Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dënuar vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur shtetin e Palestinës shtatorin e ardhshëm gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, duke thënë se një veprim i tillë përbën shpërblim për terrorizmin.
“Ne e dënojmë fuqimisht vendimin e Presidentit Macron për të njohur një shtet palestinez, së bashku me Tel Avivin, pas masakrës së 7 tetorit (2023). Një veprim i tillë shpërblen terrorizmin dhe rrezikon të krijojë një tjetër përfaqësues iranian, ashtu siç bëri Gaza”, tha Netanyahu në një postim në Platformën X.
“Në këto rrethana, një shtet palestinez do të ishte një pikë nisjeje për (sulme që synojnë) shfarosjen e Izraelit – jo për të jetuar në paqe pranë tij. Le të jemi të qartë: palestinezët nuk kërkojnë një shtet pranë Izraelit, ata kërkojnë një shtet në vend të Izraelit.”bw