Ish-gruaja e diktatorit, Nexhmije Hoxha ka rrëfyer arsyen pse nuk lejoi që ish-kryeministri Sali Berisha, aso kohe mjek, të ishte pjesë e ekipit të mjekëve të Enverit.
Sipas Nexhmijes, shkak ishte bërë biografia e Berishës, për të cilin ajo tregon se në të kishte dyshimi të lidhjeve të tij me agjenturën serbe.
“Një ditë më thirri në zyrë Hysni Kapoja dhe më jep të lexoj biografinë e tij. Aty kishte hije dyshimi të lidhjeve të tij me agjenturën serbe. Vjehrri, gruaja… Jo, i thashë Hysniut, ky njeri nuk mund të bëjë pjesë në ekipin e mjekëve të Enverit. Dhe kështu ai nuk hyri në ekip”- thotë Nexhmija në një rrëfim për gazetën “Dita”.
Ajo i jep përgjigje edhe pyetjes nëse mes Enverit dhe Saliut ka pasur takim.
“A është takuar Enveri me Saliun ndonjëherë? Po. Kur ishte sëmurë Hysniu dhe Enveri i ka dhënë dorën Saliut si mjeku që u gjend aty. Është e vërtetë ajo që kam treguar se Saliu për ca kohë nuk u jepte dorën njerëzve të njohur, duke thënë se me këtë dorë kam takuar shokun Enver”, thotë ajo.
Po, nuk mori Saliun, qe ishte mjeku me ekselent i asaj kohe, po mori disa agjente te tjere…Ajo puna e dores qe nuk i jepte te tjereve, eshte thjesht dhe vetem imagjinate e Nexhit, turp per ju qe e citoni!…Edhe nje gje tjeter; – Ju lutemi, behuni me njerezore, na lini ta harrojme zonjen Makbeth!!!
Saliu si nje nga sekretaret e partise shume ekstremiste normal qe nuk e ka lare doren, per te treguar besnikerine e madhe ndaj Enverit, partise e pushtetit. Partitizmit ja kishte pare hajrin sepse nga Tropoja u mbajt mjek ne Tirane e u zgjodh sekretar partie ne fakultetin e mjeksise.
Nje dite te bukur na u gdhi ‘anti’ komunist.
Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare!