-sovjetike dhe deri në momentin e invazionit kishte sinjale se pensioni ishte pranë. Tani Putin duket se i druhet efektit destabilizues të ndryshimit të gjërave në majë të sistemit, por është pa dyshim i gatshëm për një riorganizim të gjeneralëve të tij. Gjeneral Kolonel Andrei Serdjukov, kreu i trupave ajrore, duket se është zëvendësuar nga Gjeneral Mihail Teplinsk, ish-shefi i shtabit të Lapinit, për shembull.

Kjo nuk është valë spastrimesh, as shenjë mosfunksionimi apo dëshpërimi, por më tepër një përpjekje për të identifikuar cilët oficerë i përshtaten më mirë luftës befasisht të ashpër në të cilën Rusia është përzier në Ukrainë.

Si rezultat, ndërsa strategjia e përgjithshme nuk do të ndryshojë, taktikat mund të ndryshojnë. Me shumë gjasa Surovikin do të rivërë theksin te fuqia ajrore, por edhe mund të jetë i gatshëm ta rrisë dorën për të ruajtur avancimin aktual të Rusisë. Mbi të gjitha, 55-vjeçari është ndoshta pasuesi më i mundshëm i Gerasimovit. Ai ka më tepër për të provuar e më tepër për të humbur, si dhe histori pamëshire edhe për standardet e kolegëve të tij.

Ndaj ai do të dojë të marrë maksimumin nga fushata në Ukrainë, bazuar në përvojën e ashpër personale në Çeçeni e Siri. Vera mund të nxehet edhe më tepër në Donbas.

*Profesor Mark Galeotti është autor i 24 librave për Rusinë. I fundit është ‘Një histori e shkurtër e Rusisë’ (2021).

Marrë nga Spectator.co.uk-Përgatiti: SYRI.net

blank

Kaliningrad, tensionet mes Lituanisë dhe Rusisë

Territori rreth Suwalki, i cili ndan Kaliningradin nga Bjellorusia, është tani një zonë e diskutueshme; Lituania kërcënon të bllokojë transportin dhe Rusia nuk po përjashton një veprim ushtarak

 

Historia mund të përsëritet: pas Gdanskut, ja Suwalki. Në shtator 1939, Hitleri sulmoi Poloninë me pretekstin e rilidhjes së Prusisë Lindore me atdheun e atëhershëm, të ndarë nga një rrip i vogël toke i quajtur “Korridori i Danzigut”. Sot, pas më shumë se tetëdhjetë vjetësh tragjedish të papërshkrueshme, krimesh dhe miliona vdekjesh, jemi kthyer aty ku e nisëm: një tjetër enklavë, Kaliningrad dhe një korridor tjetër, Suwalki.

 

Ai rrip i vogël toke 66 kilometra. Ja sa i gjatë është “Korridori Suwalki”, ai rrip toke që ndan enklavën e Kaliningradit nga Bjellorusia, por që i përket Polonisë dhe Lituanisë, të dyja vende të Aleancës Atlantike (NATO). 65 kilometra fusha, ferma dhe fshatra të vegjël; një zonë shumë e hapur, e rrethuar nga kodra të gjelbëruara: një terren ideal për automjetet ushtarake.

Çfarë ka ndodhur deri tani

Pushtimi i Ukrainës dhe sanksionet evropiane kundër Federatës Ruse kanë rritur tensionet rreth Kaliningradit. Lituania, më 18 qershor 2022, zbatoi bllokimin e tranzitit të çelikut dhe metaleve të tjera midis enklavës dhe Rusisë dhe kalimit nëpër territorin e saj. Sipas qeverisë ruse, ky veprim është i papranueshëm dhe ka kërcënuar me hakmarrje, pa specifikuar si dhe kur.

Çfarë mund të bëjë Rusia

Një nga pyetjet thelbësore është se çfarë do të bëjë Rusia nëse Lituania zbaton bllokadën. Nuk dihet nëse ajo do të sulmojë apo do të marrë kundërmasa të tjera. Opsionet janë të shumta, duke përfshirë krijimin e një ure detare ose përjashtimin e Lituanisë nga sistemi elektrik që ndan me Rusinë. Ministria e Jashtme ruse nuk përjashton, të paktën verbalisht, aktet e hakmarrjes ushtarake, të cilat megjithatë do të përfshinin një akt agresioni të armatosur.

Pyetja tjetër do të jetë se si qeveria ruse do ta justifikojë një sulm eventual të armatosur. Në fakt, e drejta ndërkombëtare parashikon vetëm një rast në të cilin përdorimi i forcës ushtarake mund të justifikohet: mbrojtja legjitime, e cila mund të jetë ose individuale ose kolektive ose parandaluese.

Ajo parashikon të drejtën e çdo shteti që të mund të mbrohet, i vetëm ose me ndihmën e të tjerëve (mbrojtja kolektive), nëse një shtet tjetër ka kryer një akt agresioni ndaj tij.

Në rastin e Korridorit Suwalki dhe enklavës së Kaliningradit, qeveria ruse mund të zgjedhë një nga tre opsionet, që të gjitha janë hipotetike. Dërgimi i armëve në Ukrainë, në radhë të parë, mund të konsiderohet nga rusët si një pjesëmarrje aktive e perëndimorëve në konfliktin ukrainas dhe për këtë arsye lufta kundër NATO-s tashmë ka filluar. Pra, agresioni i armatosur do të ndodhte në një situatë tashmë konflikti dhe për këtë arsye nuk do të lindte problemi i justifikimit. Hipoteza tjetër është ajo e mbrojtjes legjitime parandaluese. Në këtë rast, rritja e paralajmëruar e trupave të NATO-s në vendet baltike mund të perceptohet nga rusët si një “sulm i sigurt dhe i afërt ushtarak, por ende i pa nisur”. Së fundi, Rusia thjesht mund t’iu përgjigjet sanksioneve perëndimore duke sulmuar e para, siç bëri Japonia më 1941 në Pearl Harbor, duke zgjedhur kështu të shkelë ligjin ndërkombëtar.

Çfarë mund të bëjë NATO

Korridori Suwalki përfshin Poloninë dhe Lituaninë, dy vende anëtare të Aleancës Atlantike. Prandaj, një sulm i mundshëm rus për të rivendosur lidhjet me Kaliningradin, do të sillte aktivizimin e mekanizmit të mbrojtjes kolektive të NATO-s dhe rrjedhimisht hyrjen në luftë të të gjitha vendeve anëtare të së njëjtës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë dhe gjithashtu. Italia.

Sulmi i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve do të konsiderohet si sulm i drejtpërdrejtë kundër të gjithë anëtarëve dhe nëse ndodh një sulm i tillë, secili prej tyre, në ushtrimin e të drejtës së vetëmbrojtjes, individual ose kolektiv, do të ndihmojë palën e sulmuar. duke ndërmarrë veprimet që i sheh të nevojshme, duke përfshirë përdorimin e forcës së armatosur.

Çfarë mund të ndodhë atëherë?

Situata është shumë e tensionuar dhe ndryshon çdo ditë. Në Perëndim, nuk ka unanimitet se çfarë duhet bërë. Ish-lideri i laburistëve britanikë, Jeremy Corbyn, ish-presidenti Donald Trump dhe shkencëtari politik Noam Chomsky po bëjnë thirrje për negociata për të arritur një zgjidhje të përbashkët me Moskën. Presidenti i SHBA Joe Biden dhe sekretari i NATO-s po bëjnë presion që trupat të dërgohen në shtetet baltike, duke u fokusuar në parandalimin ndëshkues dhe idenë se çmimi i luftës së hapur me NATO-n është shumë i lartë për Rusinë.

Përkufizimi i parandalimit:

Strategjia synon të ndikojë në veprimet e një personi tjetër, duke rritur çmimin që ai do të duhet të paguajë në rast të një sulmi. Shembull: një sulm bërthamor parandalohet nga frika e palëve për t’u shkatërruar nga armët bërthamore të palës tjetër.

Do të ishte shumë e nxituar për të përjashtuar mundësinë e një sulmi të armatosur. Kur shërbimet sekrete britanike dhe amerikane shpallën pushtimin rus të Ukrainës si të pashmangshëm, mundësia që kjo të realizohej ndoshta u nënvlerësua. Strategjia e parandalimit ka funksionuar deri më tani dhe ngjarjet e fundit tragjike, megjithatë, duket se nuk e kanë ndryshuar këtë fakt. Bomba, me shpresë, ende i frikëson të gjithë. rsi-eb

 

blank

Rugova i ra tavolinës para Gelbardit kur e quajti UÇK-në terroriste, fotoreporteri: Hera e parë që e pashë nervoz

Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar në emisionin Pressing në T7 një konferencë të mbajtur nga presidenti Ibrahim Rugova dhe i dërguari amerikan në Ballkan, Robert Gelbard në vitet e paraluftës.

Ai thotë se Gelbardi po i bënte presion Rugovës që të thoshte se aksionet e UÇK-së ishin aktivitete terroriste.

Bylykbashi thotë se kjo ishte hera e parë që e kishte parë të nervozuar Rugovën. Madje ai thtoë se Rugova i ra tavolinës në kundërshtim me të dërguarin amerikan.

“Atë ditë është mbajtur një konferencë për shtyp, e Gelbarthit dhe Rugovës. Ai ish ardh mi bo presion Rugovës që të jepte deklaratë se terroristat janë në aksion. Dhe hera e vetme që e kam parë Rugovën të nervozuar, e i kishte rënë tavolinës. Nuk është e vërtetë kjo i tha. Gelbarthi i tha shko shikoj fotot me maska në Kohën Ditore. Rugova tha se nuk e përjashtoj se mund të ketë qenë ndonjë element, por nuk ka terrorizëm këtu.”, tha ai.

blank

Intervista e Kurtit në SYRI TV bën xhiron e mediave në rajon dhe Europë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rrallë jep intervista. Por këtë herë, ai zgjodhi të fliste në SYRI TV për gazetarin Çim Peka.

Intervista e tij ka bërë xhiron e medieve jo vetëm në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe në rajon.

Mediat e Beogradit kanë marrë pjesë nga intervista e Kurtit në SYRI TV, duke u fokusuar më së shumti te deklarata e tij se nuk do të lejojë një Republika Srpska në Kosovë.

“Nuk jam kundër serbëve, por serbët janë kundër nesh dhe unë nuk mund të lejoj një tjetër Republika Srpska në Kosovë si ajo që kemi në Bosnje, ku ata përpiqen që të formojnë një entitet autonom për të sabotuar shtetin qendror”, tha Kurti.

Por intervista e Kurtit në SYRI TV ka bërë jehonë edhe në Europë.

Agjencia e madhe italiane, ANSA, shkruan se Kurti deklaroi se Serbia synon të destabilizojë rajonin.

ANSA shkruan se Kurti deklaroi sërish se është kundër iniciativës së Ballkanit të Hapur, pjesë e së cilës është Shqiqëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

“Të njëjtët njerëz që tentuan të ndajnë Kosovën në emër të shkëmbimit të territoreve sot po insistojnë te bashkësia e komunave serbe, që për ne është e papranueshme,” tha ai.

blank

Shqipëria “e mprehi shpatën…” – Nga SHABAN MURATI

Pas fjalimit historik në mbledhjen e 81 partive të vendeve të BE në Bruksel në 23 qershor 2022, udhëheqësi i dashur i partisë dhe i popullit ndoshta po bëhet gati t’i futet telajos për variantin e ri të tabllosë së njohur të piktorit Guri Madhi “Mbledhja e 81 partive në Moskë, 1960”. Ndryshimi është i vogël: Enver Hoxha kishte pas vetes Kinën 700 milionëshe, (e cila na lavdëroi dhe na rimbursoi), kurse udhëheqësi i dashur i partisë dhe e popullit tani ka pas vetes Serbinë 7 milionëshe, (e cila na lavdëroi, por që as ka ndërmend të na rimbursojë).
Shfaqja prej vatre kulture në Bruksel në 23 qershor duhet të përjetësohet në një tabllo, që t’u shpërndahet ta kenë si ikonë gjithë ish-kooperativistët, sa herë t’i marrë malli të shohin komandantin e ri “të mprehi shpatën, edhe njëherë o për situtatën”…
blank

Projektligji për ‘çunat e Londrës’, Rama rikthen amnistinë – Nga Gjergj Erebara

Qeveria shqiptare ka rihedhur për diskutim një projektligj që parashikon amnisti penale për personat që deklarojnë paratë e fituara përmes evazionit fiskal apo kontrabandës, ndërsa politikanët dhe zyrtarët e lartë përjashtohen vetëm në familjen e tyre të ngushtë, ‘të certifikatës familjare’. Gjiknuri i cilëson përfituesit potencialë si ‘çunat e Londrës që kanë ndërmarrë rreziqe’.

BIRN

Përkundrejt një tatimi prej vetëm 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës. Projektligji përjashton si kategori përfituese zyrtarët dhe ish-zyrtarët e shtetit dhe politikanët e ish-politikanët, por vetëm rrethin e tyre të ngushtë familjar ndërsa nuk mbart ndonjë kufizim eksplicit për paratë që mund të jenë fituar përmes ryshfetit.

Qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama publikoi për konsultim publik një draft të ri të projektligjit kontrovers të amnistisë fiskale, pasi u detyrua të tërheqë një projekt të ngjashëm nga shqyrtimi parlamentar vitin e kaluar nën presionin e Komisionit Evropian.

Projektligji i kufizon ndalimet e zyrtarëve aktualë te familja e tyre e ngushtë ‘në përbërje të certifikatës familjare,’ gjë që i jep mundësi përfitimi një numri familjarësh që nuk janë ‘në përbërje të certifikatës’, të tillë si vëllai apo motra apo prindi të ndarë në familje më vete apo vjehrri, vjehrra, kunati, baxhanaku, etj., etj.

Projektligji nuk mbart ndonjë mekanizëm të fortë verifikimi për të dalluar nëse paratë e prezantuara për legalizim vijnë me të vërtetë nga evazioni fiskal apo janë krijuar nga krime të tjera më të rënda si trafiku i drogës apo i qenieve njerëzore. Qeveria kufizohet vetëm duke deklaruar se subjektet e ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’ janë të ndaluar të përfitojnë. Ligji në fjalë, i njohur si Ligji Antimafia, i ngarkon poseduesit e pasurive me barrën e provës për të provuar burimin e ligjshëm kur kapen nga autoritetet. Por për sa kohë nuk kapen nga autoritetet, gjithkush mund të deklarojë deri në 2 milionë euro pasuri pa justifikuar burimin dhe pa pasur nevojë që të demonstrojë së paku se paratë e fituara janë rezultat i evazionit fiskal dhe jo rezultat i aktiviteteve të tjera kriminale.

Në mënyrë domethënëse, familjarët e këtyre personave nuk përjashtohen nga mundësia për të përfituar.

Projektligji parashikon amnisti të plotë penale, pra detyrimin e policisë dhe prokurorisë që të mos hetojë pasuritë e legalizuara dhe as të mos përdorë si indicie këto deklarime për hetime të tjera penale ndërsa të gjitha krimet tatimore apo doganore.

‘Subjektet përfituese, ndaj të cilave është lëshuar vërtetimi përkatës i përfundimit të procesit të deklarimit vullnetar, përjashtohen nga ndjekja penale për veprat penale në fushën tatimore dhe e doganave që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me krijimin dhe disponimin e pasurisë së deklaruar,’ deklaruar, shkruhet në projektligj.

Veprat penale në fushën tatimore, të cilat amnistohen me këtë ligj, përfshijnë një kapitull të tërë të Kodit Penal. Krijimi i skemave mashtruese me TVSH-në, një plagë e sistemit tatimor shqiptar ku duket se janë përfshirë edhe kompanitë e ndërtimit dhe kromi, është një vepër penale që dënohet me tre deri në dhjetë vjet burg por që falë këtij projektligji, përfituesit do të mund të legalizojnë paratë e tyre përkundrejt një pagese minimale që fillon nga 5% dhe njëkohësisht, të mbyllin telashet me drejtësinë përgjithmonë, pavarësisht se çfarë kostosh i kanë shkaktuar taksapaguesit. Por projektligji duket se amniston edhe kontrabandën, përfshirë kontrabandën e mallrave të akcizës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.

Procedurë rrufe nën drejtimin e drejtorit të tatimeve

Sipas projektligjit, zbatimi i amnistisë fiskale do të kryhet në një mënyrë jotransparente nga një grup i vogël pune i administratës tatimore drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm.

‘Për zbatimin e këtij ligji, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ngrihet një strukturë e posaçme, e quajtur Njësia për Mbikëqyrjen e Deklarimit Vullnetar të Pasurive (Njësia), në varësi të drejtpërdrejtë të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve,’ shkruhet në projektligj. Sipas projektligjit, procedura e legalizimit të parave duhet të përfundojë brenda pesë ditësh, gjatë së cilës, tatimet duhet të kryejnë verifikimet nëse subjekti është përfitues nga ligji. Krahësimisht me këtë, tatimet kërkojnë ligjërisht 60 ditë për të verifikuar kërkesat e bizneseve për rimbursim të mbipagesave të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pra për t’i dhënë biznesit paratë e veta.

Projektligji parashikon gjithashtu lehtësi më të mëdha në rast se subjektet vendosin t’i përdorin paratë e legalizuara për t’i investuar në borxhin publik të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa për t’i depozituar në bankë pas legalizimit kërkohet një taksë prej 7 deri në 10% të shumës së deklaruar, në rast se këto para investohen për blerje titujsh me afat maturimi më të gjatë se dy vjet, atyre u mbahet 5 deri në 7% tatim i posaçëm, ndërsa mund të përfitojnë interesa nga këto investime.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama publikoi në vitin 2020 një nismë për amnisti fiskale ndërsa u përball me kritika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i cili theksoi se një amnisti fiskale mund të përdoret për pastrim parash. Në fakt, eksperienca e deritanishme ka demonstruar se strukturat e krimit të organizuar nuk merren vetëm me trafik droge, ato shpesh drejtojnë biznese fasadë, përmes të cilave, mund të deklarojnë si para të fituara në evazion fiskal edhe paratë e fituara përmes trafikut të drogës apo krime të tjera të rënda.

Pak më vonë, nën presion nga ndërkombëtarët, Rama e tërhoqi projektligjin pak orë para datës së përcaktuar për votimin e tij në parlament.

Ndërkombëtarët nuk janë shprehur ende për projektligjin e ri, por presidenti i Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, një nga kritikët e ligjit të mëparshëm, deklaroi në një konferencë për shtyp se projekti i ri ‘në thelb nuk ndryshon’ nga ai i mëparshmi.

Në Shqipëri qytetarët përballen me një barrë fiskale deri në 40% të të ardhurave, përfshirë Tatim mbi Vlerën e Shtuar në masën 20%, sigurime shëndetësore e shoqërore në masën 25% apo tatim progresiv mbi të ardhurat, përveç akcizave dhe taksave të tjera që mbahen mbi shitjet e karburanteve. Përkundrejt kësaj barre fiskale, qeveria fton zyrtarisht evazorët fiskalë, ndërsa lë mundësi për përfitues të tjerë, të legalizojnë paratë e fituara jashtë ligjit përkundrejt një tarife që fillon nga 5%.

Pak ditë më parë, deputeti socialist Damian Gjiknuri u dëgjua të thotë në një takim me shqiptarë në Britaninë e Madhe se ata do të mund të legalizojnë paratë e tyre në Shqipëri me kosto të ulët dhe pa burokraci. Gjiknuri i cilëson përfituesit potencialë nga amnistia si ‘çunat e Londrës që kanë marrë risqet e tyre’ dhe për të cilët ‘ka paragjykime’.

blank

Genc Burimi: Amnistia Fiskale- “Rama mund të jetë i shantazhuar nga mafia”

Analisti Genc Burimi, në rubrikën “Opinion” në News24, e ka quajtur ligjin për amnistinë fiskale, një mënyrë me të cilën qeveria është duke u përpjekur që të mbledhë të ardhura të cilat i duhen për të paguar borxhet dhe interesat e tyre.

Ai ka shtuar se ky ligj do të ndihmojë të gjithë ata që kanë fituar para në mënyrë ilegale, përfshirë edhe politikanë, ku përmendi rastin e ish- ministrit Lefter Koka.

Sipas tij, me ligjin e ri Koka do t’i kishte pastruar paratë me ndihmën e të afërmve.

“Do e quaja jo rikthim por kalim me forcë në këtë ligj sepse bathët u panë në formularin me 12 pyetje, që e kam thënë që ishin graniturë dhe kryesorja ishte amnistia.

Konteksti dihet se pse qeveria është në pikë të hallit, të ardhurat ka rënë jo vetëm nga lufta pandemia dhe tërmeti. Patëm rënie të rritjes ekonomike sepse ishte ngritur lart në mënyrë fiktive nga punimet në hidrocentrale dhe TAP.

Në këtë kontekst ku përqindja e interesave do të çmenden, ashtu siç po ndodh në Itali, tani paratë e marra borxh do të kushtojnë shumë më shtrenjtë. Një pjesë e mirë do të shkojë për interesat e borxheve. Pra i duhen me doemos para, qoftë edhe ato që vijnë nga punë të pista.

Amnistia bëhet për të amnistuar para të fituar ilegalisht brenda ose jashtë.

Problemi moral është me persona që taksohen 23 përqind sepse punojnë ndershmërisht. Pra krijon çmotivim gjigand tek ata që punojnë me djersën e ballin dhe shohin dikë tjetër që taksohet më pak. Krijon problem moral edhe me institucionet ndërkombëtare, jemi në listën gri me vende që kanë problem me pastrimin e parave. FMN tha në asnjë mënyrë mos krijoni amnisti fiskale.

Krijon edhe problem ekonomik. Amnistia bëhet kur kontrolli fiskal nuk është eficent. Ndaj e ka edhe Franca. Ajo e zgjidh tek baza e deklarimit, ndaj nuk ka nevojë për amnisti. Mjafton që qeveria jonë të bëjë një kontroll të thjeshtë të kontrollojë se cilët janë individët që lëvizin me makina me marka të çmendura dhe që në realitet deklarojnë shumë pak të ardhura. Atë kontroll që e bën sot vetingu bëje në rang kombëtar.

Ka ministra me LV, me Dior, me Chanel me marka që nuk mund ti blesh kurrë me rrogën që merr. Merri kontrolloi. Ky kontrollon aty ku do të bëjë shantazh.

Një amnisti përjashton subjektet në konflikt me administratën fiskale dhe Rama i fut edhe këta brenda, dhe e dyta zyrtarë e politikanë.

Është një tallje. Sot ke një ministër, Lefter Koka psh, nëse nuk do të ishte arrestuar milionat do i pastronte duke ia dhënë familjarëve dhe do ti legalizonte. Për të qarë apo qeshur?

Pse e bën qeveria këtë?

Ai ka nevojë për të ardhura fiskale. Kjo është më e vogla. Mund të jetë edhe vetë i shantazhuar, mund të jetë i kapur nga mafia që i thotë paratë nuk i fus dot më në ndërtime e duhet ti legalizoj.

Rama nuk ka më të ardhura fiskale. Ka kaq shumë borxhe. Me Bechetin që humbi gjyqin, janë 130 milion euro vetëm për të që shtohen çdo vit që nuk paguan. Ku do i gjejë?

Kemi edhe ligjin që e taksimit për profesionet e lira.

Kjo është çmenduri. Në një epokë ku Perëndimi disa profesione mundohet ti joshë e ti mbajë, ky i rrit taksat. Është non sens ekonomik. Një mjek pse do të rrijë tek ne kur Spanja, Franca, Gjermania i hapin dyert?

Është një lloj non sense, nuk ka debat, është kalim me forcë i ligjeve shumë të dëmshme për vendin tonë.
Mos mendoni se me amnisti paratë shkojnë në buxhetin e shtetit, në Tunizi për shembull amnsitia shtoi detyrim që paratë të qendrojnë në banka për një vit, ose të financojnë gjëra të caktuara.

Çfarë fiton Shqipëria për shembull nëse kam bërë para ilegalisht në Francë, i sjell në Shqipëri i pastroj dhe të nesërmen i çoj sërish jashtë.

Çfarë fitoi Shqipëria. Përveçse u bë lavatrice? Vër një kusht për shembull që të qendrojë në vend 5 vite.

Shpresoj opozita të jetë e bashkuar dhe shumë më aktive.

Organizmave ndërkombëtarë ky o thotë doni tu laj borxhet apo do të dish nga vijnë paratë. Ndaj nuk besoj tek presioni i tyre.

Kjo që po bëhet është një gjë e shëmtuar. Pse paskemi nevojë për Ramës kur një amnisti fiskale mund të bëhet çdo vit. Dihet që Shqipëria është kampin për para të pista. Prej si qeveri të më rrisësh ekonominë në mënyrë të pastër e të shëndetshme.

Atyre shoh qeverinë e suksesshme. Por kështu? Ku po tregohet një vlerë e shtuar? Rritje ekonomike ka, mos të fshihet pas pandemisë dhe luftës” është shprehur ai.

Në lidhje me atë se çfarë na pret dimrin e ardhshëm me paralajmërimet e ndërkombëtarëve se do do të ketë kriza të shumta, Burimi tha se situata nuk pritet të jetë aspak e mirë. Ai ka zbuluar se për të parën herë në Francë, tre grupet franceze të gazi, karburanteve dhe energjisë elektrike dhanë mesazh për të kursyer energjinë dhe karburantin sepse dimri do të jetë i vështirë.

“Njerëzit ende nuk po ndërgjegjësohen, jemi në fillim të verës po ndodhi diçka e veçantë që nuk u vu re nga publiku. Të dielën në Francë ka vetëm një gazetë, për herë të parë këtë të dielë pash një letër të përbashkët nga 3 grupet energjitike franceze, për karburantet gazet dhe energjinë elektrike.

Të tre dhanë mesazh për të kursyer energjinë dhe karburantin sepse dimri do të jetë i vështirë, sepse do të ketë probleme, më shumë për Gjermaninë se Francën, për një dimër shumë të vështirë, unë vetë po mendoj të blej dru sepse nuk i dihet me çdo të përballemi. Përtej krizës ekonomike është inflacioni. Shqipëria nuk ka këllqe të forta për të përballuar inflacion që po na troket në derë. Do të kemi shumë shqiptarë që do të vuajmë shumë. Sot kemi 2 kategori biznesesh që janë pasuruar në kohë lufte dhe duhet të taksohen më shumë. Janë karburantet që duhet të marrin taksë lufta. Dhe bizneset e lidhura me vaksinat dhe testet”, u shpreh Burimi.

(BalkanWeb)

blank

Nxënësit shqiptarë janë viktima të sistemit të dështuar arsimor – Nga JETA DEDJA

“Nxënësit shqiptarë kanë probleme serioze me formulimin e mendimit”- shprehet gjuhëtarja Ledi Shamku, referuar testit të letërsisë në Maturën Shtetërore.
Po si të mos kenë probleme nxënësit, kur mësuesve u diktohet pikë për pikë se si duhet ta organizojnë dhe se çfarë duhet të thonë në mësim. Ditari ende është në modë. Metodat bashkëkohore prezantohen nëpër seminare por sa pak zbatohen, e jo për faj të mësuesit.
Mësimdhënësit janë të frustruar dhe frikësuar të shprehen lirshëm e ndryshe nga librat. Po sikur të keqinterpretohen e të kenë pasoja me heqje nga puna? Kështu që më mirë i përmbahen programit rixhid që formon nxënës të ndrojtur e pasivë. Kur një orë mësimi është e mërzitshme, është e pritshme që nxënësi t’i drejtohet pajisjes elektronike e të bojkotojë pjesëmarrjen aktive.
Po t’i pyesësh studentët shqiptarë rishtarë në universitetet e huaja shprehen për vështirësi në hartimin e eseve dhe pjesëmarrjen në diskutime, sepse janë të patrajnuar mirë në këto pika.
Djali im i vogël kur ishte në klasën e parë në Toronto duhej të prezantonte para klasës projekte të ideuara nga ai vetë. Në gjimnaze u jepen libra për të lexuar dhe për të shkruar më pas refleksione të tyret bazuar në idetë e librit. Këto refleksione i paraqesin në klasë për diskutim. Askush nuk gjykon mendimet e tyre sidoqofshin ato. Dhe mësuesit nuk presin përgjigje shabllon që janë të publikuara diku. Politika zero plagjiaturë mësohet që në fëmijëri.
Ja pra, kështu mësojnë fëmijët të formulojnë mendimet dhe të shprehen lirshëm. Shoqëria jonë e ka bërë zakon që të fajësojë viktimën në çdo situatë.
Nuk është faji i nxënësve shqiptarë që dalin dobët në provime. Është faji i sistemit jofrymëzues dhe dekurajues i mendimit të lirë kritik.
Nxënësit shqiptarë janë viktima të sistemit të dështuar të edukimit por fatmirësisht për disa prej tyre, vjen një ditë kur bota jashtë u jep mundësinë të shkëlqejnë. Shpreh simpatinë time për gjithë viktimat e maturës shtetërore.
blank

23 qershori-Dita e të dëbuarve dhe zhvendosurve shqiptarë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva – Nga Refik HASANI

Në përkujtim të 23 vjetorit,  kur nga disa lokalitete të tri Komunave, banorët shqiptarë u dëbuan dhe i lanë trojet e tyre nga presionet, dhuna, ku kulmi i të zhvendosurve ishte pikërisht në këtë datë.
Disa vendbanime shqiptare të brezit kufitarë u zbrazën tërësisht, nga presionet e shumta të forcave serbe që ti lëshojnë trojet e tyre.
Ndodhi largimi i popullatës autoktone në mënyrën e detyrueshme nga kjo hapsirë, në format më të dhimbshme .
Veçmas disa lokalitetet apo zona kufitare të Komunës së Bujanocit dhe Medvegjës pothuajse u zbrazën tërësisht. Vetëm nga qershori 1999 deri më 31 dhjetor 2002 nga tri Komunat u zhvendosën 11.783 banorë shqiptarë, një pjesë e tyre u kthyen nepër shtëpit e tyre, por se sa u kthyen e sa mbetën nuk ka shenime të sakta. Dita e mërkurë e 23 qershorit 1999, për banorët e shqiptarë të tri Komunave e pësuan dhe mbetën shkretë pa banorëtë e vetë për shkak që në këto anë filluan të arrijnë forca të mdha të ushtrisë, policisë dhe gjandarmërisë që tërhiqeshin nga Kosova.
Deri më sot nuk është bërë asgjë edhe pas 23 viteve, për këto familje, për krijimin e kushteve për kthim. Deri më sot askush nga përgjegjësit institucional qendror të Republikës së Serbisë nuk i ka vizituar e le të afroj ndonjë projekt a program serioz për kthim apo integrim aty ku janë.
Tema për kategorin e të dëbuarve, zhvendosurve dhe të shpërngulurve nuk goxon të jet e anatemuar dhe sikur të jen qytetarë të askujt.
*Autori, ka disa kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe punime të publikuara, për diskriminim, pasivizimin e adresave,formimi i komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë,ka trajtuar e propozur,si: Reciprocitetin, rikonfirmimit të Referendumit datë 1 e 2 mars 1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit,rexhistrimin e popullatës,inicimin që të miratohet një rezolut,ngritja e një fondi të përbashkët nga dy qeverit, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, etj.
blank

Ukrainasit përdorin raketën angleze për të rrëzuar nga qielli “Peshkaqenin e Zi” rus me vlerë 12 mln paund

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e një sulmi të luftëtarëve ukrainas ndaj një helikopteri rus, të cilin e rrëzojnë duke e goditur me një raketë tokë-ajër të prodhimit britanik.

Ushtarët nga Brigada e Sulmit Ajror të 95-të, me bazë në Zhytomyr, në veriperëndim të Ukrainës, përdorën një raketë Martlet, të njohur si Starstreak në Mbretërinë e Bashkuar, për të sulmuar helikopterin rus Kamov KA-52 që po fluturonte aty pranë.

Helikopteri sulmues rus me një ulëse është mbiquajtur “Peshkaqeni i Zi” dhe është përshkruar si “helikopteri më vdekjeprurës” i Rusisë për shkak të sistemit të tij të menaxhimit të fushëbetejës, i cili e lejon atë të ndajë të dhëna me avionë të tjerë për të koordinuar operacionet e sulmit.

Pavarësisht çmimit prej 12 milionë paundë, ai nuk ishte në gjendje ta dallonte në kohë raketën ukrainase pasi brenda 30 sekondave nga lëshimi i Martlet, KA-52 duket se është goditur.

Edhe pse në video nuk shihet se helikopteri është dëmtuar, burimet e mbrojtjes ukrainase pohojnë se ai është rrëzuar.

Raketa Martlet është një armë e lehtë tokë-ajër e zhvilluar për Mbretërinë e Bashkuar nga Thales Air Defence, e quajtur pas martletit, një zog mitik anglez që nuk ngrihet kurrë.

Ajo është projektuar për t’u lëshuar nga një sërë platformash ajrore, tokësore dhe detare në një sërë objektivash, me saktësi super të lartë që redukton dëmtimin kolateral, duke e bërë atë “të përshtatshme për operacione asimetrike në breg”.

Në fillim të këtij muaji, Britania u zotua t’i bashkohet SHBA-së në dërgimin e sistemeve të raketave me rreze të gjatë në Ukrainë për të ndihmuar në shmangien e pushtimit rus, duke sfiduar paralajmërimet e Vladimir Putin kundër furnizimit të Kievit me armë të avancuara. bw

blank

Vrasja e Pjerin Xhuvanit- Policët ranë në marrëveshje për të dhënë dëshmi të rreme

Lidhjet me politikën, u ka dhënë përherë terren të lirë bandave në Elbasan, por në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, policët janë futur në lojën e kriminelëve duke manipuluar të vërtetën për një vrasje që shenjoi zgjedhjet e 25 Prillit.

Agjencia për Mbikqyrjen Policore zbuloi se policët që ishin aty, kur u vra Pjerin Xhuvani në datë 21 Prill të 2021 u bënë pjesë e një skeme manipulimi të dinamikës së ngjarjes. Hetimet kanë dalë në përfundimin se dy shefat e policisë në atë kohë, Albert Nushi dhe Nikollaq Papa kanë gënjyer në dëshminë e tyre dhe për më tepër, janë koordinuar me vartësit.

Bashkë me ta, 6 policë të forcave Shqiponja janë bërë pjesë e manipulimit dhe kanë gënjyer para prokurorit të çështjes, njësoj si shefat e tyre.

Për ngjarjen është në burg Arbër Paplekaj, ish-shoqërues i Gazment Bardhit që akuzohet për vrasjen me dy plumba të Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e dhëndrit të tij, Elton Bodinakut.

Në përplasjen me armë, mbetën të plagosur edhe një police e Shqiponjave, Xhensila Sota dhe dy nga personat që ishin të përfshirë në mbrojtjen e votave për PD, Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani.

Mbetet ende mister shkaku që i detyroi policët të gënjenin dhe detajet që janë përpjekur të fshehin.

Por ajo që duhet dalluar në këtë histori është fakti se në manipulim nuk u përfshi vetëm njëri apo dy policë, por i gjithë grupi bashkë. Dy shefa dhe 6 policë të Shqiponjave kanë pasur një marrëveshje me njëri-tjetrin për të dhënë dëshmi të rreme, mbi mënyrën se si mbeti i vrarë Xhuvani dhe si u plagosën të tjerët.

Çfarë fshehën policët pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan? Kush i organizoi të gënjenin të gjithë bashkë? Kë mbrojtën shefat e policisë në vendin e krimit?

Deklaratat e tyre të rreme i shtohen manipulimit publik të ish-prokurorit të çështjes, Alfred Shehu.

Ai deklaroi publikisht se në vendin e krimit nuk u gjetën materiale zgjedhore, por në gjykatë ai pohoi se aty ishin gjetur karta identiteti, lista të tipit të patronazhistëve dhe një sasi parash.

Përveç kësaj, në makinën e njërit prej protagonistëve të ngjarjes, Kelmend Xhaferaj u gjetën postera dhe materiale të fushatës zgjedhore të Taulant Ballës.

Xhaferaj u arrestua nga RENEA disa ditë më parë, por u lirua menjëherë, sepse kishte fituar pafajësinë. Roli i Kelmend Xhaferajt në përplasjen me arm mbeti i paqartë, ndërsa ende nuk dihet se kush i plagosi dy ish-punonjësit e policisë Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani./Lapsi.al


Send this to a friend