VOAL

VOAL

Netanyahu në përpjekje për të shpëtuar qeverinë nga rënia

November 18, 2018

Komentet

Skandali me spiunen e dyshuar të Pekinit! Jep dorëheqjen shefi i NVIDIA-s, Jensen Huang

Shefi i Nvidia-s, Jensen Huang, ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit ekzekutiv, presidentit dhe anëtarit të bordit të firmës, pas raportimeve se ai kishte një aferë të dytë jashtëmartesore.

Bashkëthemeluesi i prodhuesit të çipave kompjuterikë, një nga firmat më të mëdha në botë, kishte pranuar tashmë se kishte pasur një aferë, megjithëse nuk tha me kë. Mediat amerikane kanë raportuar se ishte me një spiune të dyshuar kineze.

Bordi i kompanisë u mblodh ndërsa aksionet ranë me 8% në tregtimin brenda natës pas raportimeve për një aferë të dytë të Huang, që dyshohet se ka pasur me një drejtuese të Nvidia-s që i raporton atij.

Aksionet ranë me gati 14% pasi Huang pranoi aferën e parë në fundjavë, një humbje prej më shumë se 600 miliardë dollarësh (452 ​​miliardë paund) në vlerën e firmës.

Vetëm të dielën bordi i Nvidia-s shprehu besim tek Huang dhe ekipi i tij drejtues. Sipas statutit të kompanisë, Huang mund të shkarkohet “me ose pa shkak” me shumicë votash të drejtorëve.

Largimi i Huang do të linte një boshllëk në prodhuesin e çipave me vlerë rreth 4 trilionë dollarë që ai bashkëthemeloi dhe ndërtoi gjatë më shumë se tre dekadash.

Trazirat që kanë përfshirë kompaninë vijnë disa ditë përpara se investitorët të dëgjojnë performancën dhe perspektivën e saj financiare, me rezultatet tremujore që do të publikohen më 17 nëntor.

Më e gjatë se Titaniku! Fundohet anija legjendare SS United States, shndërrohet në shkëmbin artificial më të madh në botë

Anija e njohur amerikane SS United States, e cila dikur mbante rekordin si anija më e shpejtë në botë dhe ishte më e gjatë se Titaniku, ka përfunduar në fund të detit pas një operacioni të planifikuar në brigjet e Floridës. Ajo do të shndërrohet në shkëmbin artificial më të madh në botë, duke shërbyer si strehë për jetën detare dhe si një destinacion i ri për turistët që praktikojnë zhytjen.

Pas afro tri dekadash e ankoruar në Philadelphia, anija u largua nga porti dhe nisi rrugëtimin drejt Floridës, duke kaluar fillimisht në Alabama, ku iu nënshtrua pastrimit dhe përgatitjeve të nevojshme për fundosjen. Operacioni u krye në mënyrë të kontrolluar, pa përdorimin e eksplozivëve, pranë brigjeve të Destinit.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta për ta ruajtur si monument historik, projekti për ta kthyer në muze apo hotel lundrues nuk arriti të realizohej. Pas disa vitesh pasigurie dhe mosmarrëveshjesh mbi pronësinë, autoritetet lokale të Floridës vendosën ta blinin anijen dhe ta përdornin për krijimin e një shkëmbi artificial.

 

SS United States nisi udhëtimet transatlantike në vitin 1952 dhe qëndroi në shërbim deri në vitin 1969. Gjatë kësaj periudhe, ajo transportoi disa prej personaliteteve më të njohura të politikës, artit dhe kulturës ndërkombëtare.

 

Në mesin e pasagjerëve të saj ishin ish-presidentët amerikanë Harry Truman, Duight Eisenhouer dhe John F. Kennedy, si dhe Bill Clinton, i cili udhëtoi me të përpara se të merrte postin e presidentit. Në bord kanë qenë gjithashtu aktori Marlon Brando, stilistja Coco Chanel, muzikanti Duke Ellington, artisti Salvador Dalí, Ualt Disney, Judy Garland dhe Cary Grant.

Për vite me radhë, organizata SS United States Conservancy luftoi për shpëtimin e anijes dhe ruajtjen e saj si pjesë të trashëgimisë historike amerikane. Megjithatë, përpjekjet për ta mbajtur mbi ujë nuk dhanë rezultat.

Presidentja e organizatës, Susan Gibbs, gjyshi i së cilës kishte marrë pjesë në projektimin e anijes, u shpreh se është e kënaqur që historia e saj do të vazhdojë të përcillet edhe në të ardhmen. Ajo e përshkroi SS United States si një simbol amerikan që ka bashkuar njerëz të shumtë ndër breza.

Përveç krijimit të shkëmbit artificial nënujor, autoritetet kanë parashikuar edhe ngritjen e një muzeu në tokë, ku vizitorët do të kenë mundësi të njihen me historinë, udhëtimet dhe rëndësinë e kësaj anijeje ikonike. bw

Skandali në Nvidia, bordi përgatitet të shkarkojë CEO-n, Jensen Huang

Kompania gjigante e teknologjisë Nvidia po përballet me një krizë të fortë në drejtim, pasi bordi drejtues raportohet se po përgatitet të shkarkojë themeluesin dhe CEO-n e saj, Jensen Huang, pas publikimit të pretendimeve për dy lidhje jashtëmartesore.

Sipas raportimeve të “The Wall Street Journal” dhe “The New York Times”, Huang dyshohet se ka pasur një marrëdhënie me një drejtuese të kompanisë që ishte në varësi të tij. Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi ai pranoi publikisht se kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me një grua, për të cilën agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se kishte lidhje me shërbimet sekrete kineze.

Lajmi ka shkaktuar reagime të forta në tregjet financiare. Gjatë tregtimit pas mbylljes së bursës të mërkurën, aksionet e Nvidia ranë me më shumë se 8%, duke zbritur në rreth 160 dollarë për aksion. Kjo është vlera më e ulët e regjistruar prej më shumë se një viti.

Rënia e fundit vjen pas tri ditësh të vështira për kompaninë, gjatë të cilave vlera e saj në treg është tkurrur ndjeshëm, me humbje që raportohen në rreth 600 miliardë dollarë.

Sipas raportimeve, bordi drejtues pritet të diskutojë të ardhmen e Huang dhe mundësinë e largimit të tij nga drejtimi i kompanisë. Një vendim i tillë do të krijonte një boshllëk të rëndësishëm në krye të një prej kompanive më të rëndësishme amerikane në industrinë e inteligjencës artificiale.

Ndërkohë, në fillim të kësaj jave, Nvidia nisi një hetim të pavarur lidhur me pretendimet se CEO-ja e saj mund të ketë qenë objektiv i një operacioni të inteligjencës së huaj. Edhe presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se FBI po shqyrton çështjen.

Çështja ka ngritur gjithashtu pikëpyetje për respektimin e rregullave të brendshme të kompanisë. Kodi i etikës i Nvidia u kërkon punonjësve të shmangin situatat që mund të krijojnë konflikte interesi, përfshirë marrëdhëniet personale që mund të ndikojnë në vendimmarrjen profesionale. Panorama

Sulm izraelit ndaj spitalit Nasser në Gaza, 6 të vrarë dhe mbi 20 të plagosur, mes viktimave edhe një kirurg

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror izraelit ndaj Spitalit Nasser, në qytetin e Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës. Bombardimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, më 12 nëntor, ndërsa mes viktimave raportohet edhe një kirurg.

Lajmi u konfirmua nga Mbrojtja Civile Palestineze. Zëdhënësi i këtij shërbimi, Mahmoud Bassal, i tha Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) se gjashtë persona kishin humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë ishin plagosur. Edhe vetë spitali konfirmoi numrin e viktimave.

Sipas autoriteteve lokale, sulmi goditi një ndërtesë brenda kompleksit mjekësor, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sallat e operacionit dhe njësitë e kujdesit intensiv. Mes viktimave ishte edhe një kirurg, raportoi agjencia Reuters.

I pyetur për sulmin, një zëdhënës i ushtrisë izraelite deklaroi se informacioni ishte duke u verifikuar, pa dhënë detaje të tjera. bw

Skenari i ekspertëve të Pentagonit: Putini vdes në janar 2027, Rusia nis luftë me NATO-n në vitin 2030

Një skenar hipotetik i hartuar nga grupi amerikan i ekspertëve RAND përshkruan një të ardhme të tensionuar për Evropën, ku vdekja e presidentit rus Vladimir Putin në janar 2027 pasohet nga ndryshime në udhëheqjen e Kremlinit dhe, disa vite më vonë, nga një përplasje e drejtpërdrejtë ushtarake mes Rusisë dhe NATO-s. Sipas skenarit, Putini vdes papritur brenda tre muajve dhe pushtetin në Moskë e merr një ish-gjeneral i shërbimit sekret rus FSB. Udhëheqësi i ri pranon një armëpushim në Ukrainë, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe vende të tjera evropiane, por kjo nuk sjell një zgjidhje përfundimtare të konfliktit.

Megjithëse arrihet marrëveshja për ndërprerjen e luftimeve, objektivat strategjikë të Rusisë mbeten të pandryshuara dhe negociatat e paqes përfundojnë në ngërç. Pas armëpushimit, skenari parashikon një rritje të pakënaqësisë brenda Rusisë, ndërsa Kremlini nis një fushatë sulmesh hibride kundër vendeve anëtare të NATO-s. Paralelisht, Moska zhvillon një fushatë dezinformimi, duke pretenduar se popullsia rusishtfolëse në Evropën Lindore po përndiqet dhe diskriminohet.

Pika më e rrezikshme e skenarit vendoset në maj të vitit 2030, në qytetin estonez të Narvës, ku jeton një komunitet i madh rusishtfolës. Rusia nxit protesta dhe trazira në qytet, të cilat përshkallëzohen në përplasje. Më pas, Moska përdor situatën si justifikim për të dërguar trupa ushtarake në territorin estonez. NATO reagon duke aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes kolektive, duke e shndërruar krizën lokale në një konflikt të drejtpërdrejtë mes aleancës dhe Rusisë. Luftimet nuk mbeten të kufizuara në Estoni. Sipas skenarit, përplasjet përhapen në të gjithë rajonin e Baltikut, Evropën Veriore dhe deri në Mbretërinë e Bashkuar. Rusia ndërmerr gjithashtu sulme ndaj infrastrukturës kritike, ndërsa bazat ajrore, portet, stacionet e radarëve dhe qendrat e komandimit shndërrohen në objektiva të mundshëm.

Në nëntor të vitit 2030, pas disa muajsh luftimesh, Moska shpall fitoren dhe pretendon se ka siguruar kontrollin mbi Narvën. Më pas, propozon një armëpushim me NATO-n, duke hapur rrugën për negociata të reja paqeje.

Paralajmërimi për Britaninë dhe Evropën
Raporti i RAND përmban edhe rekomandime për qeverinë britanike, duke vënë theksin te përgatitja për një konflikt të mundshëm, mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe përballimi i sulmeve kibernetike e operacioneve të sabotimit.

Megjithatë, autorët nënvizojnë se ky është një skenar hipotetik, i ndërtuar për të analizuar rreziqet dhe për të ndihmuar në përgatitjen e institucioneve. Ai nuk përbën një parashikim se Vladimir Putin do të vdesë në vitin 2027 apo se lufta mes Rusisë dhe NATO-s do të shpërthejë në vitin 2030. Në thelb, analiza synon të tregojë se edhe një ndryshim në udhëheqjen e Kremlinit nuk garanton domosdoshmërisht uljen e tensioneve me Perëndimin dhe se një krizë në rajonin e Baltikut mund të shndërrohet në një përballje shumë më të gjerë. bw

Shpërthen makina-bombë në Shën Petersburg, vritet koloneli rus

Një kolonel i ushtrisë ruse është vrarë pas shpërthimit të një makine-bombë në lagjen Pushkinsky të Shën Petersburgut. Ngjarja u regjistrua të martën, ndërsa autoritetet ruse kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte pilot ushtarak dhe ndodhej i vetëm në automjet në momentin e shpërthimit. Shpërthimi i fuqishëm i mori jetën, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi mënyrën e vendosjes dhe aktivizimit të lëndës plasëse.

Komiteti Hetimor i Rusisë konfirmoi nisjen e një hetimi penal për vrasjen e një pjesëtari të forcave të armatosura. “Autoritetet hetuese kanë nisur një hetim penal për vrasjen e një anëtari të forcave të armatosura”, thuhet në deklaratën zyrtare. Hetuesit po punojnë për të zbardhur rrethanat e shpërthimit dhe për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një atentat të organizuar. bw

Porti rus i Detit Baltik mer flakë

VOAL- Një sulm me dron ka shkaktuar një zjarr të madh në portin rus të Detit Baltik, Ust-Luga, midis Shën Petersburgut dhe kufirit estonez, njoftoi guvernatori rajonal Alexander Drozdenko. Është një nga portet më të rëndësishme në Rusinë perëndimore për eksportet e naftës.

“Një sulm me mjete ajrore pa pilot,” shkroi Drozdenko në Telegram, “goditi portin në zonën e Ust-Lugës, duke shkaktuar një zjarr” dhe duke plagosur tre punëtorë. Guvernatori shtoi se 146 dronë në rajon u neutralizuan gjatë natës (që nga sot, e mërkurë), duke specifikuar se “operacionet luftarake po vazhdojnë”.

Fluturimet u devijuan

Aeroporti Pulkovo, i cili i shërben Shën Petersburgut dhe rajonit, njoftoi në faqen e tij të internetit se anuloi 18 fluturime këtë mëngjes. Dy aeroplanë nga Egjipti dhe Turqia u detyruan të uleshin në Helsinki, raportuan autoritetet finlandeze në X. Sipas autoriteteve, të dy aeroplanët ishin në gjendje të vazhdonin udhëtimet e tyre pasi u furnizuan me karburant.

Precedentë

Sulmi ishte më i madhi i vitit, sipas llogaritjeve të TASS bazuar në të dhënat e publikuara nga guvernatori. Sulmi i mëparshëm më i madh këtë vit ishte më 18 tetor, kur u rrëzuan 145 dronë. Një incident tjetër pa shkatërrimin e 144 avionëve të pilotuar nga distanca mbi rajonin e Shën Petersburgut më 6 qershor. Dy sulme të tjera të rëndësishme ndodhën më 5 korrik dhe 23 mars, kur u rrëzuan përkatësisht 72 dhe mbi 70 dronë ukrainas.

Rrëzohen dronët ukrainas

Ministria Ruse e Mbrojtjes raportoi se një total prej 627 dronësh ukrainas u rrëzuan mbrëmë në rajonet e Moskës, Belgorodit, Bryansk, Voronezh, Volgograd, Vladimir, Kaluga, Kirov, Kursk, Shën Petersburg, Novgorod, Oryol, Pskov, Rostov, Samara, Saratov, Smolensk, Tver, Tula dhe Ulyanovsk, në Krai Krasnodar, Republikën e Tatarstanit, Republikën e Krimesë (e aneksuar nga Federata Ruse në vitin 2014) dhe Detin e Azovit. Guvernatori i rajonit të Smolenskut, Vasily Anokhin, raportoi në Telegram se dy persona u vranë në sulm.

Sulme të reja ruse

Kjo vjen ndërsa forcat ruse kryen sulme gjatë natës kundër tre impianteve energjetike që furnizojnë vendet e industrisë së mbrojtjes ukrainase; ata gjithashtu goditën një anije mallrash që transportonte armë dhe furnizime ushtarake të destinuara për ushtrinë e Kievit. “Forcat e Armatosura Ruse vazhdojnë të kryejnë sulme me dronë kundër infrastrukturës energjetike që furnizon ndërmarrjet e industrisë së mbrojtjes ukrainase, si dhe kundër anijeve që transportojnë furnizime ushtarake dhe mallra me përdorim të dyfishtë për ushtrinë ukrainase. Mbrëmë, sulmet goditën një nënstacion energjie 330 kV në qytetin Kryvyi Rih, rajoni i Dnepropetrovsk, dhe dy nënstacione energjie 110 kV dhe 330 kV në Mayaki dhe Usatovo, rajoni i Odessa-s”, tha Ministria e Mbrojtjes. Përveç kësaj, “një anije mallrash që transportonte armë dhe furnizime ushtarake për ushtrinë ukrainase u godit në Detin e Zi, në jugperëndim të Odessa-s”, tha TASS në një deklaratë. Agjencitë

Armëpushimi dhe garancitë e sigurisë në tryezë! Ukraina, SHBA-të dhe Rusia nisin negociatat në Abu Dhabi

Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nisin sot një raund të ri negociatash në Abu Dhabi, me fokus arritjen e një armëpushimi dhe përcaktimin e garancive të sigurisë për Kievin. Bisedimet pritet të zhvillohen për dy ditë, ndërsa në tryezë do të jenë disa nga çështjet më të vështira të konfliktit, përfshirë mekanizmat për monitorimin e një armëpushimi dhe parandalimin e një sulmi të ri rus.

Takimi do të nisë në orën 11:50 sipas orës lokale, ose 08:50 sipas orës së Evropës Qendrore. Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga i dërguari Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump.

Sipas planit, dy përfaqësuesit amerikanë mund të udhëtojnë më pas drejt Moskës, ku pritet të zhvillojnë bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

Një nga çështjet kryesore të diskutimit do të jetë mënyra se si mund të zbatohet dhe monitorohet një armëpushim i mundshëm. Palët pritet të shqyrtojnë mekanizmat që do të garantonin respektimin e tij, si dhe masat që do të pengonin Rusinë të ndërmerrte një tjetër ofensivë kundër Ukrainës.

Për Kievin, garancitë e sigurisë mbeten një element thelbësor i çdo marrëveshjeje, pasi Ukraina kërkon të shmangë përsëritjen e një agresioni të ardhshëm.

Paralelisht me negociatat në Abu Dhabi, përfaqësuesit ukrainas do të zhvillojnë konsultime të veçanta me partnerët evropianë dhe NATO-n, në kuadër të përpjekjeve për të koordinuar qëndrimet mbi sigurinë dhe kushtet e një marrëveshjeje të mundshme. bw

Skandali bankar prej qindra mln dollarësh në Paraguai- Kontrollohet banesa e ish-presidentit pas shkarkimit dhe arrestimit, zbulohet një kasafortë e fshehtë pas murit

Prokurorët në Paraguai kanë kontrolluar të dielën rezidencën e ish-presidentit Santiago Peña, pranë kryeqytetit Asunción, në kuadër të hetimeve për falimentimin e Bankës Ueno, një skandal financiar që tronditi vendin dhe çoi në shkarkimin e tij nga detyra dhe arrestimin.

Gjatë kontrollit në banesën e ish-kreut të shtetit, policia thuhet se ka zbuluar një kasafortë të fshehtë, të vendosur pas një muri të rremë. Sipas raportimeve të publikuara në rrjetet sociale, sistemi i sigurisë së saj ishte aq i avancuar sa oficerët nuk arritën ta hapnin menjëherë. Zbulimi ka shtuar pikëpyetjet mbi pasuritë dhe aktivitetin financiar të ish-presidentit.

Sipas një deklarate të Prokurorisë, kontrolli lidhet me dyshimet për “shkelje të besimit” dhe “përvetësim të fondeve për qëllime personale”.

Kriza financiare shpërtheu të martën, kur Banka Ueno u vendos nën administrimin e Bankës Qendrore të Paraguait dhe nisi procesi i likuidimit për shkak të pamundësisë për të përmbushur detyrimet financiare. Pasojat prekën rreth tre milionë klientë, të cilëve iu bllokuan kartat e kursimit, kreditit dhe debitit.

Sipas fragmenteve të aktakuzës të publikuara nga Agence France-Presse, Peña, i cili deri në pranverën e vitit 2025 zotëronte aksione në grupin holding ku bënte pjesë banka, dyshohet se ka luajtur një rol qendror në përqendrimin e fondeve publike dhe burimeve të fondeve të pensioneve në Ueno. Shuma e përfshirë në këto transaksione vlerësohet në më shumë se 800 milionë dollarë.

Një tjetër element i hetimit lidhet me dy kredi që ish-presidenti dyshohet se ka marrë nga banka në muajin maj, në vlerën totale prej 500 mijë dollarësh, të cilat, sipas akuzës, janë përdorur për financimin e ndërtimit të rezidencës që tashmë është kontrolluar nga prokurorët.

Santiago Peña, 47 vjeç, ishte në krye të Paraguait që prej vitit 2023 dhe mandati i tij pritej të përfundonte në vitin 2028. Politikani konservator, i konsideruar aleat i Uashingtonit, u shpall fajtor nga Senati për keqpërdorim të detyrës dhe u shkarkua nga posti, pas një votimi unanim të senatorëve të pranishëm.

Pas shkarkimit, detyrën e presidentit e mori zëvendëspresidenti Pedro Ayana, i cili u betua si kreu i ri i shtetit. Ai u bëri thirrje qytetarëve të prekur nga falimentimi i bankës që të mos paguajnë gjoba, tarifa për vonesat apo interesa shtesë për shkak të krizës.

Sipas kreut të ri të shtetit, rreth 1.2 milion depozitues kanë arritur të marrin paratë e tyre, pjesërisht ose plotësisht. Deri tani, shuma e kthyer arrin në afro 160 milionë dollarë, ndërsa procesi i rimbursimit pritet të vijojë edhe gjatë kësaj jave.

Hetimet për falimentimin e Bankës Ueno dhe rolin e ish-presidentit pritet të zbardhin më tej se si u menaxhuan fondet publike dhe ato të pensioneve, si dhe nëse një pjesë e tyre përfundoi në financimin e interesave personale. BW

Egjipti zbulon rezervuar të ri gazi në Mesdhe, vlerësohet se përmban rreth 200 miliardë metra kub

Egjipti ka njoftuar zbulimin e një rezervuari të ri të gazit natyror në Detin Mesdhe, ku vlerësimet paraprake flasin për rreth 200 miliardë metra kub gaz. Zbulimi është bërë në pusin eksplorues “Nasim-1X”, në zonën e koncesionit Taiba.

Lajmi u konfirmua nga Ministria egjiptiane e Naftës dhe Burimeve Minerale, e cila bëri të ditur se shpimet dhe vlerësimet paraprake kanë identifikuar një shtresë që përmban gaz, me trashësi neto rreth 15 metra.

Sipas ministrisë, shtresa ka karakteristika të veçanta gjeologjike dhe petrofizike, ndërsa studimet teknike dhe analizat e rezervuarit janë ende në proces.

Ekspertët po punojnë për të përcaktuar sasinë e gazit që mund të nxirret, kapacitetin e mundshëm të prodhimit ditor dhe nëse shfrytëzimi i rezervuarit do të jetë ekonomikisht i leverdishëm.

Autoritetet në Kajro shpresojnë se zbulimi do të ndihmojë në rritjen e prodhimit vendas të gazit natyror dhe në uljen e varësisë së vendit nga importet, në një kohë kur siguria e furnizimit me energji mbetet një çështje e rëndësishme për ekonominë egjiptiane.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur se kur mund të nisë prodhimi. Përpara këtij hapi, duhet të përfundojnë studimet përfundimtare për vlerësimin e rezervave dhe qëndrueshmërinë tregtare të projektit. bw

Izrael, Presidenti i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re

Mandati për të formuar një qeveri do t’i jepet kryetarit të Partisë Yashar, Gadi Eisenkot, ka bërë me dije presidenti izraelit Isaac Herzog. Herzog e informoi Eisenkotin për vendimin e tij sonte në mbrëmje, pas bisedimeve të së shtunës me figura nga i gjithë spektri politik, përfshirë Benjamin Netanyahun.

Eisenkot është ftuar në ceremoninë zyrtare për të dorëzuar mandatin, e cila do të zhvillohet nesër në orën 17:00 në rezidencën presidenciale. Që nga momenti që ai merr mandatin, ai do të ketë 28 ditë për të formuar një qeveri të re. Nëse nevojitet më shumë kohë për të përfunduar procesin, presidenti izraelit ka të drejtën, sipas ligjit, të japë një zgjatje deri në 14 ditë.

Nëse përpjekja e dytë dështon gjithashtu, ose Herzog vendos të mos emërojë një kandidat tjetër, fillon një periudhë 21-ditore gjatë së cilës të paktën 61 deputetë mund të kërkojnë së bashku që presidenti t’ia caktojë detyrën një ligjvënësi të caktuar. Ky kandidat do të kishte 14 ditë për të formuar një qeveri.

Nëse të gjitha përpjekjet dështojnë, Knesseti do të shpërbëhet dhe do të mbahen zgjedhje të tjera. Derisa një qeveri e re të fitojë besimin e Knessetit dhe të marrë detyrën, qeveria në largim mbetet në detyrë në një cilësi të përkohshme.

Më parë, partia e udhëhequr nga Gadi Eisenkot u bëri thirrje anëtarëve të partisë Likud të Benjamin Netanyahut të bashkohen me qeverinë e ardhshme.

“Nëse Likud dhe aleatët e saj papritmas interesohen për ‘unitet’ dhe një qeveri të gjerë koalicioni, ata janë të mirëpritur të njoftojnë publikisht shpërbërjen e aleancës së tyre me ekstremistët (…) dhe gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në një qeveri të udhëhequr nga (…) Eisenkot”, shkroi partia Yashar në X. Panorama

Kievi godet tri qendra strategjike ruse

VOAL- Forcat e armatosura të Kievit goditën disa vende në rajonet ruse të Oryol, Saratov dhe Rostov të shtunën në mbrëmje, duke përfshirë një rafineri nafte kritike për përpjekjet luftarake ruse. Raporton The Kyiv Independent.

Guvernatori i Oblastit Saratov, në Rusinë jugperëndimore, Roman Busargin, shkroi në mediat sociale se një sulm me dron kishte dëmtuar “infrastrukturën civile”. Në realitet, mediat ruse raportuan më vonë se rafineria e naftës Saratov ishte goditur dhe publikuan imazhe të reve tymi mbi qytet.

Më saktë, guvernatori i rajonit Oryol, Andrey Klychkov, tha të shtunën se një sulm ukrainas kishte dëmtuar një depo tregtare dhe disa objekte prodhimi në kryeqytetin rajonal, siç raportohet nga media shtetërore. Objektet e prodhimit të bombarduara u raportuan si një sulm me raketa në uzinën Proton, e cila prodhon komponentë për raketat Iskander-M dhe sistemet Pantsir-S1.

Një zjarr i madh shpërtheu gjithashtu pranë uzinës ushtarake Almaz në qytetin jugor rus të Rostovit. Një flakë masive shkatërroi një depo me sipërfaqe afërsisht 8,000 metra katrorë. Shpërthime u raportuan gjithashtu në qytetin e Belgorodit, ku të paktën një person u plagos.

Lidhur me Oryolin, ukrainasit përdorën variantet më të fundit të raketës së tyre lundruese Neptune. Siç mund të sugjerojë edhe emri, ishte një armë e destinuar për përdorim detar për të sulmuar anije të blinduara. Megjithatë, ajo është ripunuar dhe modernizuar deri në atë pikë sa është bërë shumë efektive për goditjen e objektivave strategjikë në tokë.

Për më tepër, ushtria ukrainase ka konfirmuar tre sulme me raketa Neptune në dhjetë ditë: në Marinovka më 29 tetor, në Kamensky më 31 tetor dhe në Oryol mbrëmë. Kjo raketë lundruese e prodhuar tërësisht në Ukrainë duket se përdoret gjithnjë e më shumë kundër objektivave ushtarake ruse.

Forcat ukrainase goditën dy raketa balistike Iskander dhe një sistem mbrojtës ajror PantsirS1 në Oblastin Bryansk, Rusi, të shtunën në mbrëmje, raportoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës më 7 nëntor. Iskander-M është një nga armët balistike kryesore dhe më vdekjeprurëse të Rusisë. Që nga fillimi i vitit 2026, Moska ka lëshuar më shumë se 500 raketa balistike kundër civilëve dhe infrastrukturës në Ukrainë.

Dhe të shtunën pasdite, u raportuan disa shpërthime të fuqishme në Dzerzhinsk, në rajonin Nizhny Novgorod, gjithashtu në Rusi. Rrugët pranë vendit të shpërthimeve thuhet se janë mbyllur. Qyteti është shtëpia e uzinës Sverdlov, një prodhues i madh i eksplozivëve dhe komponentëve të municioneve për përpjekjet luftarake të Kremlinit.

Ukraina: Tetë rafineri të goditura në javën e mesit të mandatit

Në ditët para dhe pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, të cilat ishin katastrofike për administratën Trump, Ukraina bombardoi tetë rafineri të ndryshme ruse dhe/ose objekte të përpunimit të naftës, duke përfshirë edhe thellë brenda Rusisë.

Lista përfshin: rafinerinë Novokuibyshevsk më 30 tetor; rafineria Ufa më 31 tetor; rafineria Kstovo më 1 nëntor; dhe stacioni i pompimit Samara ditën tjetër. Të martën e kaluar, më 3 nëntor, u sulmua rafineria masive Yaroslavl, e ndjekur nga rafineria Ryazan të enjten, objekti i rafinimit të naftës bruto Afipsky dje (e premte) dhe rafineria Saratov të shtunën në mbrëmje, më 7 nëntor.

Ndërprerje Emergjente të Energjisë Elektrike në Kiev

Pas sulmeve ruse gjatë natës, ndërprerjet emergjente të energjisë elektrike u zbatuan në rajonin e Kievit. Rrjetet Elektrike Rajonale DTEK Kyiv njoftoi lajmin, dhe agjencia e lajmeve Ukrinform raportoi: “Ukrenergo ka urdhëruar fillimin e ndërprerjeve emergjente të energjisë elektrike.” DTEK specifikon se “ndërprerjet e planifikuara nuk janë aktualisht në fuqi. Ndërprerjet emergjente do të hiqen sapo të marrim udhëzimet përkatëse nga Ukrenergo”, thuhet në deklaratë. Kompania e energjisë u ka kërkuar banorëve të Oblastit të Kievit që ende kanë energji elektrike të zvogëlojnë konsumin e tyre të energjisë sa më shumë që të jetë e mundur. Agjencitë


Send this to a friend